{"id":22670,"date":"2025-05-24T11:37:34","date_gmt":"2025-05-24T11:37:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/24\/rama-ndoshta-fitoj-sepse-nuk-jam-nje-socialist-i-mire\/"},"modified":"2025-05-24T11:37:34","modified_gmt":"2025-05-24T11:37:34","slug":"rama-ndoshta-fitoj-sepse-nuk-jam-nje-socialist-i-mire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/24\/rama-ndoshta-fitoj-sepse-nuk-jam-nje-socialist-i-mire\/","title":{"rendered":"Rama: Ndoshta fitoj, sepse nuk jam nj\u00eb socialist i mir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama komentoi edhe fitoren n\u00eb zgjedhjet e 11 majit gjat\u00eb intervist\u00ebs me Richard Attias, organizatorin e FII, Iniciativa e Investimeve t\u00eb Ardhshme.<\/p>\n<p>Rama tha se e ka z\u00ebn\u00eb belaja me koleg\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e pyesin \u201csi \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb je socialist, ke fituar kat\u00ebr mandate?\u201d<\/p>\n<p>Mes batutave ai \u00ebsht\u00eb shprehur se ndoshta fiton se nuk \u00ebsht\u00eb socialist i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga intervista:<\/p>\n<p>Richard Attias: Z. Kryeminist\u00ebr, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ju u rizgjodh\u00ebt p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt me radh\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb historike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Cilat do jen\u00eb tri p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb kryesore tuajat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: S\u00eb pari, m\u00eb duhet t\u00eb ndaj me ju q\u00eb jam z\u00ebn\u00eb paksa n\u00eb bela me koleg\u00ebt socialist\u00eb, sepse kur dikush m\u00eb pyeti, \u201csi \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb je socialist, ke fituar kat\u00ebr mandate?\u201d<\/p>\n<p>Richard Attias: Ndodh, sepse jeni humanist.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: \u201c\u00c7far\u00eb do iu thoshe t\u00eb tjer\u00ebve?\u201d I thash\u00eb: \u201cD\u00ebgjo, nuk di \u00e7\u2019t\u00eb t\u00eb them. Ndoshta fitoj, sepse nuk jam nj\u00eb socialist i mir\u00eb.\u201d Tani q\u00eb flasim, tri gj\u00ebrat kryesore p\u00ebr ne jan\u00eb BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mund\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e trisht\u00eb q\u00eb na duhej Putini, q\u00eb kjo dritare mund\u00ebsie t\u00eb hapej, sepse ishte agresioni i tij kund\u00ebr Ukrain\u00ebs q\u00eb i zgjoi t\u00eb gjith\u00eb nga gjumi dhe e ktheu n\u00eb veprim mesazhin p\u00ebrher\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, por vet\u00ebm me fjal\u00eb, se nj\u00eb dit\u00eb, Europa do t\u00eb jet\u00eb e bashkuar. Un\u00eb shpresoj q\u00eb edhe zgjedhja e Donald Trump-it do ta shtyj\u00eb Europ\u00ebn t\u00eb kthej\u00eb n\u00eb veprime gj\u00ebrat e duhura. N\u00ebse ne ia dalim, at\u00ebher\u00eb kat\u00ebr mandatet do t\u2019ia ken\u00eb vlejtur.<\/p>\n<p>Richard Attias: \u00c7far\u00eb roli po luajn\u00eb grat\u00eb n\u00eb modelin e ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Kur nis\u00ebm fushat\u00ebn, doja q\u00eb ajo t\u00eb hapej me grat\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb gjysma e pare e fushat\u00ebs ishte takime me grat\u00eb. E filluam m\u00eb par\u00eb me grat\u00eb dhe vajzat n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb, n\u00eb partin\u00eb ton\u00eb dhe pastaj u shtrim\u00eb p\u00ebrtej. Nj\u00eb dit\u00eb \u2013 e dini, ndonj\u00ebher\u00eb kur b\u00ebn fushat\u00eb mund t\u00eb thuash gj\u00ebra q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb paqortueshme dhe q\u00eb mund t\u00eb ndezin diskutime \u2013 pra, nj\u00eb dit\u00eb thash\u00eb, shikoni, po mobilizojm\u00eb grat\u00eb, sepse 56 p\u00ebr qind e grave dhe vajzave n\u00eb Shqip\u00ebri votojn\u00eb p\u00ebr ne. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb e madhe dhe, n\u00ebse kemi grat\u00eb, kemi votuesit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, at\u00ebher\u00eb na duhen vet\u00ebm gjysma e burrave, sepse gjysma tjet\u00ebr jan\u00eb \u00e7yryk\u00eb. Kjo ndezi nj\u00eb debat t\u00eb madh.<\/p>\n<p>\u201cSi mund t\u00eb thot\u00eb ai q\u00eb gjysma tjet\u00ebr jan\u00eb \u00e7yryk?