{"id":22458,"date":"2025-05-22T19:35:11","date_gmt":"2025-05-22T19:35:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/sinjalet-e-goditjes-se-erion-veliajt-pas-11-majit\/"},"modified":"2025-05-22T19:35:11","modified_gmt":"2025-05-22T19:35:11","slug":"sinjalet-e-goditjes-se-erion-veliajt-pas-11-majit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/sinjalet-e-goditjes-se-erion-veliajt-pas-11-majit\/","title":{"rendered":"Sinjalet e goditjes s\u00eb Erion Veliajt pas 11 Majit"},"content":{"rendered":"<p>Me mbylljen e votimeve t\u00eb 11 majit, tani q\u00eb Partia Socialiste siguroi nj\u00eb mazhoranc\u00eb solide n\u00eb rang komb\u00ebtar, ka nga ata q\u00eb presin nj\u00eb tjet\u00ebr l\u00ebvizje n\u00eb aren\u00ebn politike: lirimin nga burgu. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr ish-miq dhe bashk\u00ebpuntor\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, politikan\u00eb q\u00eb mbajt\u00ebn poste t\u00eb larta shtet\u00ebrore gjat\u00eb qeverisjes socialiste, por q\u00eb, nga nj\u00ebri tender n\u00eb tjetrin, nga nj\u00ebra firm\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn e pan\u00eb veten t\u00eb kapur n\u00eb nj\u00eb \u00e7ark akuzash nga SPAK dhe p\u00ebrfunduan n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht me minjt\u00eb i ka krahasuar kryeministri Edi Rama gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb 11 majit, kur mburrej se Partia Socialiste ishte \u201cmacja\u201d m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u votuar, sepse arrinte t\u00eb kapte jo vet\u00ebm minjt\u00eb e tjer\u00eb por edhe minjt\u00eb e saj.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/24\/macja-qe-ha-minjte-e-vet-rama-fushate-me-kokat-e-veliajt-beqajt-dakos\/\">Macja q\u00eb ha minjt\u00eb e vet\/ Rama fushat\u00eb me kokat e Veliajt, Beqajt, Dakos\u2026<\/a><\/p>\n<p>Shpresat se di\u00e7ka do t\u00eb ndryshoj\u00eb pas zgjedhjeve, natyrsh\u00ebm jan\u00eb shfaqur edhe n\u00eb paraburgimin e Durr\u00ebsit, aty ku po q\u00ebndron Erion Veliaj, kryebashkiaku ende n\u00eb detyr\u00eb i Tiran\u00ebs, i izoluar n\u00eb qeli q\u00eb prej muajit shkurt<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga burgu, Veliaj kujtonte me nota hidh\u00ebrimi se ishte ende n\u00eb detyr\u00eb dhe se po mbahej n\u00eb qeli ende pa nj\u00eb akuz\u00eb konkrete: \u201c<em>Sot b\u00ebhen 100 dit\u00eb nga burgimi im pa asnj\u00eb justifikim t\u00eb arsyesh\u00ebm. Ndalimi im i padrejt\u00eb dhe arbitrar vazhdon, megjith\u00ebse nuk jam akuzuar p\u00ebr asnj\u00eb vep\u00ebr penale. Si pasoj\u00eb, po pengohem forc\u00ebrisht nga ushtrimi i detyrave t\u00eb mia si Kryetar i zgjedhur, me vot\u00eb masive 3 her\u00eb, i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Ky mesazh, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb reagim formal, u duk si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb sken\u00ebn publike si viktim\u00eb e nj\u00eb padrejt\u00ebsie, nj\u00eb profil t\u00eb cilin Veliaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta ruaj\u00eb q\u00eb nga dita e arrestimit n\u00eb 10 shkurt.<\/p>\n<p>Por megjith\u00ebse i izoluar, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs nuk e humbi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur fitoren elektorale t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij me nj\u00eb mesazh me tone optimiste: <em>\u201cShqiptar\u00ebt fol\u00ebn \u2013 dhe fol\u00ebn fort! Fol\u00ebn m\u00eb fuqish\u00ebm se \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb prej vitit t\u00eb mbrapsht\u00eb 1997\u2026 Ata nuk i besojn\u00eb m\u00eb Saliut &amp; co dhe 11 maji i vuri vul\u00ebn k\u00ebtij diskutimi.