{"id":22451,"date":"2025-05-22T19:55:02","date_gmt":"2025-05-22T19:55:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/tenderat-e-dyshimta-te-fshzh-se-dritan-agollit-ku-perfundojne-miliona-e-dhe-firmat-e-favorizuara\/"},"modified":"2025-05-22T19:55:02","modified_gmt":"2025-05-22T19:55:02","slug":"tenderat-e-dyshimta-te-fshzh-se-dritan-agollit-ku-perfundojne-miliona-e-dhe-firmat-e-favorizuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/tenderat-e-dyshimta-te-fshzh-se-dritan-agollit-ku-perfundojne-miliona-e-dhe-firmat-e-favorizuara\/","title":{"rendered":"Tenderat e dyshimta t\u00eb FSHZH s\u00eb Dritan Agollit! Ku p\u00ebrfundojn\u00eb miliona \u20ac dhe firmat e favorizuara"},"content":{"rendered":"<h4><strong>Emisioni \u201cVetting\u201d<\/strong><\/h4>\n<p>T\u00eb gjitha qytet\u00ebrimet, si nj\u00eb nga nxit\u00ebsit kryesor\u00eb kan\u00eb patur lakmin\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb troje, pasuri dhe pushtet. Sipas filozofit gjerman Frederik Engels q\u00eb nga antikiteti e deri m\u00eb sot, forca l\u00ebviz\u00ebse e \u00e7do qytet\u00ebrimi ka qen\u00eb lakmia e past\u00ebr, pasuri, p\u00ebrs\u00ebri pasuri edhe p\u00ebrs\u00ebri pasuri, pasuri jo e shoq\u00ebris\u00eb, por e individit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb \u201cs\u00ebmur\u00eb\u201d. Ky ishte q\u00ebllimi i tij i vet\u00ebm dhe p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Fatkeq\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri fondet publike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i k\u00ebsaj lakmie nga nj\u00eb grup personash, t\u00eb cil\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb karshillik jo vet\u00ebm njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, por edhe institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Nj\u00eb nga institucionet q\u00eb ka portofolin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb investimeve publike, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka qen\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb se k\u00ebto fonde jan\u00eb tenderuar para kohe p\u00ebr para fushatave zgjedhore.<\/p>\n<p>Nga informacionet e siguruara nga \u201cVetting\u201d rezulton se fondet publike nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit jan\u00eb tenderuar pa nj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr investim, por jan\u00eb prokuruar vet\u00ebm p\u00ebr ti d\u00ebrguar fondet drejt kompanive pran\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebr kompanit\u00eb e lidhura me njer\u00ebzit e lidhur me Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Fondit n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. Madje Drejtori i P\u00ebrgjthsh\u00ebm dhe personat e lidhur fshehin pasurit\u00eb duke treguar nj\u00eb tablo t\u00eb err\u00ebt t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb jan\u00eb pasuruar n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb foto: Drejtuesi i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, Dritan Agolli<\/p>\n<p>Ky institucion q\u00eb ka statusin e nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1993 me mb\u00ebshtetjen e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe qellimi i tij ka qen\u00eb leht\u00ebsimi i varf\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat rurale t\u00eb vendit. N\u00eb shum\u00eb raste, banor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre zonave jan\u00eb prekur nga projektet, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb patur nj\u00eb planifikim efikas.<\/p>\n<p>Godina e Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit (FSHZH)<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, Fondi u riorganizua dhe Kuvendi miratoi nj\u00eb ligj t\u00eb ri p\u00ebr funksionimin e tij. Misioni i ri synonte zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm social-ekonomik dhe zgjerimin e institucionit n\u00eb rang komb\u00ebtar. Qeverit\u00eb u nd\u00ebrruan, institucionet publike ran\u00eb dhe t\u00eb tjera u krijuan, por kjo organizat\u00eb u b\u00eb akoma m\u00eb e fuqishme duke thithur grante dhe kredi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit t\u00eb ekonomis\u00eb Pano Soko, Fondi Shqiptar ka realizuar disa investime infrastrukturore, por kostoja ka qen\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb dhe