{"id":22547,"date":"2025-05-23T12:19:09","date_gmt":"2025-05-23T12:19:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/23\/dy-ndere-per-visin-e-pojes-si-u-shperblye-trafikanti-qe-ndihmoi-ps-ne-durres\/"},"modified":"2025-05-23T12:19:09","modified_gmt":"2025-05-23T12:19:09","slug":"dy-ndere-per-visin-e-pojes-si-u-shperblye-trafikanti-qe-ndihmoi-ps-ne-durres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/23\/dy-ndere-per-visin-e-pojes-si-u-shperblye-trafikanti-qe-ndihmoi-ps-ne-durres\/","title":{"rendered":"Dy ndere p\u00ebr Visin e Poj\u00ebs\/ Si u shp\u00ebrblye trafikanti q\u00eb ndihmoi PS n\u00eb Durr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Visi i Poj\u00ebs, favori i dyfisht\u00eb i shtetit: hotel me firm\u00ebn e Ram\u00ebs dhe koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur nga SPAK-u<br \/>\nDosja e antimafias italiane p\u00ebr operacionin \u201cUra\u201d nxorri n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr t\u00eb bandave shqiptare t\u00eb kokain\u00ebs, shum\u00eb i p\u00ebrfolur n\u00eb Durr\u00ebs: Elvis Do\u00e7i, i njohur si \u201cVisi i Poj\u00ebs\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb xhaxhait t\u00eb tij, Xhevdet Troplini nj\u00eb biznesmen i madh n\u00eb zon\u00ebn e Sukthit dhe i arestuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr trafik droge.<\/p>\n<p>Sipas autoriteteve italiane Visi i Poj\u00ebs rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb njeri ky\u00e7 n\u00eb trafikun e kokain\u00ebs drejt Italis\u00eb dhe drejtuesi i nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal me rrjet n\u00eb Shqip\u00ebri, Itali, Gjermani dhe deri n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut.<\/p>\n<p>I d\u00ebnuar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Itali, me kompani nd\u00ebrtimi dhe lokale n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vetin e t\u00eb tjer\u00ebve, Visi i Poj\u00ebs p\u00ebrmendej shpesh n\u00eb dosje hetimore, por fytyra e tij ishte e panjohur p\u00ebr opinionin publik shqiptar. Ishte fal\u00eb p\u00ebrgjimeve t\u00eb SKY ECC q\u00eb antimafia italiane jo vet\u00ebm zbuloi trafikun e kokain\u00ebs nga Shqip\u00ebria por ekspozoi edhe lidhjet q\u00eb nj\u00eb nga bandat m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb Durr\u00ebsit kan\u00eb me pushtetin ekzkekutiv dhe me gjyq\u00ebsorin shqiptar.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto lidhje jan\u00eb p\u00ebrfolur vazhdimisht si nj\u00eb shk\u00ebmbim favoresh n\u00eb terrenin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbledhjes s\u00eb votave n\u00eb Durr\u00ebs, ku Elvis Do\u00e7i \u201cVisi i Poj\u00ebs\u201d ishte nj\u00eb nga garant\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste dhe n\u00eb shk\u00ebmbim u favorizua jo vet\u00ebm n\u00eb biznesin e tij, por edhe n\u00eb problemet q\u00eb i dol\u00ebn me drejt\u00ebsin\u00eb italiane.<\/p>\n<h3><strong>Leja e KKT p\u00ebr hotelin \u201cRock of Kavaja\u201d<\/strong><\/h3>\n\n<p>Atje ku antimafia italiane zbulon fenomenet e jasht\u00ebligjshme kriminale, qeveria shqiptare sheh \u201cpotencial turistik\u201d. M\u00eb konkretisht, me parat\u00eb e fituara nga trafiku i kokain\u00ebs, Elvis Do\u00e7i kishte arritur t\u00eb merrte leje p\u00ebr nj\u00eb kompleks turistik me firm\u00ebn direkte t\u00eb kryeministrit Edi Rama. N\u00eb shkurt 2024, pra nj\u00eb vit para zgjedhjeve parlamentare, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, i drejtuar nga Edi Rama, i firmos Do\u00e7it lejen p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrduar nj\u00eb hotel 10-kat\u00ebsh buz\u00eb detit. Dokumentet t\u00eb nxjerra nga QKB tregojn\u00eb se kompania, \u201cEldemar Construction\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Elvis Do\u00e7it \u00ebsht\u00eb e lidhur me t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr trafik droge si Denis Tafili e G\u00ebzim Hasa, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbajtur poste si administrator\u00eb t\u00eb firm\u00ebs.