{"id":22383,"date":"2025-05-22T14:19:33","date_gmt":"2025-05-22T14:19:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/edison-ypi-sali-llumi\/"},"modified":"2025-05-22T14:19:33","modified_gmt":"2025-05-22T14:19:33","slug":"edison-ypi-sali-llumi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/edison-ypi-sali-llumi\/","title":{"rendered":"Edison Ypi: Sali Llumi"},"content":{"rendered":"<p>Sali Llumi dhe dh\u00ebndrri budalla nuk l\u00ebn\u00eb rast pa d\u00ebshmuar \u00e7far\u00eb fund\u00ebrrinash jan\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb jet\u00ebn, un\u00eb, v\u00ebllai im, dhe miqt\u00eb tan\u00eb, mendjen e kemi pas ve\u00e7 me u arratis.<\/p>\n<p>P\u00ebr tu arratisur me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb, nuk fol\u00ebm nj\u00eb her\u00eb e dy her\u00eb e pes\u00eb her\u00eb, por me mij\u00ebra her\u00eb. N\u00eb fakt, s\u2019kishim muhabet tjet\u00ebr. Asgj\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb s\u2019ishte m\u00eb e k\u00ebnd\u00ebshme dhe m\u00eb interesante se muhabetet p\u00ebr tu arratisur dhe, n\u00eb nj\u00eb rreth me rreze m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, talljet me soc-shkrimtar\u00ebt.<\/p>\n<p>S\u2019do ment se t\u00eb tilla muhabete s\u2019mund t\u00eb b\u00ebheshin me t\u00eb gjith\u00eb. Ishte si t\u2019i thoje burgut hapu t\u00eb flisje p\u00ebr t\u00eb tilla me, p\u00ebr shembull, Sali Llumin dhe sorollopin e tij, katunarin e sapozbritur, q\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs e kishte mendjen te partia, kurvi, mbledhja e organizat\u00ebs, miq\u00ebsia me Kin\u00ebn, Amerika xhandar i popujve, dhe as me \u00e7unat e oficerave t\u00eb Sigurimit q\u00eb Sali Llumi mban sot rrotull vetes.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb \u201990-\u00ebn nuk ndodhi n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. 90-a e ka gjenez\u00ebn her\u00ebt, sidomos te \u201980-a, kur Diktatur\u00ebs, tashm\u00eb t\u00eb lodhur nga purgat makabre brenda rrac\u00ebs, nis\u00ebn t\u2019i bien dh\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n<p>Aso kohe, kur nj\u00eb pasdite u ktheva nga puna, e gjeta n\u00ebn\u00ebn, Hasien, duke qar\u00eb. Kishin burgosur Eduardin, v\u00ebllain, n\u00eb Burrel, ku kishte ca vite q\u00eb punonte.<\/p>\n<p>Eduardi, mes herezive t\u00eb pafundme q\u00eb k\u00ebmbenim me nj\u00ebritjetrin, m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb kushedi sa her\u00eb plot mllef se nuk mund t\u00eb jetohej n\u00eb Burrel ku posht\u00eb tavolinave t\u00eb mencave t\u00eb ngat\u00ebrroheshin n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb qen e mace q\u00eb l\u00ebpinin mbeturina. Por se kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr\u00e7apje konkrete p\u00ebr tu arratisur, asnj\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb, pas v\u00ebzhgimeve dhe p\u00ebrsiatjeve t\u00eb gjata, i dhash\u00eb karar se arratisja nuk ishte e mundur pa d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb veten dhe familjen. Por nga ideja e arratisjes nuk u shk\u00ebputa. Arratisjen e lash\u00eb n\u00eb Stand By, si nj\u00eb bark\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb l\u00ebkundet leht\u00eb, lidhur me litar n\u00eb cektin\u00eb, n\u00eb pritje t\u00eb er\u00ebrave t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00eb \u00e7ar\u00eb oqeanet, q\u00eb nuk fryn\u00eb kurr\u00eb, n\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Eduardi jo. Eduardi, as bark\u00eb, as cektin\u00eb, as Stand By. Eduardi, pa dijenin\u00eb time, ishte lidhur me mikun tim t\u00eb shtrenjt\u00eb, t\u00eb paharruarin Burhan Kalaja.