{"id":22822,"date":"2025-05-25T14:01:57","date_gmt":"2025-05-25T14:01:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/25\/kemi-gabimet-tona-keqardhje-per-berishen-81-vjec-maliqi-mandatin-e-trete-e-humbem-per-shkak-te-eno-bozdos-te-fut-thiken-pas-shpine\/"},"modified":"2025-05-25T14:01:57","modified_gmt":"2025-05-25T14:01:57","slug":"kemi-gabimet-tona-keqardhje-per-berishen-81-vjec-maliqi-mandatin-e-trete-e-humbem-per-shkak-te-eno-bozdos-te-fut-thiken-pas-shpine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/25\/kemi-gabimet-tona-keqardhje-per-berishen-81-vjec-maliqi-mandatin-e-trete-e-humbem-per-shkak-te-eno-bozdos-te-fut-thiken-pas-shpine\/","title":{"rendered":"\u201cKemi gabimet tona, keqardhje p\u00ebr Berish\u00ebn 81 vje\u00e7\u2026 \u201d, Maliqi: Mandatin e tret\u00eb e humb\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb Eno Bozdos, t\u00eb fut thik\u00ebn pas shpine"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti Lefter Maliqi shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb me PD, pasi nuk u p\u00ebrfshi i dyti n\u00eb list\u00eb, megjith\u00ebse ishin dakord\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb qarkun e Beratit humb\u00ebn mandatin e tret\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb drejtuesit politik demokrat Eno Bozdo, t\u00eb cilin e akuzoi se ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr ta bojkotuar.<\/p>\n<p>Maliqi tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Report TV, se t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e opozit\u00ebs s\u00eb bashku mor\u00ebn 13 mij\u00eb vota, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb ai, mori m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje me mbi 5 mij\u00eb vota.<\/p>\n<p>\u201cNga nes\u00ebr nis turin e kontakteve t\u00eb falenderimeve n\u00eb qarkun e Beratit, takime dor\u00eb p\u00ebr dor\u00eb dhe aspak fest\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb koh\u00eb p\u00ebr fest\u00eb por p\u00ebr reflektim dhe p\u00ebr t\u2019u k\u00ebrkuar ndjes\u00eb demokrat\u00ebve. I p\u00ebrmbahem deklarat\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs  p\u00ebr fars\u00ebn elektorale t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb shum\u00eb aspekte n\u00eb qarkun e  Beratit, duke filluar nga asfalti elektoral, denoncimet n\u00eb polici edhe n\u00eb Prokurori p\u00ebr p\u00ebrdorimin e administrat\u00ebs n\u00eb orar zyrtar t\u00eb hipotek\u00ebs dhe bashkis\u00eb. Jan\u00eb p\u00ebrdorur zyrat e institucioneve n\u00eb Skrapar, Berat e kudo. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij krimi, ne kemio nevoj\u00eb p\u00ebr reflektim. Deri tani kam fituar vet\u00eb n\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn time politike, duke i dhuruar mandat t\u00eb t\u00ebr\u00eb PD n\u00eb 2009.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb e din\u00eb shqiptar\u00ebt se humbja ishte shum\u00eb pak, por beteja ligjore vazhdon ende e k\u00ebsaj dite. Por k\u00ebsaj radhe pretendoja t\u00eb isha i dyti n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve dhe mb\u00ebshtetjes popullore n\u00eb qarkun e Beratit si drejtues politik i PL, p\u00ebr t\u00eb siguruar tre mandate dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr t\u00eb 4 n\u00eb qarkun e Beratit. K\u00ebto biseda ishin b\u00ebr\u00eb me t\u00eb dy lider\u00ebt, me Met\u00ebn pa u arrestuar dhe me Berish\u00ebn. M\u00eb pas p\u00ebr shkak se iu lan\u00eb vet\u00ebm 4 mandate PL, dy n\u00eb Tiran\u00eb, Fier dhe Elbasan, pata kund\u00ebrshtime por n\u00eb fund fare u vendos.