{"id":22904,"date":"2025-05-25T22:00:05","date_gmt":"2025-05-25T22:00:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/25\/nje-politikan-biznesmen-si-po-ben-para-trump-me-shtepine-e-bardhe\/"},"modified":"2025-05-25T22:00:05","modified_gmt":"2025-05-25T22:00:05","slug":"nje-politikan-biznesmen-si-po-ben-para-trump-me-shtepine-e-bardhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/25\/nje-politikan-biznesmen-si-po-ben-para-trump-me-shtepine-e-bardhe\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb politikan-biznesmen\/ Si po b\u00ebn para Trump me Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kur Hillary Clinton ishte Zonja e Par\u00eb, shp\u00ebrtheu nj\u00eb skandal mbi nj\u00eb fitim 100,000 dollar\u00eb nga nj\u00eb investim 1,000 dollar\u00ebsh n\u00eb tregun e shitblerjes s\u00eb kafsh\u00ebve. Edhe pse kishte ndodhur 12 vjet para se burri i saj t\u00eb b\u00ebhej president, \u00e7\u00ebshtja zgjati me jav\u00eb dhe detyroi Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb t\u00eb niste nj\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Tridhjet\u00eb e nj\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, pas nj\u00eb darke n\u00eb Mar-a-Lago, Jeff Bezos ra dakord t\u00eb financoj\u00eb nj\u00eb film promovues p\u00ebr Melania Trump, q\u00eb do t\u2019i sjell\u00eb asaj rreth 28 milion\u00eb dollar\u00eb fitim direkt \u2013 280 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se rasti Clinton, dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb nga nj\u00eb njeri q\u00eb ka interesa t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta te politikat e qeveris\u00eb s\u00eb burrit t\u00eb saj. Ishte skandal? Pati protesta? Uashingtoni vazhdoi pun\u00ebn sikur asgj\u00eb t\u00eb mos kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Trump\u00ebt nuk jan\u00eb familja e par\u00eb presidenciale q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga pushteti, por asnj\u00eb nuk e ka monetizuar presidenc\u00ebn n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn dhe guximin q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ata. Familja Trump dhe partner\u00ebt e tyre t\u00eb biznesit kan\u00eb p\u00ebrfituar 320 milion\u00eb dollar\u00eb nga nj\u00eb kriptomonedh\u00eb e re, kan\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar marr\u00ebveshje p\u00ebr pasuri t\u00eb paluajtshme jasht\u00eb vendit q\u00eb kapin miliarda dhe po hapin nj\u00eb klub ekskluziv n\u00eb Uashington t\u00eb quajtur \u201cExecutive Branch\u201d, me an\u00ebtar\u00ebsi q\u00eb kushton 500,000 dollar\u00eb p\u00ebr person \u2013 dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto vet\u00ebm n\u00eb muajt e fundit.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, Katari i dhuroi Trumpit nj\u00eb avion luksoz, jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorim zyrtar por q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb bibliotek\u00ebn e tij presidenciale. Ekspert\u00ebt e kan\u00eb vler\u00ebsuar avionin, i dhuruar formalisht Forcave Ajrore, me nj\u00eb vler\u00eb 200 milion\u00eb dollar\u00eb \u2013 m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha dhuratat e huaja p\u00ebr president\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Trump gjithashtu organizoi nj\u00eb dark\u00eb ekskluzive n\u00eb klubin e tij n\u00eb Virxhinia p\u00ebr 220 investitor\u00eb n\u00eb kriptomonedh\u00ebn $TRUMP q\u00eb ai nisi disa dit\u00eb para se t\u00eb merrte detyr\u00ebn. Biletat e hyrjes u shit\u00ebn haptazi n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb investuar \u2013 jo p\u00ebr nj\u00eb fond fushate, por p\u00ebr nj\u00eb biznes q\u00eb i sjell p\u00ebrfitime personale presidentit.