<\/p>\n<p>Dhe, i kishin kapur. I kallzoi nj\u00eb gollobordas nga Ostreni, i cili, nga nj\u00ebra an\u00eb u premtonte t\u2019i nxirrte, nga ana tjet\u00ebr i spiunonte.<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe Hasia n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr tu adaptuar me kushtet e reja, i besuam tarbiateve t\u00eb lashta: tymosnim duhan me t\u00eb dredhur, rrufisnim kafe \u00e7ikorje, ndiqnim lajmet nga radiot e huja, lexonim libra, shkruanim letra, thurnim \u00e7orape leshi, piqnim byreqe, p\u00ebr Eduardin, q\u00eb tashm\u00eb n\u00eb burg, mori statusin e Odiseut q\u00eb duhet ndihmuar n\u00eb udh\u00ebtimet p\u00ebrmes Ferrit t\u00eb burgjeve t\u00eb saj kohe.<\/p>\n<p>Pes\u00eb a gjasht\u00eb muaj pas arrestimit t\u00eb Eduardit dhe Burhanit, nj\u00eb mbr\u00ebmje m\u00eb troket n\u00eb der\u00eb nj\u00eb far\u2019 skuthi q\u00eb l\u00ebvrinte si gjarp\u00ebr pas dere, b\u00ebnte si i preoukupuar, si i friksuar, sikur nuk isha un\u00eb por skuthi q\u00eb ja kishin burgosur v\u00ebllain. M\u00eb thot\u00eb skuthi mua t\u00eb vete t\u00eb takoj filan person. Un\u00eb q\u00eb aso kohe, nga m\u00eb modesti shqiptar deri te vet kurvi, s\u2019merrja seriozisht askend, un\u00eb q\u00eb s\u2019jam as Vojo Kush q\u00eb hedh bomba brenda tankut, as atentator q\u00eb vras italian\u00eb te kthesa e rrugic\u00ebs, plagosem n\u00eb krah nga nj\u00eb fashist, m\u00eb rrjedh gjak, iki n\u00eb mal te spitali partizan ku ma lidh plag\u00ebn nj\u00eb partizane e bukur, t\u00eb cil\u00ebn, t\u00eb nes\u00ebrmen e pushkatojn\u00eb pa gjyq se b\u00ebn dashuri me nj\u00ebrin nga t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb e \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb, vajta e takova dikendin q\u00eb as at\u00ebhere as tani nuk e di, as dua ta di, si quhej e \u00e7\u2019ofiq mbante.<\/p>\n<p>M\u00eb 4.6.1980, pra \u2013 disa muaj pra arrestimit t\u00eb tyre \u2013  qyqari pa em\u00ebr dhe pa ofiq, vet m\u00eb thirri, vet foli, vet shkroi. T\u00eb refuzoja ? Refuzimet e k\u00ebsaj natyre s\u2019kan\u00eb ndodhur kurr\u00eb ve\u00e7se me komunista heroik\u00eb n\u00ebp\u00ebr filma dhe libra propagandistike plot me rrena.<\/p>\n<p>Ja fjal\u00ebt sa t\u00eb tmerrshme dhe bosh t\u00eb asaj cope let\u00ebr q\u00eb qyqari vet i foli vet i shkrojti:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ver\u00ebn e vitit 1973 jemi takuar t\u00eb tre, un\u00eb, Burhani dhe Eduardi. N\u00eb bisd\u00eb e sip\u00ebr Burhani ka th\u00ebn\u00eb: Un\u00eb dua t\u00eb arratisem sepse nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb punoj: \u201cDua t\u00eb jem i lir\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb dua\u201d. K\u00ebt\u00eb mendim e p\u00ebrkrahu dhe Eduardi i cili tha: Po, dakord jam q\u00eb t\u00eb arratisemi\u201d. Un\u00eb ju thash\u00eb atyre t\u00eb dyve se ju nuk keni ar\u00ebsye p\u00ebr tu arratisur\u201d.<\/p>\n<p>Kur burgosnin dik\u00eb, si rregull pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim, hapi tjet\u00ebr ishte ndotja e familiar\u00ebve p\u00ebrmes t\u00eb tilla lojrave. Rastet jan\u00eb me mijra.