{"id":22506,"date":"2025-05-23T08:56:57","date_gmt":"2025-05-23T08:56:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/23\/lacivita-magji-apo-marifete\/"},"modified":"2025-05-23T08:56:57","modified_gmt":"2025-05-23T08:56:57","slug":"lacivita-magji-apo-marifete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/23\/lacivita-magji-apo-marifete\/","title":{"rendered":"LaCivita, magji apo marifete?"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga \u00c7apajev Gjokutaj\/<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Lidershipi i PD-s\u00eb e shpalli me buj\u00eb triumfatori faktin q\u00eb Chris LaCivita do t\u00eb b\u00ebnte kryestrategjistin politik t\u00eb fusht\u00ebs s\u00eb tyre. Dhe gjith\u00e7ka ishte e justifikuar, i pajturi prej tyre njihet n\u00eb Amerik\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb si nj\u00eb nga strategjist\u00ebt m\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuar nd\u00ebr ata q\u00eb ideuan fushat\u00ebn ngadh\u00ebnjyese t\u00eb Donald Trump.<\/p>\n<p><strong>Eksport \u00e7alaman<\/strong><\/p>\n<p>Qysh n\u00eb fillim LaCivita deklaroi se do t\u00eb eksportonte n\u00eb Shqip\u00ebr MAGA-n (B\u00ebje Amerik\u00ebn t\u00eb madhe p\u00ebrs\u00ebri), por me nj\u00eb ndryshim t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb vend t\u00eb Amerik\u00ebs do vendosej Albania. Pastaj n\u00eb vend t\u00eb Trump Berisha dhe, qershia mbi tort\u00eb, rivaliteti Berisha \u2013 Rama do ravij\u00ebzohej si ndeshje mes trampist\u00ebve dhe sorosian\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Par\u00eb n\u00eb rrafsh formal strategjik eksportimi i MAGA-s ngjan ide e lavd\u00ebrueshme. Shqiptar\u00ebt njihen si nj\u00eb nga kombet m\u00eb amerikandash\u00ebse t\u00eb globit, rrjedhimisht \u00e7do gj\u00eb q\u00eb vjen nga Amerika ka nj\u00eb lloj sharmi dhe gjeneron t\u00ebrheqje e p\u00eblqim. Ve\u00e7 k\u00ebsaj MAGA lidhet pazgjidhsh\u00ebm me Trump, prototip n\u00eb rrafsh bot\u00ebror i liderit t\u00eb fort\u00eb e autoritarist. Historia e shtetit am\u00eb ka d\u00ebshmuar se ne shqiptar\u00ebt pranojm\u00eb, madje n\u00eb shumic\u00eb edhe p\u00eblqejm\u00eb, t\u00eb kemi n\u00eb krye prij\u00ebs t\u00eb fort\u00eb q\u00eb na jan\u00eb shfaqur her\u00eb si monark, her\u00eb si diktator e her\u00eb si lider\u00eb autoritarist\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedha e gj\u00ebrave d\u00ebshmoi se eksportimi i MAGA-s nuk shkoi aq leht\u00eb sa e p\u00ebrfytyronte strategjisti i Trumpit. Problemi i par\u00eb doli me p\u00ebrkthimin n\u00eb shqip t\u00eb cil\u00ebsorit \u2018great\u2019. Po t\u00eb thoshje \u2018b\u00ebje Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrs\u00ebri\u2019 shum\u00ebkush do ta lidhte me konceptin politiko-historik \u2018Shqip\u00ebria e madhe\u2019. T\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh, qoft\u00eb edhe pa dashje a n\u00eb n\u00ebntekst, rishikim kufijsh gjat\u00eb nj\u00eb fushate elektorale \u00ebsht\u00eb si t\u00eb thyesh nj\u00eb tabu, madje edhe m\u00eb e rrezikshme. Hapja e nj\u00eb kapitulli t\u00eb till\u00eb do t\u2019i b\u00ebnte m\u00eb problemore se\u00e7 jan\u00eb marrdh\u00ebniet e PD me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. N\u00eb kushte t\u00eb tilla \u2018great\u2019 u soll n\u00eb shqip me fjal\u00ebn \u2018madh\u00ebshtore\u2019, por edhe kjo p\u00ebrshtatje duket se nuk rezultoi t\u00ebr\u00ebsisht e sukses\u00ebshme.