{"id":22671,"date":"2025-05-24T11:05:46","date_gmt":"2025-05-24T11:05:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/24\/votuesit-qe-munguan-ne-zgjedhjet-parlamentare\/"},"modified":"2025-05-24T11:05:46","modified_gmt":"2025-05-24T11:05:46","slug":"votuesit-qe-munguan-ne-zgjedhjet-parlamentare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/24\/votuesit-qe-munguan-ne-zgjedhjet-parlamentare\/","title":{"rendered":"Votuesit q\u00eb munguan n\u00eb zgjedhjet parlamentare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Gjergj Erebara <\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 28 prill 2025, gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, kryeministri Edi Rama u ndal n\u00eb nj\u00eb miting n\u00eb fshatin Petrel\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, ku deklaroi se suksesi i menaxhimit t\u00eb ekonomis\u00eb prej qeveris\u00eb s\u00eb tij po b\u00ebnte q\u00eb shum\u00eb emigrant\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>\u201c\u2026faktet tregojn\u00eb q\u00eb ajo \u00e7ka ka ndodhur me zhvillimin e Tiran\u00ebs ka impaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn rurale dhe faktikisht, sot ne jemi k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb investim t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb jan\u00eb kthyer nga emigracioni, jan\u00eb kthyer nga emigracioni dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb investim jo t\u00eb vog\u00ebl, me siguri t\u00eb suksessh\u00ebm besoj un\u00eb, q\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb dekade do ishte e pa konceptueshme t\u00eb b\u00ebhej,\u201d deklaroi ai sipas fjalimit t\u00eb publikuar n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Faktet n\u00eb fakt sugjerojn\u00eb se, fshati piktoresk i Petrel\u00ebs, ku q\u00eb her\u00ebt nj\u00eb num\u00ebr restorantesh kan\u00eb ndihmuar popullsin\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb jetes\u00eb normale, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga r\u00ebnia e popullsis\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme dhe se \u00e7ifti i kthyer nga emigracioni, p\u00ebr t\u00eb cilin foli Rama, ka gjasa t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim nga rregulli. T\u00eb dh\u00ebnat e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se numri i votuesve n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative Petrel\u00eb ka r\u00ebn\u00eb me 6% mes viteve 2021 dhe 2025. Petrela ka n\u00eb fakt nj\u00eb r\u00ebnie relativisht t\u00eb p\u00ebrmbajtur n\u00eb krahasim me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse sheh zona t\u00eb pasura apo sheh zona t\u00eb varfra. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse i hedh syt\u00eb te zonat urbane n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs apo te zonat informale n\u00eb periferi dhe as n\u00ebse sheh zonat bregdetare, ku, supozohet, turizmi duhet t\u00eb sjell\u00eb mir\u00ebqenia apo zonat malore, ku jetesa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Kudo q\u00eb sheh n\u00eb hart\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhjet e 11 majit n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb dallosh nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb konsiderueshme, numri i njer\u00ebzve q\u00eb nuk votuan dhe q\u00eb, me gjasa, nuk votuan p\u00ebr shkak se nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Votuesit q\u00eb mungojn\u00eb, sakt\u00ebsisht 200,136 vet\u00eb ose 12% e t\u00eb gjith\u00eb popullsis\u00eb votuese s\u00eb pranishme n\u00eb vitin 2021, sugjerojn\u00eb se vendi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb val\u00eb emigrimi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebrgjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit, nj\u00eb val\u00eb q\u00eb duket se ka ngr\u00ebn\u00eb 3 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vit dhe q\u00eb, sipas gjasave, do t\u00eb g\u00ebrryej\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e vendit p\u00ebr t\u00eb prodhuar mallra e sh\u00ebrbime dhe, n\u00eb instanc\u00eb finale, p\u00ebr t\u00eb paguar pensionet e nj\u00eb brezi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb moshuarish.