{"id":23335,"date":"2025-05-28T14:01:00","date_gmt":"2025-05-28T14:01:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/28\/gjkko-ndan-dosjen-e-sterilizimit-beqaj-gjyq-i-zakonshem-8-te-tjeret-gjykim-te-shkurtuar-ish-ministri-inkuizicion-pa-prova-ndaj-meje\/"},"modified":"2025-05-28T14:01:00","modified_gmt":"2025-05-28T14:01:00","slug":"gjkko-ndan-dosjen-e-sterilizimit-beqaj-gjyq-i-zakonshem-8-te-tjeret-gjykim-te-shkurtuar-ish-ministri-inkuizicion-pa-prova-ndaj-meje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/28\/gjkko-ndan-dosjen-e-sterilizimit-beqaj-gjyq-i-zakonshem-8-te-tjeret-gjykim-te-shkurtuar-ish-ministri-inkuizicion-pa-prova-ndaj-meje\/","title":{"rendered":"GJKKO ndan dosjen e \u2018Sterilizimit\u2019, Beqaj gjyq i zakonsh\u00ebm, 8 t\u00eb tjer\u00ebt gjykim t\u00eb shkurtuar! Ish-ministri: Inkuizicion pa prova ndaj meje"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me ndan dosjen e Sterilizimit, ku 8 nga t\u00eb pandehurit do procedohen me gjykim t\u00eb shkurtuar pasi iu pranua k\u00ebrkesa e b\u00ebr\u00eb prej avokat\u00ebve dhe vet\u00ebm p\u00ebr ish-ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, do t\u00eb zhvillohet me procedur\u00eb t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Mes atyre q\u00eb p\u00ebrfituan gjykimin e shkurtuar jan\u00eb ish-zv\/ministri Klodjan Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe 6 zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb dikasterit. As Beqaj dhe as avokati i tij nuk kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykim t\u00eb shkurtuar.<\/p>\n<p>Sot (27 maj), n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs p\u00ebr gjyqin mbi dosjen e Sterilizimit me vler\u00eb 100 mln euro n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me, i pranish\u00ebm ka qen\u00eb si i pandehur edhe ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqja, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ndiqet n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb, por \u00ebsht\u00eb i arrestuar p\u00ebr fondet e \u2018SASPAC\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs, ku SPAK ka 9 persona t\u00eb pandehur n\u00eb dosje, ka folur edhe vet\u00eb ish-ministri, q\u00eb pretendoi se \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm, duke u bazuar tek nj\u00eb vendim i m\u00ebparsh\u00ebm i ish-Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, nd\u00ebrsa pretendoi se po akuzohet dhe gjykohet p\u00ebr vjedhje, por pa shif\u00ebr, duke e cil\u00ebsuar procesin edhe si \u2018inkuizicion\u2019.<\/p>\n<p>Ai vuri theksin te \u201cparimi i gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar\u201d, duke artikuluar edhe nj\u00eb vendim pushimi t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs m\u00eb par\u00eb dhe q\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u201cjan\u00eb pafaj\u00ebsi\u201d, bazuar edhe te vendimet unifikuese t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI k\u00ebrkova SPAK-ut t\u00eb m\u00eb jap\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb ish-Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, q\u00eb e ka n\u00eb arkiv\u00eb. 5 her\u00eb e kam k\u00ebrkuar dhe s\u2019ma dhan\u00eb, e mora tek Kuvendii se ja kishin \u00e7uar Komisionit Hetimor. Ai vendim dhe vendimi i Prokuoris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, per mua jan\u00eb pafaj\u00ebsi sipas parimit t\u00eb gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar. Ka dhe vendime unifikuese t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb\u201d, u shpreh ish-ministri n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p>Beqaj ka vijuar t\u00eb argumentoj\u00eb se nuk ka shifra dhe t\u00eb dh\u00ebnat ishin kontradiktore n\u00eb dosje dhe vendimin paraprak.