\u201d<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrtej shampanj\u00ebs q\u00eb u hap n\u00eb qelit\u00eb e paraburgimit n\u00eb Durr\u00ebs, duket se sinjalet p\u00ebr Veliajn tregojn\u00eb se realiteti nuk po ndryshon shum\u00eb pas 11 Majit. Madje n\u00ebse shihet me kujdes, ndaj tij po vazhdon \u00e7montimi sistematik i figur\u00ebs politike q\u00eb dikur dukej se do t\u00eb trash\u00ebgonte timonin e s\u00eb majt\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<h3><strong>Rezultati i 11 Majit, fitore pa Veliajn<\/strong><\/h3>\n<p>Dit\u00ebn kur agjent\u00ebt e BKH-s\u00eb hyn\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs dhe e shoq\u00ebruan m\u00eb pas drejt qelive, spekulimet nis\u00ebn menj\u00ebher\u00eb: a do t\u00eb paguante Partia Socialiste nj\u00eb \u00e7mim elektoral p\u00ebr arrestimin e nj\u00eb prej figurave m\u00eb t\u00eb ekspozuara t\u00eb saj? Sa do ta d\u00ebmtonte Ram\u00ebn n\u00eb zgjedhje mungesa e figurin\u00ebs s\u00eb tij politike?<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb shum\u00ebkush harroi, ishte fakti se Edi Rama kishte koh\u00eb q\u00eb e kishte z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar Erion Veliajn n\u00eb strukturat partiake. Si nj\u00eb njeri q\u00eb nuk i l\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb dor\u00eb t\u00eb rast\u00ebsis\u00eb, aq m\u00eb pak nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje si Tirana, Rama nisi t\u00eb spostoj\u00eb Veliajn n\u00eb mesin e vitit 2024 nga skena qendrore e partis\u00eb. Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali mor\u00ebn gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb n\u00eb hierarki. M\u00eb pas, n\u00eb n\u00ebntor, u rikthye nga Dibra nj\u00eb tjet\u00ebr njeri i besuar me t\u00eb cilin Rama kishte bashk\u00ebpunuar n\u00eb bashki, Blendi Gonxhja. Nj\u00eb qarkullim ushtar\u00ebsh i heshtur n\u00eb dukje, por q\u00eb p\u00ebrgatiti terrenin p\u00ebr nj\u00eb fitore pa \u201cLalin\u201d.<\/p>\n<p>Dhe rezultati e tha fjal\u00ebn e vet. N\u00eb votimet e 25 Prillit 2021, me Erion Veliajn n\u00eb kulmin e pushtetit, Partia Socialiste mori n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs <strong>226 mij\u00eb e 842 vota.<\/strong> N\u00eb votimet e 11 majit 2025, me Veliajn n\u00eb burg dhe PS arriti t\u00eb grumbulloj\u00eb <strong>230 mij\u00eb e 157 vota n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qark.<\/strong><\/p>\n<p>Fitorja ishte e past\u00ebr, pa aft\u00ebsit\u00eb organizative t\u00eb njeriut q\u00eb dikur konsiderohej si makineria elektorale e socialist\u00ebve n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Me SPAK-un q\u00eb hoqi 28 mij\u00eb votat e Ilir Met\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe me vot\u00ebn e emigrant\u00ebve n\u00eb xhep, Partia Socialiste merrte nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb re, q\u00eb sot ia bjerr vler\u00ebn Erion Veliajt.<\/p>\n<h3><strong>Goditja nga SPAK, t\u00eb enjten<\/strong><\/h3>\n\n<p class=\"p1\">Ka dit\u00eb q\u00eb t\u00eb bien si \u00e7eki\u00e7 pas koke dhe kjo e enjte ishte nj\u00eb prej tyre p\u00ebr Erion Veliajn. I mbyllur n\u00eb qelin\u00eb e burgut t\u00eb Durr\u00ebsit prej m\u00eb shum\u00eb se 100 dit\u00ebsh, kryebashkiaku i pezulluar mori nj\u00eb treshe sinjalesh q\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb rast\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb enjten,<\/strong> m\u00eb 22 maj, SPAK njoftoi nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb re sigurimi pasuror: sekuestro preventive mbi nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri t\u00eb lidhur me Veliaj, nj\u00eb apartament n\u00eb kompleksin \u201cKodra e Diellit\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb Agikons shpk.