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e popullsis\u00eb duket se shpjegon edhe konsolidimin e rezultatit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, e cila, n\u00eb thelb ka marr\u00eb m\u00eb pak vota brenda Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb votave t\u00eb vlefshme se sa m\u00eb 2021, nd\u00ebrsa politika e saj e abuzimit me burimet shtet\u00ebrore, t\u00eb tilla si vendet e pun\u00ebs n\u00eb sektorin publik, ofrojn\u00eb vota relativisht t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebrkundrejt popullsis\u00eb q\u00eb pak\u00ebsohet.<\/p>\n<p>BIRN analizoi t\u00eb dh\u00ebnat e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 dhe t\u00eb pjes\u00ebmarrjes brenda vendit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2025, n\u00eb nivel qarku dhe n\u00eb nivel bashkie si dhe shqyrtoi ve\u00e7mas pjes\u00ebmarrjet n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative t\u00eb qytetit Tiran\u00eb, t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb si dhe t\u00eb disa qyteteve kryesore t\u00eb vendit. N\u00eb nivel qarqesh, r\u00ebnie regjistrohet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit, ku r\u00ebnia m\u00eb e fort\u00eb vihet re n\u00eb qarqet Elbasan, Berat dhe Kor\u00e7\u00eb. Incidentalisht k\u00ebto jan\u00eb edhe qarqet ku fitorja e socialist\u00ebve n\u00eb p\u00ebrqindje dhe mandate ishte m\u00eb e theksuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Qarkun e Beratit, i cili shtrihet n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb qendrore n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb p\u00ebrzjer\u00eb fushash pjellore dhe kodrash e malesh, popullsia votuese n\u00eb zgjedhjet e 11 majit ra n\u00eb 67 mij\u00eb vet\u00eb nga 80 mij\u00eb q\u00eb pati qen\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021. Partia Socialiste humbi 5,500 votues n\u00eb krahasim me kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb por p\u00ebrqindja e votave t\u00eb vlefshme t\u00eb saj u p\u00ebrmir\u00ebsua leht\u00eb nga 56 n\u00eb 57.6%. N\u00eb total, 17% e votuesve t\u00eb qarkut q\u00eb kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb morr\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, munguan t\u00eb diel\u00ebn e 11 majit. Bashkit\u00eb Poli\u00e7an e Skrapar, t\u00eb dyja n\u00eb zona malore, humb\u00ebn respektivisht 22 dhe 20% t\u00eb popullsis\u00eb votuese por edhe tre bashkit\u00eb fushore t\u00eb qarkut, Berat, Dimal e Ku\u00e7ov\u00eb humb\u00ebn mes 14 dhe 18% t\u00eb popullsis\u00eb. Vet\u00eb qyteti i Beratit num\u00ebroi gjithsej 18 mij\u00eb votues, 16% m\u00eb pak se sa m\u00eb 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb nivel qarku, popullsia votuese ka r\u00ebn\u00eb me 16% dhe socialist\u00ebt kan\u00eb humbur rreth 3,300 vota n\u00eb krahasim me kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, por fitorja e tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar nga 49 n\u00eb 54%, p\u00ebr shkak se partit\u00eb e tjera kan\u00eb humbur edhe m\u00eb shum\u00eb votues.<\/p>\n<p>N\u00eb Qarkun Elbasan, ku socialist\u00ebt fituan t\u00eb diel\u00ebn e kaluar 60% t\u00eb votave, numri i popullsis\u00eb votuese ka r\u00ebn\u00eb me 17% dhe vet\u00eb votat e socialist\u00ebve jan\u00eb tkurrur me 6 mij\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Qarkun Fier, i cili \u00ebsht\u00eb qarku i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb Shqip\u00ebri, popullsia votuese ra me 12% por k\u00ebtu votat e Partis\u00eb Socialiste u shtuan me 5 mij\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga sa kishin qen\u00eb n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Qarqet e tjera kan\u00eb r\u00ebnie t\u00eb popullsis\u00eb votuese n\u00eb nivele t\u00eb ngjashme nd\u00ebrsa r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt e ka sh\u00ebnuar Qarku Tiran\u00eb, ku mungojn\u00eb \u201cvet\u00ebm\u201d 7.2% e popullsis\u00eb votuese q\u00eb ishte kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb qarku ku Partia Socialiste ka humbur 19 mij\u00eb vota dhe ku rezultati i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i saj ka r\u00ebn\u00eb leht\u00eb nga 48.7% q\u00eb ishte kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 48%.<\/p>\n<p>U larguan 50 mij\u00eb vet\u00eb n\u00eb vit?