{"id":22939,"date":"2025-05-26T08:53:06","date_gmt":"2025-05-26T08:53:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/26\/analiza-raportet-shba-izrael-dhe-harta-e-re-diplomatike-ne-lindjen-e-mesme\/"},"modified":"2025-05-26T08:53:06","modified_gmt":"2025-05-26T08:53:06","slug":"analiza-raportet-shba-izrael-dhe-harta-e-re-diplomatike-ne-lindjen-e-mesme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/26\/analiza-raportet-shba-izrael-dhe-harta-e-re-diplomatike-ne-lindjen-e-mesme\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Raportet SHBA-Izrael dhe harta e re diplomatike n\u00eb Lindjen e Mesme"},"content":{"rendered":"<p>Asgj\u00eb nuk e p\u00ebrshkruan m\u00eb mir\u00eb izolimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, sesa imazhi i presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Donald Trump, duke i shtr\u00ebnguar duart me presidentin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Siris\u00eb, Ahmed al-Sharaa, nj\u00eb person q\u00eb vler\u00ebsohet nga Izraeli si \u201cterrorist i Al-Kaed\u00ebs i veshur me kostum\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi ka potencial. Ai \u00ebsht\u00eb burr\u00ebshtetas i v\u00ebrtet\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Trumpi p\u00ebr al-Sharaan, pas takimit me t\u00eb, jav\u00ebn q\u00eb shkoj n\u00eb Riad t\u00eb Arabis\u00eb Saudite, q\u00eb u b\u00eb i mundur nga homologu i tij saudit, me t\u00eb cilin presidenti amerikan n\u00ebnshkroi disa marr\u00ebveshje n\u00eb armatim, biznes dhe n\u00eb teknologji.<\/p>\n<p>Turneu kat\u00ebrditor i Trumpit n\u00eb Arabin\u00eb Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishte m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb spektak\u00ebl diplomatik i shoq\u00ebruar nga marr\u00ebveshje frytdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr investime.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, ky turne betonoi nj\u00eb rend t\u00eb ri n\u00eb Lindjen e Mesme q\u00eb udh\u00ebhiqet nga shtetet sunite \u2013 nj\u00eb rend q\u00eb si i till\u00eb eklipson boshtin e rezistenc\u00ebs s\u00eb Iranit, si dhe e l\u00eb Izraelin anash, sipas disa burimeve t\u00eb af\u00ebrta me agjencin\u00eb e lajmeve Reuters.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb frustrimit gjithmon\u00eb e n\u00eb rritje t\u00eb Washingtonit me d\u00ebshtimin e Izraelit p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb arm\u00ebpushimit n\u00eb Gaza, turneu i Trumpit e injoroi plot\u00ebsisht Netanyahun, aleatin e ngusht\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs i cili ishte lideri i par\u00eb i huaj q\u00eb e vizitoi Washingtonin pas rikthimit t\u00eb Trumpit n\u00eb muajin janar.<\/p>\n<p>Mesazhi ishte kristal i past\u00ebr: n\u00eb vizionin m\u00eb pak ideologjik, dhe m\u00eb t\u00eb prir\u00eb p\u00ebr rezultate t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb Trumpit n\u00eb Lindjen e Mesme, Netanyahu nuk mund t\u00eb varej m\u00eb nga mb\u00ebshtetja e pakusht\u00ebzuar e SHBA-s\u00eb p\u00ebr agjend\u00ebn e tij t\u00eb orientuar nga e djathta n\u00eb kuptimin ideologjik.<\/p>\n<p>\u201cKjo administrat\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e frustruar me Netanyahun dhe ky frustrim po tregohet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb David Schenker, ish-zyrtar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e Lindjes s\u00eb Af\u00ebrt n\u00ebn mandatin e ish-presidentit republikan George W. Bush.<\/p>\n<p>\u201cAta funksionojn\u00eb vet\u00ebm dhe vet\u00ebm p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve ku fitojn\u00eb di\u00e7ka, dhe Netanyahu nuk po iu ofron asgj\u00eb p\u00ebr momentin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Burime t\u00eb af\u00ebrta me Reutersin kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se SHBA-ja nuk do t\u2019ia kthej\u00eb shpin\u00ebn Izraelit, dhe se ai vazhdon t\u00eb mbes\u00eb aleati m\u00eb vital e m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Amerik\u00ebs, mb\u00ebshtetja p\u00ebr t\u00eb cilin i ka rr\u00ebnj\u00ebt e thella dhe \u00ebsht\u00eb dypartiake.