{"id":22519,"date":"2025-05-23T09:25:19","date_gmt":"2025-05-23T09:25:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/23\/operacioni-i-policise-ne-durres-nderhyrja-e-modelit-counter-strike-video\/"},"modified":"2025-05-23T09:25:19","modified_gmt":"2025-05-23T09:25:19","slug":"operacioni-i-policise-ne-durres-nderhyrja-e-modelit-counter-strike-video","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/23\/operacioni-i-policise-ne-durres-nderhyrja-e-modelit-counter-strike-video\/","title":{"rendered":"Operacioni i policis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, nd\u00ebrhyrja e modelit Counter Strike (VIDEO)"},"content":{"rendered":"<p>Shtat\u00eb persona jan\u00eb arrestuar n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb operacioni policor, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe Xhevdet Plaku.<\/p>\n<p>Plaku apo si\u00e7 njihet me nofken \u2018Akili\u2019, u arratis nga burgu i Ankonas n\u00eb Itali n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, ku po vuante d\u00ebnimin p\u00ebr trafik droge. M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb pamjet e shp\u00ebrndara nga policia e shtetit, t\u00eb filmuara nga kamera e trupit e nj\u00eb prej efektiv\u00ebve t\u00eb forcave speciale.<\/p>\n\n<p>Policia e Durr\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat dha detaje nga operacioni, ku tha se Xhevdet Plaku u arrestua i armatosur, me fishek n\u00eb fole gati p\u00ebr qitje.<\/p>\n<p>Policia ka arrestuar n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Gjirin e Lalzit, Xhevdet Plakun, i cili u arratis nga burgu i Ankonas n\u00eb Janar t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Xhevdet Plaku, me 25 identitete, u prangos pasi policia mori informacione p\u00ebr disa persona q\u00eb ndodheshin n\u00eb ambientin e restorantit, me dyshime se ishin t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrollit iu gjet arm\u00eb me fishek n\u00eb fole gati p\u00ebr qitje.<\/p>\n<p>\u201cXhevdet Plaku, banues n\u00eb Durr\u00ebs,. i cili ishte n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga zyra Interpol Rom\u00eb pasi Gjykata e Breshias ka l\u00ebshuar ndaj tij urdh\u00ebr arrestin p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale trafikimi i narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky shtetas \u00ebsht\u00eb arratisur nga burgi i Ankonas n\u00eb Janar t\u00eb k\u00ebtij viti dhe autoritetet gjyq\u00ebsore italiane jan\u00eb ndryshuar urdh\u00ebr arrest. Gjat\u00eb kontrollit iu gjet arm\u00eb e fishek n\u00eb fole gati p\u00ebr qitje\u201d, njoftoi policia.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Jam sot, k\u00ebtu, s\u00eb bashku me Drejtorin e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale n\u00eb Departamentin e Policis\u00eb Kriminale n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit Melsi Ko\u00e7i, me z\u00ebvend\u00ebsdrejtorin p\u00ebr Hetimin e Krimeve, Bujar Deliallisi dhe me shefin e Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs Algert Gjonaj, p\u00ebr t\u2019ju b\u00ebr\u00eb me dije juve dhe n\u00ebp\u00ebrmjet jush, opinionit publik, mbi organizimin, zhvillimin dhe finalizmin e nj\u00eb operacioni policor me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb koduar \u201cEnigma, gjat\u00eb t\u00eb cilit u kap\u00ebn dhe u vun\u00eb n\u00eb pranga 7 shtetas, nd\u00ebrmjet tyre 3 shtetas me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim m\u00eb par\u00eb p\u00ebr vepra penale n\u00eb fush\u00ebn e krimeve kund\u00ebr personit dhe n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve. Gjat\u00eb operacionit u sekuestruan 4 arm\u00eb zjarri pistoleta t\u00eb cilat k\u00ebta shtetas i mbanin me vete, me fishek\u00eb n\u00eb fole gati p\u00ebr qitje.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, dit\u00ebn e djeshme, strukturat e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs kan\u00eb siguruar informacione n\u00eb rrug\u00eb operative, se disa shtetas n\u00eb k\u00ebrkim, me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore, ishin n\u00eb ambientet e nj\u00eb restoranti n\u00eb gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin arm\u00eb zjarri me vete.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto informacione dhe n\u00eb analiz\u00ebn e riskut, lindi nevoja p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb operacion, dhe t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Forc\u00ebs Operacionale n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit, n\u00eb masa t\u00eb larta sigurie, sh\u00ebrbimet policore nd\u00ebrhyn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb befasishme n\u00eb ambientet e restorantit ku ndodheshin k\u00ebta shtetas.<\/p>\n<p>Nga verifikimet parakrake rezultoi se n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb ishin ulur 7 shtetas, nd\u00ebrmjet tyre 3 t\u00eb k\u00ebrkuar me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore, konkretisht:<\/p>\n<p>Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vje\u00e7, banues n\u00eb Durr\u00ebs, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka l\u00ebshuar urdh\u00ebr arresti p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cTrafikimi i narkotik\u00ebve\u201d. Ky shtetas \u00ebsht\u00eb arratisur nga burgu i Ankon\u00ebs, n\u00eb muajin janar 2025 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye autoritetet gjyq\u00ebsore italiane kan\u00eb l\u00ebshuar urdh\u00ebr arresti p\u00ebr t\u00eb. Gjat\u00eb kontrollit, k\u00ebtij shtetasi iu gjet nj\u00eb arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb me fishek n\u00eb fole gati p\u00ebr qitje;<\/p>\n<p>Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vje\u00e7, banues n\u00eb