<\/p>\n<p>Brenda pak muajsh, pas miratimit t\u00eb lejes, Visi themelon \u201cRock of Kavaja\u201d dhe transferon 60% t\u00eb saj te kompania CFO PHARMA. Brenda 72 or\u00ebve, kompania rrit kapitalin nga 100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2.3 milion\u00eb euro, p\u00ebrmes tok\u00ebs q\u00eb Visi kishte futur pa dokumentim t\u00eb qart\u00eb financiar. M\u00eb tej, n\u00eb loj\u00eb hyn edhe brandi prestigjioz \u201cPullman\u201d i grupit Accor, q\u00eb sipas vet\u00eb Ram\u00ebs \u2013 n\u00eb intervist\u00ebn e tij p\u00ebr \u201cFrance Soir\u201d \u2013 erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri fal\u00eb mikut t\u00eb tij, Nicolas Sarkozy.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama gjate\u0308 interviste\u0308s pe\u0308r \u201cFrance Noir\u201d<\/p>\n<p><em>\u201cPo, Accor ka disa kontrata k\u00ebtu me shum\u00eb investitor\u00eb. Ata kan\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri para 4 vitesh, kjo fal\u00eb Nikolas Sarkozi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e bordit t\u00eb projekteve q\u00eb jan\u00eb zbatuar. Ai erdhi bashk\u00eb me Carla Bruni, bashk\u00ebshorten e tij, p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb dy-ditore. Carla dha nj\u00eb koncert k\u00ebtu, e gjithashtu udh\u00ebtuam s\u00eb bashku me helikopter, ku edhe mund\u00ebn t\u00eb shihnin vendin. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb m\u00eb tha kur helikopteri u ul n\u00eb tok\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne po q\u00ebndronim mbi nj\u00eb minier\u00eb ari. Kur u kthye n\u00eb Franc\u00eb, ai nxiti vizit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb grupit Accor n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb fakt, ata e pohuan q\u00eb nuk e kishin menduar ndonj\u00ebher\u00eb operimin e tyre k\u00ebtu, por gjat\u00eb vizit\u00ebs u mahnit\u00ebn, e sot kan\u00eb disa kontrata k\u00ebtu\u201d,<\/em> deklaroi Rama p\u00ebr median franceze duke komentuar biznesin e Visit t\u00eb Poj\u00ebs.<\/p>\n<h3><strong>Zvarritja e SPAK pas urdh\u00ebr-arrestit t\u00eb gjykat\u00ebs<\/strong><\/h3>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj skeme t\u00eb qart\u00eb pastrimi t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs, roli i SPAK-ut ngriti pik\u00ebpyetje t\u00eb shumta p\u00ebr zvarritjen e operacionit t\u00eb Ervis Do\u00e7it pas zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit. Madje n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr mediat q\u00eb mbajti me prokuror\u00ebt e Antimafias, Altin Dumani u pyet nga gazetar\u00ebt se p\u00ebrse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me zgjedhjet\u201d u shpreh ai, duke shpjeguar se me prokuror\u00ebt italian\u00eb veprohej si skuad\u00ebr \u201cEdhe dat\u00ebn e dakord\u00ebsojm\u00eb s\u00eb bashku. Kusht\u00ebzohemi nga nj\u00ebri-tjetri n\u00eb lidhje me dinamik\u00ebn e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe p\u00ebrgatitjen p\u00ebr ekzekutim t\u00eb masave t\u00eb sigurimit\u201d.