<\/p>\n<p>Popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb ka p\u00ebsuar r\u00ebnie p\u00ebrgjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit, por p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 1989-2011, vendi ka p\u00ebrjetuar dy l\u00ebvizje t\u00eb m\u00ebdha migratore: nj\u00ebra, nga Shqip\u00ebria p\u00ebr jasht\u00eb vendit dhe tjetra, nga zonat periferike apo zonat malore drejt Ult\u00ebsir\u00ebs Per\u00ebndimore dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qendrat e m\u00ebdha urbane t\u00eb vendit, Tirana dhe Durr\u00ebsi. L\u00ebvizjet migratore nga zonat rurale drejt zonave urbane jan\u00eb par\u00eb gjithashtu edhe n\u00eb qytetet e tjera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit si Shkodra, ku nj\u00eb nj\u00ebsi administrative e quajtur \u201cKomuna Rrethina\u201d mori tipar t\u00eb p\u00ebrzjer urban dhe rural, apo zona e ish-K\u00ebnet\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Censi i vitit 2023 vuri n\u00eb dukje se, ndryshe nga dekadat e m\u00ebparshme, l\u00ebvizja e brendshme e popullsis\u00eb praktikisht kishte mbaruar dhe se p\u00ebrgjat\u00eb dekad\u00ebs pas Censusit t\u00eb vitit 2011, kanali kryesor i l\u00ebvizjeve demografike ishte me drejtim emigrimin p\u00ebr n\u00eb vendet e tjera.<\/p>\n<p>Censi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb kryhet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb vjet dhe, nd\u00ebrsa jep informacion mbi gjendjen e popullsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar, ofron pak informacion n\u00eb lidhje me l\u00ebvizjet brenda dekad\u00ebs. K\u00ebshtu, nd\u00ebrsa dihet se popullsia ra nga 2.82 milion\u00eb n\u00eb vitin 2021 n\u00eb 2.4 milion\u00eb m\u00eb 2023, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb dallohet n\u00ebse r\u00ebnia ishte e nj\u00ebtrajtshme nga viti n\u00eb vit apo kishte vite n\u00eb t\u00eb cilat, vala migratore ka qen\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb viteve 2021 dhe 2025 tregojn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt, me gjasa, Shqip\u00ebria ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb val\u00eb t\u00eb st\u00ebrmadhe emigracioni pas vitit 2021. Nd\u00ebrsa Censi sugjeron r\u00ebnie t\u00eb popullsis\u00eb me 420 mij\u00eb vet\u00eb mes viteve 2011 dhe 2023, me nj\u00eb mesatare prej af\u00ebrsisht 35 mij\u00eb n\u00eb vit, r\u00ebnia e votuesve p\u00ebrgjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit sugjeron r\u00ebnie popullsie prej mbi 50 mij\u00eb n\u00eb vit. Af\u00ebrsisht 1.66 milion\u00eb qytetar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 dhe af\u00ebrsisht 1.46 milion\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025.<\/p>\n<p>Gjasat jan\u00eb q\u00eb mungesa e 200 mij\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhje t\u00eb lidhet me emigrimin e tyre dhe jo me ndonj\u00eb lloj rritjeje t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb mospjes\u00ebmarrjes n\u00eb votime. Dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, af\u00ebrsisht 2% e popullsis\u00eb ose nj\u00eb n\u00eb \u00e7do pes\u00ebdhjet\u00eb qytetar\u00eb, jan\u00eb larguar n\u00eb emigrim gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>R\u00ebnie n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs<\/p>\n<p>Elementi i ri n\u00eb emigrimin e popullsis\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 shtimit t\u00eb ritmit t\u00eb largimeve gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb votuesit n\u00eb zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs mungojn\u00eb gjithkund, p\u00ebrfshir\u00eb lagjet m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb kryeqytetit, me p\u00ebrjashtime t\u00eb rralla.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e detajuara t\u00eb pjes\u00ebmarrjes tregojn\u00eb se edhe, fjala vjen, Nj\u00ebsia Administrative 5, e cila p\u00ebrfshin zon\u00ebn e ish-Bllokut dhe lagjen Komuna e Parisit pati r\u00ebnie n\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb votime me 6%. Lagjja 2, e cila p\u00ebrfshin Qytetin Studenti dhe zon\u00ebn e Pazarit t\u00eb Ri ra me 7% dhe lagjja 3, e cila p\u00ebrfshin zon\u00ebn e Xhamllikut, ra me 7% gjithashtu. Nj\u00ebsia 11, e cila p\u00ebfshin Laprak\u00ebn dhe q\u00eb gjer\u00ebsisht konsiderohet si zon\u00eb e varf\u00ebr e kryeqytetit, ra me 11 p\u00ebr qind nd\u00ebrsa nj\u00ebsia 4, e cila p\u00ebrfshin Alliasin dhe ish-Kinostudion, ra me 12%. Nj\u00ebsia 6, e cila p\u00ebrfshin