{"id":22508,"date":"2025-05-23T08:23:10","date_gmt":"2025-05-23T08:23:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/23\/kandidatet-per-deputete-shkelen-heshtjen-zgjedhore-me-reklama-politike-ne-facebook\/"},"modified":"2025-05-23T08:23:10","modified_gmt":"2025-05-23T08:23:10","slug":"kandidatet-per-deputete-shkelen-heshtjen-zgjedhore-me-reklama-politike-ne-facebook","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/23\/kandidatet-per-deputete-shkelen-heshtjen-zgjedhore-me-reklama-politike-ne-facebook\/","title":{"rendered":"Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb shkel\u00ebn heshtjen zgjedhore me reklama politike n\u00eb Facebook"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara se shqiptar\u00ebt t\u2019u drejtoheshin kutive t\u00eb votimit, Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve,\u00a0Ilirjan Celibashi\u00a0nxorri nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb prer\u00eb p\u00ebr partit\u00eb politike: \u2018ndaloni fushat\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve urdh\u00ebron respektimin e plot\u00eb t\u00eb heshtjes zgjedhore, e cila ndalon \u00e7do lloj fushate apo thirrjeje elektorale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb n\u00eb rrjetet sociale,\u201d shkroi KQZ n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook m\u00eb 10 maj. \u201cSubjektet zgjedhore nuk duhet t\u00eb adresojn\u00eb mesazhe politike apo elektorale gjat\u00eb heshtjes zgjedhore, n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb\u201d, shtoi deklarata.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, urdhri i komisionerit u shp\u00ebrfill gjer\u00ebsisht n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Libraria e Reklamave Politike t\u00eb kompanis\u00eb \u201cMeta\u201d \u2013 pronare e platformave Facebook dhe Instagram, dhjet\u00ebra kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb dhe Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb, sponsorizuan reklama gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Thyerja e heshtjes zgjedhore ishte vet\u00ebm nj\u00eb nga qindra shkeljet t\u00eb evidentuara nga BIRN t\u00eb Kodit p\u00ebr Fushat\u00ebn Digjitale \u2013 nj\u00eb mekaniz\u00ebm vet\u00ebrregullues i n\u00ebnshkuar nga partit\u00eb kryesore pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb gar\u00ebn elektorale, p\u00ebrfshir\u00eb shp\u00ebrndarja e materialeve dezinformuese t\u00eb krijuara me\u00a0Inteligjenc\u00eb Artificiale\u00a0dhe p\u00ebrdorimin e profileve false me origjin\u00eb nga vende aziatike p\u00ebr t\u00eb gjeneruar amplifikim t\u00eb postimeve n\u00eb\u00a0media sociale.<\/p>\n<p>Partia Socialiste n\u00eb pushtet siguroi nj\u00eb fitore t\u00eb thell\u00eb n\u00eb\u00a0zgjedhjet parlamentare\u00a0t\u00eb 11 majit, duke marr\u00eb 83 nga 140 deputet\u00eb n\u00eb legjislatur\u00ebn e ardhshme parlamentare. Rrjetet sociale \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Facebook dhe Instagram, luajt\u00ebn nj\u00eb rol protagonist n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore dhe u p\u00ebrdor\u00ebn gjer\u00ebsisht nga partit\u00eb dhe kandidat\u00ebt p\u00ebr t\u00eb transmetuar ofertat e tyre politike.<\/p>\n<p><strong>Shkelja e heshtjes zgjedhore <\/strong><\/p>\n<p>Sipas Kodit Zgjedhor, dita p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe\u00a0data e zgjedhjeve, deri n\u00eb or\u00ebn e mbylljes s\u00eb votimit, formojn\u00eb periudh\u00ebn e heshtjes zgjedhore. Kodi dikton se n\u00eb periudh\u00ebn e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnj\u00eb lloj fushate zgjedhore n\u00ebp\u00ebrmjet organeve t\u00eb medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive t\u00eb tjera t\u00eb subjekteve zgjedhore. Subjektet zgjedhore q\u00eb thyejn\u00eb heshtjen sanksionohen me gjob\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por k\u00ebrc\u00ebnimi i sanksioneve duket se nuk i ka trembur kandidat\u00ebt dhe as partit\u00eb politike.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Libraris\u00eb s\u00eb Reklamave, 77 kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb dhe Partia Demorkatike, transmetuan 344 reklama politike gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, duke shpenzuar vet\u00ebm m\u00eb 11 maj t\u00eb pakt\u00ebn 5,553 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Partia Demokratike, e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, shpenzoi 3638 dollar\u00eb p\u00ebr 17 reklama politike n\u00eb Facebok dhe Instagram gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve parlamentare.<\/p>\n<p>Shumica e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb q\u00eb e shkel\u00ebn heshtjen zgjedhore i p\u00ebrkasin Koalicionit Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore t\u00eb udh\u00ebhequr nga Partia Demokratike (40%), ndjekur nga Partia Socialiste (36%) dhe Partia\u00a0Koalicioni Euro-Atlantik\u00a0(13%).<\/p>\n<p>N\u00eb total, gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, p\u00ebrfshir\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, kandidat\u00ebt dhe partit\u00eb politike shpenzuan m\u00eb shum\u00eb se 193 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr reklama politike n\u00eb Facebook dhe Instagram, nga t\u00eb cilat 80,098 dollar\u00eb u shpenzuan nga koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike dhe kandidat\u00ebt e tij p\u00ebr deputet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs, kandidati me shpenzimet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr reklama n\u00eb platformat e META-s ishte\u00a0Agron Shehaj, kreu i Partis\u00eb Mund\u00ebsia, i cili shpenzoi rreth 17,842 dollar\u00eb. Pas tij renditej\u00a0Belind K\u00eblli\u00e7i\u00a0nga Partia Demokratike me nj\u00eb shpenzim prej 7,844 dollar\u00ebsh p\u00ebr reklama politike.