{"id":22992,"date":"2025-05-26T13:51:04","date_gmt":"2025-05-26T13:51:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/26\/intervista-fatmir-xhafaj-flet-per-marrjen-e-mandatit-raportet-me-ramen-dhe-djegien-e-senatoreve-te-ps\/"},"modified":"2025-05-26T13:51:04","modified_gmt":"2025-05-26T13:51:04","slug":"intervista-fatmir-xhafaj-flet-per-marrjen-e-mandatit-raportet-me-ramen-dhe-djegien-e-senatoreve-te-ps","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/26\/intervista-fatmir-xhafaj-flet-per-marrjen-e-mandatit-raportet-me-ramen-dhe-djegien-e-senatoreve-te-ps\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Fatmir Xhafaj flet p\u00ebr marrjen e mandatit, raportet me Ram\u00ebn dhe \u201cdjegien\u201d e senator\u00ebve t\u00eb PS"},"content":{"rendered":"<p>Nga Valentina Madani<\/p>\n<p>Dy her\u00eb fitues n\u00eb list\u00ebn e hapur t\u00eb Tiran\u00ebs (2021 dhe 2025), deputeti socialist, z. Fatmir Xhafaj, p\u00ebrmes nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d b\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb post-zgjedhore mbi modelin dhe sfidat e gar\u00ebs n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Z.Xhafaj flet p\u00ebr pritshm\u00ebrit\u00eb dhe prioritetet n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt, opozit\u00ebn, raportet e tij me Kryeministrin Rama dhe keqardhjen p\u00ebr munges\u00ebn e disa koleg\u00ebve n\u00eb mandatin e ri.<\/p>\n<p>Z.Xhafaj, m\u00eb 11 maj ju zhvilluat dy beteja nj\u00ebher\u00ebsh, at\u00eb p\u00ebr nr.5 dhe at\u00eb personale si pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb hapur n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs. Ku ishte fokusi m\u00eb i madh?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb elektorale, natyrisht q\u00eb beteja p\u00ebr PS-n\u00eb, p\u00ebr fitoren e numrit 5, ishte nj\u00eb prioritet madhor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ekipin ton\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb themeli mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrtohet \u00e7do arritje kolektive dhe kushti kryesor q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb suksessh\u00ebm rezultatin individual dhe q\u00eb i jep vler\u00eb \u00e7do mandati t\u00eb marr\u00eb. Gara personale n\u00eb list\u00ebn e hapur k\u00ebrkonte nj\u00eb angazhim t\u00eb dyfisht\u00eb: p\u00ebrtej p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb forc\u00ebs son\u00eb politike n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse \u2013 Nj\u00ebsia 10, t\u00eb isha i pranish\u00ebm dhe aktiv n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs, t\u00eb d\u00ebgjoja dhe t\u00eb komunikoja me sa m\u00eb shum\u00eb zgjedh\u00ebs, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb besimi me ta.<\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00eb sfid\u00eb e madhe, por edhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se p\u00ebrfaq\u00ebsimi real vjen nga marr\u00ebdh\u00ebnia me zgjedh\u00ebsit, nga komunikimi i hapur me qytetar\u00ebt dhe nga mbajtja e fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Fokusi im kryesor ka qen\u00eb dhe mbetet gjithmon\u00eb te qytetari dhe te p\u00ebrfaq\u00ebsimi dinjitoz i vlerave t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, se si ato t\u2019i kthej n\u00eb angazhim aktiv, n\u00eb sh\u00ebrbimin ndaj zgjedh\u00ebsve t\u00eb mi, n\u00eb \u00e7uarjen p\u00ebrpara t\u00eb kauzave q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj e mbroj n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb jet\u00ebn parlamentare.<\/p>\n<p>Sa e fort\u00eb ishte konkurrenca brenda llojit\u2026?<\/p>\n<p>Konkurrenca n\u00eb list\u00ebn e hapur k\u00ebsaj radhe ishte m\u00eb e fort\u00eb se n\u00eb garat e m\u00ebparshme t\u00eb k\u00ebtij modeli. Kjo nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe sepse ishte hera e par\u00eb me k\u00ebt\u00eb format n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb elektorale, por ndikonte edhe pabarazia n\u00eb ndarjen e territorit dhe mund\u00ebsit\u00eb specifike favorizuese p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, mungesa e disa rregullave t\u00eb qarta t\u00eb konkurrimit t\u00eb brendsh\u00ebm, numri i madh i kandidat\u00ebve t\u00eb list\u00ebs s\u00eb hapur etj.. Gjithsesi, n\u00eb nj\u00eb kuptim kjo gar\u00eb, edhe pse e v\u00ebshtir\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtrim i sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb e brendshme, sepse nxit meritokracin\u00eb, rrit p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe motivon secilin t\u00eb jap\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Sistemi i listave t\u00eb hapura, n\u00eb thelb rrit pesh\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb qytetarit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur jo vet\u00ebm forc\u00ebn politike, por edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesin konkret nga lista q\u00eb i ofrohet. \u00c7do kandidat duhej t\u00eb fitonte edhe besimin personal t\u00eb zgjedh\u00ebsve, p\u00ebrtej logos s\u00eb partis\u00eb. Natyrisht, pati edhe raste t\u00eb tejkalimit t\u00eb kufijve etik\u00eb nga ndonj\u00eb kandidat, por personalisht zgjodha t\u00eb fokusohem te gara e ideve dhe angazhimeve konkrete, duke ruajtur korrekt\u00ebsin\u00eb, etik\u00ebn politike e njer\u00ebzore dhe respektin p\u00ebr koleg\u00ebt.<\/p>\n<p>Dy her\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb hapur, garuat dhe fituat s\u00ebrish mandatin e deputetit. Si kan\u00eb ndikuar k\u00ebto beteja personale te Fatmir Xhafaj?<\/p>\n<p>P\u00ebr mua personalisht kjo ishte hera e dyt\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb till\u00eb, ku lidhej mandati me vot\u00ebn personale t\u00eb marr\u00eb nga zgjedh\u00ebsit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ishte edhe hera e dyt\u00eb e nj\u00eb sprove zjarri p\u00ebrmes nj\u00eb ushtrimi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb konfirmimi p\u00ebr vlerat dhe integritetin individual n\u00eb politik, p\u00ebr \u00e7far\u00eb kam p\u00ebrfaq\u00ebsuar e kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb mandatin tim si p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar besimin e zgjedh\u00ebsve ndaj meje. K\u00ebto beteja personale (dy her\u00eb konkurrim n\u00eb sistem maxhoritar dhe dy her\u00eb n\u00eb proporcional, por n\u00eb list\u00eb t\u00eb hapur) kan\u00eb qen\u00eb edhe nj\u00eb shkoll\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr mua, duke m\u00eb konfirmuar edhe m\u00eb tej bindjen se besimi i qytetar\u00ebve fitohet me pun\u00eb t\u00eb ndershme, me p\u00ebrkushtim dhe me transparenc\u00eb. Ndryshe mund t\u00eb fitosh nj\u00eb betej\u00eb, por jo m\u00eb shum\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb elektorale prej disa mandatesh.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb maraton\u00eb e gjat\u00eb dhe me shum\u00eb pengesa. Mund t\u2019ia dal\u00ebsh gjat\u00eb dhe t\u00eb fitosh p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00ebse mbetesh vetvetja dhe besnik i kauzave q\u00eb iu sh\u00ebrbejn\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve. \u00c7do gar\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb mbart nj\u00eb mandat, m\u00eb ka afruar m\u00eb shum\u00eb me njer\u00ebzit dhe m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj, t\u00eb reflektoj dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohem dhe kryesorja m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb vlerat e kauzat q\u00eb mbroj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj rruge, a kishte pengesa t\u00eb ngritura ndaj jush\u2026?<\/p>\n<p>Po, gjat\u00eb k\u00ebsaj rruge nuk kan\u00eb munguar pengesat, ishte nj\u00eb gar\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb konkurruese, me sfida t\u00eb shumta dhe si\u00e7 ju thash\u00eb m\u00eb lart, n\u00eb disa aspekte jo dhe shum\u00eb e barabart\u00eb. Pabarazi q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb gar\u00ebs, sidomos p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb 10 q\u00eb, si\u00e7 mund ta dini \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsia me numrin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb votuesve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe kjo ishte nj\u00eb nd\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb tona kryesore, nj\u00eb nd\u00ebr pabarazit\u00eb e nisjes s\u00eb k\u00ebsaj gare n\u00eb raport me konkurrent\u00ebt e tjer\u00eb kryesor\u00eb brenda list\u00ebs son\u00eb. Vet\u00ebm 12% e votave t\u00eb marra jan\u00eb nga nj\u00ebsia 10, kurse t\u00eb tjerat nga i gjith\u00eb qarku. Gjith\u00e7ka, vot\u00eb pas vote, me komunikime e takime t\u00eb shumta me zgjedh\u00ebsit dhe me nj\u00eb ekip vullnetar\u00ebsh