{"id":23078,"date":"2025-05-26T20:51:03","date_gmt":"2025-05-26T20:51:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/26\/berisha-i-12-majit-eshte-lajmi-me-i-keq-per-opoziten\/"},"modified":"2025-05-26T20:51:03","modified_gmt":"2025-05-26T20:51:03","slug":"berisha-i-12-majit-eshte-lajmi-me-i-keq-per-opoziten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/26\/berisha-i-12-majit-eshte-lajmi-me-i-keq-per-opoziten\/","title":{"rendered":"Berisha i 12 majit \u00ebsht\u00eb lajmi m\u00eb i keq p\u00ebr opozit\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Rrall\u00eb her\u00eb distanca mes pal\u00ebve n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor ka qen\u00eb kaq e qart\u00eb dhe e panegociueshme. Plot 33 mandate parlamentare ndajn\u00eb sot dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Me k\u00ebt\u00eb raport forcash mund t\u00eb krahasohen vet\u00ebm zgjedhjet e dekad\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb pluralizmit, ato t\u00eb viteve 1992-1997, kur gara nuk qe thjesht stafet\u00eb pushteti por p\u00ebrmbysje e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb dy kontekste shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe komplekse.<\/p>\n<p>Ky rezultat e ka b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb dramatike se m\u00eb par\u00eb situat\u00ebn brenda opozit\u00ebs kryesore. N\u00ebse Lulzim Basha e Monika Kryemadhi fitonin 63 mandate n\u00eb vitin 2021, sot opozita e Berish\u00ebs e Met\u00ebs ka vet\u00ebm 50 t\u00eb till\u00eb. Nj\u00eb realitet shifrash q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb agresiv dhe mohues Sali Berish\u00ebn dhe besnik\u00ebt rreth tij, teksa Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve po vijon t\u00eb certifikoj\u00eb rezultatet n\u00eb 12 qarqet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Berish\u00eb q\u00eb diku shfaqet i qet\u00eb e n\u00eb humor, e diku k\u00ebrc\u00ebnues e sfidues, \u00ebsht\u00eb profili i kreut t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs pas 11 majit. Dikush e sheh k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim si nj\u00eb teat\u00ebr t\u00eb momentit pas t\u00eb cilit fshihet k\u00ebnaq\u00ebsia p\u00ebr mandatet e fituara. Dikush tjet\u00ebr e konsideron si nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb dyzuar p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb ku ndodhet, me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb dob\u00ebsuar n\u00eb Kuvend dhe nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor q\u00eb po p\u00ebrgatitet t\u00eb filloj\u00eb nd\u00ebrsa statusi non grata mbetet i pal\u00ebvizur. Gjithsesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Berish\u00eb tjet\u00ebr ky nga ai q\u00eb pam\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs q\u00eb sapo u mbyll.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr shkak t\u00eb udh\u00ebzimeve e strategjis\u00eb s\u00eb konsulent\u00ebve amerikan\u00eb Sali Berisha u soll gjat\u00eb fushat\u00ebs pa gjuh\u00ebn e helmatisur q\u00eb p\u00ebrdor r\u00ebndom sa her\u00eb q\u00eb ka zgjedhje. Ai u kthye n\u00eb \u201corigjin\u00eb\u201d sapo rezultati nisi t\u00eb marr\u00eb form\u00eb, duke p\u00ebrdorur ndaj Ram\u00ebs e t\u00eb tjer\u00ebve gjuh\u00ebn e zakonshme me pull\u00eb t\u00eb kuqe, k\u00ebrc\u00ebnimet, sharjet e fyerjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. U rikthye n\u00eb Berish\u00ebn q\u00eb gjithmon\u00eb kemi njohur, ofensiv, arrogant dhe shp\u00ebrfill\u00ebs.<\/p>\n<p>Kishte shum\u00eb arsye q\u00eb e shtyn\u00eb Doktorin t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb trajektore t\u00eb qet\u00eb para zgjedhjeve. P\u00ebrtej k\u00ebshillave t\u00eb Lacivitas e t\u00eb tjer\u00ebve, ai q\u00ebndroi stoik n\u00eb shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb sinjal \u00e7far\u00ebdo nga Uashingtoni. Pagoi miliona dollar\u00eb q\u00eb t\u2019i vinte nj\u00eb ftes\u00eb, nj\u00eb heqje e statusit non grata apo nj\u00eb mesazh nga dikush pran\u00eb Donald Trump. Premtoi gjith\u00e7ka, shmangu epitetet e sharjet p\u00ebr Edi Ram\u00ebn edhe kur ai e quante \u201cbuf\u201d dhe \u201ck\u00ebnet\u00eb\u201d, i futi n\u00eb sirtar