<\/p>\n<p>Cheng Lu, nj\u00eb investitor nga Shangai n\u00eb kriptomonedh\u00ebn memecoin t\u00eb Presidentit Trump, duke dal\u00eb nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas standardeve tradicionale t\u00eb Uashingtonit, administrata e dyt\u00eb e Trump \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kandidate e fort\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin m\u00eb t\u00eb paskrupullt t\u00eb pushtetit n\u00eb historin\u00eb amerikane, ndoshta duke l\u00ebn\u00eb pas edhe skandalet si Teapot Dome, Watergate dhe t\u00eb tjer\u00eb, shkruan New York Times.<\/p>\n<p>\u201cKam 50 vjet q\u00eb studioj dhe shkruaj p\u00ebr korrupsionin dhe ende koka m\u00eb sillet v\u00ebrdall\u00eb\u201d, tha Michael Johnston, profesor emeritus n\u00eb Universitetin Colgate dhe autor i disa librave p\u00ebr korrupsionin n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, nj\u00eb nga shenjat m\u00eb t\u00eb qarta se sa shum\u00eb Trump e ka transformuar Uashingtonin q\u00eb nga rikthimi n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb normalizimi i planeve p\u00ebr p\u00ebrfitime personale, q\u00eb dikur do t\u00eb shkaktonin hetime, d\u00ebshmi n\u00eb Kongres dhe reagim t\u00eb ashp\u00ebr publik. Vdekja e indinjat\u00ebs, ose ndryshe mungesa e indinjat\u00ebs n\u00eb epok\u00ebn Trump \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se sa shum\u00eb i ka l\u00ebvizur presidenti vijat morale n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Trump, presidenti i par\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr vepra penale q\u00eb zgjidhet n\u00eb detyr\u00eb, ka fshir\u00eb \u00e7do kufi etik dhe ka \u00e7montuar mjetet e llogaridh\u00ebnies q\u00eb\u00a0 frenonin m\u00eb par\u00eb paraardh\u00ebsit e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb post. S\u2019ka m\u00eb hetime zyrtare sepse ai \u00ebsht\u00eb kujdesur t\u00eb mos ket\u00eb. Ka shkarkuar inspektor\u00ebt e qeveris\u00eb, organet e etik\u00ebs, ka em\u00ebruar besnik\u00ebt e tij politik\u00eb n\u00eb drejtimin e Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, FBI-s\u00eb dhe agjencive rregullatore, dhe dominon nj\u00eb Kongres t\u00eb kontrolluar nga republikan\u00ebt q\u00eb nuk ka vullnet t\u00eb zhvilloj\u00eb hetime.<\/p>\n<p>Si rezultat, edhe pse kritik\u00ebt demokrat\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb nxjerrin n\u00eb pah dhe t\u00eb denoncojn\u00eb aktivitetet e tij, ata nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb fitojn\u00eb v\u00ebmendje pa mekanizmat zyrtar\u00eb q\u00eb dikur garantonin transparenc\u00eb. Dhe n\u00eb koh\u00ebn kur Trump gjeneron nj\u00eb histori t\u00eb re \u00e7do dit\u00eb, si m\u00eb shum\u00eb tarifa p\u00ebr aleat\u00ebt, m\u00eb shum\u00eb hakmarrje p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt, m\u00eb shum\u00eb sfida ndaj gjykatave, asnj\u00eb mas\u00eb ndaj tij nuk q\u00ebndron mjaftuesh\u00ebm n\u00eb krye t\u00eb lajmeve p\u00ebr t\u00eb ngacmuar opinionin publik.<\/p>\n<p>Paul Rosenzweig, ish-k\u00ebshilltar n\u00eb hetimin e Ken Starr ndaj Bill Clinton dhe m\u00eb pas zyrtar n\u00eb administrat\u00ebn e George W. Bush, tha se mungesa e reagimeve ndaj shkeljeve-norma t\u00eb Trump e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb dyshoj\u00eb n\u00ebse publiku ndonj\u00ebher\u00eb e ka pasur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb problem korrupsionin.<\/p>\n<p>\u201cOse publikut nuk i ka interesuar kurr\u00eb, ose i ka interesuar por nuk i intereson m\u00eb\u201d, tha ai. \u201cP\u00ebr mua, 80% nuk i ka interesuar kurr\u00eb, dhe 20% jan\u00eb t\u00eb lodhur dhe t\u00eb tejmbushur.\u201d<\/p>\n<p>\u201cIndinjata s\u2019ka vdekur,\u201d shtoi Rosenzweig. \u201cAjo ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb fantazi e elitave.\u201d<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb e mbron veprimtarin\u00eb e Trump duke th\u00ebn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb aq i pasur sa s\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb para.