{"id":22963,"date":"2025-05-26T10:07:44","date_gmt":"2025-05-26T10:07:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/26\/si-ta-ruajme-voten-opozitare-nje-propozim-modest\/"},"modified":"2025-05-26T10:07:44","modified_gmt":"2025-05-26T10:07:44","slug":"si-ta-ruajme-voten-opozitare-nje-propozim-modest","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/26\/si-ta-ruajme-voten-opozitare-nje-propozim-modest\/","title":{"rendered":"Si ta ruajm\u00eb vot\u00ebn opozitare? Nj\u00eb propozim modest"},"content":{"rendered":"<p><span>Gjenocidi elektoral i regjimit Rama n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025 tashm\u00eb ka nxjerr\u00eb n\u00eb hije edhe gjenocidin e Gaz\u00ebs. Ajo q\u00eb u zhvillua m\u00eb 11 maj nuk ishin zgjedhje por farsa m\u00eb e sh\u00ebmtuar elektorale jo vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb shqiptare por edhe at\u00eb globale. <\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dokumentimit rigoroz t\u00eb doktor Sali Berish\u00ebs krimi i organizuar i siguroi regjimit Rama 30 mandate n\u00eb kuvend. Po ti shtojm\u00eb k\u00ebtyre edhe 20 mandate q\u00eb u siguruan nga p\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs publike i bie q\u00eb regjimi kaloi 50 mandate parlamentare nga koalicioni i PD-s\u00eb tek PS-ja.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ky jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb, por edhe duhet t\u00eb ishte, realiteti i \u201cfitores\u201d s\u00eb regjimit. Kush e injoron at\u00eb dhe pretendon se Berisha humbi sepse nuk g\u00ebzon popullaritet n\u00eb elektorat, apo se ndikimi i krimit t\u00eb organizuar edhe pse prezent e ka fryr\u00eb por jo p\u00ebrcaktuar fitoren e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pala\u00e7o-analist.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/20\/enigma-si-u-rrit-ps-me-shume-se-ne-zgjedhjet-e-para-keter-viteve\/\">Enigma\/ Si u rrit PS m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e para kat\u00ebr viteve<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb mbuluar manipulimin dhe shitblerjen masive t\u00eb vot\u00ebs idiot\u00ebt e dobish\u00ebm t\u00eb regjimit po vjellin n\u00eb publik pseudo-argumente t\u00eb tipit \u201cBerisha refuzohej m\u00eb shum\u00eb se Rama n\u00eb t\u00eb gjitha sondazhet para zgjedhore\u201d, apo se \u201cPD-ja dilte shum\u00eb posht\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha sondazhet\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Po si mund ti besohet sondazheve kur jetojm\u00eb n\u00eb regjimin m\u00eb kriminal t\u00eb globit? N\u00ebse krimi i organizuar \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb ti rr\u00ebmbej\u00eb 30 mandate dhe mbi 300 mij\u00eb vota PD-s\u00eb imagjinoni sa t\u00eb leht\u00eb e ka t\u00eb shantazhoj\u00eb 1000 apo 2000 t\u00eb intervistuar n\u00eb nj\u00eb sondazh, ku natyrisht jan\u00eb p\u00ebrgjigjur me pistolet\u00eb n\u00eb kok\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ky \u00ebsht\u00eb mjerimi mendor i sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb regjimit q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb shohin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb ndri\u00e7on si drita e diellit; rezultatin zgjedhor nuk e p\u00ebrcaktoi populli shqiptar por krimi i organizuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me SPAK-un. Krejt tjet\u00ebr do kish qen\u00eb rezultati i\u00a0 zgjedhjeve n\u00ebse SPAK do kish arrestuar Troplin\u00ebt dhe Visin e Poj\u00ebs para dat\u00ebs 11 maj dhe jo pas saj.