<\/p>\n<p>Mandat i tret\u00eb i qarkut t\u00eb Beratit \u00ebsht\u00eb i sigurt, me vajtjen time atje. I treti u humb drejtp\u00ebrdrejt nga drejtuesi politik i PD, Eno Bozdo. Ia kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur edhe opozit\u00ebs dhe doktor Berish\u00ebs. Meqen\u00ebse opinioni u hap se Maliqi fiton, ishte xhelozi e brendshme dhe u fokusuan t\u00eb gjith\u00eb fuqit\u00eb e PD hidh gurin e fshehur dor\u00ebn n\u00eb bashkin\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe komun\u00ebn Otllak, duhet t\u00eb isha fitues edhe m\u00eb i thell\u00eb. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u prezantova, por keqp\u00ebrdori disa struktura dhe m\u00eb ndiqte nga pas mua, madje edhe n\u00eb Skrapar.\u201d, u shpreh Maliqi.<\/p>\n<p>Ai tha se u sulmua nga t\u00eb dyja kahet,  nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shprehu bindjen se ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota.<\/p>\n<p>\u201cKjo xhelozi m\u00eb ka habitur dhe shokuar. Problemi \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb. E gjith\u00eb e djathta, 8 kandidat\u00eb s\u00eb bashku, mor\u00ebn 13 mij\u00eb vota dhe Maliqi mori 5 222 vota, duke dal\u00eb i pari n\u00eb diaspor\u00eb, Ku\u00e7ov\u00eb dhe n\u00eb Skrapar. Edhe n\u00eb Skrapar nuk pata rezultatin q\u00eb pretendoja, ku PD mori dyfishin e votave t\u00eb mia  nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dihet se Skrapari \u00ebsht\u00eb i zotit Meta. Jam i shokuar me k\u00ebt\u00eb, por e vura n\u00eb dijeni edhe zotin Berisha. Madje, nga Berisha kam pasur edhe fal\u00ebnderim edhe telefonata. Por aq e madhe ishte xhelozia, saq\u00eb marr\u00ebveshja ishte q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb kishim num\u00ebrues te flet\u00ebt e kandidat\u00ebve. Un\u00eb si drejtues politik duhet t\u00eb kisha num\u00ebrues n\u00eb \u00e7do tavolin\u00eb. Pata probleme t\u00eb m\u00ebdha, Noka m\u00eb thoshte ta mbroj un\u00eb vot\u00ebn. N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i thash\u00eb. Nga do t\u00eb ruhem un\u00eb nga demokrat\u00ebt apo socialist\u00ebt. K\u00ebsaj radhe jam habitur se pse u sulmova nga t\u00eb dy krah\u00ebt, dhe prap\u00eb mbijetova me 5222 vota nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jam i bindur se ka edhe m\u00eb shum\u00eb vota.\u201d, shtoi Maliqi.<\/p>\n<p>P\u00ebr humbjen, p\u00ebrve\u00e7 qeveris\u00eb, ai b\u00ebn fajtor edhe drejtuesit politik\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, q\u00eb sipas t\u00eb cilit \u201cishin jasht\u00eb loje\u201d. Ai sfidoi Bozdon duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb meqen\u00ebse ka mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe si\u00e7 pretendon t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen dhe t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr bashkin\u00eb e Beratit. Maliqi shprehu me siguri se do t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb humbje t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb t\u00eb fitonte Rama 83 mandate. Gabimet tona duhet t\u2019i kemi. Sali Berish\u00ebn nuk e ndiqnin dot, keqardhje 81 vje\u00e7 nga Selaniku vinte n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjysma e drejtuesve politik\u00eb ishin jasht\u00eb loje, p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit t\u00eb mbyllur. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre rrinte n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dreka. Psh Beratin e lan\u00eb zon\u00ebn t\u00eb zbuluar, vinin prezantonin kandidat\u00ebt edhe n\u00ebp\u00ebr fshatra, dhe lan\u00eb 30 fshatra n\u00eb Berat pa i prekur. Sepse merreshin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe Otllak, n\u00eb zon\u00ebn time. Mos t\u00eb dal\u00eb Maliqi. E gjith\u00eb loja \u00ebsht\u00eb q\u00eb saq\u00eb demokrat\u00ebt dhe socialist\u00ebt e zhg\u00ebnjyer thoshin se \u00e7a po b\u00ebhet me Maliqin.