impakti nuk ka qen\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>TENDERA P\u00cbR \u201cMIQT\u00cb\u201d E QEVERIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb maj 2023, Fondi Shqiptar i Zhvillimit n\u00ebn drejtimin e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Dritan Agolli do t\u00eb shpallte fituesi kompanin\u00eb \u201cSalillari\u201d shpk me ofert\u00eb 374 milion\u00eb lek\u00eb ose 3.7 milion\u00eb euro p\u00ebr projektin \u201cNd\u00ebrhyrje n\u00eb zona sportive dhe lodra p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cDua te luaj\u201d (rajoni 3 dhe 4) q\u00eb p\u00ebrfshinte qytetet Berat -Vlor\u00eb-Kor\u00e7\u00eb-Gjirokast\u00ebr Marr\u00ebveshje Kuad\u00ebr.<\/p>\n\n<p>Sipas \u201cOpenprocurement.al\u201d, nj\u00eb sh\u00ebrbim i Open Data Albania ky tender \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me flamur t\u00eb kuq pasi kemi munges\u00eb konkurrence. Shpesh k\u00ebto procedura m\u00eb shum\u00eb se munges\u00eb konkurrence n\u00eb treg shfaqin opsione t\u00eb formulimit t\u00eb kritereve dhe afateve p\u00ebr dor\u00ebzim dokumenti n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb paramenduar klienteliste.<\/p>\n\n<p>Ky projekt ka drit\u00ebhije, t\u00eb cilat lidhen me afatet e punimeve dhe mund\u00ebsin\u00eb e devijimit t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>N\u00eb Berat te \u201cStadiumi i Vjet\u00ebr\u201d, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka krijuar nj\u00eb k\u00ebnd sportiv p\u00ebr loj\u00ebra t\u00eb ndryshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Teksa n\u00eb Berat zona e braktisur \u00ebsht\u00eb rivitalizuar nga e z\u00ebrat e f\u00ebmij\u00ebve, n\u00eb qytetet e tjera ku shtrihet ky projekt nuk kemi asgj\u00eb q\u00eb t\u00eb lidhet me loj\u00ebrat apo aktivitetet p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe n\u00eb Vlor\u00eb, ky investim merret me rregullimin e pistave t\u00eb vjetra t\u00eb aviacionit dhe \u00ebsht\u00eb e habitshme se si rregullimi i pist\u00ebs lidhet me aktivitetin e loj\u00ebrave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb dokumentet e siguruara nga \u201cVetting\u201d nuk rezulton asnj\u00eb projekt apo objekt arg\u00ebtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb t\u00eb lidhet me tenderin. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00ebm dy godina p\u00ebr pist\u00ebn e aviacionit nd\u00ebrsa n\u00eb Vlor\u00eb sapo kan\u00eb filluar punime, t\u00eb cilat jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. Madje tenderi n\u00eb Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb me afat 8 muaj dhe punimet kan\u00eb filluar n\u00eb shkurt 2025.<\/p>\n\n<p>Pra, praktikisht n\u00eb tender dhe n\u00eb faqen e Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit kemi imazhe me f\u00ebmij\u00ebt, por n\u00eb realitet kemi disa zhvillime, q\u00eb lidhen me pistat e aviacionit. Ajo q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb interesante k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se kjo procedur\u00eb ka qen\u00eb e kufizuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, marrin pjes\u00eb disa kompani n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, t\u00eb cilat p\u00ebrzgjidhen nga FSHZH-ja p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb miratohet nj\u00eb urdh\u00ebr prokurimi nga drejtuesi i institucionit, q\u00eb duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb arsyet se pse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ky tender i kufizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb mir\u00eb punimet p\u00ebr lodrat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt mund ti realizonin me dhjetra kompani.<\/p>\n<p>Madje t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb projektin, rezultojn\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb mbikqyrnin punimet p\u00ebr tenderin si inxhinier\u00ebt Krenar Dila dhe Erjon K\u00ebri. T\u00eb dy k\u00ebta inxhinier rezultojn\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebshillit te kompania \u201cSol Energy\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201c4 KPPF\u201d e Fatrit Petku, q\u00eb ka fituar tenderin p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e projektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb dy personat jan\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb inxhinier\u00ebve dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht aksioner t\u00eb kompanis\u00eb \u201cARKONSTUDIO\u201d e cila ka b\u00ebr\u00eb projektin. Ky fakt ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi dhe c\u00ebnueshm\u00ebri t\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb punimeve pasi edhe nga ajo q\u00eb kemi zbuluar, kompania nuk ka mbaruar punimet.