<\/p>\n<p>\u201cAkuzohem p\u00ebr vjedhje, por s\u2019ka shif\u00ebr, SPAK nuk ka b\u00ebr\u00eb arsyetimin e akuz\u00ebs s\u00eb re q\u00eb e pranoi nga gjykata. Ne nuk jemi sekonda, jeta jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sekond p\u00ebr gjykim t\u00eb shkurtuar\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Kurse prokurori i SPAK Edvin Kondili pretendoi se \u201cvendimi i gjyqtarit te seances paraprake i ka t\u00eb gjitha momentet\u201d.<\/p>\n<p>Por ish-ministri kund\u00ebrshtoi p\u00ebrs\u00ebri:<\/p>\n<p>\u201cNdjes\u00eb prokuror, vendimi i gjyqtares s\u00eb seanc\u00ebs paraprake ka t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore, ndaj k\u00ebrkova t\u00eb shpallet i pavlefsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Madje Beqaj shkoi edhe m\u00eb tej, duke pretenduar se ndaj tij po b\u00ebhej \u2018inkuizicion\u2019.<\/p>\n<p>\u201cVazhdimi i k\u00ebtij procesi gjyqesor nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se vazhdim i inkuizicionit ndaj meje\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Pas debateve, Gjykata u t\u00ebrhoq edhe p\u00ebr vendim, lidhur me ndarjen e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb pandehurit q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar gjykimin e shkurtuar.<\/p>\n<p>Dhe pasi d\u00ebgjoi argumentat e pal\u00ebve vendosi ndarjen e dosjes dhe pranimin e kerk\u00ebs\u00ebs s\u00eb 8 t\u00eb pandehurve p\u00ebr gjykim t\u00eb shkurtuar, teksa vet\u00ebm ish-ministri Beqaj do vijoj\u00eb me procedur\u00eb t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Me gjykim t\u00eb shkurtuar:<br \/>\n-Klodian Rrjepaj<br \/>\n-Ilir Rrapaj<br \/>\n-Matilda Serjani<br \/>\n-Samir Kadiu<br \/>\n-Petraq Mersini<br \/>\n-Arben Gjata<br \/>\n-Genci Byrazeri<br \/>\n-Naila Ajazi<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb proces jan\u00eb t\u00eb arrestuar q\u00eb prej nisjes s\u00eb hetimit ish-zv\/ministri Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, nd\u00ebrsa ka edhe 6 zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pandehur qe procedohen n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb seanc\u00ebn e fundit t\u00eb 21 majit, ish-ministri Ilir Beqaj ka k\u00ebrkuar n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit pushimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale ndaj tij dhe shpalljen e pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vendimit t\u00eb gjyqtares paraprake Enkeleda Davidhi. Beqaj \u00ebsht\u00eb shprehur m\u00eb t\u00ebj se k\u00ebsaj dosje nuk duhen t\u2019i referohen si e \u201cIlir Beqajt dhe t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, nd\u00ebrsa ka theksuar se synon pafaj\u00ebsin\u00eb dhe se kjo \u00ebsht\u00eb anormale. Ish-ministri ka th\u00ebn\u00eb po ashtu se vendimi i dat\u00ebs 23 janar 2025 p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebna dhe informacione t\u00eb rreme, dhe se procedimi penal ndaj tij nuk duhej t\u00eb kishte nisur.<\/p>\n<p>Ish-ministri, Ilir Beqaj \u00ebsht\u00eb i pandehur p\u00ebr dosjen e koncesionit t\u00eb sterilizimit, nd\u00ebrsa m\u00eb 18 mars iu komunikua edhe akuza shp\u00ebrdorim detyre e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim. Ndaj Beqajt r\u00ebndojn\u00eb akuzat \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim. <\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga fjala e Beqajt n\u00eb seanc\u00eb<\/p>\n<p>1.   