\u201d Meq\u00eb, prej natyre, jam kok\u00ebfort\u00eb, ngula k\u00ebmb\u00eb dhe iu thash\u00eb: \u201cD\u00ebgjoni, nuk ka lidhje se jeni \u00e7yryk se nuk votoni p\u00ebr mua, por se ai q\u00eb nuk kupton q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, na duhet t\u00eb bashkohemi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, socialist\u00eb a demokrat\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7yryk. Dhe, n\u00eb fund, kjo solli nj\u00eb num\u00ebr edhe m\u00eb t\u00eb madh grash q\u00eb na votuan dhe burrat, po ashtu, ishin mir\u00eb, arrit\u00ebm ca m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e tyre dhe fituam nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese. Pastaj, ua shpjegova se \u00e7do burr\u00eb i zgjuar e kupton q\u00eb, po, grat\u00eb jan\u00eb forca shtyt\u00ebse. Kemi punuar shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, kemi kaluar dy faza.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra, ishte faz\u00eb e gjat\u00eb disashekullore, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs grat\u00eb trajtoheshin\u2026 Kanuni i famsh\u00ebm, ka an\u00ebn e shndritshme t\u00eb mikpritjes, ka edhe an\u00ebn mjaft t\u00eb err\u00ebt p\u00ebr grat\u00eb, e konsideron gruan si nj\u00eb prej kafsh\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, bag\u00ebti. Kur erdhi komunizmi, fliste p\u00ebr emancipim, por ajo \u00e7far\u00eb b\u00ebri ishte q\u00eb i detyroi grat\u00eb t\u00eb dilnin nga sht\u00ebpia, t\u00eb punonin. Por komunizmi ishte kund\u00ebr an\u00ebs fem\u00ebrore, kund\u00ebr s\u00eb bukur\u00ebs, e donte \u00e7do gj\u00eb nj\u00ebsoj dhe grat\u00eb paraqiteshin si burra, thuhej se ishin t\u00eb forta si burrat.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb pikturat e fotot e propagand\u00ebs, nuk shihje kurr\u00eb nj\u00eb grua t\u00eb bukur. Pastaj, kur erdhi liria, pat\u00ebm nj\u00eb val\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb Miss Albania, Miss Tirana, Miss Shkolla, madje edhe Miss Kopshti, sepse ishte nj\u00eb lloj reaksioni p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah an\u00ebn fem\u00ebrore. Megjithat\u00eb, as kjo nuk ishte m\u00ebnyra e duhur. Kur mora kryesimin e Partis\u00eb Socialiste, nis\u00ebm t\u00eb vendosnim kuota, t\u00eb ftonim grat\u00eb dhe vajzat t\u00eb merrnin pjes\u00eb dhe k\u00ebshtu ndryshuam gjith\u00e7ka dhe ia vlen, ia vlen shum\u00eb.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Richard Attias: Z. Kryeminist\u00ebr, \u00e7el\u00ebt edicionin e par\u00eb fare t\u00eb takimit t\u00eb FII Priority p\u00ebr Europ\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forum investimesh, menj\u00ebher\u00eb pas organizimit t\u00eb KPE-s\u00eb, konferenc\u00ebs s\u00eb Komunitetit Politik Europian. \u00c7far\u00eb rekomandimi keni p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb sektorit publik dhe privat qe t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb epok\u00ebn aktuale?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Para s\u00eb gjithash, ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb Tiran\u00eb (zhvillimi i Samitit dhe zhvillimi i Forumit) ishte e paimagjinueshme, deri jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb ju dhe Institutin tuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. U habita shum\u00eb kur d\u00ebgjova nga z.Ramayan se kjo \u00ebsht\u00eb hera juaj e par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht nj\u00eb m\u00ebnyre p\u00ebr t\u2019iu qasur \u00e7\u00ebshtjes tejet thelb\u00ebsore t\u00eb bashkimit t\u00eb forcave midis sektorit publik e privat dhe tamam n\u00eb k\u00ebto lloj vendtakimesh ku njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb nga terreni ku ndodh gjith\u00e7ka, mund t\u00eb nd\u00ebrveprojn\u00eb, t\u00eb ngren\u00eb pyetje, t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje, madje edhe m\u00eb shum\u00eb se kaq, t\u00eb vihen n\u00eb kontakt me nj\u00ebri-tjetrin. Meq\u00eb ra fjala, pat\u00ebm nderin t\u00eb kishim Presidentin francez k\u00ebtu dhe, kur po ikte, shk\u00ebmbeu kontakte me tri persona. Nj\u00ebri prej tyre ishte dikush q\u00eb merrej me kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebrmes inteligjenc\u00ebs artificiale, i cili punonte n\u00eb Lond\u00ebr dhe Presidenti Macron i tha, \u201cpse n\u00eb Lond\u00ebr? Ti duhet t\u00eb vish n\u00eb Paris. M\u00eb jep kontaktet. Do t\u00eb telefonoj.