elektoral\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun, q\u00eb funksionoi n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri e plot p\u00ebrkushtim, e t\u00eb cil\u00ebve ju jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nuk mund ta mohoj q\u00eb n\u00eb rastin tim ka qen\u00eb nj\u00eb proces edhe me sulme t\u00eb ul\u00ebta n\u00ebn brez. Q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb tij, disa individ\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn t\u00eb l\u00ebshonin n\u00eb ndonj\u00eb media disa shpifje e trillime t\u00eb ul\u00ebta ndaj meje p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb opinionin publik, me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm, se si t\u00eb isha humb\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb. Po si\u00e7 ka ndodhur edhe m\u00eb par\u00eb, ne ia dol\u00ebm me sukses edhe k\u00ebsaj here duke fituar mbi ta dhe mbi t\u00eb gjitha pengesat e ngritura. Kjo, fal\u00eb votave t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb sinqerta, vot\u00eb e k\u00ebrkuar me p\u00ebrunj\u00ebsi dhe respekt, vot\u00eb e dh\u00ebn\u00eb me zem\u00ebr nga plot\u00eb 13.673 zgjedh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb i interesuar brenda familjes suaj politike q\u00eb ju t\u00eb mbeteshit jasht\u00eb Parlamentit t\u00eb ardhsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Nuk besoj se ka pasur brenda forc\u00ebs sime politike individ\u00eb q\u00eb jan\u00eb investuar drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, n\u00eb sulmet mediatike ndaj meje. \u00c7do gar\u00eb e hapur natyrsh\u00ebm sjell me vete edhe rivalitet, ndonj\u00ebher\u00eb edhe ambicie personale, q\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej kufijve t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, por nuk \u00ebsht\u00eb ky rasti besoj. Natyrisht, n\u00eb politik\u00eb ndeshen e p\u00ebrplasen edhe ambicie, modele e qasje t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat shpesh iu hapin rrug\u00eb edhe intrigave, shpifjeve e sulmeve me goditje n\u00ebn brez. N\u00eb karrier\u00ebn time t\u00eb gjat\u00eb politike nuk gjendet kurr\u00eb, po kurr\u00eb, nj\u00eb rast qoft\u00eb edhe i vet\u00ebm, q\u00eb t\u00eb kem tentuar t\u00eb sulmoj dik\u00eb vet\u00eb apo edhe p\u00ebrmes t\u00eb tret\u00ebve, ose medias p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb karrier\u00ebn time; t\u00eb merrem me jet\u00ebn personale apo t\u00eb familjes s\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb mi politik\u00eb dhe ca m\u00eb keq, t\u00eb b\u00ebj goditje n\u00ebn brez p\u00ebr koleg\u00ebt apo konkurrent\u00ebt e mi n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe kam papajtueshm\u00ebri morale dhe deri neveri p\u00ebr individ\u00eb t\u00eb till\u00eb, cil\u00ebtdo qofshin ata ose ato. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes suaj, mund t\u00eb pohoj q\u00eb jam plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm se ka faktor\u00eb jasht\u00eb politik\u00ebs apo edhe t\u00eb lidhur me individ\u00eb t\u00eb caktuar politik\u00eb q\u00eb e d\u00ebshironin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, pra q\u00eb t\u00eb mbetesha jasht\u00eb parlamentit. E s\u2019ka se si t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe kur realisht ke b\u00ebr\u00eb beteja t\u00eb forta n\u00eb karrier\u00ebn t\u00ebnde politike. E, un\u00eb kam pasur disa t\u00eb tilla gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb drejtova Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe po ashtu n\u00eb funksionin e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm. Fatkeq\u00ebsisht, m\u00eb duhet ta pranoj se k\u00ebto angazhime t\u00eb shoq\u00ebruara me p\u00ebrballje e vendimmarrje t\u00eb v\u00ebshtira dhe sidomos ato q\u00eb lidhen me Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, nj\u00eb betej\u00eb e kahershme e jet\u00ebs sime politike, krahas vler\u00ebsimit, kan\u00eb sjell\u00eb shpeshher\u00eb dhe penalizimin. Por, kjo kurrsesi nuk m\u00eb ka prapsur nga q\u00ebndrimi se, pa asnj\u00eb dyshim, ky ka qen\u00eb investimi dhe kontributi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u00eb jepja n\u00eb dobi t\u00eb interesit komb\u00ebtar. N\u00eb fund, \u00ebsht\u00eb vota e qytetar\u00ebve ajo q\u00eb vendos dhe n\u00eb rastin tim vendosi dy her\u00eb radhazi.