{"id":22441,"date":"2025-05-22T17:44:28","date_gmt":"2025-05-22T17:44:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/simbolik-apo-thelbesor-rreziku-i-perfaqesimit-te-grave-ne-kuvendin-e-ri\/"},"modified":"2025-05-22T17:44:28","modified_gmt":"2025-05-22T17:44:28","slug":"simbolik-apo-thelbesor-rreziku-i-perfaqesimit-te-grave-ne-kuvendin-e-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/simbolik-apo-thelbesor-rreziku-i-perfaqesimit-te-grave-ne-kuvendin-e-ri\/","title":{"rendered":"Simbolik apo thelb\u00ebsor? Rreziku i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb grave n\u00eb Kuvendin e ri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Blerina Gjoka <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb legjislatur\u00ebn e re parlamentare q\u00eb nis n\u00eb shtator, pritet q\u00eb t\u00eb ulen 50 deputete gra q\u00eb fituan mandatin n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, pas gar\u00ebs s\u00eb realizuar prej tyre n\u00eb listat e mbyllura dhe t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit e ka Partia Socialiste me 35 gra t\u00eb zgjedhura nga 83 deputet\u00eb n\u00eb total, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe koalicioni \u201cAleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore\u201d me 13 gra dhe Partia Socialdemokrate me 2 deputete gra nga 3 mandate gjithsej. N\u00eb list\u00ebn e fituesve rezulton dhe nj\u00eb kandidate tjet\u00ebr grua nga koalicionit \u201cNisma Shqip\u00ebria b\u00ebhet\u201d, por sipas nj\u00eb premtimi parazgjedhor, ajo edhe mund t\u00eb t\u00ebrhiqet p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb vendin Adriatik Lapajt nga lista e hapur. I pyetur nga BIRN n\u00ebse ai do t\u00eb merrte mandatin, Lapaj nuk dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja numerike, grat\u00eb dhe vajzat do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 35 p\u00ebr qind t\u00eb parlamentit t\u00eb ri, ose 5 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb se sa kuotat e diktuara nga Kodi Zgjedhor p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar rrug\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb grave n\u00eb politik\u00eb. Por p\u00ebr aktivistet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebrfaq\u00ebsimi statistikor nuk mjafton, n\u00ebse grat\u00eb dhe vajzat deputete nuk do t\u00eb ken\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim thelb\u00ebsor me z\u00ebrin e tyre n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>\u201cMbetet nj\u00eb rrezik real q\u00eb ky t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb shum\u00eb simbolik sesa thelb\u00ebsor,\u201d i tha BIRN Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit t\u00eb Fuqizimit t\u00eb Gruas n\u00eb Shqip\u00ebri, AWEN, duke shtuar se \u201cn\u00ebse grat\u00eb zgjidhen p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kuota, por nuk u jepet fuqia reale p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb agjend\u00ebn politike, at\u00ebher\u00eb progresi mbetet sip\u00ebrfaq\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Leskajt, kjo rrezikon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb iluzion barazie, nd\u00ebrsa strukturat reale t\u00eb pushtetit \u201cmbeten t\u00eb pandryshuara\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Irena Shtraza, drejtuese projektesh n\u00eb UN Women Shqip\u00ebri, mendon se ndon\u00ebse rritja e p\u00ebrfaq\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri, kjo nuk duhet par\u00eb kurrsesi si nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim simbolik dhe pa fuqi reale. Shtraza apelon gjithashtu q\u00eb mandatet e grave n\u00eb Kuvend t\u00eb mos sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr balanc\u00eb gjinore.<\/p>\n<p>\u201cShpresojm\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo, \u201cq\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb z\u00eb e t\u00eb sjellin nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re n\u00eb parlament, q\u00eb shkon n\u00eb linj\u00eb me interesat e qytetar\u00ebve e qytetareve dhe tejkalon interesat partiake\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsim real apo zgjatim i partis\u00eb?!<\/p>\n<p>Shumica e grave q\u00eb fituan mandatin e deputetes p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme kan\u00eb dal\u00eb nga listat e sigurta t\u00eb partive politike, t\u00eb caktuara nga kryetar\u00ebt e partive dhe t\u00eb kusht\u00ebzuara nga dispozitat ligjore q\u00eb detyrojn\u00eb q\u00eb 1 n\u00eb 3 kandidat\u00eb t\u00eb jet\u00eb grua.<\/p>\n<p>Nga 50 deputete n\u00eb total, 11 u zgjodh\u00ebn nga listat e hapura, mes t\u00eb cilave vet\u00ebm Jorida Tabaku nga koalicioni opozitar dhe 10 deputete t\u00eb tjera nga Partia Socialiste.