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti po respekton t\u00eb gjitha ligjet mbi konfliktin e interesit q\u00eb i aplikohen presidentit,\u201d tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja Karoline Leavitt. \u201cPubliku amerikan mendon se \u00ebsht\u00eb absurde t\u00eb sugjerohet se ky president po p\u00ebrfiton nga presidenca. Ai ishte i suksessh\u00ebm p\u00ebrpara se t\u00eb linte gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer publikisht vendit.\u201d<\/p>\n<p>Por t\u00eb thuash se po respekton ligjet mbi konfliktin e interesit nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb \u2013 sepse si\u00e7 ka pranuar vet\u00eb Trump, k\u00ebto ligje nuk zbatohen p\u00ebr presidentin. Dhe n\u00eb fakt, ai nuk e ka l\u00ebn\u00eb biznesin. Ai vazhdon t\u00eb fitoj\u00eb nga interesat private q\u00eb administrohen nga djemt\u00eb e tij, dhe sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb pavarura, nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb sakrific\u00eb financiare duke hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Revista Forbes e vler\u00ebsoi pasurin\u00eb neto t\u00eb Trump n\u00eb mars n\u00eb 5.1 miliard\u00eb dollar\u00eb, 1.2 miliard\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Dhe m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Djemt\u00eb e presidentit nuk e fshehin p\u00ebrbuzjen ndaj ideve p\u00ebr kufizimin e aktiviteteve t\u00eb tyre. Donald Trump Jr. tha se familja ishte p\u00ebrmbajtur gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb dhe gjithsesi u kritikua, ndaj tani \u201cnuk ka kuptim t\u00eb p\u00ebrmbahemi m\u00eb.\u201d \u201cDo t\u00eb t\u00eb godasin \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh,\u201d tha jav\u00ebn e kaluar n\u00eb nj\u00eb forum biznesi n\u00eb Katar. \u201cK\u00ebshtu q\u00eb ne thjesht do luajm\u00eb loj\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>Dhurata e Qatar Boeing 747<\/p>\n<p>Ka shenja t\u00eb lehta pak\u00ebnaq\u00ebsie publike. Dhurata e avionit nga Katari u duk se t\u00ebrhoqi v\u00ebmendje m\u00eb shum\u00eb se ngjarjet e tjera. Nj\u00eb sondazh i Harvard\/CAPS Harris tregoi se 62% e amerikan\u00ebve besojn\u00eb se dhurata \u201cngre shqet\u00ebsime etike p\u00ebr korrupsionin\u201d, dhe madje figura t\u00eb djathta si Ben Shapiro dhe Laura Loomer e kritikuan.<\/p>\n<p>Tucker Carlson, ish-prezantues i Fox News dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i Trump, shprehu shqet\u00ebsim n\u00eb nj\u00eb podcast me influencuesin e djatht\u00eb Shawn Ryan:<\/p>\n<p>\u201cKjo gj\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson,\u201d tha Ryan.<\/p>\n<p>\u201cDuket si korrupsion, po,\u201d pranoi Carlson.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa disa dhjet\u00ebra protestues u mblodh\u00ebn para klubit t\u00eb golfit t\u00eb Trump, demokrat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00ebse duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohen te p\u00ebrfitimet financiare t\u00eb Trump apo tek ekonomia. Senatori Chris Murphy nga Connecticut ka zgjedhur t\u00eb flas\u00eb hapur p\u00ebr \u201ckorrupsionin e paskrupullt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKa pak gjasa q\u00eb ai t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi me mjete tradicionale,\u201d tha Murphy. \u201cNuk do t\u00eb ket\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb pavarur. Nuk do t\u00eb ket\u00eb veprim t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb gjith\u00e7ka varet nga mobilizimi publik. N\u00ebse republikan\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb humbasin zgjedhjet p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, ndoshta do ta mendojn\u00eb ndryshe bashk\u00ebpunimin e tyre.