{"id":23045,"date":"2025-05-26T18:22:45","date_gmt":"2025-05-26T18:22:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/26\/ne-pd-te-sigurte-se-lirohen-dy-mandate-ne-tirane-shprese-te-spak\/"},"modified":"2025-05-26T18:22:45","modified_gmt":"2025-05-26T18:22:45","slug":"ne-pd-te-sigurte-se-lirohen-dy-mandate-ne-tirane-shprese-te-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/26\/ne-pd-te-sigurte-se-lirohen-dy-mandate-ne-tirane-shprese-te-spak\/","title":{"rendered":"N\u00eb PD, t\u00eb sigurt\u00eb se \u2018lirohen\u2019 dy mandate n\u00eb Tiran\u00eb, shpres\u00eb te SPAK?!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Jakin Marena<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb PD, t\u00eb sigurt\u00eb se \u2018lirohen\u2019 dy mandate n\u00eb Tiran\u00eb, shpres\u00eb te SPAK?! Nga Jakin Marena Partia Demokratike, si udh\u00ebheq\u00ebse e koalicionit \u201cP\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore\u201d ka vendosur t\u00eb ankimoj\u00eb zgjedhjet kuti m\u00eb kuti e qark m\u00eb qark, duke \u2018p\u00ebrkundur\u2019 shpres\u00ebn se do t\u00eb amortizoj\u00eb sadopak humbjen shokuese m\u00eb 11 maj! Pavar\u00ebsisht se t\u00eb gjith\u00eb komisioner\u00ebt dhe num\u00ebruesit e votave, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs, i kan\u00eb firmosur rezultatet qark m\u00eb qark duke mos l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr manipulim apo keqadministrim t\u00eb zgjedhjeve, nd\u00ebrsa KQZ e ka mbyllur p\u00ebrmbledhjen e tabelave me rezultatin p\u00ebrfundimtar n\u00eb t\u00eb gjitha qarqet e vendit, demokrat\u00ebt po l\u00ebvizin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar lideri Sali Berisha: Goditjen e procesit zgjedhor dhe mosnjohjen e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Nuk \u00ebsht\u00eb se Berisha apo ndjek\u00ebsit e tij fanatik\u00eb po thon\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb mosnjohjen e zgjedhjeve apo p\u00ebr p\u00ebrpjekjen q\u00eb p\u00ebrmes ankimimeve p\u00ebr gjith\u00e7ka, t\u00eb arrijn\u00eb q\u00eb t\u00eb njollosin e p\u00ebrbaltin zgjedhjet. Esht\u00eb nj\u00eb \u2018melodi\u2019 t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt s\u00ebpaku kan\u00eb 12 vite q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb pas humbjeve rresht t\u00eb PD dhe Berish\u00ebs n\u00eb garat elektorale, vendore dhe parlamentare p\u00ebrball\u00eb PS dhe Edi Ram\u00ebs. Por dhe m\u00eb par\u00eb, Berisha q\u00eb nga viti 1991 nuk ka njohur asnj\u00eb pal\u00eb zgjedhje q\u00eb nuk i ka organizuar vet\u00eb por dhe q\u00eb ka humbur p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtarit politik. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs Berisha s\u2019ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb me zgjedhjet kur ai i organizon vet\u00eb. Kujtojm\u00eb se shkat\u00ebrrimi i zgjedhjeve si nocion dhe si praktik\u00eb ka filluar m\u00eb 26 maj 1996, kur Berisha i vodhi hapur p\u00ebrmes dhun\u00ebs shtet\u00ebrore. K\u00ebto zgjedhje nuk i njohu as Shqip\u00ebria dhe as komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kreu aktual i PD nuk zuri mend dhe kur organizoi nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje n\u00eb vitin 2009, t\u00eb cilat i tjet\u00ebrsoi, aq sa dhe nj\u00eb nga aleat\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Ram\u00ebs, tani me Berish\u00ebn, kreu i PDK Nard Ndoka k\u00ebrkonte vot\u00ebn e tij t\u00eb hedhur n\u00eb kuti, pasi