{"id":23389,"date":"2025-05-28T17:49:10","date_gmt":"2025-05-28T17:49:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/28\/kur-gjykata-kushtetuese-behet-pjese-e-krizes-jo-zgjidhje-e-saj-frika-e-pakuptueshme-rreth-mandatit-te-sonila-bejtjas\/"},"modified":"2025-05-28T17:49:10","modified_gmt":"2025-05-28T17:49:10","slug":"kur-gjykata-kushtetuese-behet-pjese-e-krizes-jo-zgjidhje-e-saj-frika-e-pakuptueshme-rreth-mandatit-te-sonila-bejtjas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/28\/kur-gjykata-kushtetuese-behet-pjese-e-krizes-jo-zgjidhje-e-saj-frika-e-pakuptueshme-rreth-mandatit-te-sonila-bejtjas\/","title":{"rendered":"Kur Gjykata Kushtetuese b\u00ebhet pjes\u00eb e kriz\u00ebs, jo zgjidhje e saj (Frika e pakuptueshme rreth mandatit t\u00eb Sonila Bejtjas)"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Hermes Kafexhiu<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nga gjith\u00eb dramat institucionale q\u00eb ka prodhuar tranzicioni shqiptar, pak kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb fyese p\u00ebr inteligjenc\u00ebn e publikut dhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr shtetin ligjor sesa ajo q\u00eb po ndodh sot n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, n\u00eb rastin flagrant t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtares Sonila Bejtja. Ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb debat p\u00ebr kalendar\u00eb, p\u00ebr rotacion apo p\u00ebr interpretim teorik t\u00eb nenit p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes dy qasjeve diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb: nj\u00ebra k\u00ebrkon rregull dhe ligj, tjetra, zvarritje, fshehje dhe vet\u00ebmbrojtje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kemi Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb q\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr nj\u00eb institucion t\u00eb till\u00eb, denoncon publikisht nj\u00eb proces q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as gjyq\u00ebsor dhe as kushtetues, por nj\u00eb fars\u00eb procedurale q\u00eb i sh\u00ebrben nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb vet\u00ebm, mosmarrjes s\u00eb nj\u00eb vendimi. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kemi nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese q\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyr\u00ebn e saj si arbitri suprem i Kushtetut\u00ebs, ka zgjedhur t\u00eb sillet si nj\u00eb trup\u00eb q\u00eb mbron vetveten nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, duke shpikur \u201cmosmarr\u00ebveshje kompetencash\u201d aty ku nuk ka asnj\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb p\u00ebrplaset.<\/p>\n<p>Fakti \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb, mandati i gjyqtares Bejtja p\u00ebrfundon sipas skem\u00ebs s\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjes n\u00eb vitin 2025. Presidenti i Republik\u00ebs, si nj\u00eb nga tre organet e em\u00ebrtes\u00ebs, i k\u00ebrkon Kushtetueses t\u00eb deklaroj\u00eb p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij mandati. Dhe \u00e7far\u00eb ndodh? Gjykata Kushtetuese, me nj\u00eb veprim q\u00eb shkon p\u00ebrtej arroganc\u00ebs institucionale, refuzon t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr objektin e k\u00ebrkes\u00ebs dhe e shnd\u00ebrron \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb nj\u00eb gjykim me pal\u00eb t\u00eb treta, duke e trajtuar si konflikt kompetencash.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb e paq\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb pa afat marrjen e nj\u00eb vendimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht teknik. Sepse me k\u00ebt\u00eb shtyrje, me k\u00ebt\u00eb heshtje, me k\u00ebt\u00eb mjegullim procedurash, krijohet vakum institucional. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vakum, p\u00ebrfiton jo vet\u00ebm individi i p\u00ebrfshir\u00eb, por edhe \u00e7do precedent i ardhsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb kap\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb me mjete formale.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e turpshme q\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar funksionimin e skem\u00ebs kushtetuese t\u00eb rotacionit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, Gjykata Kushtetuese d\u00ebnon me heshtje t\u00eb q\u00ebllimshme nj\u00eb parim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb rendit kushtetues, p\u00ebrt\u00ebritjen \u00e7do tre vjet t\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebs. Dhe n\u00eb vend q\u00eb ta sqaroj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ajo th\u00ebrret si \u201cpal\u00eb t\u00eb interesuara\u201d Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe Kuvendin, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb asnj\u00eb rol n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast specifik. Gjykata e Lart\u00eb e thot\u00eb tro\u00e7, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta deformuar procesin dhe p\u00ebr ta transformuar n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb rrem\u00eb, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos merret vendimi real.