<\/p>\n\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<div><\/div>\n\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Por tenderi p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit publik nga Dritan Agolli pasi kompania nuk plot\u00ebson kriterin e xhiros vjetore, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb minimalisht sa dyfishi i fondit limit, pra 27 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Kompania n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej t\u00eb ishte skualifikuar nga Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave dhe duhet t\u00eb ishte shpallur fituese kompania q\u00eb ishte e renditur n\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi rast pasi Avdi Kasaj, nj\u00eb nga banor\u00ebt e zon\u00ebs s\u00eb Seferanit n\u00eb Belsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur me institucionet p\u00ebr shkak t\u00eb investimeve dhe pretendon se i \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar prona dhe pem\u00ebt q\u00eb gjenden n\u00eb t\u00eb pa u d\u00ebmshp\u00ebrblyer.<\/p>\n<p><em>\u201cJa kjo \u00ebsht\u00eb puna ime si invalid pune, nd\u00ebrsa sot u b\u00ebra gjysm\u00eb robi, s\u2019m\u00eb punon m\u00eb veshka. Nga gjith\u00eb kjo puna e r\u00ebnd\u00eb, duke pastruar gur\u00ebt dhe ferrat\u201d,<\/em>\u00a0tha p\u00ebr \u201cVetting\u201d Avdi Kasaj.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2020 bashkimi i kompanive \u201cV\u00ebllez\u00ebrit Hysa\u201d shpk dhe \u201cFranko Construction\u201d shpk do t\u00eb lidhnin kontrat\u00ebn me vler\u00eb 283 milion\u00eb lek\u00eb me TVSH me Fondin Shqiptar t\u00eb Zhvillimit p\u00ebr zhvillimin e atraksioneve turistike duke u mb\u00ebshtetur mbi potencialet lokale. Kontrata ndahet n\u00eb preventive, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb zonat turistike t\u00eb bashkis\u00eb Belsh, bashkis\u00eb Dimal, rrug\u00ebn Rrajc\u00eb-Sulaj dhe fshatin e Bogov\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb Skrapar. Sipas FSHZH-s\u00eb, projekti do t\u00eb kishte vonesa me punimet p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrplasjeve me banor\u00ebt e zon\u00ebs s\u00eb Marinz\u00ebs n\u00eb Belsh.<\/p>\n\n<p>Nga kontrata e siguruar nga \u201cVetting\u201d, edhe n\u00eb qytetin e Dimalit ky projekt nuk \u00ebsht\u00eb realizuar 100%. Bie n\u00eb sy fakti q\u00eb projektuesit e tenderit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb kan\u00eb vendosur se duhet t\u00eb mbillen pem\u00eb t\u00eb ndryshme me vler\u00eb 1500 euro, t\u00eb cilat nuk gjenden asgj\u00ebkundi n\u00eb k\u00ebndin e loj\u00ebrave p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb korrespondenc\u00ebn e fundit me \u201cVetting\u201d, Fondi Shqiptar i Zhvillimit deklaroi se procedura ishte n\u00eb auditim nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit.<\/p>\n\n<p>Sipas kryetarit t\u00eb l\u00ebvizjes \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d Adriatik Lapaj, n\u00eb Shqip\u00ebri ka mbi 6 mij\u00eb kompani nd\u00ebrtimi, por nd\u00ebrkoh\u00eb 5 apo 10 prej tyre jan\u00eb ato q\u00eb fitojn\u00eb shumic\u00ebn e tenderave publik\u00eb te FSHZH-ja.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb sektorin n\u00eb fjal\u00eb mjafton t\u2019u referohesh t\u00eb dh\u00ebnave dhe rezulton qart\u00eb q\u00eb parat\u00eb publike shkojn\u00eb n\u00eb pak duar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alarm i kuq i madh, q\u00eb duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb na mendoj\u00eb q\u00eb parat\u00eb publike shkojn\u00eb n\u00eb drejtimin e gabuar\u201d<\/em>\u00a0\u2013 tha p\u00ebr \u201cVetting\u201d Adriatik Lapaj.