rezultati q\u00eb iu servir ishte 150 vota pro PD, zero vota p\u00ebr opozit\u00ebn p\u00ebrfshir\u00eb dhe Ndok\u00ebn, pa asnj\u00eb vot\u00eb e pavlefshme. Dhe kur opozita e at\u00ebhershme hyri n\u00eb grev\u00eb urie p\u00ebr t\u00eb hapur disa kuti dhe verifikuar rezultatin, Berisha i futi nj\u00eb t\u00eb djegur flet\u00ebve t\u00eb votimit dhe as d\u00ebgjoi m\u00eb nga ai \u2018vesh\u2019 q\u00eb t\u00eb kryente k\u00ebt\u00eb proces. Aktualisht hapja e kutive t\u00eb votimit dhe rinum\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb normalitet, sa her\u00eb q\u00eb nuk i organizon Berisha zgjedhjet. \u201cSag\u00ebn\u2019 e vjedhjes me \u00e7do kusht t\u00eb vot\u00ebs Berisha e vijoi s\u00ebrish sa ishte n\u00eb pushtet, teksa nuk mungoi t\u2019i vinte \u2018kapak\u2019 me rr\u00ebmbimin e mandatit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb kishte fituar me 10 vota diferenc\u00eb si kryebashkiak i Tiran\u00ebs n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 2011. Ishte nj\u00eb rezultat i vjedhur n\u00eb tavolin\u00eb nga Berisha p\u00ebrmes kreut t\u00eb KQZ s\u00eb at\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Vjedhje live madje, sy p\u00ebr sy! I p\u00ebrmend\u00ebm p\u00ebrciptazi k\u00ebto fakte p\u00ebr t\u00eb treguar se Berisha nuk ka pasur kurr\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me zgjedhjet kur i ka organizuar vet\u00eb ato. I ka vjedhur n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e mundshme.<\/p>\n<p>Pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb munges\u00eb. Nuk mundi t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb rezultatin n\u00eb zgjedhjet e vitit 2013, pasi ishin 1 milion\u00eb vota kund\u00ebr, por do ta kishte p\u00ebrmbysur dhe at\u00eb t\u00eb ishte humbja m\u00eb pak e leht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs. U t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb prapasken\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur \u2018fijet\u2019 e drejtimit t\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb PD. Koha e tregoi se ai ishte kreu i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj partie. Dhe p\u00ebr t\u00eb \u2018amortizuar\u2019 sadopak k\u00ebt\u00eb humbje shokuese, me 33 mandate deputeti diferenc\u00eb (83 me 50) dhe mbi 300 mij\u00eb vota diferenc\u00eb t\u00eb \u201cKoalicionit Madh\u00ebshtor\u201d t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebrball\u00eb PS dhe Edi Ram\u00ebs, Berisha po tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebrkesave p\u00ebr rinum\u00ebrim, hapje procesverbalesh, sajimit t\u00eb ndonj\u00eb \u2018prove\u2019 q\u00eb ka patur efekt vet\u00ebm 24 or\u00eb dhe pas \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga organet ligjzbatuese por dhe nga vet\u00eb akuzuesit, e gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji. Por ajo q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00e7udi \u00ebsht\u00eb bindja e krijuar tek disa eksponent\u00eb t\u00eb PD se, Ilir Alimehmeti q\u00eb mori rreth 18 mij\u00eb vota n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb parlament. Dikush mundohet ta ilustroj\u00eb me faktin se n\u00ebse num\u00ebrohen dhe nj\u00ebher\u00eb flet\u00ebt e pavleshme n\u00eb Tiran\u00eb, mund t\u00eb marrin mandatin e dyt\u00eb q\u00eb fitoi Partia \u201cMund\u00ebsia\u201d e Agron Shehajt n\u00eb Tiran\u00eb. Megjith\u00ebse ky mandat del se \u00ebsht\u00eb \u2018blinduar\u2019 me mbi 1200 