<\/p>\n<p>Cil\u00ebsori \u2018madh\u00ebshtor\/e\u2019 \u00ebsht\u00eb kryesisht fjal\u00eb e stilit libror dhe, ve\u00e7 k\u00ebsaj, rezulton e mbip\u00ebrdorur nga ligj\u00ebrimi i dikursh\u00ebm totalitar n\u00eb sintagma t\u00eb tipit \u2018vepra madh\u00ebshtore\u2019, \u2018plane madh\u00ebshtore\u2019, \u2018fitore madh\u00ebshtore\u2019 etj. etj. Nisur nga p\u00ebrdorime t\u00eb tilla, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e elektoratit gri nga 50 vje\u00e7 e sip\u00ebr dallon n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb jo vet\u00ebm stilin libror por edhe konotacione t\u00eb nj\u00eb propagande false: gjith\u00e7ka pandehej e paraqitej mdh\u00ebshtore, por sa hap e mbyll syt\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb kolaps total. T\u00eb nxis\u00ebsh iden\u00eb se je duke b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb n\u00eb koh\u00eb fushate elektorale, \u00ebsht\u00eb si t\u2019i zesh vendin atij t\u00eb proverbit q\u00eb vajti e zgjoi shejtanin nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai flinte.<\/p>\n<p>Ngjyrimet librore dhe ato propagandistike t\u00eb cil\u00ebsorit \u2018madh\u00ebshtore\u2019, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb a n\u00eb tjetr\u00ebn gjalluan tek em\u00ebrtimi \u2018Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb madh\u00ebshtore\u2019 dhe, m\u00eb s\u00eb paku duket se pengonin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb elektoratit t\u00eb krijonte nj\u00eb p\u00eblqim t\u00eb vetvetish\u00ebm e pa rezerva.<\/p>\n<p>Q\u00eb eksportimi i MAGA-s nuk rezultoi dhe aq i leht\u00eb, e d\u00ebshmon edhe fakti se u la n\u00eb harres\u00eb ndajfolja \u2018p\u00ebrs\u00ebri\u2019. Rrall\u00eb a pothuajse hi\u00e7 fare u shqiptua n\u00eb ligj\u00ebrimin zgjedhor slogani i plot\u00eb: \u2018Ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb madh\u00ebshtore p\u00ebrs\u00ebri\u2019. Dhe b\u00ebn\u00eb mir\u00eb ngaq\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e votuesve do n\u00ebnqeshnin: po kur paska qen\u00eb Shqip\u00ebria madh\u00ebshtore?<\/p>\n<p>Kapelja magjike<\/p>\n<p>Problemet q\u00eb krijoi eksportimi i MAGA-s d\u00ebshmojn\u00eb se strategjist\u00ebt politik\u00eb e kan\u00eb t\u00eb domosdoshme t\u00eb njohin gjuh\u00ebn, zakonet dhe mentalitetin e vendit ku pajtohen e paguhen t\u00eb punojn\u00eb. Kjo puna e mosnjohjes s\u00eb mentalitetit dhe zakoneve t\u00eb kujton ndryshimet n\u00eb imazhin pamor t\u00eb Berish\u00ebs gjat\u00eb fushat\u00ebs. LaCivita duket se propozoi t\u2019i vinin liderit n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb kapele bejzbolli dhe t\u2019i lidhnin n\u00eb gryk\u00eb nj\u00eb gravat\u00eb t\u00eb verdh\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb zgjedh\u00ebsve t\u2019u kujtonte Trumpin e doemos edhe ngadh\u00ebnjimin e tij.