{"id":2236,"date":"2024-10-19T19:53:53","date_gmt":"2024-10-19T19:53:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/19\/voa-zhvillimi-i-aviacionit-civil-mes-debateve-dhe-pritshmerive-ne-shqiperi\/"},"modified":"2024-10-19T19:53:53","modified_gmt":"2024-10-19T19:53:53","slug":"voa-zhvillimi-i-aviacionit-civil-mes-debateve-dhe-pritshmerive-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/19\/voa-zhvillimi-i-aviacionit-civil-mes-debateve-dhe-pritshmerive-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"VOA: Zhvillimi i aviacionit civil mes debateve dhe pritshm\u00ebrive n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri diskutimet mbi transportin ajror civil, n\u00eb kushtet kur autoritetet qeveritare kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb strategji p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, jan\u00eb ngritur n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr. Aktualisht vendi ka dy aeroporte, at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb mban thujase gjith\u00eb pesh\u00ebn e transportit ajror civil, dhe aeroportin e Kuk\u00ebsit, q\u00eb u nd\u00ebrtua 3 vjet m\u00eb par\u00eb. Aeroporti i Vlor\u00ebs, \u00ebsht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim nd\u00ebrsa pritet t\u00eb nd\u00ebrtohet dhe ai i Gjirokastr\u00ebs. Disa ekspert\u00eb i shohin k\u00ebto nisma t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb nxituara dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb plane t\u00eb qarta biznesi, nd\u00ebrsa autoritetet zyrtare e shohin aviacionin civil si mb\u00ebshtet\u00ebsin kryesor t\u00eb turizmit n\u00eb vend. Numri i udh\u00ebtar\u00ebve me k\u00ebt\u00eb lloj transporti sipas tyre \u00ebsht\u00eb rritur me mbi tre her\u00eb, krahasuar me 5 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<h4>N\u00eb Shqip\u00ebri 8 vjet m\u00eb par\u00eb do t\u00eb merrte fund pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade situata monopol n\u00eb aviacionin civil, pas bisedimeve t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare me shoq\u00ebrin\u00eb koncensionare q\u00eb zot\u00ebronte t\u00eb vetmin aeroport n\u00eb vend, at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Kjo i hapi rrug\u00eb hapave t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb zhvillimit t\u00eb k\u00ebtij aviacioni. Nj\u00eb shoq\u00ebri kon\u00e7ensionare p\u00ebrmes procedurave t\u00eb PPP, n\u00eb vitin 2019 fitoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rijet\u00ebsuar me fondet e veta, prej 8 milion euro, aeroportin e Kuk\u00ebsit, me q\u00ebllim arritjen e standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. M\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb mesin e viteve 2000, aeroporti ishte nd\u00ebrtuar nga nj\u00eb investitor nga Emiratet e Bashkuara Arabe.<\/h4>\n<p>Avioni i par\u00eb i kompanis\u00eb Air Albania, q\u00eb u ul n\u00eb pist\u00ebn e aeroportit t\u00eb Kuk\u00ebsit, n\u00eb Prill t\u00eb vitit 2021 kishte n\u00eb bord emigrant\u00eb shqiptar\u00eb nga Britania e Madhe, t\u00eb shoq\u00ebruar nga Kryeminstri Edi Rama. P\u00ebr shefin e qeveris\u00eb kjo kishte nj\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb fort\u00eb politike n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pasi po b\u00ebhej realitet nj\u00eb premtim elektoral, n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve politike, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me emigracion t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>Ky zhvillim nd\u00ebrkaq ishte paraprir\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr, pasi n\u00eb vitin 2020 Kompania \u201cKastrati Group\u201d kishte bler\u00eb 100% t\u00eb kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kon\u00e7ensionare q\u00eb zot\u00ebronte kon\u00e7ensionin e aeroportit t\u00eb Tiran\u00ebs, \u201cTirana International Airport\u201d (TIA).