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja aktuale me kryeministrin Edi Rama? A ka krisje t\u00eb raportit mes jush?<\/p>\n<p>Nuk di \u00e7far\u00eb interesi mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr publikun kjo gj\u00eb, por nuk po i shmangem pyetjes suaj p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb keqkuptime e krijuar nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri thashethemesh. Edi Rama \u00ebsht\u00eb kryetari i forc\u00ebs politike ku un\u00eb b\u00ebj pjes\u00eb dhe nj\u00ebher\u00ebsh Kryeministri i qeverisjes s\u00eb partis\u00eb ku un\u00eb sh\u00ebrbej e kontribuoj si deputet i zgjedhur me mb\u00ebshtetjen e saj. Marr\u00ebdh\u00ebnia ime me Kryeministrin Rama para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb institucionale dhe e nd\u00ebrtuar mbi respektin reciprok dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb forc\u00ebs son\u00eb politike dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje n\u00eb interes t\u00eb vendit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe procesi i integrimit europian. N\u00eb \u00e7do bashk\u00ebpunim ka vend p\u00ebr debat dhe reflektim, por q\u00ebllimi ka qen\u00eb dhe mbetet gjithmon\u00eb interesi publik dhe p\u00ebrmbushja e misionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Nuk ka vend p\u00ebr krisje personale, si\u00e7 pyesni ju, sepse kam pasur dhe kam bindjen e fort\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00eb mbartim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7do raport individual. Un\u00eb jam n\u00eb politik\u00eb prej shum\u00eb vitesh me emrin tim, me kontributin tim dhe nj\u00ebher\u00ebsh me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb respektoj e bashk\u00ebpunoj me koleg\u00ebt e mi dhe drejtuesit e forc\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt nuk na votojn\u00eb se si e shohim dhe se sa e duam ne nj\u00ebri-tjetrin brenda nj\u00eb force politike, por p\u00ebr faktin se si punojm\u00eb e bashk\u00ebpunojm\u00eb p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer interesave t\u00eb tyre. Gjat\u00eb k\u00ebtyre dy vjet\u00ebve t\u00eb fundit kam pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhe bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me zotin Rama n\u00eb kuadrin e pun\u00ebs p\u00ebr ngritjen dhe funksionimin sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr thellimin e reformave p\u00ebr mir\u00ebqeverisje, antikorrupsionin e sundimin e ligjit \u2013 proces i cili \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb vazhdim, deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj legjislature dhe ka pasur nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr rolin e Kuvendit n\u00eb thellimin e ciklit t\u00eb reformave shtetnd\u00ebrtuese dhe n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrshpejtimit t\u00eb procesit t\u00eb integrimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Si e konsideroni faktin q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e senator\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb mbeti jasht\u00eb Kuvendit? A kishte prapavij\u00eb l\u00ebnia e tyre n\u00eb list\u00ebn e hapur, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ishit edhe ju?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ndjej keqardhje q\u00eb shum\u00eb prej koleg\u00ebve e miqve t\u00eb mi nuk do t\u2019i kem krah rrug\u00ebtimit ton\u00eb n\u00eb parlamentin e ri, por i till\u00eb \u00ebsht\u00eb rezultati i gar\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb liste t\u00eb hapur t\u00eb k\u00ebtij formati si\u00e7 u nd\u00ebrtua k\u00ebsaj here. Jo \u00e7do gj\u00eb varet nga cil\u00ebsit\u00eb e kandidatit dhe beteja e kontributi q\u00eb ai jep, por edhe nga rrethana e faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jasht\u00eb tij. Natyrisht, kjo ka sjell\u00eb natyrsh\u00ebm edhe ndryshime n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e grupit parlamentar, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb disa figura me p\u00ebrvoj\u00eb politike, si dhe disa figura me aft\u00ebsi t\u00eb spikatura profesionale, mungesa e t\u00eb cilave besoj se do t\u00eb ndjehet n\u00eb mandatin e ri n\u00eb raport me sfidat q\u00eb p\u00ebrballemi. K\u00ebt\u00eb e shoh sidomos n\u00eb rastin ton\u00eb n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e jurist\u00ebve. Ndoshta kjo