{"id":22186,"date":"2025-05-21T12:00:32","date_gmt":"2025-05-21T12:00:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/21\/kush-jane-pronaret-e-kompanive-te-sekuestruara-nga-spak-emrat\/"},"modified":"2025-05-21T12:00:32","modified_gmt":"2025-05-21T12:00:32","slug":"kush-jane-pronaret-e-kompanive-te-sekuestruara-nga-spak-emrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/21\/kush-jane-pronaret-e-kompanive-te-sekuestruara-nga-spak-emrat\/","title":{"rendered":"Kush jan\u00eb pronar\u00ebt e kompanive t\u00eb sekuestruara nga SPAK (Emrat)"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb rrjet kriminal i trafikut t\u00eb drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar nga autoritetet shqiptare me ato italiane, duke goditur nj\u00eb prej grupeve m\u00eb t\u00eb fuqishme, sipas SPAK.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb dokumentuar mbi 40 episode t\u00eb trafikut t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur prej rreth 7 milion\u00eb euro. P\u00ebrmes dekriptimit t\u00eb komunikimeve n\u00eb platform\u00ebn SkyECC, \u00ebsht\u00eb zbardhur skema e plot\u00eb e veprimtaris\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb detaje lidhur me operacionin ka dal\u00eb kreu i SPAK, Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e p\u00ebrfaq\u00ebsuesi p\u00ebr Eurojust p\u00ebr Italin\u00eb Gianluca Forlani. Dumani deklaroi se \u00ebsht\u00eb goditur nj\u00eb prej grupeve kriminale m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij aksioni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt jan\u00eb l\u00ebshuar 52 urdh\u00ebr-arreste, si dhe jan\u00eb urdh\u00ebruar sekuestrime t\u00eb pasurive me vler\u00eb disa miliona euro n\u00eb t\u00eb dy vendet.<\/p>\n<p><strong>Emrat e personave ndaj t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb l\u00ebshuar urdh\u00ebrarreste jan\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Gertin Aliu<br \/>\nAdi \u00c7oba<br \/>\nErvis Deti<br \/>\nAgron Ganaj<br \/>\nNuredin Kiptiu<br \/>\nArsen Leskaj<br \/>\nErigels Presi<br \/>\nLeonard Shakaj<br \/>\nZenit Shtraza<br \/>\nGenci Telollari<br \/>\nRedi Tusha<br \/>\nErvis Do\u00e7i (i njohur edhe si \u201cVisi i Poj\u00ebs\u201d)<br \/>\nEkil Nderjaku<br \/>\nIndrit Tafili<\/p>\n<p>Operacioni \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb hetimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit, SPAK, Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit (BKH), si dhe institucione t\u00eb tjera si Eurojust, Interpol, dhe Policia e Shtetit.<\/p>\n<p><strong>Dalin EMRAT dhe PRONAR\u00cbT e kompanive t\u00eb sekuestruara nga SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Operacioni \u201cUra\u201d parashikon ekzekutimin e vendimeve p\u00ebr sekuestrimin e pasurive n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Itali, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, me nj\u00eb vler\u00eb prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra p\u00ebr arrest me burg, t\u00eb l\u00ebshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar n\u00eb Tiran\u00eb, ndaj 52 personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, pastrim parash dhe shp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p>N\u00ebn sekuestro \u00ebsht\u00eb vendosur shoq\u00ebria \u201cMarquez\u201d e Ervin Zeqirit, \u201cFelix Vinum\u201d e Adi \u00c7ob\u00ebs, \u201c<strong>Majestic Konstruksion<\/strong>\u201d e Juxhin Drazhit, \u201c<strong>Portside<\/strong>\u201d e Elvis Do\u00e7it, i njohur si (Visi Poj\u00ebs), \u201c<strong>Dubai Inn<\/strong>\u201d e Nexhmedin Danajt, \u201c<strong>Vlora Cable<\/strong>\u201d po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe nj\u00eb kompani tregtare p\u00ebr shitblerje makinash n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb\u00a0<strong>Olgert Shqevi<\/strong>t.<\/p>\n<p><strong>SPAK sekuestron nj\u00eb \u2018TV Kabllor\u2019 n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb biznesmenit t\u00eb njohur<\/strong><\/p>\n<p>Gjithashtu jan\u00eb sekuestruar pasuri q\u00eb dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut t\u00eb drog\u00ebs si 3 restorante n\u00eb Durr\u00ebs, nj\u00eb bar kafe, 6 shoq\u00ebri tregtare dhe nj\u00eb Televizion dhe nj\u00eb televizion \u201c<strong>Tv Kabllor Vlora Cable<\/strong>\u201d n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb biznesmenit,\u00a0<strong>Nexhmedin Danaj<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>Kush jan\u00eb Algerta Fejzulla dhe Nexhmedin Danaj?