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo q\u00ebllimi i administrat\u00ebs s\u00eb Trumpit ishte q\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ohet nj\u00eb mesazh n\u00eb drejtim t\u00eb Netanyahut, p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb me dije se SHBA-ja ka interesat e saj n\u00eb Lindjen e Mesme dhe nuk parap\u00eblqen q\u00eb ai ta bllokoj\u00eb rrug\u00ebn e tyre, kan\u00eb shtuar burimet.<\/p>\n<p>Humbja e durimit nga SHBA-ja nuk e ka burimin vet\u00ebm prej refuzimit t\u00eb kryeministri izraelit p\u00ebr t\u00eb negociuar arm\u00ebpushimin n\u00eb Gaz\u00eb, por gjithashtu nga kund\u00ebrshtimi i k\u00ebtij t\u00eb fundit me fillimin e bisedimeve b\u00ebrthamore mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Iranit.<\/p>\n<p>Zyra e Netanyahut ka refuzuar t\u2019u p\u00ebrgjigjet thirrjeve p\u00ebr komente. Gjithashtu nuk ka l\u00ebshuar ndonj\u00eb deklarat\u00eb publike sa i p\u00ebrket vizit\u00ebs rajonale t\u00eb Trumpit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ka theksuar se Trumpi \u00ebsht\u00eb mik i Izraelit.<\/p>\n<p>\u201cNe vazhdojm\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb ngusht\u00eb me aleatin ton\u00eb, Izraelin, p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb pengjet e mbajtura n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs t\u00eb lirohen, q\u00eb Irani t\u00eb mos zhvilloj\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore, dhe t\u00eb forcohet siguria rajonale n\u00eb Lindjen e Mesme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, James Hewitt.<\/p>\n<p>Teksa publikisht k\u00ebmb\u00ebngulet se marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Izrael mbesin t\u00eb forta, zyrtar\u00ebt e administrat\u00ebs s\u00eb Trumpit kan\u00eb shprehur privatisht nervozizmin e tyre me kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb e Netanyahut p\u00ebr t\u2019u rreshtuar me politikat e Washingtonit mbi Gaz\u00ebn dhe Iranin, sipas burimeve t\u00eb af\u00ebrta me \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb burime rajonale dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht burimet per\u00ebndimore kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se \u00e7arjet mes SHBA-s\u00eb dhe Izraelit kan\u00eb ekzistuar edhe para turneut rajonal t\u00eb Trumpit.<\/p>\n<p>Tensioni e ka zanafill\u00ebn n\u00eb udh\u00ebtimin e Netanyahut drejt Washingtonit p\u00ebr vizit\u00ebn e tij t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb prill, tek kishte k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e Trumpit p\u00ebr sulme ushtarake kund\u00ebr bazave nukleare t\u00eb Iranit, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zbuluar, p\u00ebr habin\u00eb e tij, se Trumpi preferon qasje m\u00eb diplomatike.<\/p>\n<p>I njohur p\u00ebr q\u00ebndrimet e tij t\u00eb pal\u00ebkundura kund\u00ebr Iranit, Netanyahu u kap n\u00eb befasi, kur e mori vesh disa or\u00eb para takimit t\u00eb tij me presidentin amerikan se negociatat do t\u00eb fillonin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb jav\u00ebve n\u00eb vazhdim, deklarata e Trumpit p\u00ebr arm\u00ebpushim me grupin militant Houthi n\u00eb Jemen, normalizimi i raporteve me lidershipin e ri islamik t\u00eb Siris\u00eb dhe l\u00ebnia anash e Izraelit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb rajon, tregon se marr\u00ebdh\u00ebniet tradicionalisht t\u00eb ngushta kan\u00eb p\u00ebsuar \u00e7arje t\u00eb dukshme.<\/p>\n<p>David Makovsky, hulumtues n\u00eb \u201cInstitutin e Washingtonit\u201d, ku ai drejton nj\u00eb projekt mbi marr\u00ebdh\u00ebniet arabo-izraelite, ka th\u00ebn\u00eb se Washingtoni zyrtar dhe Tel-Avivi \u201cnuk duket se jan\u00eb m\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve madhore, t\u00eb pakt\u00ebn jo si\u00e7 ishin n\u00eb 100 dit\u00ebt e para t\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Trumpit\u201d.