Shkod\u00ebr, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, n\u00eb muajin korrik 2024, i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, p\u00ebr veprat penale \u201cOrganizata kriminale\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cSigurimi i kushteve dhe i mjeteve p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d. Gjat\u00eb kontrollit, k\u00ebtij shtetasi iu gjet\u00ebn dy dokumente identifikimi t\u00eb falsifikuara dhe 1 arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb me fishek n\u00eb fole gati p\u00ebr qitje;<\/p>\n<p>Voltan Xhani, 39 vje\u00e7, lindur n\u00eb P\u00ebrmet, rezident n\u00eb Holand\u00eb, pasi n\u00eb muajin shtator 2024, Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Shkod\u00ebr i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, p\u00ebr veprat penale \u201cTrafikimi i mjeteve motorike\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cSigurimi i kushteve dhe i mjeteve p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d, n\u00eb funksion t\u00eb hetimeve p\u00ebr zbardhjen dhe dokumentimin ligjor t\u00eb vrasjes me arm\u00eb zjarri t\u00eb shtetasit E. Rr., ndodhur n\u00eb Shkod\u00ebr. Gjat\u00eb kontrollit fizik dhe n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e tij, Policia gjeti 1 arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb me fishk\u00eb n\u00eb fole gati p\u00ebr qitje;<\/p>\n<p>Jugert Xhani, 35 vje\u00e7, lindur n\u00eb P\u00ebrmet, p\u00ebr veprat penale \u201cProdhimi dhe mbajtja pa leje e arm\u00ebve luftarake dhe e municionit\u201d, \u201cMoskall\u00ebzimi i krimit\u201d dhe \u201cP\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d. Gjat\u00eb kontrollit iu gjet\u00ebn 1 arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb dhe municion luftarak;<\/p>\n<p>O. H., 38 vje\u00e7, banues n\u00eb Mamurras, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cMoskall\u00ebzimi i krimit\u201d dhe \u201cP\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d;<\/p>\n<p>F. Q., 36 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr veprat penale \u201cMoskall\u00ebzimi i krimit\u201d dhe \u201cP\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d;<\/p>\n<p>A. H., 45 vje\u00e7, banues n\u00eb Mamurras, i dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cMoskall\u00ebzimi i krimit\u201d dhe \u201cP\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit.\u201d<\/p>\n<p>Po gjat\u00eb operacionit, jan\u00eb sekuestruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale, shuma parash, euro dhe sende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebpunim me Prokurorin\u00eb vijojn\u00eb hetimet e thelluara p\u00ebr dokumentimin ligjor t\u00eb aktivitetit kriminal t\u00eb k\u00ebtyre shtetasve.<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb faktin se ky operacion \u00ebsht\u00eb organizuar dhe zhvilluar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord, me profesionaliz\u00ebm, duke u finalizuar me sukses pavar\u00ebsisht shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb si\u00e7 e citova dhe m\u00eb lart, pasi 3 prej tyre i kishin arm\u00ebt e zjarrit me fishek\u00eb n\u00eb fole gati p\u00ebr qitje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, n\u00eb em\u00ebr dhe t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e Policis\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfituar nga rasti, dua t\u00eb siguroj qytetar\u00ebt e qarkut Durr\u00ebs, se strukturat e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs, jan\u00eb maksimalisht t\u00eb angazhuara p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe goditur krimin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe krimin e organizuar n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr t\u00eb goditur rastet e arm\u00ebmbajtjes pa leje, p\u00ebr kapjen e shtetasve n\u00eb k\u00ebrkim dhe p\u00ebr t\u00eb goditur \u00e7do veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme, me q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb ambienti sa m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, vizitor\u00ebt dhe turist\u00ebt nga mbar\u00eb bota, q\u00eb frekuentojn\u00eb qarkun ton\u00eb.<\/p>\n<p>I ftoj edhe nj\u00eb her\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb besojn\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin akoma m\u00eb shum\u00eb Policin\u00eb vendore dhe t\u00eb denoncojn\u00eb \u00e7do paligjshm\u00ebri n\u00eb numrin 112, duke i garantuar p\u00ebr anonimat t\u00eb sigurt\u00eb dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb menj\u00ebhershme profesionale nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb. Bashk\u00ebrisht nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb ambient m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/23\/operacioni-i-policise-ne-durres-nderhyrja-e-modelit-counter-strike-video\/\">Operacioni i policis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, nd\u00ebrhyrja e modelit Counter Strike (VIDEO)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtat\u00eb persona jan\u00eb arrestuar n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb operacioni policor, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe Xhevdet Plaku. Plaku apo si\u00e7 njihet me nofken \u2018Akili\u2019, u arratis nga burgu i Ankonas n\u00eb Itali n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, ku po vuante d\u00ebnimin p\u00ebr trafik droge. M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb pamjet e shp\u00ebrndara nga policia e shtetit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22519","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22519"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22519\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}