<\/strong><\/p>\n<p>Dyshohet se Nexhmedin Danaj ka rol kryesor n\u00eb grupin kriminal.<\/p>\n<p>Dyshohet q\u00eb Danaj l\u00ebviz parat\u00eb e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs edhe n\u00eb Dubai p\u00ebrmes kompanis\u00eb \u201cGeneral Trading LLC\u201d, me seli n\u00eb Dubai.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut t\u00eb Vlor\u00ebs, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar, i arrestuar se rr\u00ebmbeu vajz\u00ebn e nj\u00eb biznesmeni n\u00eb Si\u00e7ili, n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>Emri i Algerta Fejzullaut u lakua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2014, kur u arrestua p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Fejzulla p\u00ebrmes nj\u00eb avokateje n\u00eb Vlor\u00eb, Dhurata Sulaj (Tafili), i mori 50 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja nj\u00eb qytetari, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shtynte n\u00eb koh\u00eb ekzekutimin e vendimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Algerta Fejzulla u arrestua n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtoresh\u00ebs s\u00eb Zyr\u00ebs P\u00ebrmbarimore t\u00eb Vlor\u00ebs. Ajo ishte em\u00ebrua n\u00eb k\u00ebt\u00eb post n\u00eb vitin 2013 pas ardhjes s\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb reflektonte, Algerta s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin e saj u pasuruan shpejt n\u00ebp\u00ebrmjet veprave t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Fejzulla e pezulloi aktivitetin si avokate disa muaj pas regjistrimit, me adres\u00eb Rruga Sulejman Delvina, Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, Algerta themeloi kompanin\u00eb\u00a0\u201cDubai im\u201d, n\u00eb Lungomare t\u00eb Vlor\u00ebs, me p\u00ebrshkrimin si agjenci turistike, n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport p\u00ebr llogari t\u00eb vet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb tret\u00eb, sh\u00ebrbime taksi, dh\u00ebnie e marrje e mjeteve t\u00eb transport me qira etj.<\/p>\n<p>Dyshohet se \u201cDubai im\u201d p\u00ebrdorej p\u00ebr l\u00ebvizjen e parave t\u00eb pista.<\/p>\n<p>Gjithashtu, emri i kompanis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb quajtur rast\u00ebsisht \u201cDubai im\u201d, sepse i shoqi, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanis\u00eb \u201cGeneral Trading LLC\u201d, me seli n\u00eb Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompani e cila ka qarkulluar miliona euro.<\/p>\n<p>Nexhmendin Danaj \u00ebsht\u00eb ortak me 30% n\u00eb televizionin kabllor \u201cVlora\u201d, s\u00eb bashku me v\u00ebllain tjet\u00ebr Vexhi Danaj.<\/p>\n<p><strong>DOSJA\/ Si u godit organizata e Xhevdet Troplinit, e fundosi Nuredin Dumani<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb publikuar nj\u00eb pjes\u00eb nga dosja e anti-mafias italiane mbi goditjen q\u00eb iu dha nj\u00eb organizate kriminale italo-shqiptare q\u00eb merrej me trafikimin e kokain\u00ebs dhe heroin\u00ebs.<\/p>\n<p>Organizata me shtrirje nd\u00ebrkomb\u00ebtare u zbulua nga autoritetet italiane, pas nj\u00eb hetimi t\u00eb thelluar t\u00eb udh\u00ebhequr nga Prokuroria e Antimafias n\u00eb Bari, n\u00eb bashk\u00ebpunim me SPAK-un shqiptar dhe autoritetet gjermane.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb hetimit nga autoritetet italiane jan\u00eb 28 persona t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, kryesisht heroin\u00eb dhe kokain\u00eb, me origjin\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe Holanda, t\u00eb destinuara p\u00ebr tregun italian. Bashk\u00eb me numrin e personave n\u00ebn hetim n\u00eb Shqip\u00ebri, num\u00ebri total i urdh\u00ebr-arresteve \u00ebsht\u00eb 52.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore, organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini. Nd\u00ebrmjet\u00ebsit kryesor t\u00eb Xhevdet Troplinit n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet dyshohet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb Adi \u00c7oba dhe Elvis Doci, i njohur si \u201cVisi i Poj\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb element ky\u00e7 n\u00eb zbardhjen e aktivitetit t\u00eb k\u00ebsaj organizate kriminale ka qen\u00eb d\u00ebshmia e t\u00eb penduarit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare Nuredin Dumani, nj\u00eb person i njohur p\u00ebr lidhjet e tij n\u00eb bot\u00ebn e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dumani, i cili ka pranuar t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb SPAK, ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb detajuara mbi funksionimin e organizatave kriminale n\u00eb t\u00eb cilat ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dhe lidhjet me grupin e Troplinit.