\u201d \u00cbsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, \u00ebsht\u00eb absolutisht mahnit\u00ebse.<\/p>\n<p>Richard Attias: E zbulova vendin tuaj \u2013 e them me modesti t\u00eb plot\u00eb \u2013 vet\u00ebm para pak muajsh me gruan time dhe ram\u00eb n\u00eb dashuri me k\u00ebt\u00eb vend, me njer\u00ebzit e tij dhe sa her\u00eb njer\u00ebzit na pyesin, \u201c\u00e7far\u00eb mendoni p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d \u2013 nuk e di n\u00ebse ju p\u00eblqen krahasimi im \u2013 por un\u00eb mendoj se jeni Zvicra e re e Europ\u00ebs. Jeni fiks n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs dhe nga pik\u00ebpamja gjeografike keni edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jeni qend\u00ebr p\u00ebr Europ\u00ebn. E dyta, kultura. Larmia e kulturave, larmia e besimeve fetare, nj\u00eb vend i paqt\u00eb, nj\u00eb vend tolerance. Pse keni qen\u00eb kaq t\u00eb heshtur deri m\u00eb sot? E gjith\u00eb bota po zbulon tashm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, po zbulon Tiran\u00ebn. N\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind e delegat\u00ebve tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb habitur pozitivisht me zgjedhjen q\u00eb b\u00ebm\u00eb dhe mendoj q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi. Si prisni t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Para s\u00eb gjithash, u tremba pak kur that\u00eb \u201cZvicra e re\u201d, sepse, nga nj\u00ebra an\u00eb, ne \u2013 mendoj \u2013 nuk arrijm\u00eb dot t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb p\u00ebrsosur si nj\u00eb or\u00eb zvicerane dhe nga ana tjet\u00ebr, po t\u00eb b\u00ebheshim t\u00eb till\u00eb, at\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte tmerr\u00ebsisht e m\u00ebrzitshme. Un\u00eb do preferoja nj\u00eb \u201cItali e re\u201d, ku gjen mund\u00ebsi, ku gjen k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e mikpritjes, t\u00eb ushqimit, por ku nuk e humbet buz\u00ebqeshjen. Ne na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia, nj\u00eb mallkim ku p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb, kemi pasur edhe kontributin ton\u00eb p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb vite dhe shekuj. Ky vend, me nj\u00eb territor shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, vet\u00ebm 28 000 kilomet\u00ebr katror\u00eb, ku gjen dy dete, male, n\u00ebnt\u00eb lumenj, liqene, gjen nga nj\u00eb peizazh t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do kilomet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb vend p\u00ebr t\u2019u vizituar, nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar, p\u00ebr t\u00eb investuar, por, nga ana tjet\u00ebr, ky vend ka vuajtur tej mase nga stigma dhe ka qen\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i sillje njer\u00ebzit n\u00eb Shqip\u00ebri ngaq\u00eb stigma ishte shum\u00eb e madhe. Pastaj, kur erdh\u00ebn, sa her\u00eb vinin, thoshin: \u201cOh, po k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb si\u00e7 e prisnim\u201d. Tashm\u00eb, kemi dal\u00eb p\u00ebrtej dhe vitin e kaluar e mbyll\u00ebm me 12 milion\u00eb turist\u00eb, e kjo \u00ebsht\u00eb shif\u00ebr e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb vend me vet\u00ebm 2,4 milion\u00eb. Tani, po k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb marrim at\u00eb \u00e7far\u00eb me shum\u00eb mir\u00ebsi po sillni ju n\u00eb vend, ekselenc\u00ebn, cil\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse na duhet t\u00eb v\u00ebm\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr midis masives dhe cil\u00ebsores, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, rrug\u00ebs, mund t\u00eb humbim, jo vet\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb Zvicra, q\u00eb nuk mendoj se e kemi, por edhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb Itali e re.