{"id":22486,"date":"2025-05-23T08:07:18","date_gmt":"2025-05-23T08:07:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/23\/ambasador-mos-e-shisni-tek-shqiptaret-si-vlere-europiane-martesen-burre-me-burre-ne-mbrojme-familjen\/"},"modified":"2025-05-23T08:07:18","modified_gmt":"2025-05-23T08:07:18","slug":"ambasador-mos-e-shisni-tek-shqiptaret-si-vlere-europiane-martesen-burre-me-burre-ne-mbrojme-familjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/23\/ambasador-mos-e-shisni-tek-shqiptaret-si-vlere-europiane-martesen-burre-me-burre-ne-mbrojme-familjen\/","title":{"rendered":"Ambasador, mos e shisni tek shqiptar\u00ebt si vler\u00eb europiane martes\u00ebn burr\u00eb me burr\u00eb, ne mbrojm\u00eb familjen!"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Ndri\u00e7im Kulla<\/strong><\/p>\n<p>Para do dit\u00ebsh ambasadori i BE, zoti Silvio Gonzato dha nj\u00eb intervist\u00eb, q\u00eb u quajt surprizuese, por q\u00eb n\u00ebse shihet me kujdes, nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq e till\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb qe thjesht nj\u00eb rr\u00ebfim personal, si p\u00ebr \u00e7do njeri tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, un\u00eb do t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebsohesha me vuajtjet dhe problemet e tij t\u00eb nj\u00eb jete kur ka qen\u00eb dikur i martuar dhe me dy f\u00ebmij\u00eb, e sot \u00ebsht\u00eb i martuar me nj\u00eb burr\u00eb. Solidariteti dhe ndihma reciproke jan\u00eb thelbi i p\u00ebrjetsh\u00ebm i qytetaris\u00eb, e akoma m\u00eb shum\u00eb i shqiptar\u00ebve q\u00eb njihen si komb bujar dhe mikprit\u00ebs, si rrall\u00eb kush n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se gjith\u00e7ka ndryshon n\u00ebse Gonzato k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim e b\u00ebn si ambasador i BE dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb jav\u00ebn kulturore t\u00eb Evrop\u00ebs. Nga personale rr\u00ebfimi i tij b\u00ebhet influencial, i q\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndikuar, duke e fuqizuar k\u00ebt\u00eb qasje dhe q\u00ebndrim, me terma t\u00eb till\u00eb si \u201d nj\u00eb vizion p\u00ebr Evrop\u00ebn\u201d dhe \u201d shqiptar\u00ebt duhet ta ndryshojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mend\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo pika ku ligj\u00ebrimi i tij, deri m\u00eb par\u00eb aspak k\u00ebrc\u00ebnues, madje solidar, b\u00ebhet v\u00ebrtet k\u00ebrc\u00ebnues, imponues dhe del jasht\u00eb binar\u00ebve miq\u00ebsor\u00eb, duke na futur n\u00eb binar\u00ebt e nj\u00eb lufte q\u00eb ne kemi koh\u00eb q\u00eb e kemi nisur dhe do t\u00eb donim t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje anti- wok\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si\u00e7 po ndodh n\u00eb Amerik\u00eb e n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, do t\u00eb doja t\u00eb kujtoja q\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb vizioni i et\u00ebrve themelues t\u00eb Evrop\u00ebs, p\u00ebrkundrazi rr\u00ebnj\u00ebt e themelit mbi t\u00eb cilat u ngrit BE jan\u00eb judeo- kristiane, ndaj do t\u00eb ishte m\u00eb e udh\u00ebs t\u00eb vler\u00ebsoheshin dhe priorizoheshin k\u00ebto lloj vlerash t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb p\u00ebrjetshme, t\u00eb forta e solidare, p\u00ebrkundrejt vlerave t\u00eb nj\u00eb agjende q\u00eb ka vet\u00ebm dy apo tre dekada jet\u00eb, q\u00eb relativizon shum\u00eb parime t\u00eb forta mbi dashurin\u00eb njer\u00ebzore, duke e p\u00ebshtjelluar vizionin e saj n\u00eb qindra lloje gjinish q\u00eb i korrespondojn\u00eb qindra lloje t\u00eb ndryshme dashurish.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koncept tipik wokist q\u00eb na e zhvillon ambasadorin t\u00eb pozicionuar n\u00eb nj\u00eb krah t\u00eb caktuar ideologjik, kulturor dhe politik, pra n\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb nj\u00ebanshme, jo gjith\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebse, evropiane, duke na e b\u00ebr\u00eb detyrimisht k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr idealet tona konservatore, patriote e sovraniste q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb e duam t\u00eb respektohen pa kushte dhe dallime.