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin zyrtar thuhet: <em>\u201cNga t\u00eb dh\u00ebnat konkrete t\u00eb mbledhura deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm i bazuar n\u00eb prova se shtetasit n\u00ebn hetim Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kan\u00eb interesa pasurore faktike mbi dy pasuri\u2026 fqinje me apartamentin q\u00eb ndodhet n\u00eb Selit\u00eb, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht k\u00ebta shtetas jetojn\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e r\u00ebndon m\u00eb tej situat\u00ebn \u00ebsht\u00eb edhe zgjerimi i spektrit t\u00eb akuzave. SPAK ka shtuar ndaj Veliajt dhe Xox\u00ebs vepr\u00ebn penale t\u00eb <em>\u201cRefuzimit p\u00ebr deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive\u2026\u201d,<\/em> nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt Veliaj ishte arrestuar p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe futje t\u00eb sendeve t\u00eb ndaluara n\u00eb qeli. Edhe bashk\u00ebshortja, Ajola Xoxa, po hetohet p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat akuza, p\u00ebrfshir\u00eb \u201ckorrupsion pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb\u201d dhe pastrim parash.<\/p>\n<p>Apartamenti ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb aktorit t\u00eb Portokallis\u00eb, Gazment Paja dhe ndodhet n\u00eb katin e sip\u00ebrm t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb Erjon Veliajt. Zyrtarisht apartamenti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb AgiKons, por SPAK pretendon se prona realisht ishte e \u00e7iftit Veliaj q\u00eb nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor.<\/p>\n<h3><strong>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, t\u00eb enjten<\/strong><\/h3>\n<p><strong>T\u00eb enjten,<\/strong> m\u00eb 22 maj, Gjykata e Lart\u00eb, vendimi i s\u00eb cil\u00ebs pritet nga Veliaj si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb procesin e deritanish\u00ebm penal, hodhi posht\u00eb rekursin e Ajola Xox\u00ebs p\u00ebr kthimin e sendeve personale t\u00eb sekuestruara.<\/p>\n<p>Ky vendim \u00ebsht\u00eb sinjal i qart\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, \u00e7\u00ebshtja e Veliajt nuk g\u00ebzon as toleranc\u00ebn minimale, megjith\u00ebse kreu i k\u00ebsaj gjykate \u00ebsht\u00eb deklaruar haptasi si nj\u00eb simpatizant i Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot, shpresat e Veliajt jan\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb Gjykata e Lart\u00eb q\u00eb do ta nxjerr\u00eb nga burgu, nd\u00ebrsa ai q\u00eb deri dje shihej si nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po merr trajtat e nj\u00eb procesi me ndikim t\u00eb past\u00ebr politik.<\/p>\n<h3><strong>Pastrimi i Bashkis\u00eb nga \u201cerjonvelistat\u201d, t\u00eb enjten<\/strong><\/h3>\n<p>Kur po b\u00ebhen 4 muaj nga burgosja e Veliajt, n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs po mbizot\u00ebron fryma e pastrimit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij. Nj\u00eb nga nj\u00eb, njer\u00ebzit m\u00eb besnik\u00eb t\u00eb Veliajt po largohen. Fillimisht ishin Sara Goxhaj e Alban Dokushi, dy emrat q\u00eb u refuzuan t\u00eb em\u00ebrohen me nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb firmosur nga Veliaj, por k\u00ebt\u00eb <strong>t\u00eb enjte, m\u00eb 22 Maj<\/strong> \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar p\u00ebr largimin e drejtorit t\u00eb protokollit, drejtoresh\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve mb\u00ebshtet\u00ebse, p\u00ebr shofer\u00eb, sekretare dhe koordinator\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebz q\u00eb vendin e tyre t\u00eb pun\u00ebs ia dedikonin \u201cLalit\u201d.<\/p>\n<p>Anuela Ristani, e komanduar si kryetare bashkie, po ndjek me kujdes nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb past\u00ebr administrative: t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin hallka t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar nga Veliaj, po z\u00ebvend\u00ebsohen.<\/p>\n<p>Vendime t\u00eb tilla tregojn\u00eb se p\u00ebrplasja e brendshme politike nuk ishte nj\u00eb episod spontan, por pjes\u00eb e nj\u00eb fushate spastrimi institucional. Nj\u00eb skenar q\u00eb paralajm\u00ebron largimin nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb Veiajt nga Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<h3><strong>Blendi Gonxhja, kryebashkiaku i t\u00eb ardhmes?