<\/p>\n<p>Par\u00eb n\u00eb parim kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb teknik\u00eb t\u00eb zakonshme dhe shpesh frytdhen\u00ebse marr\u00eb nga manualet e fushatave elektorale. Imazhi pamor i liderit, kur \u00ebsht\u00eb i goditur, p\u00ebrb\u00ebn element shum\u00eb ndikues. Kapelja e bejzbollit dhe gravata e verdh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb ishin thuajse magjike, por gjasat jan\u00eb se paraqitja vizuale e Berish\u00ebs si Trump nuk funksioi si\u00e7 pritej. Dhe arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Prej gati tri dekadash Sali Berisha ka krijuar n\u00eb publik imazhin e nj\u00eb burri t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb qendruesh\u00ebm dhe kurdoher\u00eb serioz, q\u00eb n\u00eb \u00e7do rast \u00ebsht\u00eb vetvetja dhe thuajse kurr\u00eb nuk aktron n\u00eb rolin e dikujt tjet\u00ebr. Kapelja e bejzbollit dhe gravata e verdh\u00eb i iknin dhunsh\u00ebm k\u00ebtij imazhi solid e t\u00eb gjith\u00ebpranuar dhe, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, fqinj\u00ebronin me goditjet n\u00ebn brez q\u00eb b\u00ebnte Rama kur thoshte se Berisha q\u00ebnkej plakur e pask\u00ebsh nisur t\u00eb rridhte, se i fikeshin llambat tre her\u00eb dit\u00ebn etj.<\/p>\n<p>Berberi i Sulltanit<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebshillat q\u00eb strategjisti i p\u00ebrtejoqeqnit i ofruaroi PD-s\u00eb pati dhe nga ato q\u00eb mbanin er\u00eb amatoriz\u00ebm dhe t\u00eb shtyjn\u00eb t\u00eb dyshosh se buronin nga nj\u00eb pun\u00eb nxitimthi me rrenj\u00eb n\u00eb mentalitetin e mo\u00e7\u00ebm kolonialist \u2018buono per Albania\u2019. N\u00eb fakt k\u00ebt\u00eb mentalitet, p\u00ebrzier me nj\u00eb far\u00eb shpotie, e shprehte hapur LaCivita n\u00eb bised\u00ebn e filmuar si video e fsheht\u00eb nga disa gazetar\u00eb investigues dhe pastaj t\u00eb botuar tek \u2018The Guardian\u2019.<\/p>\n<p>Mbanin er\u00eb amatoriz\u00ebm thuajse t\u00eb gjitha k\u00ebshillat q\u00eb synonin t\u00eb amortizonin nofk\u00ebn \u2018Buf\u2019 q\u00eb Rama, duke shp\u00ebrfillur etik\u00ebn, e p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb thirrur Berish\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs. Disa vargje t\u00eb frym\u00ebzuara nga poezia \u2018The Owl\u2019 e Edward Thomas q\u00eb LaCivita i postoi n\u00eb X, mezi i kap\u00ebrcyen 100 p\u00eblqime dhe af\u00ebrmendsh q\u00eb kaluan pa u v\u00ebn\u00eb re nga masa e votuesve. Duhet shtuar se poezia n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb thuajse e harruar dhe, m\u00eb shum\u00eb sesa nga lexuesit e poezis\u00eb angleze kujtohet nga studjuesit. Me gjas\u00eb LaCivita apo ndonj\u00eb nga ndihm\u00ebsit e tij e kan\u00eb k\u00ebrkuar e gjetur me search. P\u00ebr k\u00ebto arsye s\u2019pati thuajse kurrfar\u00eb ndikimi, po gjithsesi e mori nj\u00eb vler\u00eb humoristike: t\u00eb kujtonte at\u00eb nx\u00ebn\u00ebsin q\u00eb nxiton t\u00eb mbaroj\u00eb detyrat e sht\u00ebpis\u00eb pavar\u00ebsisht se si.<\/p>\n<p>Botimi i fotos s\u00eb nj\u00eb bufi q\u00eb po kapte nj\u00eb mi, shoq\u00ebruar me di\u00e7itur\u00ebn: \u2018Kush \u00ebsht\u00eb bufi e kush \u00ebsht\u00eb miu\u2019 ngjau si nj\u00eb shashk\u00eb q\u00eb nuk ndezi edhe ngaq\u00eb Rama n\u00eb \u00e7ast e flaku q\u00eb t\u00eb k\u00ebrciste tek hedh\u00ebsi, shoq\u00ebruar me sqarimin: miu jan\u00eb fituesit e primareve q\u00eb Bufi nuk i p\u00ebrfshiu n\u00eb listat e mbyllura.