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, k\u00ebto ideale konservatore jan\u00eb identitare dhe pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e mjaft shteteve dhe shoq\u00ebrive evropiane, madje mjaft qeverive n\u00eb fuqi n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto shtete, ndaj na duket si arbitrare dhe e padrejt\u00eb, q\u00eb si ambasador i BE t\u00eb shqet\u00ebsohesh dhe t\u00eb jap\u00ebsh leksione imponuese vlerash e mend\u00ebsish q\u00eb ne shqiptar\u00ebt i paskemi gabim e do t\u00eb na duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb. Je\u00a0 shum\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm edhe nj\u00ebher\u00eb ambasador, je i llogores wokiste jo patriote, rrjedhimisht k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr nj\u00eb shumic\u00eb shqiptar\u00ebsh q\u00eb k\u00ebto vlera konservatore, t\u00eb konceptit p\u00ebr jet\u00ebn dhe familjen i kan\u00eb kultivuar n\u00eb shekuj, dhe kan\u00eb provuar q\u00eb i kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb, ashtu t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebrball\u00eb armiqve t\u00eb m\u00ebdhenj, por me nj\u00eb superioritet etik dhe moral ndaj tyre, q\u00eb u b\u00ebri t\u00eb paasimiluesh\u00ebm nga gjithkush.<\/p>\n<div>\n<div class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\">Me vjen keq zoti ambasador, t\u00eb t\u00eb them q\u00eb jam krejt\u00ebsisht i zhg\u00ebnjyer nga ju, pik\u00ebrisht sepse ju jeni ndjer\u00eb i zhg\u00ebnjyer\u00a0 ngaq\u00eb ekspozita me foto q\u00eb ju donit te promovonit, gjeti v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb pranohej nga njer\u00ebzit, pasi nuk qe e p\u00ebrshtatshme t\u00eb shihej nga f\u00ebmij\u00ebt. Kjo tregon q\u00eb ju nuk e njihni thelbin ton\u00eb si komb, dhe k\u00ebrkoni si \u201d ambasador i kultur\u00ebs woke\u201d ti shtoni k\u00ebtij thelbi nj\u00eb mballom\u00eb t\u00eb till\u00eb relativiste. Kjo tregon q\u00eb nuk e respektoni vendin mikprit\u00ebs, pasi mend\u00ebsin\u00eb tuaj woke e quani p\u00ebrparimtare, progresiste, dhe parimet dhe vlerat tona etiko- morale prapanike dhe t\u00eb kaluara nga koha. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak k\u00ebshtu. Wokizmi dhe kultura e tij \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb virus i ri, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb g\u00ebrryej\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7aj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e vlerave t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb Evrop\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anomali historike q\u00eb duhet luftuar dhe jo progresuar, q\u00eb duhet trajtuar si s\u00ebmundje shoq\u00ebrore e liberalizmit, jo si mend\u00ebsi e p\u00ebrparuar dhe zhvilluese.<\/div>\n<div class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\">Ti nuk mund ti relativizosh q\u00ebllimet e tua p\u00ebr t\u00eb ndikuar shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare me termin dashuria \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj, \u00ebsht\u00eb thelbi i njer\u00ebzimit apo duke th\u00ebn\u00eb se tek e fundit jan\u00eb thjesht foto. P\u00ebrkundrazi, n\u00ebn moton \u201d t\u00eb bashkuar n\u00eb diversitet\u201d na prano dhe na respekto diversitetin ton\u00eb anti-wokist, q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb qasja e shumic\u00ebs, pik\u00ebrisht sepse \u00ebsht\u00eb qasja e gjykimit t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, \u00ebsht\u00eb qasja e t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb q\u00ebndrueshme historike njer\u00ebzore, jo qasjeve koh\u00eb- shkurta e relativiste q\u00eb ti mb\u00ebshtet.<\/div>\n<\/div>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb ndihemi t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar kur n\u00eb jav\u00ebn evropiane t\u00eb kultur\u00ebs, na imponohet nj\u00eb ideologji jo e v\u00ebrtet\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ndaj f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ky thelbi i gjith\u00eb luft\u00ebs son\u00eb: t\u00eb mos e l\u00ebm\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e ardhme shqiptare, shoq\u00ebrin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb t\u00eb ndikohet nga ky virus woke, q\u00eb ti dhe shum\u00eb fije e kanale t\u00eb agjend\u00ebs sorosiane n\u00eb Evrop\u00eb, k\u00ebrkoni t\u00eb impononi n\u00eb Shqip\u00ebri, me bekimin e ushtarit t\u00eb regjur t\u00eb k\u00ebsaj agjende, Edi Rama.