<\/p>\n<p>Zgjedhja e shumic\u00ebs s\u00eb grave nga kryetar\u00ebt e partive kryesore konsiderohet nj\u00eb element shqet\u00ebsues nga p\u00ebrfaq\u00ebsueset e shoq\u00ebris\u00eb civile, t\u00eb cilat e v\u00ebn\u00eb theksin te mungesa e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb shumica e grave jan\u00eb zgjedhur p\u00ebrmes listave t\u00eb mbyllura partiake \u00ebsht\u00eb medalje q\u00eb ka dy an\u00eb,\u201d tha Ines Leskaj, e cila vler\u00ebson faktin q\u00eb ky sistem ka ndihmuar n\u00eb shtimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb grave. Por nga ana tjet\u00ebr, sipas saj, \u201cai mund t\u00eb kufizoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e tyre politike, p\u00ebr shkak t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga lidershipi partiak q\u00eb kontrollon renditjen n\u00eb lista\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto kushte, rreziku q\u00eb ato t\u00eb ndjehen m\u00eb shum\u00eb si zgjatime t\u00eb vullnetit t\u00eb partis\u00eb sesa si p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb interesave t\u00eb komuniteteve \u00ebsht\u00eb aty,\u201d sugjeron Leskaj.<\/p>\n<p>Irena Shtraza nga UN Women sugjeron se problemi i pavar\u00ebsis\u00eb politike nuk njeh gjini, por lidhet me demokratizimin e vet\u00eb partive.<\/p>\n<p>\u201cHap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesat e elektoratit, nuk njeh gjini,\u201d tha Shtraza, duke shtuar se si grat\u00eb, ashtu edhe burrat duhet t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb sistem politik t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi baz\u00ebn e mund\u00ebsive t\u00eb barabarta dhe demokracis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPa reforma brenda partive dhe pa hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr zgjedhje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga elektorati e veprim t\u00eb pavarur nga t\u00eb zgjedhurit e zgjedhurat e tyre, p\u00ebrfaq\u00ebsimi mund t\u00eb mbetet simbolik, p\u00ebr grat\u00eb dhe p\u00ebr burrat nj\u00ebkoh\u00ebsisht,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ndan edhe Leskaj nga Rrjeti \u201cAWEN\u201d, e cila nuk i sheh kuotat si mekanizmin fundor p\u00ebr t\u00eb rritur barazin\u00eb reale gjinore n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk shoq\u00ebrohen me demokratizim t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb partive, transparenc\u00eb dhe gar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, ato (listat e mbyllura) mund t\u00eb forcojn\u00eb kontrollin nga lart-posht\u00eb,\u201d tha Leskaj, nd\u00ebrsa shtoi se barazia gjinore reale n\u00eb politik\u00eb k\u00ebrkon mb\u00ebshtetje konkrete p\u00ebr nd\u00ebrtimin e lidershipit t\u00eb grave dhe fuqizimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Shtraza ngre nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit; munges\u00ebn e diversitetit dhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs edhe brenda grupit t\u00eb grave t\u00eb zgjedhura.<\/p>\n<p>\u201cGrupe t\u00eb caktuara t\u00eb grave mbeten sistematikisht t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga proceset politike, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mund\u00ebsive, sidomos grat\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, grat\u00eb rome dhe egjiptiane, grat\u00eb e reja dhe grat\u00eb n\u00eb zonat rurale,\u201d theksoi ajo duke iu referuar mosplot\u00ebsimit t\u00eb angazhimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb shteti shqiptar.\/ <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/05\/22\/simbolik-apo-thelbesor-rreziku-i-perfaqesimit-te-grave-ne-kuvendin-e-ri\/\">BIRN<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/22\/simbolik-apo-thelbesor-rreziku-i-perfaqesimit-te-grave-ne-kuvendin-e-ri\/\">Simbolik apo thelb\u00ebsor? Rreziku i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb grave n\u00eb Kuvendin e ri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Blerina Gjoka N\u00eb legjislatur\u00ebn e re parlamentare q\u00eb nis n\u00eb shtator, pritet q\u00eb t\u00eb ulen 50 deputete gra q\u00eb fituan mandatin n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, pas gar\u00ebs s\u00eb realizuar prej tyre n\u00eb listat e mbyllura dhe t\u00eb hapura. Numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit e ka Partia Socialiste me 35 gra t\u00eb zgjedhura [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22441","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22441","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22441"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22441\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22441"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22441"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22441"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}