Eshte tashme e provuar se hetimi dhe akuza e ngritur nga SPAK, ne kuader te pro\u00e7edimit penal 13\/2020 lidhur me kontraten koncesionare te furnizimit te instrumentave kirurgjikale, ndaj personit tim, eshte plotesisht i paligjshem bazuar ne parimin e gjese se gjykuar.<\/p>\n<p>2.   Kete fakt e konfirmon qartazi analiza e anes objektive dhe subjektive qe prokurori EB i Prokurorise se Tiranes dhe prokuroret KB dhe A\u00c7 te Prokurorise se Krimeve te Renda kane bere ne vendimet respektive te pushimit te ceshtjeve penale, i pari ne 19.09.2016 dhe te dytet ne 05.06.2017.<\/p>\n<p>3.   Ne vendimet e arsyetuara te sipercituara, prokuroret shprehen se procedura e dhenies se koncensionit eshte kryer ne perputhje me ligjin.<\/p>\n<p>4.   Keto vendime te arsyetuara kane marre forme te prere, duke permbushur keshtu te gjithe elementet e parimit te gjese se giykuar. Jane vendime te bera publike qe konfirmojne pafajesine time.<\/p>\n<p>5.   Prej 18 muajsh i kemi kerkuar SPAK te na vendose ne dispozicion kopje te vendimit te 05.06.2017, por per fat te keq dhe ne shkelje te hapur te procedures, ende nuk kemi mundur te marrim asnje kopje.<\/p>\n<p>6.   Megjithate, pavaresisht moszbatimit haptazi te ligjit nga ana e SPAK, ne kemi mundur te sigurojme zyrtarisht kopje te ketyre vendimeve nepermjet Kuvendit te Shqiperise si rezultat i materialit te administruar ne kuader te Komisionit Hetimor Parlamentar me objekt kontratat koncesionare te Ministrise se Shendetesise. Rezulton qe Kuvendi i ka marre nga SPAK. Keto vendime jane prove e pakundershtueshme e pafajesise sime si dhe e pajigjshmerise absolute te ketij procesi.<\/p>\n<p>7.   Mosdhenia nga SPAK e vendimit te 05.06.2017 eshte komponente e nje procesi te parregullt ligjor, ndersa mos marrja ne konsiderate e dy vendimeve te pafajesise sime, ne fuqi ne momentin e regjistrimit te procedimit penal 19\/2020, eshte cenim i sigurise juridike.<\/p>\n<p>8.   Per rrjedhoje, regjistrimi i procedimit penal 13\/2020 eshte nje akt i pavlefshem. Te gjitha hetimet jane te pavlefshme, si dhe kerkesa e SPAK per dergimin e \u00e7eshtjes ne gjyq e dates 29 mars 2024 eshte nje akt i pavlefshem.<\/p>\n<p>9.   Vazhdimi i ketij procesi gjyqesor nuk eshte gje tjeter vecse vazhdim i inkuizicionit ndaj meje<\/p>\n<p>lajm n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim\u2026.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/gjkko-ndan-dosjen-e-sterilizimit-beqaj-gjyq-i-zakonshem-8-te-tjeret-gjykim-te-shkurtuar-ish-ministri-inkuizicion-pa-prova-ndaj-meje\/\">GJKKO ndan dosjen e \u2018Sterilizimit\u2019, Beqaj gjyq i zakonsh\u00ebm, 8 t\u00eb tjer\u00ebt gjykim t\u00eb shkurtuar! Ish-ministri: Inkuizicion pa prova ndaj meje<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me ndan dosjen e Sterilizimit, ku 8 nga t\u00eb pandehurit do procedohen me gjykim t\u00eb shkurtuar pasi iu pranua k\u00ebrkesa e b\u00ebr\u00eb prej avokat\u00ebve dhe vet\u00ebm p\u00ebr ish-ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, do t\u00eb zhvillohet me procedur\u00eb t\u00eb zakonshme. Mes atyre q\u00eb p\u00ebrfituan gjykimin e shkurtuar jan\u00eb ish-zv\/ministri Klodjan Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23335","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23335","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23335"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23335\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}