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi i tij ka ndihmuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb panorame t\u00eb qart\u00eb mbi trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebrfshirjen e disa personave ky\u00e7, itineraret e p\u00ebrdorura p\u00ebr transportin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe metodologjin\u00eb e shp\u00ebrndarjes. Informacionet e siguruara prej tij jan\u00eb p\u00ebrdorur nga autoritetet italiane dhe kan\u00eb ndikuar n\u00eb p\u00ebrforcimin e akuzave kund\u00ebr disa prej t\u00eb dyshuarve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr personat e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosjen italiane Erigels Presi, Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Leonard Shakaj, Zenit Shtraza, Indrit Tafili, Ekil Nderjaku, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen p\u00ebr role t\u00eb ndryshme brenda organizat\u00ebs kriminale.<\/p>\n<p>Operacioni mbulon nj\u00eb periudh\u00eb kohore nga viti 2016 deri n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022 dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga nd\u00ebrhyrjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koordinuara kund\u00ebr trafikut t\u00eb drog\u00ebs mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>SKEMA\/ \u201cGrupi kriminal ia besonte parat\u00eb autobus\u00ebve\u201d, Prokurori italian: An\u00ebtar\u00ebt b\u00ebnin sh\u00ebnime n\u00eb letra<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori italian q\u00eb ka ndjekur hetimet e megaoperacionit t\u00eb zhvilluar n\u00eb Itali dhe Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ndalur tek fluksi i parave t\u00eb p\u00ebrfituara nga trafiku i narkotik\u00ebve, t\u00eb cilat transportoheshin nga Italia n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes agjencive t\u00eb autobus\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky aktivitet, sipas tij, \u00ebsht\u00eb zbuluar fal\u00eb shk\u00ebmbimit simultan t\u00eb informacionit, p\u00ebrdorimit t\u00eb GPS p\u00ebr lokalizim dhe v\u00ebzhgimit t\u00eb koordinuar transkufitar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb operacioneve hetimore jan\u00eb identifikuar prova konkrete q\u00eb tregojn\u00eb rrjedh\u00ebn e parave nga vendet per\u00ebndimore drejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Prokurori italian<\/strong>: \u201c<em>Sa i p\u00ebrket fluksit t\u00eb parave kemi arritur bashk\u00eb t\u00eb v\u00ebzhgojm\u00eb dhe t\u00eb filmojm\u00eb kur personat nga Italia tia besonin parat\u00eb agjencit\u00eb e transportit me autobus q\u00eb vinin n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0<\/em><em>Edhe ky aktivitet p\u00ebr eliminimin e v\u00ebshtir\u00ebsive n\u00eb kalimin e kufijve \u00ebsht\u00eb arritur me an\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb informacionit simultane, ka lejuar t\u00eb kryheshin n\u00eb lokalizime me an\u00eb t\u00eb GPS dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb v\u00ebzhgimit transkufitare.\u00a0<\/em><em>Kemi arritur t\u00eb shohim parat\u00eb q\u00eb nga Italia shkonin n\u00eb shofer\u00ebt e autobus\u00ebve dhe m\u00eb pas vinin n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0<\/em><em>Fluksi i parave \u00ebsht\u00eb kuptuar nga t\u00eb dh\u00ebnat e marra nga chatet, n\u00eb fotot e b\u00ebr\u00eb n\u00eb celular rezultatin p\u00ebrve\u00e7 l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe\u00a0 parat\u00eb.\u00a0<\/em><em>Bashk\u00eb me pakot e parave kishte edhe disa letra t\u00eb shkruara me dor\u00eb sa i takon kontabilitetit t\u00eb grupit\u201d<\/em><\/p>\n<p><strong>Kush jan\u00eb 3 lokalet luksoze q\u00eb u sekuestruan<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 52 urdh\u00ebr-arresteve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Itali n\u00eb megaoperacionin kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, jan\u00eb sekuestruar edhe 3 restorante n\u00eb Durr\u00ebs, nj\u00eb bar kafe, 6 shoq\u00ebri tregtare dhe 1 televizion n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebn sekuestro jan\u00eb vendosur shoq\u00ebria Marquez e Ervin Zeqirit, Felix Vinum e Adi \u00c7ob\u00ebs, Majestic Konstruksion e Juxhin Drazhit, Port Side e Elvis Docit, i njohur si Visi Poja, Dubai Inn e Nexhmedin Danajt, Vlora Cable po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe nj\u00eb kompani tregtare p\u00ebr shitblerje makinash n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Olgert Shqevit.