vota t\u00eb pastra. Por, n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs ka q\u00ebn\u00eb Belind K\u00eblli\u00e7i ai q\u00eb ka deklaruar se n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo tjet\u00ebr Ilir Alimehmeti do t\u00eb jet\u00eb deputet i qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhe Myslim Murrizi deklaroi se meq\u00eb mori mbi 7 mij\u00eb vota, ai do t\u00eb jet\u00eb i sigurt\u00eb me mandat deputeti n\u00eb Parlament n\u00eb shtator. \u201cDeri m\u00eb 10 shtator do t\u00eb ket\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb tjera t\u00eb papritura. Kur kam deklaruar publikisht se shum\u00eb shpejt 7289 votues t\u00eb lir\u00eb do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e tyre n\u00eb Parlament, as kam hamend\u00ebsuar dhe as kam fluturuar si shum\u00eb delirant\u00eb politik\u00eb, q\u00eb \u00ebnd\u00ebrronin se do t\u2019i votonin qytetar\u00ebt pse i mb\u00ebshtesnin pseudo-kryetar\u00ebt q\u00eb nuk kishin dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb pesh\u00eb reale n\u00eb deg\u00ebt e partis\u00eb, q\u00eb vegjetojn\u00eb si demek \u201ckryetar\u00eb\u201d. Dhe un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb vet\u00ebm me qytetar\u00ebt, pa video dhe pa pir\u00eb kafe me asnj\u00eb \u201cudh\u00ebheq\u00ebs\u201d me \u201cpaparac\u00eb\u201d nga pas, q\u00eb t\u2019u p\u00ebrcillja strukturave mesazhin q\u00eb \u201cudh\u00ebheq\u00ebsi\u201d vdes p\u00ebr mua. Ehhhh, sa uj\u00ebra do t\u00eb rrjedhin n\u00eb k\u00ebt\u00eb ver\u00eb t\u00eb \u201cnxeht\u00eb\u201d, sa do t\u00eb habiten t\u00eb gjith\u00eb\u201d, shkruan Murrizi. I sigurt\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb shtator n\u00eb Kuvend si deputet i PD i zgjedhur n\u00eb Tiran\u00eb. Ajo q\u00eb na ka habitur \u00ebsht\u00eb se si K\u00eblli\u00e7i ashtu dhe Murrizi flasin me nj\u00eb siguri t\u00eb plot\u00eb n\u00eb lidhje me hyrjen e Alimehmetit dhe Myslymit n\u00eb Kuvend, ndon\u00ebse p\u00ebr momentin nuk i kan\u00eb votat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mandat deputeti. Dhe jo se nuk u takon t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kuvend si Myslymit ashtu dhe Alimehmetit, por p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ata kan\u00eb punuar p\u00ebr list\u00ebn e sigurt\u00eb prej 12 deputet\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt po t\u2019i nxirrje jasht\u00eb k\u00ebsaj liste t\u00eb mbyllur nuk b\u00ebnin as nj\u00eb mij\u00eb vota! Praktikisht PD ka marr\u00eb 13 mandate deputeti n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs, 12 mandate nga lista e mbyllur ku jan\u00eb \u2018strehuar\u2019 m\u00eb besnik\u00ebt e Berish\u00ebs, krer\u00ebt e partive aleate si dhe 2 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb t\u00eb Ilir Met\u00ebs, si dhe nj\u00eb mandat deputeti nga lista e hapur p\u00ebrmes vot\u00ebs preferenciale. Ku Jorida Tabaku ka marr\u00eb mbi 20 mij\u00eb vota. Vota t\u00eb cilat kontestohen t\u00eb pakt\u00ebn zyrtarisht nga zyrtarja e PD Adriana Kalaja q\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb vota oligark\u00ebsh dhe t\u00eb Edi Ram\u00ebs, me q\u00eb\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar Sali Berish\u00ebn. Pavar\u00ebsisht se Berisha b\u00ebn sikur e mbron Tabakun. Themi k\u00ebshtu sepse n\u00eb PD nuk flitet pa leje. Nd\u00ebrsa Alimehmeti u rendit pas saj me 2 mij\u00eb vota m\u00eb pak. Pas tyre Ilir Meta, dhe i kat\u00ebrti