<\/p>\n<p>Richard Attias: P\u00ebrve\u00e7 turizmit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb absolutisht nj\u00eb prej sektor\u00ebve t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar, keni kaq shum\u00eb projekte t\u00eb \u00e7elura, investues t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb vijn\u00eb nga Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, cil\u00ebt do t\u00eb ishin ata sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ku do t\u2019iu rekomandonit investuesve t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb hidhnin syt\u00eb?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Ne kemi nj\u00eb vend shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb mir\u00ebpozicionuar gjeografikisht dhe politikisht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr energjin\u00eb dhe po e b\u00ebjm\u00eb. P\u00ebr momentin jemi t\u00eb angazhuar n\u00eb nj\u00eb projekt shum\u00eb t\u00eb madh bashk\u00eb me Italin\u00eb dhe Emiratet e Bashkuara p\u00ebr linj\u00ebn n\u00ebnujore q\u00eb lidh Shqip\u00ebrin\u00eb me Italin\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb dy an\u00ebt e Europ\u00ebs p\u00ebrmes Adriatikut dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb maksimumin me at\u00eb q\u00eb e kemi thesar k\u00ebtu, energjin\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb gjelb\u00ebr. Ne kemi 100 p\u00ebr qind energji t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme. Problemi \u00ebsht\u00eb se kemi shum\u00eb energji hidrike dhe tashm\u00eb po ngrem\u00eb energjin\u00eb diellore. Ka kompani franceze q\u00eb kan\u00eb ardhur, edhe kompani t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar [objekte] p\u00ebr energjin\u00eb diellore, k\u00ebshtu q\u00eb, energjia \u00ebsht\u00eb pa dyshim nj\u00eb nga frontet. Nj\u00eb tjet\u00ebr jan\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e kualifikuar shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, ta themi k\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb punuar sa i takon novacionit. Aktualisht, kemi ngritur parkun e par\u00eb teknologjik me stimuj shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ndaj ka shum\u00eb kompani t\u00eb interesuara t\u00eb vijn\u00eb. Pastaj, edhe n\u00eb sh\u00ebrbime jemi mir\u00eb, por turizmi, energjia dhe novacioni jan\u00eb tri nga drejtimet ku mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Richard Attias: Pak muaj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Siguris\u00eb n\u00eb Mynih, ju that\u00eb se BE-ja \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u201cE\u201d sesa \u201cB\u201d, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb Europian sesa Bashkim. Si mendon se mund ta zgjidhim k\u00ebt\u00eb problem, p\u00ebr t\u00eb cilin shum\u00eb njer\u00ebz bien dakord me ju? Pra, si mund ta b\u00ebjm\u00eb BE-n\u00eb t\u00eb bashkuar v\u00ebrtet?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: D\u00ebgjoni, nj\u00eb nga problemet q\u00eb shoh te BE-ja v\u00ebshtir\u00ebsia e daljes me nj\u00eb vendim, pasi ka shum\u00eb mjek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pacient, q\u00eb hahen me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr t\u00eb gjetur diagnoz\u00ebn, hahen se cili \u00ebsht\u00eb mjekimi i duhur dhe, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, BE-ja po vuan nga ky proces demokratik, por, nga ana tjet\u00ebr, i duhet padyshim ta ruaj\u00eb demokracin\u00eb. Sidoqoft\u00eb, thelbi i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb q\u00eb BE-ja duhet t\u00eb mendoj\u00eb se m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u2019iu b\u00ebr\u00eb ball\u00eb fuqive q\u00eb po dalin n\u00eb pah dhe k\u00ebtij rendi t\u00eb ri q\u00eb po lind \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb pamendueshmen p\u00ebr t\u00eb thyer fuqish\u00ebm paragjykimet q\u00eb jan\u00eb krijuar. Kur organizuam KPE-n\u00eb, iu thash\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb e kemi dekoruar k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi me vizatimet e f\u00ebmij\u00ebve, por shoh shum\u00eb ngjashm\u00ebri mes \u00ebndrrave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe \u00ebndrrave t\u00eb et\u00ebrve themelues t\u00eb Europ\u00ebs, sepse as nj\u00ebri e as tjetri nuk jan\u00eb marr\u00eb peng nga mitet e s\u00eb shkuar\u00ebs. K\u00ebsisoj, Europ\u00ebs i duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej s\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb vet, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e af\u00ebrt dhe nuk duhet t\u00eb humbas\u00eb bindjen dhe besimin te vetja si kontinent i paqes. Pra, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb riarmatosesh, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitesh p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten, por nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se, n\u00eb Europ\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm territori fizik q\u00eb ia vlen t\u00eb mbrohet, por edhe shpirti i Europ\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb praktikisht shpirti i bot\u00ebs. N\u00ebse e humbasim k\u00ebt\u00eb shpirt, mund t\u00eb kemi edhe ushtrin\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme, po \u00e7far\u00eb do mbrojm\u00eb?<\/p>\n<p>Richard Attias: Z. Kryeminist\u00ebr, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ju u rizgjodh\u00ebt p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt me radh\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb historike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Cilat do jen\u00eb tri p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb kryesore tuajat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat?<br \/>\nKryeministri Edi Rama: S\u00eb pari, m\u00eb duhet t\u00eb ndaj me ju q\u00eb jam z\u00ebn\u00eb paksa n\u00eb bela me koleg\u00ebt socialist\u00eb, sepse kur dikush m\u00eb pyeti, \u201csi \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb je socialist, ke fituar kat\u00ebr mandate?\u201d<br \/>\nRichard Attias: Ndodh, sepse jeni humanist.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: \u201c\u00c7far\u00eb do iu thoshe t\u00eb tjer\u00ebve?\u201d I thash\u00eb: \u201cD\u00ebgjo, nuk di \u00e7\u2019t\u00eb t\u00eb them. Ndoshta fitoj, sepse nuk jam nj\u00eb socialist i mir\u00eb.\u201d Tani q\u00eb flasim, tri gj\u00ebrat kryesore p\u00ebr ne jan\u00eb BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mund\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e trisht\u00eb q\u00eb na duhej Putini, q\u00eb kjo dritare mund\u00ebsie t\u00eb hapej, sepse ishte agresioni i tij kund\u00ebr Ukrain\u00ebs q\u00eb i zgjoi t\u00eb gjith\u00eb nga gjumi dhe e ktheu n\u00eb veprim mesazhin p\u00ebrher\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, por vet\u00ebm me fjal\u00eb, se nj\u00eb dit\u00eb, Europa do t\u00eb jet\u00eb e bashkuar. Un\u00eb shpresoj q\u00eb edhe zgjedhja e Donald Trump-it do ta shtyj\u00eb Europ\u00ebn t\u00eb kthej\u00eb n\u00eb veprime gj\u00ebrat e duhura. N\u00ebse ne ia dalim, at\u00ebher\u00eb kat\u00ebr mandatet do t\u2019ia ken\u00eb vlejtur.<\/p>\n<p>Richard Attias: \u00c7far\u00eb roli po luajn\u00eb grat\u00eb n\u00eb modelin e ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nKryeministri Edi Rama: Kur nis\u00ebm fushat\u00ebn, doja q\u00eb ajo t\u00eb hapej me grat\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb gjysma e pare e fushat\u00ebs ishte takime me grat\u00eb. E filluam m\u00eb par\u00eb me grat\u00eb dhe vajzat n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb, n\u00eb partin\u00eb ton\u00eb dhe pastaj u shtrim\u00eb p\u00ebrtej. Nj\u00eb dit\u00eb \u2013 e dini, ndonj\u00ebher\u00eb kur b\u00ebn fushat\u00eb mund t\u00eb thuash gj\u00ebra q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb paqortueshme dhe q\u00eb mund t\u00eb ndezin diskutime \u2013 pra, nj\u00eb dit\u00eb thash\u00eb, shikoni, po mobilizojm\u00eb grat\u00eb, sepse 56 p\u00ebr qind e grave dhe vajzave n\u00eb Shqip\u00ebri votojn\u00eb p\u00ebr ne. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb e madhe dhe, n\u00ebse kemi grat\u00eb, kemi votuesit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, at\u00ebher\u00eb na duhen vet\u00ebm gjysma e burrave, sepse gjysma tjet\u00ebr jan\u00eb \u00e7yryk\u00eb. Kjo ndezi nj\u00eb debat t\u00eb madh. \u201cSi mund t\u00eb thot\u00eb ai q\u00eb gjysma tjet\u00ebr jan\u00eb \u00e7yryk?