<\/p>\n<p>Gaza si pika prer\u00ebse<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, Trumpi e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se d\u00ebshironte nj\u00eb arm\u00ebpushim n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs dhe lirimin e t\u00eb gjitha pengjeve para se ai t\u00eb kthehej n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, disa muaj pasi Trumpi u betua president p\u00ebr her\u00ebn e dyt\u00eb, Netanyahu ka vazhduar t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb thirrjet p\u00ebr arm\u00ebpushim, rrjedhimisht duke zgjeruar ofensiv\u00ebn ushtarake, si dhe nuk ka ofruar ndonj\u00eb plan t\u00eb pasluft\u00ebs. Numri i t\u00eb vdekurve n\u00eb Gaz\u00eb ka tejkaluar shifr\u00ebn 52,900 n\u00eb dit\u00ebt e fundit, sipas zyrtar\u00ebve lokal\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>Lufta \u2013 e cila ka nxitur reagim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs humanitare n\u00eb Gaza \u2013 kishte filluar si pasoj\u00eb e sulmit t\u00eb grupit militant Hamas n\u00eb Izrael, m\u00eb 7 tetor t\u00eb vitit 2023, nga i cili mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb afro 1,200 persona dhe u kap\u00ebn rreth 250 pengje.<\/p>\n<p>\u00c7do shpres\u00eb, se vizita rajonale e Trumpit do t\u00eb betononte imazhin e tij si paqeb\u00ebr\u00ebs dhe do t\u00eb shpallte fundin e luft\u00ebs shkat\u00ebrrimtare, p\u00ebrfundimisht u shua.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, Netanyahu \u2013 i cili akuzohet p\u00ebr krime lufte n\u00eb Gaza prej Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale \u2013 ka rip\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebllimin e tij p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar Hamasin. Netanyahu ka dal\u00eb po ashtu para gjykat\u00ebs n\u00eb Izrael n\u00eb lidhje me akuzat p\u00ebr korrupsion, t\u00eb cilat i mohon plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Paralelisht me p\u00ebrfundimin e vizit\u00ebs s\u00eb Trumpit, Izraeli zgjeroi ofensiv\u00ebn ushtarake n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs. Deri m\u00eb tani, sulmet ajrore kan\u00eb vrar\u00eb qindra palestinez\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Prioriteti tjet\u00ebr i Trumpit \u2013 zgjerimi i Akordeve Abrahamike (nj\u00eb seri marr\u00ebveshjesh historike p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Izraelit dhe disa vendeve arabe, t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nga SHBA-ja, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb presidentit Trump) q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb normalizimin e raporteve nd\u00ebrmjet Izraelit dhe shteteve arabe, p\u00ebrfshir\u00eb Arabin\u00eb Saudite \u2013 \u00ebsht\u00eb bllokuar po ashtu nga mosgatishm\u00ebria e Netanyahut.<\/p>\n<p>Riadi zyrtar e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk do t\u2019i normalizoj\u00eb raportet me Izraelin derisa lufta t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatitet terreni q\u00eb d\u00ebrgon n\u00eb krijimin e shtetit t\u00eb ri palestinez, gj\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtohet nga Netanyahu.<\/p>\n<p>\u201cAi s\u2019ka kurrfar\u00eb strategjie, asnj\u00eb plan t\u00eb pasluft\u00ebs p\u00ebr Gaz\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Schenker.<\/p>\n<p>Publikisht, vet\u00eb Trumpi ka mohuar pretendimet rreth prishjes s\u00eb raporteve. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr transmetuesin amerikan, Fox News, Trumpi ka deklaruar se nuk \u00ebsht\u00eb i frustruar me Netanyahun, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po ashtu shtoi se po ballafaqohet me \u201cnj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d sa i p\u00ebrket luft\u00ebs n\u00eb Gaz\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Trumpi po ec\u00ebn p\u00ebrpara pa Netanyahun. Duke ndjekur interesin komb\u00ebtar, presidenti amerikan po i prin nj\u00eb riorganizimi t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane n\u00eb drejtim t\u00eb shteteve sunite, t\u00eb kryesuara nga Riadi i pasur me naft\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burim rajonal ka th\u00ebn\u00eb se vizita e presidentit amerikan e ka kuror\u00ebzuar rolin e Arabis\u00eb Saudite si lider i bot\u00ebs arabe sunite. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, vitet e tejkalimit iranian \u2013 dhe goditjet e r\u00ebnda ushtarake t\u00eb Izraelit ndaj grupeve militante t\u00eb tij si Hamasi n\u00eb Gaza dhe Hezbollahu n\u00eb Liban \u2013 e kan\u00eb tkurrur fuqin\u00eb rajonale shiite t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>\u201cIrani e kishte rolin kryesore; tanim\u00eb Arabia Saudite ka hyr\u00eb n\u00eb loj\u00eb me mjete t\u00eb tjera: ekonomi, para, investime\u201d, ka th\u00ebn\u00eb burimi rajonal i lartcekur.