{"id":22436,"date":"2025-05-22T18:02:09","date_gmt":"2025-05-22T18:02:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/berisha-mbolli-belerin-ne-greqi-smund-te-korre-vota-diaspore\/"},"modified":"2025-05-22T18:02:09","modified_gmt":"2025-05-22T18:02:09","slug":"berisha-mbolli-belerin-ne-greqi-smund-te-korre-vota-diaspore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/berisha-mbolli-belerin-ne-greqi-smund-te-korre-vota-diaspore\/","title":{"rendered":"Berisha \u201cmbolli\u2019 Belerin n\u00eb Greqi, s\u2019mund t\u00eb \u2018korr\u00eb\u2019 vota diaspore"},"content":{"rendered":"<p>Berisha \u201cmbolli\u2019 Belerin n\u00eb Greqi, s\u2019mund t\u00eb \u2018korr\u00eb\u2019 vota diaspore<\/p>\n<p><em><strong>Nga Jakin Marena<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti, ku koalicioni P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore\u201d q\u00eb ai drejtoi p\u00ebrsoi nj\u00eb humbje t\u00eb thell\u00eb dhe \u2018madh\u00ebshtore\u2019 p\u00ebrball\u00eb mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje ishte nj\u00eb rezultat shum\u00eb posht\u00ebrues ky p\u00ebr Berish\u00ebn dhe aleat\u00ebt e tij, pasi nuk mori m\u00eb shum\u00eb se 50 mandate deputeti, p\u00ebrkundrejt 83 mandateve t\u00eb fituara nga PS e drejtuar nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb humbje e paralajm\u00ebruar, madje thuajse n\u00eb k\u00ebto shifra q\u00eb arriti m\u00eb 11 maj. T\u00eb gjitha sondazhet serioze t\u00eb zhvilluara n\u00eb Shqip\u00ebri, por dhe vet\u00eb sondazhet e brendshme q\u00eb realizoi para e gjat\u00eb fushat\u00ebs PD dhe opozita, nuk e diskutonin humbjen e Berish\u00ebs n\u00eb zgjedhje, por diskutohej vet\u00ebm thell\u00ebsia e k\u00ebsaj humbjeje.<\/p>\n<p>Berisha kishte koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr t\u00eb gjetur alibin\u00eb e humbjes m\u00eb 11 maj. Po b\u00ebnte dhe \u2018provat gjenerale\u2019 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb moment, teksa k\u00ebrc\u00ebnonte se nuk do t\u00eb lejonte abuzimin me vot\u00ebn, se kush prekte vot\u00ebn do t\u00eb merrte d\u00ebnimin e merituar e t\u00eb tjera deklarata si k\u00ebto.<\/p>\n<p>Madje k\u00ebrc\u00ebnonte dhe Ram\u00ebn e administrat\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb \u2018gjurm\u00eb\u2019 se e kishte paralajm\u00ebruar me koh\u00eb manipulimin e vot\u00ebs, sipas tij.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr Berisha ka gjetur \u2018terezin\u00eb\u2019 dhe me goditjen e vot\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht vot\u00ebn e ardhur nga emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes kontestimit t\u00eb k\u00ebtyre votave q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs.<\/p>\n<p>Dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, kreu i PD del para mediave duke pretenduar disa skema t\u00eb m\u00ebdha manipulimi me vot\u00ebn e emigrant\u00ebve n\u00eb Greqi, p\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb pajtuar p\u00ebr d\u00ebrgimin e zarfeve e kthimin e tyre me vot\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb n\u00eb vendin fqinj.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse d\u00ebrgimi dhe kthimi i zarfeve me flet\u00ebn e voitimit \u00ebsht\u00eb realiziar nj\u00ebsoj si n\u00eb Greqi, ashtu dhe n\u00eb Gjermani, Itali, Angli e vende t\u00eb tjera ku ka shqiptar\u00eb, Berisha ka \u2018p\u00ebrzgjedhur\u2019 vet\u00ebm vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi p\u00ebr ta goditur si t\u00eb manipuluar nga \u2018patronazhist\u00ebt e Ram\u00ebs\u2019 si\u00e7 ka shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb ta quaj\u00eb.<\/p>\n<p>Me sa duket Berisha k\u00ebtu ka m\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbaltur procesin zgjedhor t\u00eb 11 majit, dhe p\u00ebr shkak se sipas dyshimeve, segmente t\u00eb caktuara t\u00eb sh\u00ebrbimeve greke, kan\u00eb tentuar t\u00eb \u2018\u00e7akordojn\u00eb\u2019 procesin e shp\u00ebrndarjes nga n\u00ebnkontraktor\u00ebt e kompanis\u00eb s\u00eb pajtuar nga KQZ p\u00ebr votat n\u00eb diaspor\u00eb, DHL, p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb pas n\u00eb dor\u00eb dhe ndonj\u00eb \u2018aset\u2019 goditjeje t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht duke mbajtur shpres\u00eb tek k\u00ebto marifete, Berisha dhe opozita urdh\u00ebruan num\u00ebruesit q\u00eb t\u00eb mos merrnin n\u00eb dor\u00eb votat e ardhura nga diaspora jon\u00eb n\u00eb Greqi, duke l\u00ebn\u00eb p\u00ebr n\u00eb fund af\u00ebr 60 mij\u00eb zarfe me vullnetin politik t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb shtetin