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk kemi m\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me mosmarr\u00ebveshje juridike. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Dhe kjo frik\u00eb, n\u00eb drejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme se korrupsioni.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese sot nuk po mbron Kushtetut\u00ebn, por po mbron nj\u00eb status quo q\u00eb ka nisur t\u00eb kriset. Heshtja p\u00ebr mandatin e Bejtjes vjen pas nj\u00eb tjet\u00ebr precedent t\u00eb err\u00ebt: rasti i gjyqtares Holta Za\u00e7aj, e cila po ashtu tentoi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrtej afatit, deri sa Gjykata e Lart\u00eb nd\u00ebrhyri p\u00ebr ta ndalur. Tani q\u00eb situata po p\u00ebrs\u00ebritet, Gjykata Kushtetuese, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga e shkuara, po zhytet edhe m\u00eb thell\u00eb n\u00eb absurditet institucional.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht p\u00ebrplasje mes institucioneve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr integritetin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Sepse nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb skadence t\u00eb nj\u00eb mandati, si mund t\u00eb ket\u00eb guximin t\u00eb interpretoj\u00eb Kushtetut\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut?<\/p>\n<p>Po i thuhet popullit shqiptar, me nj\u00eb gjuh\u00eb burokratike dhe t\u00eb pafytyr\u00eb, q\u00eb mandati i nj\u00eb gjyqtari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mund t\u00eb shtyhet pafund, mund t\u00eb kthehet n\u00eb proces, mund t\u00eb zvarritet, mund t\u00eb harrohet, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos preket ndokush brenda vet\u00eb struktur\u00ebs. Dhe kur p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj, Gjykata e Lart\u00eb guxon t\u00eb flas\u00eb, \u00e7far\u00eb b\u00ebn Gjykata Kushtetuese? Hesht, ose keqinterpreton q\u00ebllimisht.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur drejt\u00ebsia shqiptare duhet t\u00eb zgjedh\u00eb, ose t\u00eb jet\u00eb gardiane e ligjit, ose t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gardiane e vetes.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ku politika ka d\u00ebshtuar t\u00eb ndal\u00eb arroganc\u00ebn, ku Kuvendi hesht dhe fshihet pas procedurave, ku Presidenca b\u00ebn letra q\u00eb zvarriten me muaj, gjykatat jan\u00eb i vetmi bastion q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb funksionoj\u00eb. Por n\u00ebse edhe ato degradojn\u00eb n\u00eb manovra, vonesa, mosvendimmarrje dhe mbrojtje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, at\u00ebher\u00eb nuk kemi m\u00eb sistem drejt\u00ebsie. Kemi nj\u00eb fasad\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese duhet t\u00eb ndalet. Duhet t\u00eb marr\u00eb vendim. T\u00eb deklaroj\u00eb mbarimin e mandatit. T\u00eb veproj\u00eb sipas ligjit. Dhe n\u00ebse nuk ka kuraj\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb ket\u00eb kuraj\u00ebn t\u00eb thot\u00eb: \u201cNuk jemi m\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rol\u201d.<\/p>\n<p>Sepse askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb abuzoj\u00eb me Kushtetut\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj.<br \/>\nAs edhe vet\u00eb Gjykata Kushtetuese.\/<em><strong>Lexo.al\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/kur-gjykata-kushtetuese-behet-pjese-e-krizes-jo-zgjidhje-e-saj-frika-e-pakuptueshme-rreth-mandatit-te-sonila-bejtjas\/\">Kur Gjykata Kushtetuese b\u00ebhet pjes\u00eb e kriz\u00ebs, jo zgjidhje e saj (Frika e pakuptueshme rreth mandatit t\u00eb Sonila Bejtjas)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hermes Kafexhiu Nga gjith\u00eb dramat institucionale q\u00eb ka prodhuar tranzicioni shqiptar, pak kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb fyese p\u00ebr inteligjenc\u00ebn e publikut dhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr shtetin ligjor sesa ajo q\u00eb po ndodh sot n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, n\u00eb rastin flagrant t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtares Sonila Bejtja. Ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb debat p\u00ebr kalendar\u00eb, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23389","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23389","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23389"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23389\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}