<\/p>\n<p>Lufta do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por ne ndihemi t\u00eb fort\u00eb, sepse mb\u00ebshtetemi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e m\u00ebdha e t\u00eb pandryshueshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen pik\u00ebrisht k\u00ebshtu: zoti \u00ebsht\u00eb real, zoti Gonzato, ka vet\u00ebm dy gjini, burr\u00eb edhe grua, dhe jan\u00eb prind\u00ebrit ata q\u00eb determinojn\u00eb dhe vendosin per edukimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, sepse b\u00ebrthama e familjes, kjo shoq\u00ebria m\u00eb e vog\u00ebl dhe e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e fort\u00eb e qeverisjes qe ka njohur njer\u00ebzimi. Prandaj, ne ndihemi t\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga ju, q\u00eb me an\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb doni t\u00eb promovoni, t\u00eb arrini t\u00eb ndikoni mbi edukimin e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb familja shqiptare ka qen\u00eb djepi i qytet\u00ebrimit shqiptar n\u00eb shekuj. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i njer\u00ebzimit, zoti Gonzato, solidariteti njer\u00ebzor, jo dhunimi i i t\u00eb drejtave tona p\u00ebr ti edukuar f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb me vlerat dhe etik\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, zhvillimi i mend\u00ebsis\u00eb suaj woke, si kultur\u00eb dhe ideologji, na b\u00ebn t\u00eb shqet\u00ebsuar e t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar edhe q\u00eb kjo mend\u00ebsi, t\u00eb shtrihet edhe n\u00eb fush\u00ebn politike, si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e agjend\u00ebs sorosiane, q\u00eb ju mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni, p\u00ebrderisa kjo agjend\u00eb wokizmin e ka si baz\u00eb t\u00eb vet themelore. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme t\u00eb sjelljes suaj p\u00ebr tu imponuar edhe n\u00eb realitetin zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb hedhur me t\u00eb drejt\u00eb, nisur nga fshirja dhe mohimi i disa mesazheve komunikuese me v\u00ebzhgues t\u00eb OSBE.<\/p>\n<p>Realiteti shqiptar zgjedhor duhet t\u00eb p\u00ebrshkruhet me v\u00ebrtet\u00ebsi objektive, me emra e mbiemra t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb administrat\u00ebs dhe t\u00eb bandave q\u00eb nd\u00ebrhyn n\u00eb to, duke mos p\u00ebrs\u00ebritur gabimin dhe nj\u00eban\u00ebsin\u00eb e rezolutave t\u00eb m\u00ebparshme. Ndoshta qasje t\u00eb tilla mund t\u00eb jen\u00eb ndikuar nga epror\u00ebt e tu n\u00eb Evrop\u00eb, ose ndoshta nga presioni i fort\u00eb i regjimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit tim, aq t\u00eb dashura p\u00ebr liberal\u00ebt, ju t\u00eb jeni sa m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e objektiv\u00eb, duke u ngritur mbi nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb dhe mend\u00ebsin\u00eb tuaj, ashtu si\u00e7 e meriton nj\u00eb ambasador i Evrop\u00ebs s\u00eb vlerave t\u00eb liris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zbulimin dhe legjitimimin e fars\u00ebs zgjedhore q\u00eb ka ndodhur. Mos na zhg\u00ebnjeni edhe k\u00ebsaj here, ambasador, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese historike p\u00ebr popullin shqiptar, m\u00eb europianistin n\u00eb kontinent, respektojeni k\u00ebsaj here at\u00eb dhe gjith\u00eb mikpritjen e tij proverbiale.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ambasador-mos-e-shisni-tek-shqiptaret-si-vlere-europiane-martesen-burre-me-burre-ne-mbrojme-familjen\/\">Ambasador, mos e shisni tek shqiptar\u00ebt si vler\u00eb europiane martes\u00ebn burr\u00eb me burr\u00eb, ne mbrojm\u00eb familjen!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla Para do dit\u00ebsh ambasadori i BE, zoti Silvio Gonzato dha nj\u00eb intervist\u00eb, q\u00eb u quajt surprizuese, por q\u00eb n\u00ebse shihet me kujdes, nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq e till\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb qe thjesht nj\u00eb rr\u00ebfim personal, si p\u00ebr \u00e7do njeri tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, un\u00eb do t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebsohesha me vuajtjet dhe problemet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22486","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22486"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22486\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}