\u201d Meq\u00eb, prej natyre, jam kok\u00ebfort\u00eb, ngula k\u00ebmb\u00eb dhe iu thash\u00eb: \u201cD\u00ebgjoni, nuk ka lidhje se jeni \u00e7yryk se nuk votoni p\u00ebr mua, por se ai q\u00eb nuk kupton q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, na duhet t\u00eb bashkohemi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, socialist\u00eb a demokrat\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7yryk. Dhe, n\u00eb fund, kjo solli nj\u00eb num\u00ebr edhe m\u00eb t\u00eb madh grash q\u00eb na votuan dhe burrat, po ashtu, ishin mir\u00eb, arrit\u00ebm ca m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e tyre dhe fituam nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese. Pastaj, ua shpjegova se \u00e7do burr\u00eb i zgjuar e kupton q\u00eb, po, grat\u00eb jan\u00eb forca shtyt\u00ebse. Kemi punuar shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, kemi kaluar dy faza. Nj\u00ebra, ishte faz\u00eb e gjat\u00eb disashekullore, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs grat\u00eb trajtoheshin\u2026 Kanuni i famsh\u00ebm, ka an\u00ebn e shndritshme t\u00eb mikpritjes, ka edhe an\u00ebn mjaft t\u00eb err\u00ebt p\u00ebr grat\u00eb, e konsideron gruan si nj\u00eb prej kafsh\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, bag\u00ebti. Kur erdhi komunizmi, fliste p\u00ebr emancipim, por ajo \u00e7far\u00eb b\u00ebri ishte q\u00eb i detyroi grat\u00eb t\u00eb dilnin nga sht\u00ebpia, t\u00eb punonin. Por komunizmi ishte kund\u00ebr an\u00ebs fem\u00ebrore, kund\u00ebr s\u00eb bukur\u00ebs, e donte \u00e7do gj\u00eb nj\u00ebsoj dhe grat\u00eb paraqiteshin si burra, thuhej se ishin t\u00eb forta si burrat. Edhe n\u00eb pikturat e fotot e propagand\u00ebs, nuk shihje kurr\u00eb nj\u00eb grua t\u00eb bukur. Pastaj, kur erdhi liria, pat\u00ebm nj\u00eb val\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb Miss Albania, Miss Tirana, Miss Shkolla, madje edhe Miss Kopshti, sepse ishte nj\u00eb lloj reaksioni p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah an\u00ebn fem\u00ebrore. Megjithat\u00eb, as kjo nuk ishte m\u00ebnyra e duhur. Kur mora kryesimin e Partis\u00eb Socialiste, nis\u00ebm t\u00eb vendosnim kuota, t\u00eb ftonim grat\u00eb dhe vajzat t\u00eb merrnin pjes\u00eb dhe k\u00ebshtu ndryshuam gjith\u00e7ka dhe ia vlen, ia vlen shum\u00eb.<\/p>\n<p>Richard Attias: Sapo fol\u00ebt p\u00ebr piktura, foto. Ju jeni artist, jeni skulptor, jeni piktor. E keni n\u00eb gjak kultur\u00ebn. Si po ju ndihmon kjo kultur\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ADN-s\u00eb suaj n\u00eb pun\u00ebn tuaj t\u00eb p\u00ebrditshme si kryeminist\u00ebr?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Un\u00eb vizatoj gjat\u00eb takimeve dhe kjo m\u00eb ndihmon t\u00eb ruaj nj\u00eb lloj ekuilibri. Nuk e dija k\u00ebt\u00eb, po gjat\u00eb rrug\u00ebs lexova nj\u00eb studim, m\u00eb duket nga Departamenti i Psikologjis\u00eb n\u00eb MIT. Ata kishin v\u00ebzhguar njer\u00ebz q\u00eb skicojn\u00eb gjat\u00eb takimeve, sepse ka shum\u00eb njer\u00ebz, q\u00eb nuk jan\u00eb artist\u00eb dhe e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Kishte dy gjetje q\u00eb m\u00eb lan\u00eb pa fjal\u00eb. Nj\u00ebra ishte q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb vizatojn\u00eb gjat\u00eb takimeve jan\u00eb mesatarisht 30 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar te tema q\u00eb po diskutohet. Dhe ka logjik\u00eb, sepse kur rri ulur t\u00eb diskutosh, po mendjen e ke diku tjet\u00ebr, shikon, po je shpesh diku tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa, kur syri dhe dora merren me di\u00e7ka m\u00eb vete, je automatikisht i p\u00ebrqendruar tek ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flitet. Gjetja e dyt\u00eb ishte q\u00eb 50 p\u00ebr qind e atyre q\u00eb skicojn\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb takimi, jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb stresuar nga tema e diskutimit dhe mund t\u00eb d\u00ebshmoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kur ka nj\u00eb tem\u00eb me intensitet dhe nuk kam di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb vizatoj, b\u00ebhem nervoz shum\u00eb shpejt. E kund\u00ebrta ndodh kur vizaton, rri e pret t\u00eb vij\u00eb momenti yt p\u00ebr \u201ct\u00eb vrar\u00eb\u201d dhe nuk i hidhesh \u00e7dokujt.<br \/>\nKjo m\u00eb ndihmon. Besoj se m\u00eb ka ndihmuar n\u00eb fillime, kur isha kryetar bashkie dhe nisa t\u00eb lyeja me ngjyra \u2013 se s\u2019kishim para \u2013 nd\u00ebrtesat, pastaj nga ngjyrat shkuam m\u00eb tej. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, ka nj\u00eb prirje t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb thon\u00eb na duhen artist\u00eb t\u00eb na qeverisin, po do te thosha nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. \u00cbsht\u00eb personi, jo profesioni. Mund t\u00eb kesh nj\u00eb artist q\u00eb \u00ebsht\u00eb tmerr dhe mund t\u00eb kesh nj\u00eb jurist q\u00eb \u00ebsht\u00eb fantastik p\u00ebr t\u00eb qeverisur, k\u00ebshtu q\u00eb ka lidhje me njer\u00ebzit, jo me kategorit\u00eb. Por, ndoshta, meq\u00eb politikan\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kategori kaq pak e respektuar dhe, mendoj, p\u00ebr t\u00eb gjitha arsyet e gabuara, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo prirja q\u00eb hajde se na duhet t\u00eb gjejm\u00eb shp\u00ebtim te ndonj\u00eb artist. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak k\u00ebshtu. Un\u00eb besoj q\u00eb ka politikan\u00eb t\u00eb k\u00ebqij, si\u00e7 ka politikan\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ashtu si\u00e7 ka edhe investitor\u00eb t\u00eb mir\u00eb e investitor\u00eb t\u00eb k\u00ebqij.<\/p>\n<p>Richard Attias: Z. Kryeminist\u00ebr, po t\u2019i hedh\u00ebsh nj\u00eb sy hart\u00ebs globale, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr, nj\u00eb katalizator midis Europ\u00ebs, Azis\u00eb dhe Lindjes s\u00eb Mesme. Si e shihni shpalosjen e k\u00ebtij roli n\u00eb t\u00eb ardhmen, sa i takon gjeoekonomis\u00eb dhe gjeopolitik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: D\u00ebgjoni, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bekim p\u00ebr ne, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nga mysliman\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb, e cila fal\u00eb Zotit, s\u2019ka asnj\u00eb problem. P\u00ebrkundrazi, nuk ka kufizime, nuk ka paragjykime, asgj\u00eb nga k\u00ebto. Ne kemi nj\u00eb prirje t\u00eb natyrshme q\u00eb t\u00eb shohim ngado, edhe pse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb dashuri t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr BE-n\u00eb dhe Europ\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Europa ka qen\u00eb \u00ebndrra jon\u00eb e kahershme. Me evoluimin e gj\u00ebrave, kemi pasur disa periudha kohe, ku politika u p\u00ebrqendrua tej mase vet\u00ebm te Per\u00ebndimi dhe nuk nd\u00ebrtuam raporte n\u00eb Lindje. Un\u00eb e ndryshova k\u00ebt\u00eb, duke vendosur n\u00eb dokumentin ton\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme q\u00eb ne nuk kemi vet\u00ebm dy partner\u00eb strategjik\u00eb, Greqin\u00eb dhe Italin\u00eb, por kemi tre, edhe Turqin\u00eb. Pastaj fillova t\u00eb nd\u00ebrtoja marr\u00ebdh\u00ebnie me Lindjen e Mesme, me vendet e Gjirit. Tani jemi n\u00eb nj\u00eb pozicion shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse q\u00ebndrimi yn\u00eb sa i takon gjeopolitik\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb: Ne jemi Per\u00ebndim, jemi n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me BE-n\u00eb, por duam t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie, madje v\u00ebllaz\u00ebrore me vendet q\u00eb p\u00ebrmenda, edhe pse, n\u00eb Europ\u00eb, kemi nj\u00eb karakteristik\u00eb unike. Vizita e fundit e nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb ishte n\u00eb vitin 1960. Ne nuk e kemi vizituar kurr\u00eb Kremlinin, nuk kemi pasur kurr\u00eb vizit\u00eb nga Kremlini apo nga ndonj\u00eb qeveritar i lart atje, p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb, por edhe sepse nuk kemi ndonj\u00eb oreks p\u00ebr t\u2019u afruar me Rusin\u00eb. Nuk kemi as para ruse, as investime ruse, asgj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Me Kin\u00ebn kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb, jo si me Rusin\u00eb. Kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb, por, s\u00ebrish, nuk ka investime kineze, nuk ka nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb madh si\u00e7 ka midis Serbis\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut apo Malit t\u00eb Zi dhe Kin\u00ebs. P\u00ebr ne, ky \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb horizonti, nga Lindja e Mesme n\u00eb Europ\u00eb. Amerika \u00ebsht\u00eb e re n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, p\u00ebrmes