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti SPAK q\u00eb e arrestoi Erjon Veliajn jo menj\u00ebher\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 11 majit por shum\u00eb jav\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Edi Ram\u00ebn me fushat\u00ebn e Tiran\u00ebs, duke i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb ta organizoj\u00eb at\u00eb pa Erjonin. Ishte kjo strategji politike e SPAK q\u00eb prodhoi fitoren e thell\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs dhe PS-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb justifikuar gjenocidin elektoral t\u00eb regjimit Rama mjaft pala\u00e7o-analist\u00eb dhe idiot\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm argumentojn\u00eb se Berisha deklaron se zgjedhjet ishin fars\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos pranuar humbjen, sepse p\u00ebrndryshe do detyrohej t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen si kryetar i PD-s\u00eb. Sipas propagand\u00ebs ramiste Berisha i tr\u00ebmbet Nenit Basha n\u00eb statutin e PD-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument idiot sepse Berisha nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb justifikim politik p\u00ebr t\u00eb ndenjur p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb. Aty e ka vendosur Zoti ndaj askush tjet\u00ebr nuk mund ta heq\u00eb. Ai fare leht\u00eb mund t\u00eb deklaroj\u00eb nes\u00ebr se zgjedhjet i humbi ai vet\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb rizgjidhet kryetar i PD-s\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Si do ta rr\u00ebzoka Berish\u00ebn neni Basha sot q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryetar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk e rr\u00ebzoi dot Kryetari Basha me SHBA-t\u00eb nga pas kur doktori ishte an\u00ebtar i thjesht\u00eb? Kaq mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar mjerimin e llogjik\u00ebs s\u00eb regjimit dhe t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Doktori nuk ka asnj\u00eb interes personal n\u00eb denoncimin e vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs. Lufta e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb demokraci shqiptare ku vota as nuk shitet dhe as nuk blihet, si\u00e7 ka ndodhur historikisht brenda PD-s\u00eb n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Berish\u00ebs. Aty vota kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shitur apo bler\u00eb, sepse nuk ka pasur asnj\u00eb vler\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebse eleminojm\u00eb shit-blerjen e vot\u00ebs regjimi Rama bie menj\u00ebher\u00eb sepse popullit i jepet mund\u00ebsia t\u00eb votoj lirsh\u00ebm p\u00ebr Berishn. Ndaj sfida kryesore e demokracis\u00eb shqiptare sot \u00ebsht\u00eb ruajtja e vot\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs berishiste nga vjedhja, shitja apo blerja.<\/span><\/p>\n<p><span>Deri tani jan\u00eb hedhur t\u00eb pakt\u00ebn dy propozime interesante p\u00ebr tu p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb. Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb kalimi i PD-s\u00eb n\u00eb parti anti-sistem q\u00eb nuk merr pjes\u00eb n\u00eb votime sepse jemi n\u00ebn regjim dhe jo n\u00eb demokraci.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/20\/andi-bushati-pd-duhet-ti-jape-fund-te-sjellurit-si-parti-e-madhe\/\">Andi Bushati: PD duhet ti jap\u00eb fund te sjellurit si parti e madhe<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Ndon\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb nj\u00eb propozim inteligjent dhe invovativ duhet pranuar se shancet q\u00eb nj\u00eb qasje e till\u00eb t\u00eb ruaj vot\u00ebn opozitare jan\u00eb t\u00eb pakta. Mos-pjesmarrja e PD-s\u00eb n\u00eb zgjedhje nuk e pengon regjimin Rama p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota n\u00eb mas\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb \u201cfituar\u201d zgjedhjet pa kund\u00ebrshtar.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrkundrazi, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e regjimit dhe idiot\u00ebt e dobish\u00ebm do \u00e7irren n\u00eb kor se PS-ja fitoi sepse PD-ja nuk u paraqit n\u00eb zgjedhje, edhe pse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb PS-ja edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do fitonte sepse bleu votat masivisht. Kjo \u00ebsht\u00eb narkoza e demokracis\u00eb shqiptare q\u00eb p\u00ebr rezultatin e zgjedhjeve ia vesh fajin gjithnj\u00eb opozit\u00ebs madje edhe kur ajo nuk merr fare pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb ide e dyt\u00eb akoma m\u00eb largpam\u00ebse \u00ebsht\u00eb q\u00eb PD-ja t\u00eb sillet si parti e vog\u00ebl dhe jo e madhe. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide tep\u00ebr e llogjik\u00ebshme sepse nj\u00eb parti e vog\u00ebl merr m\u00eb pak vota se nj\u00eb parti e madhe. M\u00eb pak vota ruhen m\u00eb kollaj se m\u00eb shum\u00eb vota.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>E megjithat\u00eb edhe kjo zgjidhje ndon\u00ebse plot\u00ebsisht e llogjik\u00ebshme n\u00eb teori nuk funksionoi n\u00eb praktik\u00eb. N\u00eb zgjedhjet e 11 majit Berisha arriti ta zvog\u00ebloj\u00eb me shum\u00eb sukses vot\u00ebn e PD-s\u00eb, me rreth 250 mij\u00eb vota. E megjithat\u00eb vjedhja dhe shitblerja u rrit n\u00eb raport me vitin 2021. Gjasat jan\u00eb q\u00eb ky fenomen do vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e vitit 2029.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fakt e vetmja qart\u00ebsi q\u00eb kemi mbi zgjedhjet e ardh\u00ebshme parlamentare \u00ebsht\u00eb se Berish\u00ebs do ia vjedhin vot\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri. Ndon\u00ebse Berisha di ta ruaj demokracin\u00eb shqiptare e v\u00ebrteta e dhimb\u00ebshme \u00ebsht\u00eb se ai nuk di ta ruaj vot\u00ebn opozitare. Vjedhja, shitja dhe blerja masive e vot\u00ebs berishiste n\u00eb fars\u00ebn elektorale t\u00eb 11 majit ishte d\u00ebshmia e rradh\u00ebs se PD-ja e Berish\u00ebs nuk di ta ruaj vot\u00ebn e saj.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/18\/shifrat-diaspora-thelloi-fitoren-e-partise-socialiste-ne-11-qarqe\/\">Shifrat\/ Diaspora thelloi fitoren e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb 11 qarqe<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb Berisha dhe Berishizmi ti b\u00ebjn\u00eb thirrje shqiptar\u00ebve q\u00eb vot\u00ebn mos ta depozitojn\u00eb te PD-ja por tek partit\u00eb e reja opozitare. Ato treguan qart\u00eb se din\u00eb ta ruajn\u00eb vot\u00ebn, madje edhe pa komisioner, pa v\u00ebzhgues t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe pa milionat q\u00eb hodhi PD-ja n\u00eb fushat\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht votuesi i PD-s\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb skeptik. Vota p\u00ebr partit\u00eb e reja opozitare mund ti duket si nj\u00eb vot\u00eb e \u00e7uar d\u00ebm pasi probabiliteti q\u00eb ato t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb Ram\u00ebn n\u00eb vitin 2029 \u00ebsht\u00eb ende i ul\u00ebt.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>E megjithat\u00eb ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb rastin e PD-s\u00eb berishiste. Shancet e saj p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Ram\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2029 jan\u00eb zero, sepse q\u00eb tani e dim\u00eb q\u00eb Berish\u00ebs do i vjedhin vot\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Artikull i Blendi Kajsiu shkruar enkas p\u00ebr Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/26\/kajsiu-si-ta-ruajme-voten-opozitare-nje-propozim-modest\/\">Si ta ruajm\u00eb vot\u00ebn opozitare? Nj\u00eb propozim modest<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjenocidi elektoral i regjimit Rama n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025 tashm\u00eb ka nxjerr\u00eb n\u00eb hije edhe gjenocidin e Gaz\u00ebs. Ajo q\u00eb u zhvillua m\u00eb 11 maj nuk ishin zgjedhje por farsa m\u00eb e sh\u00ebmtuar elektorale jo vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb shqiptare por edhe at\u00eb globale. Sipas dokumentimit rigoroz t\u00eb doktor Sali Berish\u00ebs krimi i organizuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22963","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22963\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}