p\u00ebrkoh\u00ebsisht k\u00ebrc\u00ebnimet. Nj\u00eb Berish\u00eb model, n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb delikat, ku fitorja dhe disfata q\u00ebndronin ngjitur me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Nj\u00eb Berish\u00eb q\u00eb tejkaloi vetveten dhe duroi me goj\u00ebn mbyllur e vesh\u00ebt hapur drejt Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Post-12 maji, kur votat e Vor\u00ebs n\u00eb fillim e m\u00eb pas ato t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorit nis\u00ebn t\u2019i japin form\u00eb nj\u00eb humbjeje epokale, sh\u00ebnuan nj\u00eb rikthim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb origjin\u00eb. U rishfaq Berisha i akuzave \u201cfantastiko-shkencore\u201d, i marrjes n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb t\u00eb gjithkujt e gjith\u00e7kaje, i tezave m\u00eb t\u00eb pamendueshme t\u00eb cilat si zakonisht i vijn\u00eb n\u00eb vesh nga qytetari dixhital. Mbi t\u00eb gjitha u rikthye mes nesh Doktori q\u00eb nuk e di \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqja dhe reflektimi, autokritika dhe t\u00eb t\u00ebrhequrit pas. Tani nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb politikan por misionar. Zgjidhje m\u00eb praktike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar veten n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit nuk do ta gjente as Lacivita megjith\u00eb stafin e Trumpit, edhe sikur t\u00eb mendoheshin nj\u00eb muaj rresht!<\/p>\n<p>Berisha po p\u00ebrpiqet t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb mistike karrier\u00ebs s\u00eb tij politike n\u00eb kushtet e nj\u00eb humbjeje t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb pafalshme. Po i thot\u00eb shqiptar\u00ebve se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb politikan q\u00eb ec\u00ebn sipas rregullave t\u00eb loj\u00ebs, por nj\u00eb misionar q\u00eb i bindet vet\u00ebm Zotit. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera po i thot\u00eb atyre q\u00eb e votuan dhe ne t\u00eb tjer\u00ebve se pas k\u00ebsaj humbjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb p\u00ebsoi n\u00eb 11 maj do t\u00eb ndodhin dy gj\u00ebra: e para nuk do t\u00eb dor\u00ebhiqet nga posti i kreut t\u00eb PD dhe e dyta ai nuk do t\u2019i bindet m\u00eb statutit t\u00eb partis\u00eb dhe logjik\u00ebs q\u00eb thot\u00eb se humb\u00ebsi largohet, por do ta trajtoj\u00eb veten si nj\u00eb rast krejt special, q\u00eb tejkalon normat partiake dhe sfidon n\u00eb heshtje lumin e thirrjeve p\u00ebr largim.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb qasje Berisha hedh n\u00eb koshin e plehrave edhe nenin e famsh\u00ebm t\u00eb largimit t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb pas humbjes s\u00eb zgjedhjeve, t\u00eb cilin dikur e quante me shpoti \u201cneni Basha\u201d. Nuk dihet n\u00ebse do t\u00eb bjer\u00eb dakord t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb ta quaj\u00eb k\u00ebtej e tutje at\u00eb pik\u00eb t\u00eb statutit \u201cneni Berisha\u201d!<\/p>\n<p>Sjellja e Sali Berish\u00ebs pas 11 majit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapje me thonj pas karriges, jasht\u00eb kohe, jasht\u00eb logjike dhe jasht\u00eb t\u00eb gjitha rregullave e kanuneve q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike demokratike n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik standartesh. N\u00ebse n\u00eb fushat\u00eb u p\u00ebrmbajt nj\u00ebfar\u00ebsoj q\u00eb t\u00eb mos rr\u00ebshqiste n\u00eb formatin klasik shum\u00ebvje\u00e7ar q\u00eb na ka m\u00ebsuar t\u00eb shohim, sot nuk ka m\u00eb asnj\u00eb faktor madhor q\u00eb ta p\u00ebrmbaj\u00eb t\u00eb mbyllur e t\u00eb ndrydhur absurdin q\u00eb gjallon brenda Berish\u00ebs dhe stafit t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb lidhje me zgjedhjet dhe kapjen e PD.