<\/p>\n<p>Rritja sunite<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Netanyahu udh\u00ebhoqi betej\u00ebn kund\u00ebr Iranit, rendi i ri rajonal \u00ebsht\u00eb duke u nd\u00ebrtuar nga Riadi, Doha dhe Abu Dhabi.<\/p>\n<p>K\u00ebto monarki t\u00eb Gjirit Persik jan\u00eb t\u00eb prira t\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb arm\u00ebt m\u00eb t\u00eb sofistikuara, q\u00eb i mbrojn\u00eb ato nga sulmet e Iranit dhe grupeve t\u00eb tij satelite, si dhe t\u00eb sigurojn\u00eb blerjen e \u00e7ipave amerikan\u00eb dhe teknologjis\u00eb s\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>Ato kan\u00eb gjetur nj\u00eb partner t\u00eb gatsh\u00ebm e t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb presidentin amerikan, politika e jashtme e t\u00eb cilit ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrzihet me interesat financiare t\u00eb familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Katar, gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb turneut t\u00eb tij, Trumpit iu ofrua nj\u00eb avion luksoz i kompanis\u00eb Boeing, dhe u mir\u00ebprit me buj\u00eb mbret\u00ebrore q\u00eb i ka hije nj\u00eb monarku. Mes nj\u00eb ceremonie luksoze, vall\u00ebzimeve me shpata, nj\u00eb parade kalor\u00ebsie dhe nj\u00eb banketi mbret\u00ebror, Trumpi pati deklaruar se Katari \u2013 i cili ka ofruar mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe financiare p\u00ebr Hamasin \u2013 ishte \u201cabsolutisht duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb ndihmonte\u201d me kriz\u00ebn izraelite t\u00eb pengjeve.<\/p>\n<p>Deklarata e Trumpit u prit me nervoziz\u00ebm n\u00eb Tel-Aviv, teksa zyrtar\u00ebt izraelit\u00eb e shohin Doh\u00ebn si financuesin kryesor t\u00eb nj\u00ebrit prej armiqve t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrbetuar.<\/p>\n<p>Shum\u00eb izraelit\u00eb \u201cnuk e kuptojn\u00eb sesa qendror \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Katari p\u00ebr Shtetet e Bashkuara\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Yoel Guzansky, nj\u00eb an\u00ebtar i lart\u00eb n\u00eb Institutin p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Tel Avivit, tek ka n\u00ebnvizuar se vendi ka baz\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake amerikane n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa lidhjet e Katarit me Hamasin p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Izraelin, burimet e gazit natyror, fuqia financiare dhe ndikimi diplomatik e kan\u00eb kthyer monarkin\u00eb n\u00eb aleat t\u00eb domosdosh\u00ebm t\u00eb Washingtonit, ka shtuar Guzansky.<\/p>\n<p>N\u00eb total, Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ka llogaritur se turneu ka siguruar m\u00eb shum\u00eb se 2 trilion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb investime p\u00ebr ekonomin\u00eb amerikane \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb porosit\u00eb e shumta p\u00ebr avion\u00ebt e kompanis\u00eb Boeing, marr\u00ebveshjet p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pajisje ushtarake t\u00eb prodhuara n\u00eb SHBA, dhe marr\u00ebveshjet e ndryshme n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrllogaritje e Reutersit e vendos vler\u00ebn e marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb rreth 700 miliard\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Arabin\u00eb Saudite, Trumpi u dakordua p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje rekorde t\u00eb armatimit me Riadin zyrtar, n\u00eb vler\u00eb prej 142 miliard\u00eb dollar\u00ebve. K\u00ebto l\u00ebvizje shkaktuan frik\u00eb se Izraeli mund t\u00eb humbas\u00eb superioritetin e tij ajror n\u00eb rajon, n\u00ebse Arabia Saudite siguron avion\u00eb ushtarak\u00eb \u201cLockhead F-35\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb nj\u00eb riorganizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve SHBA-Arabi Saudite, Trumpi u ka ofruar saudit\u00ebve liri t\u00eb veprimit, n\u00eb kuadrin e normalizimit t\u00eb raporteve me Izraelin, tek iu ka th\u00ebn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtij vendi se mund t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, Trumpi po negocion investime n\u00eb energjin\u00eb b\u00ebrthamore p\u00ebr q\u00ebllime civile t\u00eb udh\u00ebhequra nga SHBA-ja p\u00ebr Arabin\u00eb Saudite \u2013 tjet\u00ebr marr\u00ebveshje kjo q\u00eb ka nxitur shqet\u00ebsim n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>Shtetet sunite gjithashtu kan\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara agjendat e tyre. Njoftimi i befasish\u00ebm i Trumpit gjat\u00eb turneut t\u00eb tij se do t\u00eb hiqte sanksionet ndaj Siris\u00eb \u2013 ndryshim ky madhor n\u00eb politik\u00ebn amerikane \u2013 ndodhi si rezultat i rekomandimit t\u00eb Arabis\u00eb Saudite dhe i anashkalimit t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Izraelit.