<\/p>\n<p>Thoshin q\u00eb mos votoni Maliqin se iu ik\u00ebn majtas. Deri k\u00ebtu arrinin. N\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb kishte kandidat\u00eb edhe nga diaspora, por nuk u mb\u00ebshtet. Tani problemi q\u00ebndron se kemi zgjedhjet lokale n\u00eb Berat, dhe i b\u00ebj nj\u00eb thirrje Eno Bozdos, t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje meqen\u00ebse ka mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb popullore, dhe t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr bashkin\u00eb  e Beratit.<\/p>\n<p>Deklaroj se humb mbi 10 mij\u00eb vota. N\u00ebse i dyti list\u00ebs humb me 6500 vota, ai humb me 10 mij\u00eb vota. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb Bozdo drejtues politik atje, n\u00ebse vazhdo me k\u00ebt\u00eb sundo dhe p\u00ebr\u00e7a, do t\u00eb humbin thell\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb. Me Eno Bozdon jo m\u00eb se nuk i shes m\u00eb demokrat\u00ebt. Njeri q\u00eb t\u00eb qesh, por t\u00eb fut thik\u00ebn pas shpine. Njeri q\u00eb nuk do demokrat\u00ebt, por shikon interesat e veta. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb i Soros, t\u00eb rrij\u00eb atje apo n\u00ebse \u00ebsht\u00eb bandit. Nuk ka asnj\u00eb arsye t\u00eb sulmosh Lefter Maliqin.\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, duhet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qeveri teknike dhe t\u00eb mbahen zgjedhjet brenda nj\u00eb viti. Por n\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ndodh, deklaroi ai, duhet t\u00eb japin dor\u00ebheqjen drejtuesit politik\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs. Ai apeloi edhe p\u00ebr nj\u00eb riorganizim t\u00eb PD.<\/p>\n<p>\u201cShpresoj q\u00eb t\u00eb kemi qeveri teknike dhe pas nj\u00eb viti t\u00eb b\u00ebhen zgjedhjet, por me drejtues politik t\u00eb devotsh\u00ebm. Sali Berisha punon, por nj\u00eb pjes\u00eb e drejtuesve politik fusin duart n\u00eb xhepa. Te listat kan\u00eb gabuar t\u00eb dyja pal\u00ebt, por PS \u00ebsht\u00eb e mir\u00eborganizuar n\u00eb shum\u00eb aspekte. Makineri e fort\u00eb shtet\u00ebrore, ishin aq t\u00eb organizuar saq\u00eb kush jan\u00eb demokrat\u00ebt, kush na voton ose jo. Kishte probleme edhe n\u00eb PS, por fitorja u mor me t\u00eb gjitha format. Nuk po them se ka bler\u00eb 83 mandate, por mbi 60 mandate fillon blerja. Te koalicioni i opozit\u00ebs mund t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb mandate, n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb apo dy m\u00eb shum\u00eb, por kjo ndodhi edhe p\u00ebr shkak t\u00eb drejtuesve politik\u00eb se duhet t\u00eb jet\u00eb i fort\u00eb n\u00eb tru dhe n\u00eb p\u00ebrballje\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/kemi-gabimet-tona-keqardhje-per-berishen-81-vjec-maliqi-mandatin-e-trete-e-humbem-per-shkak-te-eno-bozdos-te-fut-thiken-pas-shpine\/\">\u201cKemi gabimet tona, keqardhje p\u00ebr Berish\u00ebn 81 vje\u00e7\u2026 \u201d, Maliqi: Mandatin e tret\u00eb e humb\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb Eno Bozdos, t\u00eb fut thik\u00ebn pas shpine<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti Lefter Maliqi shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb me PD, pasi nuk u p\u00ebrfshi i dyti n\u00eb list\u00eb, megjith\u00ebse ishin dakord\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Sipas tij, n\u00eb qarkun e Beratit humb\u00ebn mandatin e tret\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb drejtuesit politik demokrat Eno Bozdo, t\u00eb cilin e akuzoi se ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr ta bojkotuar. Maliqi tha n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22822","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22822","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22822"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22822\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22822"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22822"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22822"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}