<\/p>\n<p class=\"entry-title\"><strong>Skandali me tenderin menuja e 100 fshatrave q\u00eb Dritan Agolli i dha \u2018ortakut\u2019 t\u00eb djalit t\u00eb tij<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2021, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do t\u00eb mbyllte gar\u00ebn p\u00ebr tenderin: \u201cNd\u00ebrhyrje p\u00ebr krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar \u201cMenun\u00eb e 100 Fshatrave\u201c me fond limit 41 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2022, fitues do t\u00eb shpallej bashkimi i kompanive \u201cMascarpone sh.p.k &amp; Endrit Maci\u201d me vler\u00eb 41 milion\u00eb lek\u00eb ose 410 mij\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb fituesit, n\u00eb media do t\u00eb shp\u00ebrthente skandali pasi aksioneri i kompanis\u00eb \u201cMascarpone\u201c ishte njeri i lidhur me djalin e drejtorit Dritan Agolli. Alfio Rrotani, administrator dhe ortak kryesor i kompanis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur fituese e tenderit, ka punuar si shef kuzhine p\u00ebr restorantin \u201cBedouin Beach &amp; Bar\u201d, objekt q\u00eb gjendet n\u00eb zon\u00ebn e Hamallajt, n\u00eb Gjirin e Lalzit, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Flladi Agollit, djalit t\u00eb drejtorit t\u00eb FSHZH-s\u00eb. Lajmi se kuzhinieri i djalit t\u00eb Dritan Agollit kishte fituar tenderin do t\u00eb sillte edhe fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Posa\u00e7me ndaj kreut t\u00eb FSHZH-s\u00eb p\u00ebr akuzat shp\u00ebrdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pasi skandali shp\u00ebrtheu n\u00eb media, Drejtori i Fondit Agolli do t\u00eb reagonte publikisht me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate t\u00eb publikuar n\u00eb media.<\/p>\n<p><em>\u201cLidhur me \u00e7\u00ebshtjen e konfliktit t\u00eb interesit tashm\u00eb q\u00eb kam ardhur n\u00eb dijeni nga mediat q\u00eb kan\u00eb filluar hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga organet kompetente sqaroj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb keto organe q\u00eb do t\u00eb shqyrtojn\u00eb dhe vler\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr sqarime mediatike. N\u00eb p\u00ebrfundim i shoh n\u00eb sy me kurajo t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb shpif\u00ebn dhe q\u00eb i p\u00ebrcoll\u00ebn ato dhe ju them se shpifjet e tyre vet\u00ebm m\u00eb shtojn\u00eb bindjen dhe m\u00eb japin forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e vendit ton\u00eb\u201d<\/em>, do t\u00eb shkruante Agolli n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr mediat.<\/p>\n\n<p>N\u00ebse analizojm\u00eb me v\u00ebmendje deklarat\u00ebn e drejtuesit t\u00eb FSHZH-s\u00eb, do t\u00eb kuptojm\u00eb se Dritan Agolli nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb sqarim, n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb ose jo n\u00eb konflikt interesi me detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrtej faktit q\u00eb kemi ose nuk kemi konflikt interesi, ajo q\u00eb ka ngritur dyshimet p\u00ebr favorizim nga Dritan Agolli lidhet me skualifikimin e kompanis\u00eb konkurruese dhe plot\u00ebsimin e kritereve.<\/p>\n<p>Nga gara p\u00ebr tenderin \u00ebsht\u00eb skualifikuar bashkimi i kompanive \u201cKube Studios Shpk &amp; Albanian Gastronomy Academy AGA &amp; CBS Creative Business Solutions\u201d me ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se fituesi, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb fitimprur\u00ebse p\u00ebr financat publike.<\/p>\n<p>Fillimisht ky bashkim operator\u00ebsh do t\u00eb b\u00ebnte ankes\u00eb pran\u00eb Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit p\u00ebr skualifikimin, por duke par\u00eb sorollatjet nga institucioni, n\u00eb fillim t\u00eb shkurtit 2022 do t\u00eb b\u00ebnte ankes\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht te FSHZH-ja, por edhe te Komisioni i Prokurimit Publik. Sipas ankuesve, vler\u00ebsimi nga Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ishte objektiv dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>Konkurrenca pretendon se FSHZH-ja nuk ka b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin si duhet dhe nga hulumtimi i dokumenteve, Komisioni i Prokurimit Publik \u00ebsht\u00eb shprehur se kriteret e vler\u00ebsimit jan\u00eb hartuar n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr Prokurimin Publik. Komisioni do t\u00eb shtonte m\u00eb tej se edhe fakti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar sakt\u00ebsisht m\u00ebnyra se si do t\u00eb b\u00ebhet vler\u00ebsimi i ofertave e b\u00ebn t\u00eb pamundur realizimin e nj\u00eb procedure prokurime efektive.