fqinj. Me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb bllokuar num\u00ebrimin dhe p\u00ebrfshirjen e k\u00ebtyre votave n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Duke q\u00ebn\u00eb se \u2018artificat\u2019 e Berish\u00ebs dhe opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje vullnetin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi, t\u00eb shprehura p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb 11 majit s\u2019funksionuan, rezultati p\u00ebrfundimtar solli nj\u00eb diferenc\u00eb pak m\u00eb t\u00eb madhe votash se sa n\u00eb rang komb\u00ebtar p\u00ebr votat brenda vendit mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs, duke arritur n\u00eb mas\u00ebn e 61 p\u00ebrqind n\u00eb favor t\u00eb PS dhe t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi votat e diaspor\u00ebs ndikuan vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mandat shtes\u00eb p\u00ebr PS, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u2018\u00e7imentuan\u2019 dhe rezultatin e PD e t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb 50 deputet\u00eb, pasi p\u00ebr shkak t\u00eb \u2018g\u00ebrryerjes\u2019 nga partit\u00eb e reja apo dhe nga PS, rezultati mund t\u00eb ishte akoma m\u00eb i ul\u00ebt p\u00ebr Berish\u00ebn. Pra s\u2019pati ndonj\u00eb ndikim n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, vet\u00ebm ndikoi n\u00eb rritjen e p\u00ebrfshirjes s\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb fatet e vendit dhe p\u00ebrmes vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Kishin dekada q\u00eb e k\u00ebrkonin votimin diaspora.<\/p>\n<p>Por Berish\u00ebs i duhet nj\u00eb alibi p\u00ebr humbjen e thell\u00eb, pasi k\u00ebrkon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pa probleme n\u00eb krye t\u00eb PD, megjith\u00ebse askush s\u2019ia merr dot partin\u00eb pavar\u00ebsisht nenit t\u00eb statutit sipas t\u00eb cilit tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb automatikisht i shkarkuar. Berisha nuk pyet p\u00ebr statutin, pasi nenin e vendosi p\u00ebr Bash\u00ebn n\u00eb fakt, p\u00ebr t\u00eb s\u2019ka vler\u00eb. P\u00ebrpos faktit se kush guxon n\u00eb PD t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dor\u00ebheqjen e Berish\u00ebs. As n\u00eb mendje nuk i shkon askujt.<\/p>\n<p>Maejithat\u00eb, Berisha me mosnjohjen e zgjedhjeve k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb humbjen rr\u00ebnuese p\u00ebrball\u00eb atij grushti njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt e ndjekin, thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i pasur p\u00ebr kat\u00ebr vite n\u00eb opozit\u00eb si nj\u00eb \u2018gard\u00eb\u2019 mbrojt\u00ebse n\u00eb p\u00ebrballjen e tij me drejt\u00ebsin\u00eb dhe me \u2018non grat\u00ebn\u2019 n\u00eb SHBA dhe n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se trendi i votave t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Greqi ishte i njejt\u00eb me at\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Itali, Gjermani dhe Britani, dhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb shkonin n\u00eb drejtim t\u00eb trendit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb hedhur n\u00eb Shqip\u00ebri, Berisha e di si dreqi se p\u00ebrse emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi nuk e votuan PD dhe koalicionin q\u00eb ai drejtonte. Madje u votua pak si tep\u00ebr p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si iu qas Berisha vot\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb vendin fqinj.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, Berisha nuk b\u00ebri fushat\u00eb p\u00ebr vota n\u00eb takimet e tij me diaspor\u00ebn n\u00eb Athin\u00eb, por thjesht\u00eb shkoi atje p\u00ebr t\u00eb pasur mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb qeveris\u00eb greke n\u00eb alibin\u00eb e tij t\u00eb humbjes zgjedhjet e 11 majit. Por dhe mb\u00ebshtetjen e segmenteve t\u00eb caktuara t\u00eb sh\u00ebrbimeve greke p\u00ebr k\u00ebto pretendimet e tij artificiale t\u00eb manipulimit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse Berisha takimet me emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi i realizoi duke pasur Fredi Belerin n\u00eb krah. Ishin takime t\u00eb vak\u00ebta, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb tep\u00ebr irrituese p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi, \u00e7ka paralajm\u00ebroi efektin e kund\u00ebrt t\u00eb q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb cilin kishte shkuar Berisha p\u00ebr t\u00eb mbledhur vota n\u00eb Athin\u00eb p\u00ebr 11 maj! Q\u00ebllimit t\u00eb deklaruar themi.