<\/p>\n<p>Shum\u00eb m\u00eb amator, i dob\u00ebt dhe i zbeht\u00eb sh\u00ebrbeu sqarimi se bufi \u00ebsht\u00eb kafsh\u00eb e zgjuar dhe p\u00ebr k\u00ebto cil\u00ebsi Athinaja, per\u00ebndesha antike e zgjuarsis\u00eb e mbante pran\u00eb. Problemi me bufin e Athinas\u00eb krijohet nga fakti se n\u00eb klim\u00ebn e elektrizuar t\u00eb fushat\u00ebs elektorale, njeriu m\u00eb shum\u00eb se argumenta logjik\u00eb e t\u00eb tjerrur holl\u00eb, parap\u00eblqen gj\u00ebra q\u00eb s\u2019para duan shtjellime akademike po perceptohen shpejt. Pa b\u00ebr\u00eb as gjysm\u00ebn e rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb antikitet e t\u00eb mendonte p\u00ebr Athinan\u00eb, votuesit i shkrepnin n\u00eb kok\u00eb konotacionet negative t\u00eb fjal\u00ebs buf n\u00eb gjuh\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs, n\u00eb shqip t\u00eb tilla si: \u00e7\u2019i hap syt\u00eb si buf, buf k\u00ebnete, si thonjt e bufit, e di dhe bufi etj. K\u00ebto konotoacione negative jan\u00eb goxha t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb shqipen bisedore, aq t\u00eb p\u00ebrdorura sa nuk i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb gjorit buf t\u00eb fitoj\u00eb ndonj vler\u00ebsim pa le m\u00eb lavd\u00ebrim.<\/p>\n<p>Par\u00eb nga jasht\u00eb nuk je n\u00eb gjendje t\u00eb thuash n\u00ebse k\u00ebshilla t\u00eb k\u00ebtij niveli u mor\u00ebn seriozisht nga njer\u00ebzit e marrdh\u00ebnieve publike n\u00eb PD. Ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebr k\u00ebshilla t\u00eb tilla, q\u00eb u blen\u00eb me \u00e7mim magjie por ngjajn\u00eb si marifete, PD e p\u00ebrdori pranin\u00eb e LaCivitas p\u00ebr t\u00eb send\u00ebrgjuar iden\u00eb se tanim\u00eb po ndihmohet nga nj\u00eb person q\u00eb ka lidhje t\u00eb af\u00ebrta me Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, madje edhe me vet presidentin Trump. Dhe kjo mund t\u00eb ket\u00eb funksionuar me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb militant\u00ebve, pa\u00e7ka se t\u00eb sjell n\u00eb mend historit\u00eb e q\u00ebmotshme me berberin e Sulltanit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/lacivita-magji-apo-marifete\/\">LaCivita, magji apo marifete?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga \u00c7apajev Gjokutaj\/ Lidershipi i PD-s\u00eb e shpalli me buj\u00eb triumfatori faktin q\u00eb Chris LaCivita do t\u00eb b\u00ebnte kryestrategjistin politik t\u00eb fusht\u00ebs s\u00eb tyre. Dhe gjith\u00e7ka ishte e justifikuar, i pajturi prej tyre njihet n\u00eb Amerik\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb si nj\u00eb nga strategjist\u00ebt m\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuar nd\u00ebr ata q\u00eb ideuan fushat\u00ebn ngadh\u00ebnjyese t\u00eb Donald Trump. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22506","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22506"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22506\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}