{"id":22325,"date":"2025-05-22T09:55:17","date_gmt":"2025-05-22T09:55:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/sali-berisha-ne-duart-e-drejtesise\/"},"modified":"2025-05-22T09:55:17","modified_gmt":"2025-05-22T09:55:17","slug":"sali-berisha-ne-duart-e-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/22\/sali-berisha-ne-duart-e-drejtesise\/","title":{"rendered":"Sali Berisha n\u00eb duart e drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pas shtat\u00eb muajsh shtyrjesh dhe p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar provat, GJKKO vendos t\u00eb \u00e7oj\u00eb p\u00ebr gjykim \u00e7\u00ebshtjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dh\u00ebndrit t\u00eb tij dhe bashk\u00ebpandehurve, t\u00eb akuzuar p\u00ebr privatizim t\u00eb parregullt dhe zhvillim nd\u00ebrtimor mbi truallin e ish-kompleksit sportiv \u201cPartizani\u201d.<\/p>\n<p>Nga Sabina Nika<\/p>\n<p>Pas shtat\u00eb muajsh shtyrjesh dhe debatesh ligjore, \u00e7\u00ebshtja penale e njohur si \u201cDosja Partizani\u201d ka kaluar zyrtarisht p\u00ebr gjykim m\u00eb 19 maj n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO). Vendimi u dha pas nj\u00eb seance paraprake t\u00eb tensionuar, ku mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashk\u00ebpandehurve k\u00ebrkoi p\u00ebrs\u00ebri rr\u00ebzimin e provave dhe p\u00ebrjashtimin e gjyqtares, k\u00ebrkesa k\u00ebto t\u00eb cilat u refuzuan nga trupa gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ky vendim i hap rrug\u00ebn vazhdimit t\u00eb procedur\u00ebs penale ndaj Berish\u00ebs, dh\u00ebndrit t\u00eb tij Jamarb\u00ebr Malltezit, dhe bashk\u00ebpandehurve t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr \u201ckorrupsion pasiv i kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim\u201d, q\u00eb lidhen me privatizimin dhe m\u00eb pas nd\u00ebrtimin e 17 pallateve n\u00eb ish-kompleksin sportiv Partizani, nj\u00eb afer\u00eb q\u00eb SPAK pretendon se i ka sjell\u00eb p\u00ebrfitime mbi 5 milion\u00eb euro dh\u00ebndrit t\u00eb ish-kryeministrit.<\/p>\n<p>Shtyrjet dhe manovrat ligjore q\u00eb vonuan procesin<\/p>\n<p>Procesi gjyq\u00ebsor p\u00ebr dosjen e njohur si \u201cDosja Partizani\u201d ka kaluar n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe me shum\u00eb shtyrje, duke ngadal\u00ebsuar k\u00ebshtu zhvillimin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dh\u00ebndrit t\u00eb tij Jamarb\u00ebr Malltezi dhe bashk\u00ebpandehurve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Seancat paraprake n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO) jan\u00eb shtyr\u00eb disa her\u00eb, kryesisht p\u00ebr munges\u00eb avokati, shqyrtimin e vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb provave dhe k\u00ebrkesave t\u00eb mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Berish\u00ebs, e cila ka cil\u00ebsuar akuzat si sulm politik, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar provat dhe p\u00ebrjashtuar gjyqtar\u00ebt nga procesi.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2024, pas rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shpalljen e pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb provave, avokati i Berish\u00ebs, Genc Gjokutaj, k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e gjyqtares s\u00eb seanc\u00ebs paraprake Flojera Davidhi, duke shtyr\u00eb s\u00ebrish procesin deri m\u00eb 5 maj.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, mbrojtja ngriti akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj gjyqtares s\u00eb hetimit paraprak Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo kishte nj\u00eb d\u00ebnim n\u00eb Greqi p\u00ebr falsifikim dokumentesh, nj\u00eb pretendim q\u00eb u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rivler\u00ebsimin e vendimeve p\u00ebr provat.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkuam p\u00ebrjashtimin e gjyqtares, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces po shkelet Kushtetuta dhe Kodi i Procedur\u00ebs Penale. Vendimet jan\u00eb t\u00eb paekzekutuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjykata dhe prokuroria flasin si t\u00eb ishin t\u00eb zbatueshme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e hapur ndaj drejt\u00ebsis\u00eb.\u201d \u2013 deklaroi avokati Genc Gjokutaj.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e 19 majit, gjyqtarja Flojera Davidhi rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e fundit t\u00eb mbrojtjes p\u00ebr shtyrje dhe pavlefshm\u00ebri t\u00eb vendimeve, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu fund periudh\u00ebs s\u00eb shtyrjeve dhe duke kaluar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Berisha dhe Malltezi vazhdojn\u00eb t\u00eb mohojn\u00eb \u00e7do p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion dhe e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb goditur opozit\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar pretendon se Berisha, gjat\u00eb koh\u00ebs kur ishte kryeminist\u00ebr, p\u00ebrdori pozicionin e tij p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ligje n\u00eb favor t\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb tij, Malltezit, dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb korruptive.<\/p>\n<p>Sali Berisha, sot 81 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb zyrtari m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb tre dekada q\u00eb p\u00ebrballet me akuza t\u00eb tilla. N\u00eb tetor 2023, SPAK vendosi ndaj tij mas\u00ebn e \u201cdetyrimit p\u00ebr paraqitje\u201d dhe \u201cbllokimit t\u00eb pasaport\u00ebs\u201d, duke e ndaluar q\u00eb t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb vendit. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, i nj\u00ebjti organ arrestoi dh\u00ebndrin e tij, Jamarb\u00ebr Malltezin, i cili m\u00eb pas kaloi nga arresti n\u00eb burg n\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d.<\/p>\n<p>Berisha i ka mohuar fuqish\u00ebm akuzat, duke i cil\u00ebsuar ato si hakmarrje politike dhe nj\u00eb sulm direkt ndaj opozit\u00ebs shqiptare, i orkestruar nga kryeministri aktual Edi Rama dhe mb\u00ebshtetur sipas tij nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb multimiliarderin Xhorxh Soros.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga seancat paraprake, Berisha pretendoi se procesi kund\u00ebr tij po zhvillohet n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e SPAK thuhet se privatizimi i ish-kompleksit Partizani u b\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb dyshimta, me p\u00ebrfshirjen e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe nj\u00eb grupi biznesmen\u00ebsh, p\u00ebrfshir\u00eb dh\u00ebndrin Malltezi dhe nd\u00ebrtuesin Fatmir Bektashi. (Shteg.org)<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/sali-berisha-ne-duart-e-drejtesise\/\">Sali Berisha n\u00eb duart e drejt\u00ebsis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas shtat\u00eb muajsh shtyrjesh dhe p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar provat, GJKKO vendos t\u00eb \u00e7oj\u00eb p\u00ebr gjykim \u00e7\u00ebshtjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dh\u00ebndrit t\u00eb tij dhe bashk\u00ebpandehurve, t\u00eb akuzuar p\u00ebr privatizim t\u00eb parregullt dhe zhvillim nd\u00ebrtimor mbi truallin e ish-kompleksit sportiv \u201cPartizani\u201d. Nga Sabina Nika Pas shtat\u00eb muajsh shtyrjesh dhe debatesh ligjore, \u00e7\u00ebshtja penale e njohur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22325","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22325"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22325\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}