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdorimi joetik i Inteligjenc\u00ebs Artificiale<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet n\u00ebnshkrimit t\u00eb Kodit p\u00ebr Fushat\u00ebn Digjitale, partit\u00eb politike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhjet 11 majit u angazhuan p\u00ebr p\u00ebrdorimin etik dhe transparent t\u00eb teknologjis\u00eb n\u00eb fushat\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Inteligjenc\u00ebn Artificiale, si dhe t\u00eb mos shp\u00ebrndajn\u00eb p\u00ebrmbajtje keqinformuese.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga BIRN n\u00ebp\u00ebrmjet monitorimit t\u00eb mediave sociale t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb, tregojn\u00eb q\u00eb angazhimet e marra nuk u respektuan. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, kandidat\u00ebt p\u00ebrdor\u00ebn gjer\u00ebsisht materiale t\u00eb prodhurara me Inteligjenc\u00eb Artificiale p\u00ebr t\u00eb sulmuar rival\u00ebt politik\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs, BIRN regjistroi 171 shkelje t\u00eb Kodit nga kandidat\u00eb dhe parti politike nga i gjith\u00eb spektri politik.<\/p>\n<p>Shumica e shkeljeve t\u00eb regjistruara vinin nga Partia Socialiste n\u00eb pushtet, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb 72% t\u00eb rasteve. Koalicioni Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore, i udh\u00ebhequr nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr 19% t\u00eb shkeljeve, nd\u00ebrsa koalicioni \u2018Nisma \u2013\u00a0Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u2018, i udh\u00ebhequr nga Adriatik Lapaj dhe\u00a0Endri Shabani, p\u00ebrb\u00ebnte 5%.<\/p>\n<p>Shkeljet e regjistruara nga Partia Socialiste sh\u00ebnuan nj\u00eb rritje n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs, nd\u00ebrsa afrohej dita e zgjedhjeve, krahasuar me dy jav\u00ebt e para t\u00eb monitorimit.<\/p>\n<p><strong>Fushata nga \u2018Pal\u00ebt e Treta\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, p\u00ebrve\u00e7 partive politike, n\u00eb rrjetet sociale b\u00ebn\u00eb propagand\u00eb elektorale edhe pal\u00eb t\u00eb treta \u2013 profile kryesisht anonime, t\u00eb cilat edhe pse nuk jan\u00eb t\u00eb lidhura formalisht me nj\u00eb parti politike apo kandidat, mb\u00ebshtesin subjekte zgjedhore t\u00eb caktuara ose sulmojn\u00eb rival\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Monitorimi i mediave sociale zbuloi se t\u00eb pakt\u00ebn 19 faqe Facebook-u ose profile Instagrami operuan si \u2018pal\u00eb t\u00eb treta\u2019 gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, duke shp\u00ebrndar\u00eb postime dhe reklama n\u00eb favor t\u00eb disa subjekteve politike.<\/p>\n<p>M\u00eb aktivja mes tyre ishte nj\u00eb profil i titulluar \u2018Team Edi Rama,\u201d me faqe n\u00eb Facebook, Instagram dhe TitkTok, i cili b\u00ebri nj\u00eb fushat\u00eb reklamash n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb Facebook, kjo faqe e themeluar m\u00eb 19 mars \u2013 n\u00eb prag t\u00eb hapjes s\u00eb fushat\u00ebs elektorale, arriti t\u00eb siguronte m\u00eb shum\u00eb se 4.6 milion\u00eb shikime n\u00eb videot e saj deri m\u00eb 11 maj. Nj\u00eb pjes\u00eb e reklamave t\u00eb k\u00ebsaj faqe u publikuan pa sh\u00ebnim shpjegues p\u00ebr financuesin (disclaimer), nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr p\u00ebrmbanin nj\u00eb adres\u00eb email t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb e konstatuar gjat\u00eb fushat\u00ebs, ishte dhe p\u00ebrdorimi i bot-eve \u2013 profileve false p\u00ebr t\u00eb amplifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joautentike p\u00ebrmbajtjen n\u00eb Facebook. Vet\u00ebm gjat\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb kryeministrit Edi Rama, qindra profile nga preardhje nga vendet aziatike, kryesisht nga Vietnami, u angazhuan duke postuar komente identike n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook. \/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/05\/23\/kandidatet-per-deputete-shkelen-heshtjen-zgjedhore-me-reklama-politike-ne-facebook\/\">Reporter.al<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/23\/kandidatet-per-deputete-shkelen-heshtjen-zgjedhore-me-reklama-politike-ne-facebook\/\">Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb shkel\u00ebn heshtjen zgjedhore me reklama politike n\u00eb Facebook<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara se shqiptar\u00ebt t\u2019u drejtoheshin kutive t\u00eb votimit, Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve,\u00a0Ilirjan Celibashi\u00a0nxorri nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb prer\u00eb p\u00ebr partit\u00eb politike: \u2018ndaloni fushat\u00ebn\u2019. \u201cKomisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve urdh\u00ebron respektimin e plot\u00eb t\u00eb heshtjes zgjedhore, e cila ndalon \u00e7do lloj fushate apo thirrjeje elektorale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb n\u00eb rrjetet sociale,\u201d shkroi KQZ n\u00eb nj\u00eb postim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22508","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22508"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22508\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}