<br \/>\nBerisha b\u00ebri fushat\u00eb n\u00eb Greqi me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb partis\u00eb ekstreme greke \u201cAgimi i Art\u00eb\u201d, e cila po nga shteti grek \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb ligjit. Beleri akuzohet p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb masakr\u00ebn e Peshk\u00ebpis\u00eb n\u00eb vitin 1994, ku u vran\u00eb ushtarak\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb pik\u00ebn kufitare, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga gjykatat shqiptare p\u00ebr p\u00ebrdhosjen e simboleve komb\u00ebtare, por dhe p\u00ebr blerje votash n\u00eb bashkin\u00eb e Himar\u00ebs.<\/p>\n<p>Fredi Beleri, aktualisht i zgjedhur nga partia e Mitsotakis si deputet n\u00eb Parlamentin Evropian duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar shtetin grek, nuk ka rreshtur s\u00eb punuari, pa rezultat, p\u00ebr p\u00ebrhapjen e helenizmit n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb promovuar t\u00eb ashtuquajturin \u201cVorio Epir\u201d po n\u00eb jug t\u00eb vendit. Edhe takimet elektorale i b\u00ebnte duke pasur n\u00eb sfond flamurin e \u201cVorio Epirit\u201d.<\/p>\n<p>Emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndjekur nga media apo nga rrjetet sociale takimet e Berish\u00ebs n\u00eb Athin\u00eb, takime k\u00ebto bashk\u00eb me Belerin, theksojm\u00eb q\u00eb n\u00eb takim s\u2019kishte asnj\u00eb flamur shqiptar, nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa kaluar n\u00ebp\u00ebr mendje t\u00eb gjitha operacionet \u2018fshesa\u2019 t\u00eb realizuara nga shteti grek p\u00ebr shkak t\u00eb Berish\u00ebs, udh\u00ebtimin e tyre n\u00ebp\u00ebr male, n\u00eb bor\u00eb, n\u00eb shi apo vap\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shtetin grek p\u00ebr t\u00eb punuar e mbajtur familjet e tyre, dhun\u00ebn e ushtruar nga ekstremist\u00ebt grek\u00eb t\u00eb \u2018Agimit t\u00eb Art\u00eb\u2019, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb dhe Beleri, zvarritjet pafund t\u00eb letrave p\u00ebr lejeq\u00ebndrimet dhe jeta n\u00ebn ankth e frik\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb \u2018fshese\u2019 t\u00eb re t\u00eb policis\u00eb greke.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtojm\u00eb k\u00ebtu edhe faktin e irritimit p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb \u2018detit\u2019 ku Berisha me firm\u00eb dhe me vul\u00eb i dha territor shqiptar Greqis\u00eb, dhe ishte vet\u00ebm nd\u00ebrhyrja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, \u00e7ka b\u00ebri t\u00eb mundur mbrojtjen e territorit shqiptar, nga falja e detit Greqis\u00eb nga ana e Berish\u00ebs.<br \/>\nJan\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb ndaj t\u00eb gjitha l\u00ebvizjeve politike n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ata kishin marr\u00eb pjes\u00eb apo par\u00eb m\u00eb her\u00ebt dhe takimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama me diaspor\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb Athin\u00ebs, i cili kishte evidentuar vuajtjet e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb nga ekstremist\u00ebt grek\u00eb dhe mbijetes\u00ebn e tyre t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj dhune.<\/p>\n<p>Jan\u00eb ndjer\u00eb dinjitoz\u00eb diaspora me prezenc\u00ebn e Ram\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb antitez\u00eb, Berisha shkon n\u00eb Athin\u00eb i shoq\u00ebruar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb ekstremist grek Fredi Beleri, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar vota. Nj\u00eb mision i pamundur ky, i shkat\u00ebrruar q\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb nga vet\u00eb Berisha. Ndoshta dhe me dashje!<\/p>\n<p>T\u00eb \u201cmbjell\u00ebsh\u2019 Belerin n\u00eb Greqi dhe t\u00eb pres\u00ebsh t\u00eb \u2018korra t\u00eb mbara\u2019 votash nga emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm utopi por dhe nj\u00eb absurditet maksimal ky. K\u00ebt\u00eb e di fort mir\u00eb dhe Berisha, i cili p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk shkoi p\u00ebr vota n\u00eb Greqi se e dinte se PD ishte nj\u00eb rr\u00ebnim si n\u00eb votat e diaspor\u00ebs ashtu dhe n\u00eb votat brenda Shqip\u00ebris\u00eb. Berisha mori nj\u00eb figur\u00eb si Beleri n\u00eb krah n\u00eb takimet me diaspor\u00ebn, thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb marifetet e tij, p\u00ebr t\u00eb pasur mb\u00ebshtetje p\u00ebr p\u00ebrbaltjen e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. T\u00eb cilat ishin rr\u00ebnuese p\u00ebr t\u00eb, dhe nuk mundet as Zoti ta justifikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb humbje t\u00eb thell\u00eb. P\u00ebrmend\u00ebm Zotin, pasi Berisha pretendon se \u00ebsht\u00eb i d\u00ebrguari i tij n\u00eb tok\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb PD.