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb vitit q\u00eb shkoi, kur Sharaa rr\u00ebzoi regjimin e autokratit Bashar al-Assad, Washingtoni kishte nj\u00eb shp\u00ebrblim prej 10 milion\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr ta kapur at\u00eb.<\/p>\n<p>Vendet e Gjirit kan\u00eb vler\u00ebsuar po ashtu vendimin e Trumpit p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e luftimeve me rebel\u00ebt Houthi n\u00eb Jemen, pjes\u00eb e boshtit t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb Iranit, e cila u dha fund operacioneve t\u00eb kushtueshme ushtarake t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Detin e Kuq. Lajm\u00ebrimi, i cili pasoi hapjen e bisedimeve nukleare me Iranin, u b\u00eb dy dit\u00eb pasi nj\u00eb raket\u00eb e Houthive kishte goditur aeroportin e Ben Gurionit n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>\u201cIzraeli po duket \u00e7do her\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb prish\u00ebs, i cili q\u00ebndron jo vet\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e SHBA-s\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, teksa p\u00ebrpiqet t\u00eb riform\u00ebsoj\u00eb rajonin sipas sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb vet\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit t\u00eb Assadit dhe Hezbollahut, dhe ndoshta t\u2019i jap fund luft\u00ebs n\u00eb Gaz\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Guzansky, ish-koordinator i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Iranit dhe Gjirit n\u00eb K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>Teksa qeveria djathtiste e Netanyahut vazhdon t\u00eb ruaj\u00eb qet\u00ebsin\u00eb kur bie fjala te vizita e Trumpit, mediat n\u00eb Izrael kan\u00eb ngritur z\u00ebrin se marr\u00ebdh\u00ebnia e vendit me aleatin e tij m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb g\u00ebrryer.<\/p>\n<p>Opozitar\u00ebt e kan\u00eb kritikuar kryeministrin se po lejon q\u00eb Izraeli t\u00eb mbes\u00eb i anashkaluar, nd\u00ebrsa aleancat e vjetra po rikonfigurohen.<\/p>\n<p>Ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett, q\u00eb po p\u00ebrgatitet t\u00eb rikthehet n\u00eb sken\u00ebn politike, ka l\u00ebshuar nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Netanyahut, duke shp\u00ebrfaqur ndjenj\u00ebn alarmuese q\u00eb ve\u00e7se e ka kapluar shumic\u00ebn e elit\u00ebs politike dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>\u201cLindja e Mesme po p\u00ebrjeton ndryshime tektonike para syve tan\u00eb, armiqt\u00eb tan\u00eb po b\u00ebhen akoma e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, nd\u00ebrsa Netanyahu \u2026 dhe klika e tij jan\u00eb t\u00eb paralizuar, pasiv\u00eb, sikur nuk ekzistojn\u00eb fare\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetin social X.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/analiza-raportet-shba-izrael-dhe-harta-e-re-diplomatike-ne-lindjen-e-mesme\/\">Analiza\/ Raportet SHBA-Izrael dhe harta e re diplomatike n\u00eb Lindjen e Mesme<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Asgj\u00eb nuk e p\u00ebrshkruan m\u00eb mir\u00eb izolimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, sesa imazhi i presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Donald Trump, duke i shtr\u00ebnguar duart me presidentin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Siris\u00eb, Ahmed al-Sharaa, nj\u00eb person q\u00eb vler\u00ebsohet nga Izraeli si \u201cterrorist i Al-Kaed\u00ebs i veshur me kostum\u201d. \u201cAi ka potencial. Ai \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22939","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22939\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}