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00eb dit\u00eb, n\u00eb mirkuptim t\u00eb plot\u00eb reciprok, u thash\u00eb, Hasies t\u00eb par\u00ebs, pastaj miqve dhe familiar\u00ebve, gjith\u00e7ka, se p\u00ebrmes nj\u00eb lufte nervash me nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb regjimit, arrita t\u2019i shp\u00ebtoj nga internimi motrat, kunet\u00ebrit, nipat, mbes\u00ebn. Kush nuk e beson, s\u2019kam \u00e7\u2019i b\u00ebj, s\u2019e shp\u00ebtoj dot nga spiunll\u00ebku denbabaden.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb let\u00ebr po tundin sot prapa perdes Sali Llumi, dh\u00ebnd\u00ebrri budalla, dhe nja dy mokrar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, sikur \u00e7o\u00e7 din\u00eb p\u00ebr t\u00eb ma mbyllur goj\u00ebn tani kur sapo kam filluar t\u00eb krruaj nga pak Sali Llumin dhe dh\u00ebnd\u00ebrr budallan\u00eb.<\/p>\n<p>Dh\u00ebndrri budalla, sado i zi, t\u00eb mos kishte vjeh\u00ebrr Sali Llumin, do ishte nj\u00eb budalla si gjith\u00eb budallenjt\u00eb q\u00eb e shtyjn\u00eb jet\u00ebn brenda budallall\u00ebkut t\u00eb vet, nuk \u00ebsht\u00eb protagonist i k\u00ebtij perversiteti.<\/p>\n<p>Sali Llumi po. Sali Llumin, sikur ta kisha ditur \u00e7far\u00eb fund\u00ebrrine \u00ebsht\u00eb, nuk e kam takuar kurr\u00eb. \u00cbsht\u00eb nga rastet fort t\u00eb rralla kur pasoja vjen para shkakut. S\u2019e kam prekur kurr\u00eb dor\u00ebn e p\u00ebrgjakur t\u00eb Sali Llumit q\u00eb ende se ka lar\u00eb nga dita e paharrur kur e rroku dor\u00ebn e vet me dor\u00ebn e kurvit, dhe nga ajo dit\u00eb dor\u00ebn nuk e lau, dhe sot e k\u00ebsaj dite, ende nuk e ka lar\u00eb. Me at\u00eb dor\u00eb, Sali Llumi takon gjithkend, madje, me dor\u00ebn e p\u00ebrgjakur prek edhe t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb detaj q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb k\u00ebnaqem tue u qesh\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsimi im si \u201cKallzimtar\u201d q\u00eb ting\u00ebllon si Mendimtar, Atdhetar, Pijetar.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej idiotll\u00ebkut pervers t\u00eb Sali Llumit dhe dh\u00ebnd\u00ebrrit hajdut, zbulimi selektiv i lojrave me fatkeq\u00ebsit\u00eb e t\u00eb p\u00ebrndjekurve nga Diktatura, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb problem q\u00eb besoj d\u00ebnohet me Ligj, t\u00eb cilin, un\u00eb, me gjasa, nuk do e l\u00eb me kaq. Pra s\u2019\u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhem shkak, Llumit Sali dhe budallait dh\u00ebndrr tu shtohen edhe ca vite burg.<\/p>\n<p>Mes qindra shkrimeve, prej t\u00eb cilave nuk marr asnj\u00eb dyshk\u00eb, nj\u00eb numur prej tyre i kam b\u00ebr\u00eb me superlariva p\u00ebr Sali Kull\u00ebn. Nuk jam aspak i penduar. S\u2019u heq asnj\u00eb g\u00ebrm\u00eb. Kam shkruar at\u00eb q\u00eb kam ndjer\u00eb. Mirpo, me gjasa, Sali Llumi dhe dh\u00ebnd\u00ebrri boshnjak z\u00ebholl\u00eb kan\u00eb kujtuar se ato shkrime i kam b\u00ebr\u00eb nga frika se po m\u00eb zbulohet hataja e letr\u00ebs bosh, plot me gj\u00ebra evidente aspak t\u00eb rrezikshme, edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb s\u00eb af\u00ebrmi do e zgjidh.<\/p>\n<p>Habitem kur d\u00ebgjoj se filani dhe fisteku vajt\u00ebn k\u00ebrkuan dosjet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb d\u00ebshmi virgj\u00ebrie, pra q\u00eb nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb spiuna.