{"id":22421,"date":"2025-05-22T16:51:54","date_gmt":"2025-05-22T16:51:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/nuk-ka-faj-fituesi-por-ata-qe-ndjekin-humbesin\/"},"modified":"2025-05-22T16:51:54","modified_gmt":"2025-05-22T16:51:54","slug":"nuk-ka-faj-fituesi-por-ata-qe-ndjekin-humbesin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/nuk-ka-faj-fituesi-por-ata-qe-ndjekin-humbesin\/","title":{"rendered":"Nuk ka faj fituesi por ata q\u00eb ndjekin humb\u00ebsin!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dritan Hila<\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij \u201cEra e revolucioneve\u201d, Fareed Zakaria shkruan se nd\u00ebrmjet shum\u00eb tezave t\u00eb konservator\u00ebve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb revansh n\u00eb dit\u00ebt e sotme, jan\u00eb edhe ato si rikthimi i \u201ckoh\u00ebve t\u00eb arta\u201d dhe refuzimi i ndryshimit t\u00eb shoq\u00ebrive si frik\u00eb nga e reja dhe globalizmi.<\/p>\n<p>Autori l\u00eb t\u00eb kuptohet se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb stad i p\u00ebrkohsh\u00ebm, ciklik, ku kalon zhvillimi i shoq\u00ebrive dhe nostalgjia p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn shpesh nuk ka lidhje me realitetin pasi askush askund nuk ka qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb 20 apo 30 vite m\u00eb par\u00eb. Shoq\u00ebrit\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb hapura, m\u00eb t\u00eb pasura dhe m\u00eb t\u00eb lira. Thjesht duan koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrtypin dhe p\u00ebrshtaten me t\u00eb ren\u00eb.<\/p>\n<p>Tez\u00ebn e konservator\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb u p\u00ebrpoq ta merrte edhe Berisha duke imituar majmun\u00ebrisht Trump dhe duke p\u00ebsuar nj\u00eb katastrof\u00eb elektorale. Fansat e tij jan\u00eb sot t\u00eb habitur sesi ka mund\u00ebsi q\u00eb humb\u00ebn?! <\/p>\n<p>Problemi q\u00eb ata nuk kuptojn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb milion shqiptar\u00eb q\u00eb nuk votuan opozit\u00ebn nuk kan\u00eb aspak probleme raciale, emigracioni q\u00eb po ju z\u00eb vendet e pun\u00ebs, xhelozi me Evrop\u00ebn etj teza konservatore trampiane. <\/p>\n<p>Nj\u00eb milion votues thjesht nuk d\u00ebshirojn\u00eb aspak kthimin n\u00eb \u201ckoh\u00ebn e art\u00eb\u201d t\u00eb G\u00ebrdecit, korrupsionit t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kombit (nd\u00ebrkoh\u00eb shum\u00eb syresh e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb si qeverisja m\u00eb e mir\u00eb e tranzicionit), p\u00ebr mos folur p\u00ebr 21 janarin apo q\u00eb ende disa mij\u00ebra votojn\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb u filmua duke b\u00ebr\u00eb pazare milionash.<\/p>\n<p>Po ne i kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare? Pse 520 mij\u00eb syresh votojn\u00eb ende nj\u00eb projekt 35 vje\u00e7ar?<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht hopit teknologjik dhe pasurimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektuar edhe tek ne, politikisht nj\u00eb e treta e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb ka ngecur n\u00eb vend. Fatkeq\u00ebsisht jemi nj\u00eb shoq\u00ebri ku modernja n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj ka prekur aparenc\u00ebn por jo thelbin. N\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrdoruesi i iphone 16, vret p\u00ebr gjakmarrje; kultivuesi i hashashit chaton me AI n\u00eb maj\u00eb t\u00eb malit, dhe t\u00eb rinjt\u00eb votojn\u00eb nj\u00eb 82 vje\u00e7ar, di\u00e7ka e kuptueshme kjo kur e b\u00ebjn\u00eb gjysh\u00ebrit e tyre por jo p\u00ebr 20 vje\u00e7ar\u00ebt. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb habiten sesi Rama fiton mandatin e kat\u00ebrt dhe me gjasa ia ka v\u00ebn\u00eb syrin edhe t\u00eb pestit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb normale n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri per\u00ebndimore, por jo e pandodhur. Madje edhe n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb zhvilluara si ajo gjermane dhe britanike. <\/p>\n<p>Por n\u00ebse atje ka lidhje me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr stabilitet, k\u00ebtu lidhet me refuzimin e regresit. Dhe sikurse atje, edhe k\u00ebtu, nuk ndikon vet\u00ebm performanca e qeverisjes por edhe dob\u00ebsia e kund\u00ebrshtarit. Vet\u00ebm se kund\u00ebrshtari tek ne ka ngecur n\u00eb epok\u00ebn e gurit.<\/p>\n<p>Sot shoq\u00ebria shqiptare padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se para 10 apo 20 vitesh. Por nj\u00eb pjes\u00eb e saj ka ngecur n\u00eb histori. Dhe kjo k\u00ebrkon nj\u00eb studim pasi vendi nuk mund t\u00eb ec\u00eb me dy shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sociolog\u00ebt shqiptar\u00eb a b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb studim pse kjo shoq\u00ebri ka ngelur n\u00eb vend dhe \u00ebsht\u00eb e palodhur nga gjuha e urrejtjes? Ka studime pse plaku vret me lopat\u00eb dashnoren m\u00eb t\u00eb re, por nuk ka studime p\u00ebr fenomenet sociale dhe politike kur n\u00eb kushtet e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb hapur, ne simpatizojm\u00eb tribalen! <\/p>\n<p>Nuk ka studime revolucionare q\u00eb t\u00eb na thon\u00eb se ne jemi nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb tranzicion nga rendi fisnor drejt bot\u00ebs teknologjike, q\u00eb shum\u00eb fenomene q\u00eb i mendojm\u00eb virtyte nuk jan\u00eb ve\u00e7se mbeturina t\u00eb shoq\u00ebrive paraurbane. <\/p>\n<p>Askush nuk e shpjegon sesi ka mund\u00ebsi q\u00eb kjo klas\u00eb politike q\u00ebndron e pandryshuar prej 35 vitesh dhe ata q\u00eb duan t\u00eb debutojn\u00eb ngjajn\u00eb kaq shum\u00eb me pleqt\u00eb e tyre? Si shpjegohet q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e shkolluar jasht\u00eb nuk duan t\u00eb kthehen p\u00ebrve\u00e7se kur ju afrohet ndonj\u00eb mund\u00ebsi vjedhjeje n\u00eb administrat\u00ebn e lart\u00eb? <\/p>\n<p>Pse pasanik\u00ebt shqiptar\u00eb nuk ofrojn\u00eb asnj\u00eb burs\u00eb studimi pale pastaj t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim dhe laboratore por hapin vet\u00ebm kioska t\u00eb quajtura universitete, edhe k\u00ebto sikurse shitja e lavatri\u00e7eve, p\u00ebr q\u00ebllime fitimi? <\/p>\n<p>A ka mund\u00ebsi q\u00eb dikush t\u2019i v\u00ebr\u00eb emrin se kur vegla muzikore e jona \u00ebsht\u00eb me dy tela apo me britma n\u00eb grup, nuk \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb origjinaliteti por ngecjeje n\u00eb koh\u00eb. Dhe ca m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb shpjegojn\u00eb sesi ka mund\u00ebsi q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shkolluar dhe t\u00eb par\u00eb bot\u00eb me sy, ndjehen rehat n\u00eb nj\u00eb parti tribale?<\/p>\n<p>Mbase duke filluar me v\u00ebnien e emrave t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fenomeneve do t\u00eb nis\u00eb edhe modernizimi yn\u00eb.\/dritare.net<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/nuk-ka-faj-fituesi-por-ata-qe-ndjekin-humbesin\/\">Nuk ka faj fituesi por ata q\u00eb ndjekin humb\u00ebsin!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dritan Hila N\u00eb librin e tij \u201cEra e revolucioneve\u201d, Fareed Zakaria shkruan se nd\u00ebrmjet shum\u00eb tezave t\u00eb konservator\u00ebve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb revansh n\u00eb dit\u00ebt e sotme, jan\u00eb edhe ato si rikthimi i \u201ckoh\u00ebve t\u00eb arta\u201d dhe refuzimi i ndryshimit t\u00eb shoq\u00ebrive si frik\u00eb nga e reja dhe globalizmi. Autori l\u00eb t\u00eb kuptohet se kjo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22421","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22421"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22421\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}