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shkurtit 2022, Komisioni i Prokurimit Publik do t\u2019i jepte t\u00eb drejt\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb skualifikuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke e urdh\u00ebruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb anuloj\u00eb tenderin.<\/p>\n\n<p><strong>Hetimi i SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimi i skandalit n\u00eb media do t\u00eb sillte v\u00ebmendjen te profili i Dritan Agollit dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb. Agolli ka punuar m\u00eb par\u00eb si drejtor urbanistike n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga administrata publike duke u angazhuar n\u00eb fush\u00ebn e biznesit.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Dritan Agolli vazhdimisht ka qen\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb nga Partia Demokratike, e cila gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qeverisur e ka kall\u00ebzuar n\u00eb Prokurori. Por p\u00ebr Agollin nuk ka patur asnj\u00eb akuz\u00eb nga Prokuroria dhe gjithmon\u00eb ka dal\u00eb i past\u00ebr, deri n\u00eb momentin q\u00eb SPAK do ta vendoste n\u00ebn lup\u00eb p\u00ebr hetimin e pasuris\u00eb dhe skandalin e \u201cmenus\u00eb p\u00ebr 100 fshatrat\u201d.<\/p>\n\n<p><strong>Dritan Agollit n\u00eb krye t\u00eb FSHZH-s\u00eb dhe fshehja e pasuris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 2019, Dritan Agolli do t\u00eb em\u00ebrohej Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit nga K\u00ebshilli Drejtues me mandat 5-vjecar, duke z\u00ebvend\u00ebsuar Benet Becin. N\u00eb janar 2024 K\u00ebshilli Drejtues do ta rikonfirmonte n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb, Dritan Agolli do t\u00eb b\u00ebnte deklarimin e pasuris\u00eb, e cila p\u00ebrfshin nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb detyrimesh sipas legjislacionit aktual.<\/p>\n<p>N\u00eb formularin e dor\u00ebzuar n\u00eb Inspektoratin e Lart\u00eb e Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb (ILDKPKI), Agolli do t\u00eb deklaronte kompanit\u00eb \u201cMangus Opus Group\u201d, aksionet nga kompania \u201cArdex Consulting\u201d t\u00eb cil\u00ebn e kishte n\u00eb pron\u00ebsi me bashk\u00ebshorten. Ligji nuk e ndalon Dritan Agollin t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb nj\u00eb kompani, por ligji e detyron q\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb \u00e7do veprimtari ekonomike fitimprur\u00ebse ose jo, t\u00eb cilat aktualisht lidhen me kompanit\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb habitshme, n\u00eb vitin 2020 Dritan Agolli nuk do t\u00eb deklaronte t\u00eb ardhurat nga kompania \u201cMangum Opus Group\u201d dhe nuk do t\u00eb deklaronte n\u00eb formularin e ILDKPKI-s\u00eb se ishte akoma aksioner te kjo kompani.<\/p>\n<p>Sipas avokates Brikena Demiraj, \u00e7do zyrtar i lart\u00eb duhet t\u00eb deklaroj\u00eb aksionet, t\u00eb ardhurat ose kompanin\u00eb q\u00eb zot\u00ebron n\u00eb formularin e ILDKPKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rast se nuk b\u00ebhet ky deklarim, ka penalitete si largim nga puna ose ndjekje penale sipas udh\u00ebzimeve nga legjislacioni aktual\u201d, tha p\u00ebr Vetting, avokatja Demiraj.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga \u201cVetting\u201d, Dritan Agolli rezulton aksioner i kompanis\u00eb \u201cMagnum Opus Group\u201d dhe nuk ka b\u00ebr\u00eb kalimin pasiv t\u00eb aksioneve drejt nj\u00eb personi t\u00eb tret\u00eb. Kjo procedur\u00eb realizohet nga zyrtar\u00ebt e lart\u00eb, deputet\u00ebt, ministrat etj p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin e interesit me detyr\u00ebn, duke e rimarr\u00eb kompanin\u00eb pas mbarimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb administrat\u00ebn publike. Nga informacionet e \u201cVetting\u201d rezulton se Agolli ka p\u00ebrfituar drejtp\u00ebrdrejt fonde n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj kompanie dhe nj\u00eb rrjeti kompanish t\u00eb lidhura me at\u00eb dhe familjar\u00ebt e tij, e cila hedh dyshime t\u00eb forta se k\u00ebto veprime jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit t\u00eb ekonomis\u00eb Pano Soko, nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb fonde publike gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb me detyr\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Por sipas \u201cSpending.al\u201d, databaz\u00eb e organizat\u00ebs AIS ajo q\u00eb ngre dyshime p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit nga Dritan Agolli \u00ebsht\u00eb fakti se kompania \u201cMagnum Opus Group\u201d shpk gjat\u00eb periudh\u00ebs 2020 \u2013 2021 ka p\u00ebrfituar 2.1 milion\u00eb lek\u00eb nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit n\u00ebn drejtimin e Blendi Klosit p\u00ebr hartimin e projektit \u201cPlani Komb\u00ebtar i Menaxhimit t\u00eb Sigurt t\u00eb Kimikateve p\u00ebr 2020 \u2013 2030\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb Suedeze t\u00eb Kimikateve.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebrkimet e \u201cVetting\u201d rezulton se kreu i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit n\u00eb vitin 2023, n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb s\u00eb vet \u201cMagnus Opus Group\u201d i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua prej 17,3 milion\u00eb lek\u00ebsh ose 173 mij\u00eb euro djalit t\u00eb vet Flladi Agolli te kompania q\u00eb ky i fundit ka n\u00eb zot\u00ebrim \u201cHMS\u201d shpk.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kjo hua n\u00eb lek\u00eb nuk rezulton e deklaruar as nga Dritan Agolli dhe as nga djali i tij, Flladi Agolli n\u00eb formularin e\u00a0 ILDKPKI-s\u00eb p\u00ebr vitin 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, Dritan dhe Rovena Agolli do t\u2019i kalonin aksionet e kompanis\u00eb \u201cArdex\u201d ish \u201cArdex-Consulting\u201d djalit t\u00eb vet Flladi Agolli me t\u00eb drejta t\u00eb plota. N\u00ebp\u00ebrmjet numrit t\u00eb kontaktit q\u00eb ka vendosur te kompania \u201cArdex\u201d ish \u201cArdex-Consulting\u201d rezulton se Flladi Agolli ka nxjerr\u00eb n\u00eb shitje nj\u00eb makin\u00eb luksi \u201cPorsche Cayene\u201d me vler\u00eb 40 mij\u00eb euro. Por n\u00eb formular\u00ebt e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb shitja apo blerja e k\u00ebsaj makine nuk rezulton gj\u00ebkundi.<\/p>\n<p>Por skandali me \u201cmenun\u00eb e 100 fshatrave\u201d do t\u00eb ishte vet\u00ebm sipari, pasi emri i Flladi Agollit do t\u00eb p\u00ebrfundonte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb media. K\u00ebsaj radhe emri i tij do t\u00eb lidhej me skandalin e Start Up-eve, ku opozita do t\u00eb akuzonte qeverin\u00eb shqiptare se shum\u00eb nga kompanit\u00eb p\u00ebrfituese rezultonin t\u00eb lidhura me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, K\u00ebshilli i Ministrave propozoi nj\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb hartonte kushtet e favorshme p\u00ebr krijimin e zhvillimin e startup-eve dhe mb\u00ebshtetjen e tyre, p\u00ebr nxitjen realizimit t\u00eb ideve t\u00eb reja, q\u00eb sjellin risi n\u00eb \u00e7do fush\u00eb p\u00ebr zhvillimin ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vendim \u201cP\u00ebr Miratimin e Dh\u00ebnies s\u00eb Granteve p\u00ebr Startup-et dhe Leht\u00ebsuesit e Startup-eve\u201d, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2022 me vendim t\u00eb ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj u dhan\u00eb subvencione p\u00ebr kompani t\u00eb ndryshme. Nj\u00ebra nd\u00ebr kompanit\u00eb, \u00ebsht\u00eb ajo e djalit t\u00eb Dritan Agolllit, pronarit q\u00eb zot\u00ebron 100% t\u00eb aksioneve t\u00eb \u201cHMS\u201d shpk, Flladi Agolli.<\/p>\n<p>Qeveria duket se i dha kompanis\u00eb 4,58 milion\u00eb lek\u00eb, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi.<\/p>\n<p>Asokohe ish ministrja e Shtetit p\u00ebr Mbrojtjen e Sip\u00ebrmarrjes, Edona Bilali do t\u00eb mohonte akuzat se \u00ebsht\u00eb abuzuar me fondet p\u00ebr start-upet, se k\u00ebto fonde shkuan te persona pran\u00eb mazhoranc\u00ebs, pa meritokraci.<\/p>\n\n<p>Sipas ligjit nr.10 130, dat\u00eb 11.5.2009 p\u00ebr Fondin Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, Drejtori Ekzekutiv em\u00ebrohet ose shkarkohet me vendim t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues. Kryetari i K\u00ebshillit Drejtues \u00ebsht\u00eb zv.kryeministri dhe kjo vendos n\u00eb pik\u00ebpyetje procesin p\u00ebr konflikte t\u00eb mundshme interesi.