<\/strong><\/h3>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb t\u00eb zymt\u00eb p\u00ebr Veliajn, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po p\u00ebrflitet n\u00eb mediat pran\u00eb qeveris\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i ri p\u00ebr Tiran\u00ebn. Ai \u00ebsht\u00eb Blendi Gonxhja, kandidati q\u00eb siguroi mbi 24 mij\u00eb vota n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb i votuari nga Partia Socialiste dhe me nj\u00eb eksperienc\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u n\u00ebnvler\u00ebsuar n\u00eb bashki. Rast\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte, Blendi Gonxhe u pyet nga gazetar\u00ebt p\u00ebr ambicien e tij si kryetar bashkie.<\/p>\n<p>Fillimisht Gonxhe thot\u00eb se bashkia e ka kryetarin, por n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij ai nuk e mohon faktin se Bashkia ka nevoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet pas k\u00ebsaj q\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 asaj q\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb Parlamentit duhet t\u00eb ndjejm\u00eb sapo t\u00eb kemi para syve tona tema, \u00e7\u00ebshtje, vendime q\u00eb lidhen me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, duhet t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm dhe solidar\u00eb p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr \u00e7do problematik\u00eb, situat\u00eb, projekte, ku ka vonesa, <strong>duhet t\u00eb lobojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb nj\u00eb organ i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si Bashkia Tiran\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbehet dhe ndihmohet sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb j<\/strong>o vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb ngjarjes q\u00eb lidhet me kryetarin e saj, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka. K\u00ebt\u00eb lidhje shoh un\u00eb me Bashkin\u00eb Tiran\u00eb\u201d, u shpreh ai k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte.<\/p>\n<p>N\u00ebse lexon sinjalet q\u00eb erdh\u00ebn p\u00ebr Veliajn vet\u00ebm t\u00eb enjten e par\u00eb pas 11 Majit, kuptohet se nd\u00ebrsa ai d\u00ebrgon nga burgu pusulla t\u00eb mbushura me emocion, dhe me mall, pushteti po i p\u00ebrgjigjet me nj\u00eb kalkulim t\u00eb ftoht\u00eb. SPAK ka shtuar nj\u00eb akuz\u00eb, Gjykata e Lart\u00eb i ka refuzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, nd\u00ebrsa bashkia ka spastruar nj\u00eb grup tjet\u00ebr p\u00ebrkrah\u00ebsish nga puna. I gjith\u00eb ky ansamb\u00ebl veprimesh q\u00eb shoq\u00ebrohen nga z\u00ebri i Blendi Gonxhes n\u00eb sfond,nuk ka si t\u00eb jen\u00eb rast\u00ebsi.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/22\/sinjalet-e-goditjes-se-erion-veliajt-pas-11-majit\/\">Sinjalet e goditjes s\u00eb Erion Veliajt pas 11 Majit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me mbylljen e votimeve t\u00eb 11 majit, tani q\u00eb Partia Socialiste siguroi nj\u00eb mazhoranc\u00eb solide n\u00eb rang komb\u00ebtar, ka nga ata q\u00eb presin nj\u00eb tjet\u00ebr l\u00ebvizje n\u00eb aren\u00ebn politike: lirimin nga burgu. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr ish-miq dhe bashk\u00ebpuntor\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, politikan\u00eb q\u00eb mbajt\u00ebn poste t\u00eb larta shtet\u00ebrore gjat\u00eb qeverisjes socialiste, por q\u00eb, nga nj\u00ebri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":22459,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22458","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22458"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22458\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22459"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}