investimit q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt ju, por edhe p\u00ebrmes investimeve n\u00eb energjetik\u00eb. Do t\u00eb donim t\u00eb b\u00ebnim m\u00eb shum\u00eb, por po ec\u00ebn mir\u00eb, jemi t\u00eb k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Richard Attias: Nj\u00eb pyetje e fundit z. Kryeminist\u00ebr. \u00c7far\u00eb d\u00ebshire, \u00ebndrre keni p\u00ebr bot\u00ebn, p\u00ebr Europ\u00ebn dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Un\u00eb jam nj\u00eb i dashuruar me fanatiz\u00ebm i tekstit q\u00eb p\u00ebrmenda sot, nga Abati i Sh\u00ebn Pierit. M\u00eb duket absolutisht \u00e7menduri edhe thjesht t\u00eb p\u00ebrfytyrosh nj\u00eb abat diku gjetk\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, q\u00eb ka k\u00ebt\u00eb vizion dhe iu hap njer\u00ebzve syt\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sesi mund t\u00eb duket ndryshe bota dhe q\u00eb hedh konceptin e bashkimit t\u00eb paqes s\u00eb p\u00ebrhershme, i cili, p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebrfshin Rusin\u00eb, shtrihet deri n\u00eb Lindje, n\u00eb toka q\u00eb asokohe ishin n\u00ebn perandorin\u00eb osmane, \u00e7ka nuk n\u00ebnkupton domosdoshm\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vende duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb BE, por q\u00eb secili prej k\u00ebtyre vendeve duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit komunitet, nj\u00ebsoj si\u00e7 Zvicra nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb BE, Norvegjia nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb BE. P\u00ebr Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, le t\u00eb shohim, pasi duket sikur po kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtir\u00ebn e depresionit. Kjo do t\u00eb ishte \u00ebndrra ime, por, ashtu si\u00e7 shkruante Volteri, ishin interesa t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme dhe kapri\u00e7o t\u00eb vogla q\u00eb nuk e lejuan k\u00ebt\u00eb vizion t\u00eb madh, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo \u00ebsht\u00eb, jan\u00eb egot, jan\u00eb individ\u00ebt n\u00eb koh\u00eb. KPE-ja \u00ebsht\u00eb paksa kjo, sepse Franca e ka mbartur p\u00ebrher\u00eb k\u00ebt\u00eb iden\u00eb e nj\u00eb Europe m\u00eb t\u00eb madhe, pa qen\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Richard Attias: Z. Kryeminist\u00ebr, shum\u00eb faleminderit p\u00ebr mikpritjen!<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: \u00cbsht\u00eb nder p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Richard Attias: Faleminderit q\u00eb na prite n\u00eb Tiran\u00eb. Shpresojm\u00eb t\u2019ju shohim n\u00eb Riad, n\u00eb konferenc\u00ebn kryesore t\u00eb FII n\u00eb tetor, p\u00ebr t\u00eb vazhduar bised\u00ebn.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Tani nuk kam zgjedhje tjet\u00ebr, ve\u00e7 t\u00eb vij, edhe po t\u00eb kem di\u00e7ka tjet\u00ebr. Do t\u00eb vij me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. Do t\u00eb ishte nder q\u00eb t\u00eb isha pjes\u00eb e k\u00ebsaj\u2026<\/p>\n<p>Richard Attias: \u2026 l\u00ebvizjeje.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: \u2026 e k\u00ebtij sekti.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/24\/rama-ndoshta-fitoj-sepse-nuk-jam-nje-socialist-i-mire\/\">Rama: Ndoshta fitoj, sepse nuk jam nj\u00eb socialist i mir\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama komentoi edhe fitoren n\u00eb zgjedhjet e 11 majit gjat\u00eb intervist\u00ebs me Richard Attias, organizatorin e FII, Iniciativa e Investimeve t\u00eb Ardhshme. Rama tha se e ka z\u00ebn\u00eb belaja me koleg\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e pyesin \u201csi \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb je socialist, ke fituar kat\u00ebr mandate?\u201d Mes batutave ai \u00ebsht\u00eb shprehur se ndoshta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22670","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22670","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22670"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22670\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22670"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22670"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}