<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hark kohor autoritetet zyrtare po p\u00ebrparonin me iden\u00eb e nd\u00ebrtimit edhe dy aeroporteve t\u00eb tjera n\u00eb jug t\u00eb vendit, n\u00eb Vlor\u00eb dhe Gjirokast\u00ebr. Por mjaft eskpert\u00eb jan\u00eb skeptik\u00eb mbi k\u00ebto nisma dhe mendojn\u00eb se ato ngren\u00eb disa pikpyetje.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong>A ka qeveria shqiptare, Ministria e Infrastruktur\u00ebs nj\u00eb strategji p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm? Nga ana tjet\u00ebr kjo do duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb plan biznesi t\u00eb qart\u00eb sepse n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar si Shqip\u00ebria, a kemi target p\u00ebr t\u00eb patur l\u00ebvizje dhe k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr kaq aeroporte\u201d<strong>\u2013 <\/strong>thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Aranita Brahaj, drejtore ekzekutive e Open Data Albania.<\/p>\n<h4>Autoritetet zyrtare thon\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se kan\u00eb nj\u00eb strategji mbi zhvillimin aviacionit civil dhe se ajo mb\u00ebshtetet n\u00eb tre shtylla kryesore, n\u00eb infrastruktur\u00eb, nd\u00ebrlidhje dhe konkurenc\u00eb. Bazuar n\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna Drejtori ekzekutiv i Autoritetit t\u00eb Aviacionit Civil, Maksim Et\u2019hemaj thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se konkurenca ka ulur kostot e udh\u00ebtimit p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/h4>\n<p><strong>\u201c<\/strong>Qeveria shqiptare me shum\u00eb kujdes \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb balancoj\u00eb konkurenc\u00ebn midis kompanive me kosto t\u00eb ul\u00ebt dhe atyre tradicionle. Por ka dhe nj\u00eb konkurenc\u00eb brenda vet\u00eb kompanive me kosto t\u00eb ul\u00ebt. Sipas K\u00ebshillit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Aeroporteve Shqip\u00ebria ka nj\u00eb ekuivalenc\u00eb 51% me 49 % p\u00ebrkundrejt operator\u00ebve me kosto t\u00eb ul\u00ebt dhe atyre tradicional\u00eb. N\u00ebse ne i referohemi vitit 2016 mund t\u00eb themi se nj\u00eb bilet\u00eb nj\u00eb drejtim Tiran\u00eb -Lond\u00ebr kushtonte 700 paund. Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi me 60% m\u00eb pak vler\u00ebn e bilet\u00ebs. Sot gjen bileta me \u00e7mime t\u00eb mundura p\u00ebr t\u2019u paguar nga \u00e7do familje<strong>\u201d- <\/strong>thot\u00eb Z. Maksim Et\u2019hemaj Drejtor ekzekutiv i Autoritetit t\u00eb Aviacionit Civil.<\/p>\n<h4>Numri i pasagjer\u00ebve n\u00eb aeroportin e Tiran\u00ebs, q\u00eb mban thuajse gjith\u00eb pesh\u00ebn e transportit ajror n\u00eb vend, \u00ebsht\u00eb rritur sipas statistikave zyrtare nga 3.3 milion\u00eb pasagjer\u00eb n\u00eb 2019, n\u00eb 8 milion\u00eb, n\u00eb 9 mujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti me pritshm\u00ebri 10 milion\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit, pra af\u00ebrsisht me tre her\u00eb. E megjithat\u00eb kritik\u00ebt mendojn\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb vijn\u00eb nga fluturimet n\u00eb aeroportin e Kuk\u00ebsit, afro 120 mij\u00eb pasagjer\u00eb q\u00eb prej vitit 2021, nuk ngjallin optimiz\u00ebm p\u00ebr strategjin\u00eb e qeveris\u00eb mbi avicionin civil.<\/h4>\n<p><strong>\u201c <\/strong>Aeroporti i Kuk\u00ebsit ishte absurditet q\u00eb kur u nd\u00ebrtua dhe m\u00eb pas nj\u00eb absurditet tjet\u00ebr politik q\u00eb u vu n\u00eb pun\u00eb sepse nuk b\u00ebn asnj\u00eb sens ekonomik.<strong>\u201d- <\/strong>u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Gjergj Erebara, gazetar i Birn.<\/p>\n<p>Autoritetet e pranojn\u00eb se Aeroporti i Kuk\u00ebsit nuk i plot\u00ebsoi pritshm\u00ebrit\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit gjeografik. Z. Et\u2019hemaj thot\u00eb se ky aeroport \u00ebsht\u00eb specifik, i rrethuar nga male, q\u00eb duket se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb penges\u00eb serioze, p\u00ebr kompanit\u00eb e transportit ajror.