<\/p>\n<p>Un\u00eb q\u00eb me spiunll\u00ebkun kam aq lidhje sa ka nj\u00eb krua n\u00eb Mok\u00ebr me nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb n\u00eb planetin Mars, nuk kam vajtur dhe nuk do vete t\u00eb di t\u00eb m\u00ebsoj nga letrat e manipuluara t\u00eb Diktatur\u00ebs q\u00eb skam q\u00ebn\u00eb spiun, pra t\u00eb m\u00ebsoj at\u00eb q\u00eb m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb vet\u00eb nuk e di asnj\u00eb Sali Llum dhe asnj\u00eb asnj\u00eb dh\u00ebnd\u00ebrr budalla. Por edhe sepse nuk dua t\u00eb m\u00ebsoj kush nga miqt\u00eb e bodrumeve m\u00eb ka spiunuar, \u00e7ka s\u2019\u00ebsht\u00eb \u00e7udi t\u00eb ket\u00eb ndodhur.<\/p>\n<p>E meq\u00ebnse Sali Llumi i shpallur i pad\u00ebshiuar nga gjysma e bot\u00ebs, dhe dh\u00ebndrri budalla n\u00eb pritje t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr hajdutll\u00ebk dhe mafjozll\u00ebk, po krruhen pa shkak, ndoshta ka ardhur dita t\u00eb vete tu hedh nj\u00eb sy ca kryeveprave manipulative t\u00eb komunistave t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm dhe t\u00eb tanish\u00ebm. Do jet\u00eb gallat\u00eb e madhe. Spektak\u00ebl i pa par\u00eb do jet\u00eb.<\/p>\n<p>Ndjehem i lumtur t\u2019i kem shqetsuar sadopak bamir\u00ebsit e mi q\u00eb u b\u00ebn\u00eb sebep t\u00eb shkruaj k\u00ebto rradh\u00eb, Sali Llumin dhe dh\u00ebnd\u00ebrr hajdutin. S\u2019ma kishte marr\u00eb mendja se do vinte dita e lumnueme kur milionat dhe miliardat e legenave n\u00eb fjal\u00eb nuk mjaftojn\u00eb me m\u00eb tremb, aq m\u00eb pak me m\u00eb ble, mue.<\/p>\n<p>\u00cbsht fat Diktatur\u00ebn ta kesh kaluar rehat, fjoll\u00eb, t\u00eb kesh  shp\u00ebtuar pa u l\u00ebnduar nga asnj\u00eb bomb\u00eb, pa u prekur nga asnj\u00eb cif\u00ebl.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb k\u00ebnq\u00ebsi m\u00eb e madhe se rehatia t\u00eb jesh ndeshur, t\u00eb kesh vuajtur, t\u00eb jesh plagosur, p\u00ebrgjakur, dhe t\u00eb kesh q\u00ebndruar.<\/p>\n<p>Ndoshta s\u2019kuptuat \u00e7\u2019u thash\u00eb, se e lexuat shkarazi, nuk i dhat\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, ishit t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar te celulari, te mesazhet me tre fjal\u00eb dhe pes\u00eb gabime, te lajmet me nj\u00eb fjali dhe nj\u00ebzet rrena, B\u00ebni si dini. Un\u00eb s\u2019mundem me ua xhvat iphonat dhe samsungat si ua vodhi Sali Llumi jet\u00ebt.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/edison-ypi-sali-llumi\/\">Edison Ypi: Sali Llumi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Llumi dhe dh\u00ebndrri budalla nuk l\u00ebn\u00eb rast pa d\u00ebshmuar \u00e7far\u00eb fund\u00ebrrinash jan\u00eb. Gjith\u00eb jet\u00ebn, un\u00eb, v\u00ebllai im, dhe miqt\u00eb tan\u00eb, mendjen e kemi pas ve\u00e7 me u arratis. P\u00ebr tu arratisur me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb, nuk fol\u00ebm nj\u00eb her\u00eb e dy her\u00eb e pes\u00eb her\u00eb, por me mij\u00ebra her\u00eb. N\u00eb fakt, s\u2019kishim muhabet tjet\u00ebr. Asgj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22383","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22383"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22383\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}