do t\u00eb duhej t\u00eb ishte menduar e organizuar m\u00eb mir\u00eb. \u00c7do ndryshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rinovuar dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin. Rezultati e sidomos listat e mbyllura kan\u00eb sjell\u00eb natyrsh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb prurje t\u00eb reja, duke e ndryshuar ndjesh\u00ebm p\u00ebrb\u00ebrjen e p\u00ebrfaq\u00ebsimit ton\u00eb parlamentar. Shpresoj t\u00eb jen\u00eb realisht nj\u00eb vler\u00eb e shtuar p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen e energjive, aktivitetit dhe kontributit ton\u00eb parlamentar n\u00eb legjislatur\u00ebn e re, e cila p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia ka nj\u00eb pesh\u00eb historike, at\u00eb t\u00eb integrimit t\u00eb vendit n\u00eb BE. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, sa u p\u00ebrket prapavijave, prirem t\u00eb mos besoj n\u00eb perceptime dhe nuk di pse ju p\u00ebrpiqeni t\u2019i shihni gj\u00ebrat n\u00eb sensin negativ t\u00eb tyre. M\u00eb vjen keq, por nuk e shoh k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i jep pesh\u00eb pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, nisur nga rezultati i11 majit? Cila \u00ebsht\u00eb baza e pushtetit t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>Baza e pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb PS-ja dhe besimi q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb asaj populli p\u00ebr t\u00eb qeverisur p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb ri. Pushteti i dal\u00eb nga rezultati i zgjedhjeve t\u00eb 11 majit \u00ebsht\u00eb pushtet kolegjial, sepse e till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e deleguar nga vullneti i sovranit. Dhe k\u00ebt\u00eb barr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie, n\u00eb vler\u00ebsim tim, na takon t\u00eb gjith\u00ebve ta mbajm\u00eb mbi supe, si nj\u00eb forc\u00eb dhe familje e emancipuar politike. Edi Rama ka absolutisht merit\u00ebn kryesore n\u00eb suksesin e arritur, ashtu si\u00e7 ka edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore t\u00eb qeverisjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb ri p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb kryetari i k\u00ebsaj force politike dhe nj\u00ebher\u00ebsh Kryeministri i vendit. E sa m\u00eb lart\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb pushtet, aq m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb b\u00ebhet barra e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike e institucionale. Un\u00eb besoj fort se Edi Rama m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr brenda nesh \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe t\u00eb tij e t\u00eb qeverisjes s\u00eb udh\u00ebhequr prej tij.<\/p>\n<p>Pritshm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb mandatet e m\u00ebparshme. Kjo sepse ne vet\u00eb kemi kontribuar n\u00eb rritjen e tyre mandat pas mandati, por edhe sepse mandate t\u00eb tilla n\u00eb shifra kaq t\u00eb larta historike jan\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb mund t\u2019i lart\u00ebsojn\u00eb arritjet e deritanishme, ose ti \u201charrojn\u00eb\u201d, n\u00ebse nuk b\u00ebjm\u00eb suksesin e duhur. E k\u00ebsaj here ne nuk kemi thjesht timonin n\u00eb duart tona, por t\u00eb gjith\u00eb makin\u00ebn qeveris\u00ebse. Kjo k\u00ebrkon reflektim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn dhe cil\u00ebsin\u00eb e qeverisjes ekzekutive e legjislative. Jemi t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sukses. Mb\u00ebshtetja e gjer\u00eb popullore k\u00ebrkon rezultate konkrete t\u00eb qeverisjes, kryesorja reforma shtetnd\u00ebrtuese dhe progres drejt integrimit europian t\u00eb premtuar. \u00c7do hap i gabuar, \u00e7do devijim nga rruga e reformave, \u00e7do d\u00ebshtim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur pritshm\u00ebrit\u00eb e qytetar\u00ebve e angazhimeve t\u00eb marra do t\u00eb ishte nj\u00eb d\u00ebm i pariparuesh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr PS, por p\u00ebr vet\u00eb t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n<p>A jan\u00eb 12 vite mjaft p\u00ebr PS-n\u00eb q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjen e pyetjes suaj tashm\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb me vot\u00eb sovrani popull, q\u00eb votoi m\u00eb 11 maj. E votuesit ishin brenda dhe jasht\u00eb vendit. Votuan p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt p\u00ebr PS-n\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar reformat dhe ndryshimet e m\u00ebdha n\u00eb qeverisjen ton\u00eb n\u00eb 12 vite, por edhe ata q\u00eb kan\u00eb pasur gjith\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ta vler\u00ebsojn\u00eb e gjykojn\u00eb at\u00eb nga jasht\u00eb e nga ftoht\u00ebsia dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimi krahasues q\u00eb ua lejon bota ku jetojn\u00eb e punojn\u00eb. Ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe, sipas opozit\u00ebs son\u00eb, votuan ata q\u00eb i paska l\u00ebn\u00eb n\u00eb terr dhe varf\u00ebri qeverisja socialiste, por edhe ata q\u00eb qenkan larguar n\u00eb m\u00ebrgim t\u00eb detyruar prej qeverisjes s\u00eb PS dhe Edi Ram\u00ebs! 12 vite jan\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim ambicioz, q\u00eb sjell me vete p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb rinovuar energjit\u00eb. Q\u00ebndrimi n\u00eb pushtet nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por mjet p\u00ebr t\u00eb realizuar projekte t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur pritshm\u00ebrit\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7do mandat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e re, nj\u00eb kontrat\u00eb e re besimi, q\u00eb duhet nderuar me rezultate dhe me p\u00ebrul\u00ebsi ndaj kritikave. Ky mandat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e rrall\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur nj\u00eb mision historik: t\u00eb \u00e7ojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Kjo k\u00ebrkon men\u00e7uri, guxim, transparenc\u00eb dhe sidomos p\u00ebrunj\u00ebsi \u2013 k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb hapur ndaj kritikave, t\u00eb reflektojm\u00eb mbi gabimet duke mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb grack\u00ebn e vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit, t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrijm\u00eb energjin\u00eb dhe t\u00eb korrigjojm\u00eb kursin qeveris\u00ebs sa her\u00eb q\u00eb e lyp interesi komb\u00ebtar. Pik\u00ebrisht sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, duke besuar se ne jemi mbart\u00ebs t\u00eb k\u00ebtyre vlerave, Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb e thirrur t\u00eb jet\u00eb forca q\u00eb mban gjall\u00eb shpres\u00ebn, q\u00eb ruan stabilitetin, q\u00eb garanton progresin dhe q\u00eb i jep Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb z\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb familjen europiane. Historia do t\u00eb na gjykoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vite dhe ky gjykim do t\u00eb peshoj\u00eb, p\u00ebr mir\u00eb apo p\u00ebr keq, mbi ne dhe brezat e ardhsh\u00ebm p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb. Ndaj, n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi q\u00eb do t\u00eb l\u00ebm\u00eb pas, le t\u00eb jet\u00eb ajo e nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb nuk u tremb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, q\u00eb nuk u lodh nga puna, q\u00eb nuk u t\u00ebrhoq nga sfidat, por q\u00eb i p\u00ebrqafoi ato me dinjitet dhe i shnd\u00ebrroi n\u00eb fitore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>A ka t\u00eb drejt\u00eb opozita kur thot\u00eb se zgjedhjet u vodh\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb problematika e tyre u vu n\u00eb pah edhe n\u00eb raportin e OSBE\/ODHIR?<\/p>\n<p>Akuzat p\u00ebr vjedhje t\u00eb zgjedhjeve jan\u00eb t\u00eb pabazuara dhe nuk gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb faktet e paraqitura nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse. Raporti paraprak i OSBE\/ODIHR evidenton disa problematika q\u00eb sigurisht duhen adresuar, por nuk v\u00eb aspak n\u00eb dyshim integritetin e procesit dhe rezultatit t\u00eb dal\u00eb prej tij. Ne jemi t\u00eb angazhuar p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme dhe \u00e7do rast i dyshuar duhet hetuar nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, jo t\u00eb p\u00ebrdoret si justifikim politik. Rezultati i numrave me mandatet e fituara, vot\u00ebbesimi i dh\u00ebn\u00eb nga zgjedh\u00ebsit shqiptar\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit nuk l\u00eb vend p\u00ebr