<\/p>\n<p>Kush mendon sot se Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i lumtur me rezultatin q\u00eb arriti n\u00eb 11 maj mund t\u00eb jet\u00eb duke u gabuar r\u00ebnd\u00eb. Shifra e 50 deputet\u00ebve arrin t\u2019i fus\u00eb brenda thesit t\u00eb gjith\u00eb besnik\u00ebt q\u00eb Berisha do t\u00eb donte t\u2019i kishte me vete \u201cp\u00ebr dit\u00eb t\u00eb keqe\u201d pas vetes, por kjo shif\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb mjaft anemike p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb pesh\u00eb politike t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare dhe institucionet q\u00eb rrjedhin prej saj. Edi Rama ndodhet shum\u00eb pran\u00eb shifr\u00ebs magjike 84 n\u00eb Kuvend, e cila i siguron votimin e ligjeve me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar. N\u00ebse fjala vjen PS do t\u00eb kishte marr\u00eb rezultatin e vitit 2021, pra 74 mandate, votat e PD do t\u00eb ishin esenciale p\u00ebr \u00e7do konsensus t\u00eb k\u00ebtij niveli. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kat\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb partive t\u00eb reja, pa llogaritur 3 mandatet e PSD t\u00eb Doshit, jan\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb votash mbi t\u00eb cilat Doktori nuk ka kontroll dhe influenc\u00eb, \u00e7ka e b\u00ebn edhe m\u00eb kompleks pozicionin e tij n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Me 50 deputet\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vitet e ardhshme ai do t\u00eb ket\u00eb mjaftuesh\u00ebm karburant p\u00ebr t\u00eb thirrur n\u00ebn arm\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij t\u00eb h\u00ebnave kur thirret n\u00eb SPAK, por nuk do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar influenc\u00ebn q\u00eb do t\u00eb donte t\u00eb kishte n\u00eb pallatin e politik\u00ebs. Aq m\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb ushtruar mjaftuesh\u00ebm presion mbi drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb delikat p\u00ebr t\u00eb e familjar\u00ebt e tij. 11 maji ofroi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb mpakur mandatesh, prej nga rrjedh edhe pozita e v\u00ebshtir\u00eb e Berish\u00ebs sot, kur po i k\u00ebrkohet largimi edhe nga kandidat\u00ebt q\u00eb futi n\u00eb listat e deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky realitet do ta b\u00ebj\u00eb Berish\u00ebn edhe m\u00eb pak elastik e t\u00eb hapur n\u00eb kushtet e reja ku ndodhet. Ajo q\u00eb vjen p\u00ebr PD \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e keqe sesa ajo q\u00eb kemi par\u00eb deri para zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Prandaj 12 maji \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb dikush, dikur dhe diku brenda Partis\u00eb Demokratike t\u00eb ngrihet e t\u00eb flas\u00eb duke e par\u00eb n\u00eb sy Berish\u00ebn, p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb se po e fut partin\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, duke mos dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Pasi mori vet\u00ebm 7 bashki nga 61 t\u00eb tilla n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb dy viteve m\u00eb par\u00eb, pasi e mpaku opozit\u00ebn duke provokuar lindjen e nj\u00eb gjys\u00ebm dyzine partish t\u00eb reja opozitare q\u00eb duhej t\u00eb ishin parimisht aleatet e PD, pasi mori 13 deputet\u00eb m\u00eb pak se Basha n\u00eb 11 maj, Sali Berisha po thot\u00eb sot se s\u2019ka nd\u00ebrmend t\u00eb largohet nga kreu i PD. Mjafton vet\u00ebm post-12 maji p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb \u201cmjaft\u201d mbret\u00ebrimit t\u00eb pambaruar t\u00eb Doktorit t\u00eb salduar n\u00eb karrigen e kryetarit!\/Javanews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/berisha-i-12-majit-eshte-lajmi-me-i-keq-per-opoziten\/\">Berisha i 12 majit \u00ebsht\u00eb lajmi m\u00eb i keq p\u00ebr opozit\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi\/ Rrall\u00eb her\u00eb distanca mes pal\u00ebve n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor ka qen\u00eb kaq e qart\u00eb dhe e panegociueshme. Plot 33 mandate parlamentare ndajn\u00eb sot dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Me k\u00ebt\u00eb raport forcash mund t\u00eb krahasohen vet\u00ebm zgjedhjet e dekad\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb pluralizmit, ato t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23078","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23078"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23078\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}