Myslim Murrizi. Duke q\u00ebn\u00eb se \u2018pista\u2019 Agron Shehaj \u00ebsht\u00eb thuajse e pamundur t\u00eb realizohet p\u00ebr t\u2019i shk\u00ebputur nj\u00eb mandat deputeti n\u00eb Tiran\u00eb, as PS-s\u00eb, PSD-s\u00eb, Llapajt apo Qorajt nuk mund t\u2019i merret mandati n\u00eb Tiran\u00eb, at\u00ebher\u00eb mbetet mister se cili mandat do t\u00eb \u2018lirohet\u2019 p\u00ebr t\u00eb kaluar tek Alimehmeti dhe akoma m\u00eb tej cili mandat tjet\u00ebr do t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb \u2018pronar\u2019 p\u00ebr t\u00eb kaluar dhe tek Murrizi. Koridoreve t\u00eb PD flitet p\u00ebr flet\u00eb-arreste t\u00eb SPAK, por pa p\u00ebrmendur emra se n\u00eb drejtim t\u00eb kujt do t\u00eb l\u00ebshohen, p\u00ebr t\u2019a mbyllur n\u00eb burg dhe p\u00ebr t\u2019i hequr p\u00ebr pasoj\u00eb mandatin e deputetit. E sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb se dhe n\u00eb rast se ndodh fakti q\u00eb, SPAK nd\u00ebrhyn p\u00ebrmes akuzave apo flet\u00ebarresteve tek PS apo te PSD, vendin e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e z\u00eb tjetri n\u00eb radh\u00eb, socialist apo socialdemokrat, pasi kan\u00eb marr\u00eb votat n\u00eb rang qarku p\u00ebr 19 mandate deputeti PS dhe p\u00ebr 1 mandat deputeti PSD.<\/p>\n<p>E sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb se dhe Ilir Meta nuk ka asnj\u00eb shans q\u00eb t\u00eb marr\u00eb mandat deputeti pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeli, n\u00eb pritje t\u00eb kopsitjes s\u00eb dosjes dhe p\u00ebrballjes me t\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. At\u00ebher\u00eb ku shpreson K\u00eblli\u00e7i apo Murrizi t\u00eb marrin dy mandate, nj\u00ebri p\u00ebr Alimehmetin e tjetri p\u00ebr vete? Shansi i vet\u00ebm q\u00eb Alimehmeti e Murrizi t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb q\u00eb dy nga deputet\u00ebt e sigurt\u00eb t\u00eb list\u00ebs s\u00eb PD t\u00eb arrestohen dhe t\u00eb mbyllen n\u00eb qeli, si dhe Ilir Meta t\u00eb vijoj\u00eb q\u00ebndrimin n\u00eb burg. Pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb u hapet rruga Alimehmetit dhe Murrizit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandatin e deputetit dhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e Parlamentit shqiptar. Nuk dim\u00eb se k\u00eb kan\u00eb parasysh K\u00eblli\u00e7i e Murrizi n\u00eb list\u00ebn e PD t\u00eb qarkut Tiran\u00eb se do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb burg, po p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00ebn hetim p\u00ebr afer\u00ebn \u201cPartizani\u201d. \u201921 janarin\u2019, \u2018G\u00ebrdecin\u2019 si dhe hetimin e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb Sali Berisha. Pra deputeti m\u00eb me \u2018risk\u2019 p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar mandatin \u00ebsht\u00eb kreu i PD. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po hetohet dhe pasuria e numrit dy t\u00eb PD, Flamur Noka, si dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim ish ministri i Mbrojtjes, nj\u00ebher\u00ebsh kreu i PR Fatmir Mediu, p\u00ebr G\u00ebrdecin. Megjith\u00ebse k\u00ebta dy t\u00eb fundit pak gjasa kan\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb qeli. S\u00ebpaku s\u00eb shpejti, t\u00eb themi! Ndaj na habit guximi me t\u00eb cilin K\u00eblli\u00e7i thot\u00eb se Alimehmeti do t\u00eb jet\u00eb deputet n\u00eb Kuvend, por dhe Murrizi q\u00eb shprehet i sigurt\u00eb se do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shtator mandatin e deputetit. Nuk besoj se kan\u00eb n\u00eb mendje Berish\u00ebn n\u00eb burg p\u00ebr t\u00eb patur \u2018vakanc\u00ebn\u2019 e radh\u00ebs p\u00ebr deputet, pasi do t\u00eb ishte nj\u00eb guxim shum\u00eb i madh dhe t\u00eb mendohej!