zon\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb ish-Kombinatit ka p\u00ebsuar r\u00ebnie n\u00eb numrin e votuesve me 17% nd\u00ebrsa ish-komunat Kashar, Fark\u00eb e Dajt jan\u00eb t\u00eb vetmet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb numrit t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>R\u00ebnia ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb gjith\u00eb zonat rurale t\u00eb kryeqytetit, si n\u00eb zonat kodrinore n\u00eb per\u00ebndim ashtu edhe n\u00eb zonat malore n\u00eb lindje, ku, supozohet, af\u00ebrsia me metropolin duhet ta b\u00ebj\u00eb jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Popullsia votuese n\u00eb territorin e qytetit Tiran\u00eb, ku p\u00ebrfshihen 11 nj\u00ebsit\u00eb administrative pa ish-komunat, ka r\u00ebn\u00eb me 27 mij\u00eb vet\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb sipas ndarjes territoriale t\u00eb pas vitit 2015 popullsia votuese ka r\u00ebn\u00eb me af\u00ebrsisht 26 mij\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr qytetet kryesore analizohen ve\u00e7mas, v\u00ebrehet r\u00ebnie e popullsis\u00eb n\u00eb zonat urbane t\u00eb vendit n\u00eb mas\u00ebn 9% nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit, ku p\u00ebrfshihen zonat rurale dhe qytezat e vogla, r\u00ebnia ka qen\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 14%.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e popullsis\u00eb paralajm\u00ebron ecuri t\u00eb keqe t\u00eb ekonomis\u00eb gjat\u00eb viteve n\u00eb vazhdim, shenjat e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb shfaqur sakaq. Nd\u00ebrsa popullsia rurale emigron, prodhimi bujq\u00ebsor e blegtoral i vendit pak\u00ebsohet pasi, si\u00e7 duket, popullsia e larguar nuk po z\u00ebvend\u00ebsohet me mekanik\u00eb bujq\u00ebsore. T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT tregojn\u00eb se prodhimi i brendsh\u00ebm bruto i sektorit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb ka kat\u00ebr vjet me r\u00ebnie. Po k\u00ebshtu, ka gjasa q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnies s\u00eb manifaktur\u00ebs, kryesisht veshje e k\u00ebpuc\u00eb, sektor q\u00eb reflektohet n\u00eb r\u00ebnien e konsiderueshme t\u00eb eksporteve gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit t\u00eb jet\u00eb gjithashtu rrjedhoj\u00eb e emigrimit t\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me rit\u00ebm dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, gj\u00eb q\u00eb normalisht do t\u00eb kishte sjell\u00eb, jo r\u00ebnie t\u00eb popullsis\u00eb, por rritje. Por fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb 12% e votuesve duket se munguan n\u00eb zgjedhjet e 11 majit dhe kjo sugjeron gjithashtu se rritja ekonomike, e p\u00ebrqendruar te nd\u00ebrtimi dhe turizmi, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka bindur shum\u00eb emigrant\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehen, por ka bindur shum\u00eb banor\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjekin popullsin\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb diaspor\u00ebs.\/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/05\/24\/votuesit-qe-munguan-ne-zgjedhjet-parlamentare\/\">BIRN<\/a><\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/24\/votuesit-qe-munguan-ne-zgjedhjet-parlamentare\/\">Votuesit q\u00eb munguan n\u00eb zgjedhjet parlamentare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjergj Erebara M\u00eb 28 prill 2025, gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, kryeministri Edi Rama u ndal n\u00eb nj\u00eb miting n\u00eb fshatin Petrel\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, ku deklaroi se suksesi i menaxhimit t\u00eb ekonomis\u00eb prej qeveris\u00eb s\u00eb tij po b\u00ebnte q\u00eb shum\u00eb emigrant\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb atdhe. \u201c\u2026faktet tregojn\u00eb q\u00eb ajo \u00e7ka ka ndodhur me zhvillimin e Tiran\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":22672,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22671","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22671","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22671"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22671\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22672"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}