\u201d<\/p>\n<p>Trump premtoi dikur se do ta \u201cthante k\u00ebnet\u00ebn\u201d e Uashingtonit nga korrupsioni i politikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb vitin 2016 kur kandidoi p\u00ebr president, ai kritikoi Clinton\u00ebt p\u00ebr pranimin e parave nga Arabia Saudite dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme \u2013 megjith\u00ebse k\u00ebto para shkonin p\u00ebr fondacionin e tyre bamir\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, parat\u00eb q\u00eb tani familja Trump po sjell nga Lindja e Mesme shkojn\u00eb direkt n\u00eb xhepat e tyre, p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve q\u00eb jan\u00eb dokumentuar nga The New York Times.<\/p>\n<p>Profesori Johnston e p\u00ebrshkroi familjen Trump si \u201crast ekstrem, jo vet\u00ebm p\u00ebr nga termat financiare, por edhe p\u00ebr munges\u00ebn e turpit\u201d n\u00eb lidhje me standartet e s\u00eb shkuar\u00ebs. \u201cNe mund t\u00eb mos biem dakort p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e politikave t\u00eb ndryshme, por presidenti dhe zyrtar\u00ebt duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb interesin publik, jo at\u00eb personal,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb, Trump premtoi t\u2019i respektonte k\u00ebto standarte duke mos b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje jasht\u00eb vendit. Por q\u00eb at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr 34 vepra penale mes t\u00eb cilave falsifikim t\u00eb bilanceve t\u00eb biznesit, \u00ebsht\u00eb gjetur fajtor n\u00eb gjykat\u00eb civile p\u00ebr mashtrim, dhe Gjykata e Lart\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb imunitet p\u00ebr veprime zyrtare. N\u00eb mandatin e dyt\u00eb, ai e ka hequr \u00e7do fasad\u00eb t\u00eb etik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAi as nuk p\u00ebrpiqet m\u00eb t\u00eb duket sikur po b\u00ebn gj\u00ebn\u00eb e duhur,\u201d tha Fred Wertheimer, nga organizata Democracy 21, nj\u00eb avokat i vazhduesh\u00ebm i etik\u00ebs shtet\u00ebrore. \u201cS\u2019ka asgj\u00eb n\u00eb historin\u00eb amerikane q\u00eb t\u00eb krahasohet me p\u00ebrdorimin e presidenc\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfitime personale. Asgj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Republikan\u00ebt n\u00eb Kongres harxhuan vite t\u00eb t\u00ebra duke hetuar Hunter Biden p\u00ebr tregtin\u00eb q\u00eb b\u00ebri duke shfryt\u00ebzuar mbiemrin e tij, duke e quajtur madje \u201cFamilja Kriminale Biden\u201d. Por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fitimet e Hunter ishin nj\u00eb fraksion i vog\u00ebl krahasuar me ato t\u00eb Trump\u00ebve, republikan\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb interes t\u00eb hetojn\u00eb financat e familjes presidenciale aktuale.<\/p>\n<p>\u201cPubliku amerikan \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me korrupsionin e Donald Trump, sepse Partia Republikane dhe presidenti nuk i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr,\u201d tha J. Michael Luttig, ish-gjyqtar konservator i apelit dhe tani kritik i Trump.<\/p>\n<p>Trump nuk shfaq asnj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr faktin q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb i japin para familjes s\u00eb tij kan\u00eb interesa n\u00eb politikat qeveritare. Disa nga investitor\u00ebt e kriptos q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb dark\u00ebn e s\u00eb enjtes, e pranuan se po p\u00ebrfitonin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb rregullim m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr industrin\u00eb. Sipas nj\u00eb videoje t\u00eb siguruar nga The Times, Trump i premtoi se nuk do t\u00eb jet\u00eb aq i ashp\u00ebr sa administrata Biden.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga t\u00eb ftuarit n\u00eb \u201cTrump National Golf Club\u201d ishte Justin Sun, miliarder kinez, q\u00eb bleu mbi 40 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb $TRUMP, duke siguruar akses n\u00eb nj\u00eb pritje VIP me presidentin. Komisioni i Letrave me Vler\u00eb e akuzoi p\u00ebr mashtrim n\u00eb vitin 2023, por pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs nga Trump, \u00e7\u00ebshtja u pezullua.