<\/p>\n<p>Apo dhe mandatin e Nok\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, dhe n\u00ebse ekziston d\u00ebshira e K\u00eblli\u00e7it dhe Murrizit, mister mbetet fakti n\u00ebse kan\u00eb informacione nga SPAK apo parashikojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen e prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr mbylljen n\u00eb qeli t\u00eb Berish\u00ebs e t\u00eb ndonj\u00eb tjetri nga t\u00eb p\u00ebrmendurit e list\u00ebs s\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb PD n\u00eb Tiran\u00eb. E themi k\u00ebt\u00eb sepse SPAK ka treguar se kur vjen puna tek Berisha, i ngadal\u00ebson goxha deri n\u00eb stopim l\u00ebvizjet si dhe matet fort p\u00ebr t\u00eb hedhur ndonj\u00eb akuz\u00eb, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Pavar\u00ebsisht se p\u00ebr \u201cPartizanin\u2019 n\u00eb nj\u00eb vend normal me drejt\u00ebsi normale, ai duhej t\u00eb ishte n\u00eb qeli. Apo zvarritja pafund e dosjes s\u00eb \u201921 janarit\u2019, e cila ka ardhur e gatshme \u2018llokum\u2019 nga Gjykata e Strasburgut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk po merret ende seriozisht nga organet e hetimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra me gjith\u00eb \u2018d\u00ebshir\u00ebn\u2019 e mir\u00eb t\u00eb eksponent\u00ebve t\u00eb PD p\u00ebr t\u00eb patur ndonj\u00eb \u2018vakanc\u00eb\u2019 n\u00eb list\u00ebn e PD p\u00ebr Kuvendin, duhet par\u00eb pak me rezerva vullneti i SPAK p\u00ebr t\u00eb kopsitur dosjen e Berish\u00ebs. S\u00ebpaku p\u00ebr ta thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr \u201821 janarin\u2019, \u2018G\u00ebrdecin\u2019, por dhe hetimin e pasuris\u00eb. T\u00eb presim, por duket se do presim gjat\u00eb, shum\u00eb gjat\u00eb! Me shpres\u00ebn se mos do t\u00eb jap\u00eb ndonj\u00eb \u2018dor\u00eb\u2019 ndihme dhe i \u201cPlotfuqishmi\u2019, e m\u00eb pas t\u00eb gjitha pal\u00ebt jan\u00eb n\u00eb rregull dhe bien rehat!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/ne-pd-te-sigurte-se-lirohen-dy-mandate-ne-tirane-shprese-te-spak\/\">N\u00eb PD, t\u00eb sigurt\u00eb se \u2018lirohen\u2019 dy mandate n\u00eb Tiran\u00eb, shpres\u00eb te SPAK?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena N\u00eb PD, t\u00eb sigurt\u00eb se \u2018lirohen\u2019 dy mandate n\u00eb Tiran\u00eb, shpres\u00eb te SPAK?! Nga Jakin Marena Partia Demokratike, si udh\u00ebheq\u00ebse e koalicionit \u201cP\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore\u201d ka vendosur t\u00eb ankimoj\u00eb zgjedhjet kuti m\u00eb kuti e qark m\u00eb qark, duke \u2018p\u00ebrkundur\u2019 shpres\u00ebn se do t\u00eb amortizoj\u00eb sadopak humbjen shokuese m\u00eb 11 maj! Pavar\u00ebsisht se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23045","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23045","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23045"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23045\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23045"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23045"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23045"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}