asnj\u00eb diskutim p\u00ebr mb\u00ebshtetjen popullore p\u00ebr qeverisjen socialiste p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb ri qeveris\u00ebs. Ne kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ta administrojm\u00eb me men\u00e7uri, me nj\u00eb qeverisje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb besim, kurse ata, opozita, kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ta pranojn\u00eb, ta respektojn\u00eb e lexojn\u00eb me vet\u00ebreflektim t\u00eb fort\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr gar\u00ebn e ardhshme elektorale pas 4 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Opozita nuk do t\u2019i njoh\u00eb rezultatet e 11 majit\u2026<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb utopike, q\u00eb nuk gjen mb\u00ebshtetje as n\u00eb realitetin politik, as n\u00eb vullnetin e qytetar\u00ebve dhe as at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Zgjedhjet jan\u00eb zhvilluar n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet demokratike dhe jan\u00eb certifikuar nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, nga vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs n\u00eb Komisionet e Administrimit Zgjedhor, nga KQZ, por edhe nga arbitri nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Qeveria teknike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb r\u00ebnda krize, jo si mjet p\u00ebr t\u00eb justifikuar humbjen elektorale t\u00eb opozit\u00ebs sa here q\u00eb ajo humb zgjedhjet. Mjafton t\u00eb kthejm\u00eb pas n\u00eb koh\u00eb shiritin e kaset\u00ebs s\u00eb humb\u00ebsit dhe do t\u00eb gjeni t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vjersh\u00eb t\u00eb recituar sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendur p\u00ebrball\u00eb disfat\u00ebs. E ndoshta \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth ciklik humbjesh elektorale. Opozita n\u00eb kuptimin e kund\u00ebrshtarit elektoral nuk \u00ebsht\u00eb problemi yn\u00eb. Po n\u00eb kuptimin e demokracis\u00eb s\u00eb sh\u00ebndetshme, ajo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Personalisht jam i keqardhur n\u00eb gjendjen q\u00eb gjendet opozita sot. E k\u00ebtu e kam fjal\u00ebn p\u00ebr PD, partin\u00eb kryesore t\u00eb opozit\u00ebs, e cila problemin kryesor t\u00eb saj, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, ka kriz\u00ebn e lidershipit. Nuk jan\u00eb numrat ato q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb dobishme dhe efi\u00e7ente, por kauzat q\u00eb nd\u00ebrton e mbron, raporti i besimit q\u00eb krijon te qytetar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb lidershipi me vizionin e konstruktivitetin e tij, ato q\u00eb i japin pesh\u00eb dhe rol n\u00eb demokraci. Ne e kemi p\u00ebrjetuar vet\u00eb k\u00ebt\u00eb si forc\u00eb politike. Kujtoni opozit\u00ebn ton\u00eb n\u00eb 2005\u20132009 dhe 2009\u20132013 dhe do ta kuptoni shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb po flas. Opozita aktuale ka gabuar r\u00ebnd\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite. Fatkeq\u00ebsisht me keqardhje konstatoj se nuk ka nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga d\u00ebshtimet e saj. Ajo \u00ebsht\u00eb duke gabuar p\u00ebrs\u00ebri dhe kjo \u00ebsht\u00eb trishtuese n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e demokracis\u00eb, shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe s\u00eb ardhmes afatgjat\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>T\u00eb ndalemi pak m\u00eb gjer\u00ebsisht te Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebn ju e keni hartuar dhe drejtuar, por pas kaq vitesh, a po vepron ajo nj\u00ebsoj mbi t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt e korruptuar dhe t\u00eb lidhur me krimin?<\/p>\n<p>T\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, un\u00eb jam pjes\u00eb e atyre q\u00eb e ideuan, e konceptuan dhe realizuan Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe natyrisht kam pasur barr\u00ebn kryesore t\u00eb drejtimit dhe organizimit t\u00eb atij procesi reformues t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, unik n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto dekada demokracie, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr reformimin e drejt\u00ebsis\u00eb. Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi ka vendosur nj\u00eb standard t\u00eb ri p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie dhe i ka dh\u00ebn\u00eb goditje fenomenit t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb me forc\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb mbi nj\u00ebshekullore shtetnd\u00ebrtuese. Askush nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mbi ligjin dhe institucionet e reja po funksionojn\u00eb me pavar\u00ebsi. Sigurisht, procesi ka sfidat e veta dhe k\u00ebrkon p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se drejt\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb e barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim partie, krahine, pushteti apo pasurie. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e r\u00ebnd\u00ebsishme sot \u00ebsht\u00eb t\u00eb shohim drejt\u00ebsin\u00eb si nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb, q\u00eb adreson jo vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtjet e politikan\u00ebve, zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb apo krimit t\u00eb organizuar, por mbi t\u00eb gjitha q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr hallet dhe nevojat e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve. Qytetar\u00ebt presin nga drejt\u00ebsia vendimmarrje profesionale, transparenc\u00eb, zgjidhje t\u00eb shpejta t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, siguri p\u00ebr barazi para ligjit dhe respektim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i reform\u00ebs q\u00eb kemi nd\u00ebrmarr\u00eb: t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie q\u00eb i sh\u00ebrben \u00e7do qytetari, q\u00eb garanton besim, barazi dhe siguri ligjore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe q\u00eb duhet \u00e7uar deri n\u00eb fund me p\u00ebrkushtim dhe integritet.<\/p>\n<p>A veproi drejt\u00ebsia n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive mbi disa individ\u00eb me pushtet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb largohen nga vendimmarrja?<\/p>\n<p>Realisht nuk e shoh aktualisht k\u00ebt\u00eb dukuri dhe nuk do ta pranoja, n\u00ebse do t\u00eb provohej nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Kryefjal\u00eb e k\u00ebsaj reforme \u00ebsht\u00eb q\u00eb kurrsesi drejt\u00ebsia nuk duhet t\u00eb jet\u00eb selektive dhe e motivuar nga hakmarrje politike apo edhe personale. \u00c7do rast i till\u00eb duhet t\u00eb hetohet me seriozitet. \u00c7do nd\u00ebrhyrje selektive do t\u00eb ishte nj\u00eb d\u00ebm i madh p\u00ebr besimin e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr vet\u00eb reform\u00ebn, sikurse edhe detyrimi p\u00ebr t\u00eb respektuar afatet ligjore, t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb kushtetuese t\u00eb individit, si\u00e7 i shprehin e garantojn\u00eb aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kushtetuta dhe ligjet n\u00eb fuqi. Prandaj, angazhimi yn\u00eb parlamentar, si\u00e7 e k\u00ebrkon dhe na obligon Kushtetuta e vendit \u00ebsht\u00eb t\u00eb monitorojm\u00eb e t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia, duke ruajtur integritetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e saj, t\u00eb veproj\u00eb nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb duke mish\u00ebruar n\u00eb vendimmarrjet e saj n\u00eb hetim e gjykim standardet m\u00eb t\u00eb mira europiane dhe kushtetuese.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/intervista-fatmir-xhafaj-flet-per-marrjen-e-mandatit-raportet-me-ramen-dhe-djegien-e-senatoreve-te-ps\/\">INTERVISTA\/ Fatmir Xhafaj flet p\u00ebr marrjen e mandatit, raportet me Ram\u00ebn dhe \u201cdjegien\u201d e senator\u00ebve t\u00eb PS<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Valentina Madani Dy her\u00eb fitues n\u00eb list\u00ebn e hapur t\u00eb Tiran\u00ebs (2021 dhe 2025), deputeti socialist, z. Fatmir Xhafaj, p\u00ebrmes nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d b\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb post-zgjedhore mbi modelin dhe sfidat e gar\u00ebs n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Z.Xhafaj flet p\u00ebr pritshm\u00ebrit\u00eb dhe prioritetet n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt, opozit\u00ebn, raportet e tij me Kryeministrin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22992","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22992\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}