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa si Bezos, ashtu edhe Katari, t\u00eb dy kan\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e Trump. N\u00eb mandatin e par\u00eb, Trump, i irrituar nga Washington Post (n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bezos), urdh\u00ebroi disa her\u00eb gjobitjen e kompanis\u00eb s\u00eb tij kryesore, Amazon, duke i rritur tarifat postare dhe duke i refuzuar nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb majme me Pentagonin. Ai gjithashtu e quajti Katarin \u201cfinancues t\u00eb terrorizmit\u201d dhe e izoloi nga ana diplomatike. Por n\u00eb mandatin e dyt\u00eb, s\u2019ka m\u00eb asnj\u00eb kritik\u00eb p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Trump gjithashtu ka em\u00ebruar aleat\u00eb me konflikte interesi n\u00eb pozita ky\u00e7e: administratorin e NASA-s, mikun e ngusht\u00eb t\u00eb Elon Musk q\u00eb e furnizon me biliona dollar\u00eb n\u00eb kontrata dhe Pam Bondi, ish-lobiste p\u00ebr Katarin, q\u00eb firmosi ligjshm\u00ebrin\u00eb e dhurat\u00ebs s\u00eb avionit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb foto t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr mediat, Chase Herro dhe Zach Witkoff, bashk\u00ebthemelues t\u00eb World Liberty Financial, s\u00eb bashku me Donald Trump Jr., gjat\u00eb nj\u00eb eventi p\u00ebr kriptomonedhat n\u00eb Uashington, n\u00eb muajin mars.<\/p>\n<p>Zach Witkoff, bashk\u00ebthemelues i firm\u00ebs s\u00eb kriptomonedhave t\u00eb familjes Trump, World Liberty Financial, dhe bir i Steve Witkoff, i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i presidentit, njoftoi nj\u00eb marr\u00ebveshje prej 2 miliard\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, vet\u00ebm pak jav\u00eb p\u00ebrpara se i ati dhe Presidenti Trump t\u00eb udh\u00ebtonin atje p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb presidenciale.<\/p>\n<p>\u201cTrump i ka 10 vendet e para n\u00eb list\u00ebn e korrupsionit presidencial,\u201d tha Wertheimer. \u201cAi ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb \u201ckorridorin e fam\u00ebs\u201d p\u00ebr p\u00ebrdorim personal t\u00eb presidenc\u00ebs\u201d. Por sipas tij publiku do t\u00eb zgjohet. \u201cDo t\u00eb duhen koh\u00eb, por do t\u2019i dal\u00eb p\u00ebr hund\u00ebsh.\u201d\/ P\u00ebrshtati Lapsi.al nga <a href=\"https:\/\/www.nytimes.com\/2025\/05\/25\/us\/politics\/trump-money-plane-crypto.html\">New York Times<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/26\/nje-politikan-biznesmen-si-po-ben-para-trump-me-shtepine-e-bardhe\/\">Nj\u00eb politikan-biznesmen\/ Si po b\u00ebn para Trump me Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur Hillary Clinton ishte Zonja e Par\u00eb, shp\u00ebrtheu nj\u00eb skandal mbi nj\u00eb fitim 100,000 dollar\u00eb nga nj\u00eb investim 1,000 dollar\u00ebsh n\u00eb tregun e shitblerjes s\u00eb kafsh\u00ebve. Edhe pse kishte ndodhur 12 vjet para se burri i saj t\u00eb b\u00ebhej president, \u00e7\u00ebshtja zgjati me jav\u00eb dhe detyroi Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb t\u00eb niste nj\u00eb hetim. Tridhjet\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":22905,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22904","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22904","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22904"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22904\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22905"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22904"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22904"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22904"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}