<\/p>\n<p><strong>Lokali Port Side n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Elvis Docit:<\/strong><\/p>\n\n<p><strong>Lokali Marquess Resto-Lounge n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ervin Zeqirit:<\/strong><\/p>\n\n<p><strong>Lokali Felix Vinum ku Adi \u00c7oba \u00ebsht\u00eb aksioner me 33%:<\/strong><\/p>\n\n<p><strong>\u201cT\u00eb dh\u00ebnat nga SkyECC\u201d\/ Prokurori Mara: Sekuestrohen bare, restorante deri n\u00eb televizion<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Vladimir Mara ka dh\u00ebn\u00eb detaje nga goditja e grupit t\u00eb fuqish\u00ebm kriminal t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri ku u l\u00ebshuan 52 masa sigurie n\u00eb vendin ton\u00eb dhe Itali.<\/p>\n<p>Prokurori deklaroi se u ekzekutuan 40 masa sigurimi, nd\u00ebrsa mes tyre jan\u00eb zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe nj\u00eb avokat. Gjithashtu jan\u00eb sekuestruar pasuri q\u00eb dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut t\u00eb drog\u00ebs si 3 restorante n\u00eb Durr\u00ebs, nj\u00eb bar kafe, 6 shoq\u00ebri tregtare dhe nj\u00eb Televizion n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Prokurori Vladimir Mara:<\/strong>\u00a0<em>\u201cAt\u00ebher\u00eb dit\u00ebn e sotme jan\u00eb ekzekutuar masat e sigurimit p\u00ebr 52 persona n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Itali. Jan\u00eb ekzekutuar 40 masa sigurimi. Jan\u00eb evidentuar p\u00ebrve\u00e7 episodeve t\u00eb trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe pjes\u00ebtareve t\u00eb grupeve t\u00eb strukturuara kriminale, jan\u00eb dokumentuar edhe vepra korruptive n\u00eb Shqip\u00ebri. Kemi masa sigurimi t\u00eb vendosura nga GJKKO p\u00ebr korrupsion zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe nj\u00eb avokat. Gjithashtu jan\u00eb ekzekutuar vendime t\u00eb gjykat\u00ebs lidhur me sekuestrimin e pasurive q\u00eb dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Jan\u00eb sekuestruar 3 restorante n\u00eb Durr\u00ebs, nj\u00eb bar kafe, 6 shoq\u00ebri tregtare dhe nj\u00eb Televizion n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs.\u201d<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e tij, Mara b\u00ebri t\u00eb ditur se ky hetim \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb ngusht\u00eb me autoritetet italiane, t\u00eb cilat kan\u00eb administruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb marra nga platforma e komunikimit t\u00eb enkriptuar Sky ECC<\/p>\n<p><strong>Vladimir Mara:<\/strong>\u00a0\u201c\u00cbsht\u00eb realizuar sekuestrimi n\u00eb disa episode t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb shtetin italian. Nga ana e autoriteteve italiane jan\u00eb administruar t\u00eb dh\u00ebnat t\u00eb platfor\u00ebs Sky ECC, \u00e7ka kan\u00eb paraqitur para hetimit nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb organizimit t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij grupi kriminal. Nga analizimi i k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave kemi arritur t\u00eb dokumentojm\u00eb gjith\u00eb shtrirjen e aktivitetit kriminal q\u00eb fillonte n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Puglia dhe m\u00eb pas n\u00eb gjith\u00eb territorin italian dhe m\u00eb pas n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb BE, si Gjermani, Belgjik\u00eb e Holland\u00eb dhe n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut. Krahas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrfituara nga p\u00ebrgjimet telefonike jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrfituara nga platformat e inkriptuara. \u00cbsht\u00eb dokumentuar i gjith\u00eb cikli i l\u00ebvizjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Jan\u00eb dokumentuar mbi 30 episode t\u00eb qarkullimit t\u00eb parave n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej 5 milion\u00eb euro\u201d<\/p>\n<p><strong>Dumani: U godit nj\u00eb prej grupeve kriminale m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dh\u00ebn\u00eb detaje nga operacioni i p\u00ebrbashk\u00ebt me autoritetet italiane ku u l\u00ebshuan 52 urdh\u00ebr arreste n\u00eb t\u00eb dy shtetet.