<\/p>\n<p><strong>Dritan Agolli \u201cshkeli\u201d ligjin para fushat\u00ebs 2021<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit do t\u00eb publikonte raportin p\u00ebr zbatimin e buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr vitin 2020. N\u00eb raport evidentohen gjetje t\u00eb cilat r\u00ebndojn\u00eb pozitat e Drejtorit t\u00eb Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit Dritan Agolli.<\/p>\n<p>Nga dokumentet zbulohet se gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb Covid-19 jan\u00eb firmosur mbi 500 kontrata p\u00ebr investime publike me vler\u00eb rreth 23 miliard\u00eb lek\u00eb, pas dat\u00ebs 15 Tetor, n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr menaxhimin e sistemit buxhetor nga disa institucione publike. Pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtyre fondeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje e z\u00eb Fondi Shqiptar i Zhvillimit me vler\u00eb 10 miliard\u00eb lek\u00eb ose rreth 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Sipas informacioneve t\u00eb siguruara nga \u201cVetting\u201d, me Aktin Normativ nr. 28\/2020 \u00ebsht\u00eb rritur me 3 miliard\u00eb lek\u00eb fondi p\u00ebr hapjen e 21 projekteve t\u00eb reja, q\u00eb nuk kishin kaluar ciklin e menaxhimit t\u00eb investimeve publike. Sipas auditit rezulton se buxheti p\u00ebr vitin 2021 p\u00ebr k\u00ebto projekte \u00ebsht\u00eb 6.99 miliard\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb me ligj tavani buxhetor \u00ebsht\u00eb miratuar 3.8 miliard\u00eb lek\u00eb duke lejuar nd\u00ebrmarrje p\u00ebrtej kufirit t\u00eb miratuar.<\/p>\n\n<p>Disa nga k\u00ebto projekte jan\u00eb Rikualifikimi urban pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb qytetit Vlor\u00eb me vler\u00eb 818 milion\u00eb lek\u00eb, Rikualifikimi dhe sistemimi i Lumit Gjanica, Loti II, me vler\u00eb 630 milion\u00eb lek\u00eb dhe Rikualifikimi i zon\u00ebs turistike Golem n\u00eb vler\u00ebn 667 milion\u00eb lek\u00eb. Plani p\u00ebrfundimtar rezulton n\u00eb shum\u00ebn 238 milion lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb lidhur 4 kontrata me afat 8 deri n\u00eb 12 muaj n\u00eb shum\u00ebn 1.4 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb tavanit t\u00eb viti 2021 n\u00eb shum\u00ebn 1.2 miliard lek\u00eb. Konkretisht projektet jan\u00eb Nd\u00ebrtimi i By Pass-it t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Nd\u00ebrtimi i Rrug\u00ebs Burrel-Sheshaj, Rruga e Vendit t\u00eb Shenjt\u00eb Mali i Tomorrit, Loti 2, Rikualifikimi Urban dhe nd\u00ebrtimi argjinatur\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen nga Vjosa.<\/p>\n\n<p>Sipas kryetarit t\u00eb l\u00ebvizjes \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d Adriatik Lapaj, m\u00ebnyra se si p\u00ebrqendrohen fondet e Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit kan\u00eb indicie p\u00ebr favorizime, q\u00eb lidhen me politik\u00ebn.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo ndodh pasi mund t\u00eb jen\u00eb arsye q\u00eb lidhen me lidhjet e shkurtra politike n\u00eb qeverisjen e vendit, t\u00eb cilat n\u00eb vetvete mund t\u00eb jen\u00eb shkak p\u00ebr korrupsion t\u00eb kamufluar\u201d,<\/em>\u00a0u shpreh p\u00ebr \u201cVetting\u201d kreu i \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d.<\/p>\n<p>Sipas auditit evidentohet se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka b\u00ebr\u00eb pagesa ndaj kompanive n\u00eb vler\u00ebn 16.5 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr projekte q\u00eb supozohej t\u00eb ishin realizuar punimet n\u00eb mas\u00ebn 62%. Por nga verifikimet rezulton se kompanit\u00eb faktikisht kishin realizuar punimet vet\u00ebm n\u00eb mas\u00ebn 20% ose 3.27 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto l\u00ebvizje financiare me fondet publike i paraprin\u00eb zgjedhjeve parlamentare 2021, gj\u00eb e cila u kritikua ashp\u00ebr edhe nga opozita e vendit.