{"id":22240,"date":"2025-05-21T16:22:37","date_gmt":"2025-05-21T16:22:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/21\/qyno-fiton-ndaj-spak-zbardhet-vendimi-i-plote-i-gjykates-kushtetuese-pro-lirise-se-medias\/"},"modified":"2025-05-21T16:22:37","modified_gmt":"2025-05-21T16:22:37","slug":"qyno-fiton-ndaj-spak-zbardhet-vendimi-i-plote-i-gjykates-kushtetuese-pro-lirise-se-medias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/21\/qyno-fiton-ndaj-spak-zbardhet-vendimi-i-plote-i-gjykates-kushtetuese-pro-lirise-se-medias\/","title":{"rendered":"Qyno fiton ndaj SPAK, zbardhet vendimi i plot\u00eb i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u201cpro\u201d liris\u00eb s\u00eb medias"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese i marr\u00eb m\u00eb 22 prill 2025 n\u00eb favor t\u00eb gazetarit Elton Qyno \u00ebsht\u00eb zbardhur i plot\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00ebt p\u00ebr rastin e padis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr sekuestrimin e pajisjeve elektronike n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, kontrollin n\u00eb sht\u00ebpi dhe kontrollin personal pas nj\u00eb hetimi t\u00eb nisur nga SPAK p\u00ebr nxjerrje t\u00eb sekretit hetimor.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Gjykata konstaton se vendimet gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb prokuroris\u00eb, q\u00eb kan\u00eb lejuar kontrollet dhe sekuestrimet, nuk kan\u00eb vendosur p\u00ebr themelin e akuzave, por jan\u00eb vendime t\u00eb nd\u00ebrmjetme t\u00eb procedimit penal n\u00eb funksion t\u00eb mbledhjes s\u00eb provave p\u00ebr faktin penal.<\/p>\n<p>Gjithashtu Gjykata \u00e7mon se ligjv\u00ebn\u00ebsi duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse duhet plot\u00ebsuar legjislacioni procedural penal p\u00ebr t\u2019i ofruar individit mjetet juridike efektive p\u00ebr kund\u00ebrshtimin p\u00ebrpara gjykatave t\u00eb zakonshme t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb kontrollit t\u00eb vendeve ose atij personal edhe n\u00eb rastin kur kontrolli nuk shoq\u00ebrohet me mas\u00ebn e sekuestrimit, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb kontrolli mbart n\u00eb vetvete mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cenuar t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore. <\/p>\n<p>\u201cGjykata evidenton se objekti i gjykimit kushtetues kufizohet n\u00eb kontrollin kushtetues t\u00eb tre vendimeve gjyq\u00ebsore (vendimet nr. 501\/2023, nr. 4\/2024 dhe nr. 36\/2024) q\u00eb kan\u00eb lejuar sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb nxjerra nga provat materiale t\u00eb sekuestruara gjat\u00eb kontrollit t\u00eb banes\u00ebs dhe t\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuesit, pavar\u00ebsisht se vet\u00eb provat materiale, nga t\u00eb cilat jan\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike, jan\u00eb sekuestruar me vendimin tjet\u00ebr gjyq\u00ebsor (vendimi nr. 500\/2023)\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese v\u00eb n\u00eb dukje se liria e shtypit luan rolin jetik t\u00eb mbrojt\u00ebsit publik n\u00eb p\u00ebrparimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pushtetin shtet\u00ebror m\u00eb transparent, m\u00eb efikas dhe m\u00eb af\u00ebr qytetarit. Kushtetuesja thekson se e drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb ruajtur burimin e informacionit dhe p\u00ebr t\u00eb mos e zbuluar at\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet e liris\u00eb s\u00eb shtypit. N\u00eb vendim thuhet se mbrojtja e burimeve t\u00eb gazetarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej garancive kryesore t\u00eb liris\u00eb kushtetuese t\u00eb shtypit, ndaj urdh\u00ebrimi i gazetarit p\u00ebr t\u00eb zbuluar burimet e tij mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7se kur ekziston nj\u00eb baz\u00eb e qart\u00eb ligjore q\u00eb e autorizon dhe nj\u00eb interes publik mbizot\u00ebrues q\u00eb e dikton at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim theksohet se kjo e drejt\u00eb e gazetarit krijon kushtet p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje besimi midis gazetarit dhe informatorit t\u00eb tij, marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb i mund\u00ebson gazetarit t\u00eb marr\u00eb informacione p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me interes publik, edhe n\u00eb rastet kur zbulimi i burimit t\u00eb informacionit mund t\u00eb jet\u00eb i ndaluar me ligj ose do t\u00eb sillte sanksione t\u00eb tjera. Kushtetuesja thot\u00eb se mungesa e k\u00ebsaj mbrojtjeje mund t\u00eb dekurajoj\u00eb informator\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ndihmuar shtypin p\u00ebr informimin e publikut rreth \u00e7\u00ebshtjeve me interes publik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, thuhet n\u00eb vendim, konfidencialiteti i burimeve t\u00eb gazetarit mbron jo vet\u00ebm gazetarin, por edhe vet\u00eb individ\u00ebt q\u00eb jan\u00eb burimet q\u00eb e ndihmojn\u00eb gazetarin t\u00eb informoj\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me interes publik. Gjykata Kushtetuese shton se e drejta e gazetarit p\u00ebr t\u00eb mos zbuluar burimet e tij nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb privilegj p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb ose hequr n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve, pasi, n\u00eb thelb ajo mbron edhe t\u00eb drejt\u00ebn e informimit t\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete interes publik.<\/p>\n<p>Po ashtu Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb cilat kan\u00eb lejuar sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit. P\u00ebr sa i p\u00ebrket kritereve t\u00eb kufizimit, Gjykata vler\u00ebsoi se nd\u00ebrhyrja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me ligj dhe p\u00ebr nj\u00eb interes publik.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shton Kushtetuesja, n\u00eb kuad\u00ebr edhe t\u00eb standardeve t\u00eb vendosura nga GJEDNJ-ja, vler\u00ebsoi se nd\u00ebrhyrja n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes nuk \u00ebsht\u00eb proporcionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Gjykata vler\u00ebsoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kan\u00eb arsyetuar n\u00eb lidhje me faktin se p\u00ebrse marrja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb nevojshme p\u00ebr hetimin mund t\u00eb realizohej vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet identifikimit t\u00eb burimit t\u00eb gazetarit, si mjet i fundit si edhe p\u00ebrse nuk ekzistonin mjete t\u00eb tjera alternative p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/qyno-fiton-ndaj-spak-zbardhet-vendimi-i-plote-i-gjykates-kushtetuese-pro-lirise-se-medias\/\">Qyno fiton ndaj SPAK, zbardhet vendimi i plot\u00eb i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u201cpro\u201d liris\u00eb s\u00eb medias<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese i marr\u00eb m\u00eb 22 prill 2025 n\u00eb favor t\u00eb gazetarit Elton Qyno \u00ebsht\u00eb zbardhur i plot\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00ebt p\u00ebr rastin e padis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr sekuestrimin e pajisjeve elektronike n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, kontrollin n\u00eb sht\u00ebpi dhe kontrollin personal pas nj\u00eb hetimi t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22240","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22240"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22240\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}