<\/p>\n<p>\u201cA mund t\u00eb b\u00ebhej Kuk\u00ebsi m\u00eb mir\u00eb? Po punojm\u00eb aktualisht p\u00ebr t\u00eb maksimizuar operimet n\u00eb aeroportin e Kuk\u00ebsit. N\u00eb aviacion kemi nj\u00eb balanc\u00eb mes sh\u00ebrbimit dhe operimit ku fiton gjithmon\u00eb siguria n\u00eb operim. Nj\u00eb pist\u00eb q\u00eb t\u00eb operohet ka dy drejtime, ulje dhe ngritje. Fatkeq\u00ebsisht n\u00eb aeroportin e Kuk\u00ebsit nj\u00eb drejtim ulje dhe ngritje nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr shkak t\u00eb maleve. Autoriteti i aviacionit civil e ka ndaluar operimin n\u00eb at\u00eb pist\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb me malet. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb vetmin drejtim ulje q\u00eb ka ky aeroport \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb drejtim q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, q\u00eb nga pikpamja e motit duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb drejtim ulje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ekspozuar, p\u00ebr shkak t\u00eb relievit malor ka nj\u00eb limit n\u00eb operim t\u00eb cil\u00ebn ne po punojm\u00eb q\u00eb ta maksimizojm\u00eb. Nuk e heqim, por do p\u00ebrdorim pro\u00e7edura satelitore\u201d- vijon Z. Et\u2019hemaj.<\/p>\n<h4>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs pyeti edhe drejtuesit e shoq\u00ebris\u00eb kon\u00e7ensionare t\u00eb Aeroportit t\u00eb Kuk\u00ebsit n\u00ebse kan\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb efektiv k\u00ebt\u00eb aeroport por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/h4>\n<p>Nd\u00ebrkaq planet e qeveris\u00eb po vijojn\u00eb me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb tjet\u00ebr aeroporti, atij t\u00eb Vlor\u00ebs. Puna p\u00ebr t\u00eb nisi n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021 dhe pritet n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit q\u00eb vjen t\u00eb filloj\u00eb nga puna. Shoq\u00ebria kon\u00e7ensionare bazuar n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me afat 35 vje\u00e7ar, sipas procedurave t\u00eb PPP, pritet t\u00eb investoj\u00eb rreth 100 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa parashikohet nj\u00eb rimbursim nga autoritetet shtet\u00ebrore n\u00eb 10 vitet e para, n\u00ebse shoq\u00ebria nuk arrin t\u00eb ardhurat minimale t\u00eb planifikuara. Por nd\u00ebrtimi i k\u00ebtij aeroporti \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me debate t\u00eb shumta. Disa organizata mjedisore e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar me forc\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit negativ n\u00eb lagun\u00ebn e Nart\u00ebs, nj\u00eb pasuri me vlera t\u00eb \u00e7muara natyrore.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong> Nd\u00ebrtimi i k\u00ebtij aeroporti po shkat\u00ebrron nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur, at\u00eb t\u00eb lagun\u00ebs s\u00eb Nart\u00ebs. Mund ta shoh\u00ebsh dhe nga pikpamja natyrore por dhe nga ajo ekonomike si nj\u00eb resurs shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse turizmi i natyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ne po e shkat\u00ebrrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb aeroport i cili ka pas shance t\u00eb funksionoj\u00eb , po shkat\u00ebrron zon\u00ebn e mbrojtur.<strong>\u201d- <\/strong>vijon z. Erebara.<\/p>\n<h4>E nd\u00ebrsa aeroporti i Vlor\u00ebs sipas autoriteteve zyrtare \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e \u00e7erfitikimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga autoritetet e aeroportit t\u00eb Mynihut, nj\u00eb aneks t\u00eb posa\u00e7\u00ebm pritet t\u00eb ket\u00eb edhe adresimi i \u00e7\u00ebshtjeve mjedisore.<\/h4>\n<p><strong>\u201c <\/strong>Koncepti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrfshijm\u00eb njer\u00ebzit. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me natyr\u00ebn. Pra ne nuk mund t\u00eb themi do jetojn\u00eb kafsh\u00ebt k\u00ebtu dhe ne do jetojm\u00eb diku tjet\u00ebr. Pyetja \u00ebsht\u00eb a mund t\u00eb bashk\u00ebekzistojm\u00eb? Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb adresuar qart\u00ebsisht n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs. Ne do v\u00ebrtetojm\u00eb q\u00eb kur punohet mir\u00eb ka bashk\u00ebekzistenc\u00eb. Nj\u00eb nga element\u00ebt \u00e7ertifikues t\u00eb aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs do jet\u00eb ngritja e komitetit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb ambjentit\u201d- sqaroi Maksim Et\u2019hemaj, drejtor Ekzekutiv i Autoritetit t\u00eb Aviacionit Civil.<\/p>\n<p>Aeroporti i Vlor\u00ebs i kategoris\u00eb 4E, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb ballkan, mendohet t\u00eb shkarkoj\u00eb me 15% fluksin e pasagjereve t\u00eb aeroportit t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa autoritetet zyrtare thon\u00eb se ky aeroport \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb fluks rreth 1milion\u00eb pasagjer\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb ardhmen deri n\u00eb 10 milion\u00eb. Nd\u00ebrkaq \u00ebsht\u00eb planifikuar edhe nd\u00ebrtimi i aeroportit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb vogla, i destinuar kryesisht p\u00ebr fluturime biznesi.<\/p>\n<h4>Transporti ajror civil sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsi kryesor i turizmit. 87% e turist\u00ebve aktualisht vijn\u00eb me k\u00ebt\u00eb transport. Zyrtar\u00ebt thon\u00eb se dhe infrastruktura rrugore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar duke ve\u00e7uar at\u00eb n\u00eb jug t\u00eb vendit, q\u00eb mendohet t\u00eb jet\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs. Por megjithat\u00eb disa ekspert\u00eb t\u00eb zhvillimeve ekonomike mendojn\u00eb se krahas turizmit qeveria duhet t\u00eb fokusohet dhe n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/h4>\n<p><strong>\u201c <\/strong>N\u00eb t\u00eb tilla kushte n\u00eb literatur\u00ebn e zhvillimit ekonomik nuk sugjerohet q\u00eb turizmi t\u00eb jet\u00eb sektor i vet\u00ebm strategjik i zhvillimit. Duhet t\u00eb ket\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, apo nj\u00eb nd\u00ebrthurje si bujq\u00ebsia apo transformimi i industris\u00eb ushqimore. Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrveprim t\u00eb sektor\u00ebve. N\u00ebse ne fokusohemi vet\u00ebm te turizmi rrezikojm\u00eb q\u00eb pas tre apo pes\u00eb vitesh Shqip\u00ebria t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb mode sepse vet\u00eb strategjia \u00ebsht\u00eb e till\u00eb<strong>\u201d- <\/strong>shprehet p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Klodian Mu\u00e7o, ekspert i ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri zhvillimet n\u00eb aviacionin civil p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr synimet e qeveris\u00eb n\u00eb lidhje me turizmin. Edhe pse ka disa p\u00ebrparime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim s\u00ebrish mjaft ekspert\u00eb shfaqin skepticiz\u00ebm mbi p\u00ebrfitimet e mundshme ekonomike n\u00eb t\u00eb ardhmen, ndaj dhe nxisin nj\u00eb zhvillim t\u00eb gjithansh\u00ebm ekonomik t\u00eb vendit n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi.\/VOA<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/10\/19\/voa-zhvillimi-i-aviacionit-civil-mes-debateve-dhe-pritshmerive-ne-shqiperi\/\">VOA: Zhvillimi i aviacionit civil mes debateve dhe pritshm\u00ebrive n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri diskutimet mbi transportin ajror civil, n\u00eb kushtet kur autoritetet qeveritare kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb strategji p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, jan\u00eb ngritur n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr. Aktualisht vendi ka dy aeroporte, at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb mban thujase gjith\u00eb pesh\u00ebn e transportit ajror civil, dhe aeroportin e Kuk\u00ebsit, q\u00eb u nd\u00ebrtua 3 vjet m\u00eb par\u00eb. Aeroporti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2236","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2236"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2236\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}