<\/p>\n<p>Por edhe pas k\u00ebsaj p\u00ebrgjigjeje, pik\u00ebpyetjet mbeten, pasi dosja e italian\u00ebve me urdh\u00ebr-arrestet p\u00ebrkat\u00ebse ishte firmosur n\u00eb fillim t\u00eb muajit shkurt, nd\u00ebrsa policia shqiptare ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb mesin e muajit maj.<\/p>\n<p>Faksimile e dosjes, data 1 shkurt 2025<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj dokumentet tregojn\u00eb se urdh\u00ebr-arrestet p\u00ebr t\u00eb dyshuarit, mes tyre edhe p\u00ebr Elvis Do\u00e7in, ishin firmosur nga Gjykata kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit q\u00eb m\u00eb 30 prill, por SPAK vendosi t\u00eb veproj\u00eb vet\u00ebm pas 11 majit, kur zgjedhjet vendore kishin mbaruar. Faksimile m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Faksimile e vendimit te GJKKO qe mban daten 30 prill<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, personazhi kryesor i dosjes, Visi i Poj\u00ebs, kishte pasur plot dy jav\u00eb t\u00eb largohej. Dhe si\u00e7 ndodh zakonisht n\u00eb Shqip\u00ebri, ai u zhduk pa gjurm\u00eb duke p\u00ebrfituar nga koha q\u00eb i fali kreu i SPAK, Altin Dumani. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, pyetjet q\u00eb shtrohen shkojn\u00eb p\u00ebrtej p\u00ebrgjigjeve klishe. \u00c7far\u00eb e ndaloi Altin Dumanin ta zbatonte urdhrin e gjykat\u00ebs q\u00eb m\u00eb 30 prill? Kush e favorizoi Visin e Poj\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb gjykat\u00ebsi kishte firmosur nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti? P\u00ebrse duhej l\u00ebn\u00eb i lir\u00eb ai deri n\u00eb 11 Maj?<\/p>\n<p>Opozita deri m\u00eb tani e ka konsideruar zvarritjen e arrestimit t\u00eb Visit si nj\u00eb akt t\u00eb paramenduar politik. Njeriu q\u00eb furnizonte me kokain\u00eb jugun e Italis\u00eb duhej l\u00ebn\u00eb i lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur premtimet e 11 Majit n\u00eb Durr\u00ebs, ku Partia Socialiste nxorri me vota rekord dy deputet\u00eb deri m\u00eb sot t\u00eb panjohur p\u00ebr publikun. Ky \u00ebsht\u00eb rasti tipik kur trafikant\u00ebt e drog\u00ebs dhe bandat e Durr\u00ebsit gjejn\u00eb aleat\u00ebt e tyre n\u00eb politik\u00eb. Mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh kush e ka firmosur lejen e hotelit luksoz dhe kush e shtyn arrestimin e k\u00ebrkuar nga partner\u00ebt p\u00ebrtej Adriatikut.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/23\/dy-ndere-per-visin-e-pojes-si-u-shperblye-trafikanti-qe-ndihmoi-ps-ne-durres\/\">Dy ndere p\u00ebr Visin e Poj\u00ebs\/ Si u shp\u00ebrblye trafikanti q\u00eb ndihmoi PS n\u00eb Durr\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Visi i Poj\u00ebs, favori i dyfisht\u00eb i shtetit: hotel me firm\u00ebn e Ram\u00ebs dhe koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur nga SPAK-u Dosja e antimafias italiane p\u00ebr operacionin \u201cUra\u201d nxorri n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr t\u00eb bandave shqiptare t\u00eb kokain\u00ebs, shum\u00eb i p\u00ebrfolur n\u00eb Durr\u00ebs: Elvis Do\u00e7i, i njohur si \u201cVisi i Poj\u00ebs\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb xhaxhait [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":22548,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22547","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22547"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22547\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}