<\/p>\n<p>Indiciet p\u00ebr favorizime ndaj kompanive private mb\u00ebshteten edhe nga dokumentet e administruara nga Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb. Sipas k\u00ebtyre shkresave evidentohet se Fondi Shqiptar i Zhvillimit n\u00eb 17 raste p\u00ebr 9 projekte me vler\u00eb 398 milion\u00eb lek\u00eb ka b\u00ebr\u00eb parapagim t\u00eb kontratave. Konkretisht FSHZH-ja me an\u00eb t\u00eb shkres\u00ebs nr. 1402\/4, n\u00eb 14 dhjetor 2022, i ka d\u00ebrguar Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr miratimin e dh\u00ebnies s\u00eb pages\u00ebs paraprake. Disa nga k\u00ebto\u00a0 kontratat jan\u00eb \u201cNd\u00ebrhyrje n\u00eb zona sportive dhe lodra p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201dDua t\u00eb luaj\u201d, \u201cQendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal, Rajoni 4, Faza 1\u201d, \u201cNd\u00ebrhyrja Rigjenerimi Urban n\u00eb Fshatra me potencial Turistik\u201detj.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mb\u00ebshtetja p\u00ebr pagesat paraprake \u00ebsht\u00eb miratuar nga Ministria e Financave duke p\u00ebrdorur si referenc\u00eb\u00a0 Udh\u00ebzimin nr. 9, dat\u00eb 20.03.2018 \u201cP\u00ebr procedurat standarde t\u00eb zbatimit t\u00eb buxhetit\u201d, i ndryshuar. Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, k\u00ebto kontrata nuk rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, auditi ka deklaruar se parapagimi i kontratave \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Udh\u00ebzimin nr. 9 dat\u00eb 20.03.2018 \u201cP\u00ebr procedurat standarde t\u00eb zbatimit t\u00eb buxhetit\u201d, i ndryshuar dhe ligjin nr. 9936, date 26.08.2008 \u201cP\u00ebr menaxhimin e sistemit buxhetor n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar.<\/p>\n\n<p>Raportet e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit dhe gjetjet e \u201cVetting\u201d zbulojn\u00eb nj\u00eb tablo, e cila tregon se fondet publike q\u00eb p\u00ebrdoren nuk ndjekin nj\u00eb proces normal prokurimi. Madje edhe vet mosdeklarimi i pasuris\u00eb nga kreu i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit ngre pik\u00ebpyetje se si jan\u00eb menaxhuar parat\u00eb publike p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre 6 viteve.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 dhjetor 2024, Dritan Agolli do t\u00eb paraqitej n\u00eb SPAK, ku p\u00ebr rreth dy or\u00eb do t\u00eb merrej n\u00eb pyetje nga Prokuroria e Posa\u00e7me. N\u00eb daljen e tij nga zyrat e SPAK-ut, kreu i FSHZH-s\u00eb nuk b\u00ebri asnj\u00eb koment p\u00ebr arsyet e marrjes n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb fshatrat si zona prioritare nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit vazhdojn\u00eb t\u00eb rrudhen dhe sot fshati \u00ebsht\u00eb m\u00eb i braktisur se kurr\u00eb. Kapitali p\u00ebr t\u00eb ndihmuar bujqit dhe fermer\u00ebt nuk injektohet drejtp\u00ebrdrejt te ekonomia private por n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb nuk kalojn\u00eb njer\u00ebz, n\u00eb depo uji q\u00eb nuk ka kush t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb apo n\u00eb biznese q\u00eb nuk kan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb t\u2019i menaxhojn\u00eb.<\/p>\n<p>Investimet jan\u00eb rritur nga viti n\u00eb vit, por qellimi dhe efekti i tyre nuk ka p\u00ebrmir\u00ebsuar ekonomin\u00eb e banor\u00ebve n\u00eb zonat p\u00ebrreth. Ky investim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar te zhvillimi dhe pasurimi i nj\u00eb pakice. Kjo e fundit sundon dhe po zhvillohet mbi nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb shtypur, e cila sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe INSTAT po varf\u00ebrohet nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tenderat-e-dyshimta-te-fshzh-se-dritan-agollit-ku-perfundojne-miliona-e-dhe-firmat-e-favorizuara\/\">Tenderat e dyshimta t\u00eb FSHZH s\u00eb Dritan Agollit! Ku p\u00ebrfundojn\u00eb miliona \u20ac dhe firmat e favorizuara<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cVetting\u201d T\u00eb gjitha qytet\u00ebrimet, si nj\u00eb nga nxit\u00ebsit kryesor\u00eb kan\u00eb patur lakmin\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb troje, pasuri dhe pushtet. Sipas filozofit gjerman Frederik Engels q\u00eb nga antikiteti e deri m\u00eb sot, forca l\u00ebviz\u00ebse e \u00e7do qytet\u00ebrimi ka qen\u00eb lakmia e past\u00ebr, pasuri, p\u00ebrs\u00ebri pasuri edhe p\u00ebrs\u00ebri pasuri, pasuri jo e shoq\u00ebris\u00eb, por e individit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22451","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22451\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}