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK deklaroi se u godit nj\u00eb prej grupeve kriminale m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb Shqip\u00ebri. Altin Dumani, n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr mediat u shpreh se ka dyshime t\u00eb forta se ky grup kriminal ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drogave t\u00eb forta dhe n\u00eb pastrimin e parave.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb arritur ti jepet nj\u00eb goditje e fuqishme nj\u00eb prej grupeve kriminale m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka dyshime t\u00eb forta se ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drogave t\u00eb forta dhe n\u00eb pastrimin e parave. Ky operacion i mb\u00ebshtetur nga hetimet e thelluara dhe shk\u00ebmbim efektiv informacioni nd\u00ebrinstitucional \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e asaj q\u00eb mund t\u00eb arrihet kur institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe strukturat e zbatimit t\u00eb ligjit bashk\u00ebpunojn\u00eb, profesionaliz\u00ebm dhe besim. Shpreh mir\u00ebnjohjen p\u00ebr prokuror\u00ebt e SPAK, hetuesit e BKH, policin\u00eb e shtetit dhe partner\u00ebt italian\u00eb q\u00eb sot ndodhen mes nesh dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Falenderim p\u00ebr Eurojust dhe Europol p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera\u201d, u shpreh Dumani.<\/em><\/p>\n<p>Sipas mediave italiane, n\u00eb list\u00ebn e urdh\u00ebr-arresteve ka edhe punonj\u00ebs policie, avokat\u00eb dhe emra t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit, t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb rrjetin e trafikut dhe p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p><strong>Prokurori i Barit: Mafia shqiptare ka nj\u00eb forc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare shum\u00eb t\u00eb madhe<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori i Barit, Roberto Rossi, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb Tiran\u00eb nga selia e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, tha se mafia shqiptare ka nj\u00eb forc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare shum\u00eb t\u00eb madhe dhe e cil\u00ebsoi si nj\u00eb kancer q\u00eb duhet t\u00eb luftohet.<\/p>\n<p><em>\u201cKemi punuar dhe vazhdojm\u00eb punojm\u00eb prej 10 vitesh p\u00ebr arritjen e objektivave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebr ne, luftimi i krimit n\u00eb Shqip\u00ebri apo Itali \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb dhe jemi plot\u00ebsisht t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb autoritet hetuese shqiptare dhe n\u00eb ve\u00e7anti SPAK, jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb afta t\u00eb ndjekin veprave penale bashk\u00eb me ne<\/em>.<\/p>\n<p><em>Mafia shqiptare p\u00ebr fat t\u00eb keq ka nj\u00eb forc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare shum\u00eb t\u00eb madhe, por jemi t\u00eb sigurit\u00eb q\u00eb populli shqiptar, me an\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb dhe gjyqtar\u00ebve shqiptar\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb luftoj\u00eb k\u00ebt\u00eb kancer. Pik\u00ebrisht mes bashk\u00ebpunimit perfekt, do ta arrijm\u00eb k\u00ebt\u00eb objektiv\u201d-<\/em>\u00a0tha ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kush-jane-pronaret-e-kompanive-te-sekuestruara-nga-spak-emrat\/\">Kush jan\u00eb pronar\u00ebt e kompanive t\u00eb sekuestruara nga SPAK (Emrat)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb rrjet kriminal i trafikut t\u00eb drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar nga autoritetet shqiptare me ato italiane, duke goditur nj\u00eb prej grupeve m\u00eb t\u00eb fuqishme, sipas SPAK. Hetimet kan\u00eb dokumentuar mbi 40 episode t\u00eb trafikut t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur prej rreth 7 milion\u00eb euro. P\u00ebrmes dekriptimit t\u00eb komunikimeve n\u00eb platform\u00ebn SkyECC, \u00ebsht\u00eb zbardhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22186","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22186\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}