<br \/>\nPrandaj Berisha nuk mund t\u00eb \u2018injektoj\u00eb\u2019 askund n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze pretendimin e tij p\u00ebr t\u00eb paraqitur 11 majin, si dit\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb manipuluara. E themi k\u00ebt\u00eb sepse nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb e fakt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ndaj deklaron n\u00eb \u00e7do dalje publike se \u2018nes\u00ebr do t\u00eb publikojm\u00eb dokumentet e manipulimit t\u00eb madh t\u00eb vot\u00ebs, fars\u00ebs elektorale t\u00eb 11 majit\u2019, duke mos e realizuar asnj\u00ebher\u00eb. Nuk ka asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb, sepse nuk ka pasur asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnuar nga fushata dhe dita e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Shpresoi tek Greqia dhe Beleri, por dhe fqinji yn\u00eb jugor ishte i pafuqish\u00ebm p\u00ebr ta ndihmuar, ndaj dhe Beleri k\u00ebrkoi largimin e Berish\u00ebs nga drejtimi i PD dhe opozit\u00ebs. T\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb \u2018der\u00ebn\u2019 dhe Beleri, duke t\u00eb konsideruar si t\u00eb pavler\u00eb q\u00eb nuk i nevojitet m\u00eb, \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fundi i bot\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb dhe operacioni \u201cUra\u201d si bashk\u00ebpunim i SPAK e policis\u00eb shqiptare me antimafian e prokurorin\u00eb italiane q\u00eb vuri n\u00eb pranga 42 persona p\u00ebr trafik t\u00eb drog\u00ebrave t\u00eb r\u00ebnda, mes t\u00eb cil\u00ebve dhe v\u00ebllain e truproj\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs, si dhe nj\u00eb person tjet\u00ebr, njeriun m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb liderit tjet\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs, Ilir Meta, i cili gjendet n\u00eb burg n\u00ebn akuz\u00ebn e korrupsionit, nuk i erdhi fort p\u00ebr shtat pretendimeve t\u00eb Berish\u00ebs.<br \/>\nKy operacion i organeve ligjzbatuese italo-shqiptare kund\u00ebr tre grupeve kriminale po italo-shqiptare t\u00eb drog\u00ebs ia hoqi dhe k\u00ebt\u00eb alibin\u00eb q\u00eb kishte Berisha p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e vot\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb PS, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb grupeve kriminale t\u00eb Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb vendit. Madje dhe n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj themi se Berisha po b\u00ebn at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb sa her\u00eb q\u00eb ka humbur, mosnjohjen e zgjedhjeve dhe t\u00eb humbjes s\u00eb thell\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt p\u00ebrball\u00eb PS dhe Edi Ram\u00ebs. Vet\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb i fituari i madh n\u00eb fakt! Pasi ka nj\u00eb grusht deputet\u00ebsh kamikaz\u00eb n\u00eb Kuvend si dhe nj\u00eb grusht militant\u00ebsh demokrat\u00eb n\u00eb terren, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur sa her\u00eb q\u00eb t\u2019i nevojiten si mburoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe SHBA.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/berisha-mbolli-belerin-ne-greqi-smund-te-korre-vota-diaspore\/\">Berisha \u201cmbolli\u2019 Belerin n\u00eb Greqi, s\u2019mund t\u00eb \u2018korr\u00eb\u2019 vota diaspore<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Berisha \u201cmbolli\u2019 Belerin n\u00eb Greqi, s\u2019mund t\u00eb \u2018korr\u00eb\u2019 vota diaspore Nga Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti, ku koalicioni P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore\u201d q\u00eb ai drejtoi p\u00ebrsoi nj\u00eb humbje t\u00eb thell\u00eb dhe \u2018madh\u00ebshtore\u2019 p\u00ebrball\u00eb mazhoranc\u00ebs. Madje ishte nj\u00eb rezultat shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22436","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22436","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22436"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22436\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22436"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22436"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22436"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}