{"id":22158,"date":"2025-05-21T09:59:29","date_gmt":"2025-05-21T09:59:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/21\/pd-con-ne-shba-pretendimet-per-krimet-zgjedhore-te-krijohet-qeveri-teknike\/"},"modified":"2025-05-21T09:59:29","modified_gmt":"2025-05-21T09:59:29","slug":"pd-con-ne-shba-pretendimet-per-krimet-zgjedhore-te-krijohet-qeveri-teknike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/21\/pd-con-ne-shba-pretendimet-per-krimet-zgjedhore-te-krijohet-qeveri-teknike\/","title":{"rendered":"PD \u00e7on n\u00eb SHBA pretendimet p\u00ebr krimet zgjedhore: T\u00eb krijohet qeveri teknike!"},"content":{"rendered":"<p>Pasi humbi zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka nisur n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, nj\u00eb dokument q\u00eb sipas saj tregon abuzimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>Dokumenti q\u00eb mban dat\u00ebn 16 maj i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar kompanis\u00eb s\u00eb saj lobuese n\u00eb Amerik\u00eb, Continental Strategy dhe regjistruar pran\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument thuhet se \u201c<em>zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb karakterizuar nga shkelje t\u00eb r\u00ebnda sistematike, duke komprometuar seriozisht parimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti paraprak t\u00eb PD, zgjedhjet d\u00ebshtuan t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr votuesit, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhje t\u00eb informuara.<\/p>\n<p><em>\u201cPartia Socialiste n\u00eb pushtet, e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ka siguruar nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb konsiderueshme p\u00ebrmes manipulimeve zgjedhore. Legjitimiteti i k\u00ebtyre zgjedhjeve cil\u00ebsohet si \u201cplot\u00ebsisht p\u00ebrtej \u00e7do standardi t\u00eb pranuesh\u00ebm\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrhapur dhe t\u00eb ashp\u00ebr, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Raporti thekson gjithashtu se, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt, Kryeministri Rama ka p\u00ebrdorur sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si arm\u00eb kund\u00ebr opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cGjat\u00eb muajve para zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb shtim i represionit politik, p\u00ebrmes proceseve gjyq\u00ebsore t\u00eb motivuara politikisht, arrestimeve dhe ndalimeve t\u00eb figurave t\u00eb njohura t\u00eb opozit\u00ebs si: Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri \u2013 pa prova t\u00eb qarta p\u00ebr vepra penale\u201d, thot\u00eb raporti.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb raport rekomandohet krijimi i nj\u00eb qeverie teknike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur zgjedhje t\u00eb reja t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme si dhe hetim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr integritetin e zgjedhjeve.<\/p>\n<h4><strong>Dokumenti i PD<\/strong><\/h4>\n<p>\u201cZgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 n\u00eb Shqip\u00ebri u njollos\u00ebn nga shkelje sistematike q\u00eb c\u00ebnuan shum\u00eb seriozisht parimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb procesit zgjedhor. Pavar\u00ebsisht procedurave formale zgjedhore, zgjedhjet d\u00ebshtuan t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr votuesit q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhje t\u00eb informuara. Partia Socialiste (PS) n\u00eb pushtet, e udh\u00ebhequr nga Kryeministri Edi Rama, p\u00ebrmes manipulimeve siguroi nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb konsiderueshme. Legjitimiteti i k\u00ebtyre zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht p\u00ebrtej \u00e7do standardi t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrhapur dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe praktikave e standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt radhazi, Kryeministri Edi Rama p\u00ebrdori sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si arm\u00eb kund\u00ebr opozit\u00ebs. N\u00eb muajt e fundit para zgjedhjeve, represioni politik u p\u00ebrshkall\u00ebzua, i sh\u00ebnuar nga gjyqe t\u00eb motivuara politikisht, arrestime dhe burgosje t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri, pa asnj\u00eb akuz\u00eb penale t\u00eb mb\u00ebshtetur me prova. Deputet\u00eb dhe kryebashkiak\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs u burgos\u00ebn ose u intimiduan n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb t\u00eb drejtave themelore politike dhe normave demokratike.<br \/>\nPara zgjedhjeve, EPP, CDI dhe IDU p\u00ebrmes kat\u00ebr rezolutave shpreh\u00ebn shqet\u00ebsimin p\u00ebr planet e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb manipuluar zgjedhjet. K\u00ebto shqet\u00ebsime u provuan t\u00eb v\u00ebrteta m\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p>Ndikimi Kriminal dhe blerja e Vot\u00ebs<\/p>\n<p>Procesi zgjedhor p\u00ebrb\u00ebnte gjithashtu nj\u00eb shkelje sistematike t\u00eb Kodit Zgjedhor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kritereve t\u00eb Kopenhag\u00ebs. K\u00ebto veprime p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sulm t\u00eb paprecedent\u00eb ndaj demokracis\u00eb, ku kufijt\u00eb mes shtetit, partis\u00eb dhe krimit t\u00eb organizuar jan\u00eb fshir\u00eb plot\u00ebsisht. Zgjedhjet e 11 majit p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kulmin e nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit nga grupe dhe organizata t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>N\u00eb 10 nga 12 qarqet zgjedhore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb 21 nga 61 bashki, zgjedhjet u mor\u00ebn n\u00ebn kontroll nga bandat m\u00eb t\u00eb rrezikshme kriminale t\u00eb vendit \u2014 grupe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin dhe Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebto rrjete kriminale vepruan n\u00ebn koordinimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga Zyra e Kryeministrit, me Ergys Agasin, nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Ram\u00ebs, q\u00eb vepronte si koordinatori komb\u00ebtar i k\u00ebtyre strukturave kriminale.<\/p>\n<p>Misioni i tyre: t\u00eb siguronin zgjedhjen e t\u00eb pakt\u00ebn 30 kandidat\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste (PS)<br \/>\nKjo u arrit p\u00ebrmes nj\u00eb strategjie t\u00eb bazuar n\u00eb frik\u00ebsim, dhun\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr jet\u00ebn dhe blerje votash. Grupet kriminale t\u00eb m\u00ebposhtme luajt\u00ebn nj\u00eb rol t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor:<\/p>\n<p>Elbasan: Grupi kriminal i trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe vrasjeve \u201c\u00c7ela\u201d<br \/>\nDurr\u00ebs: Rrjeti kriminal i Ervis Poja<br \/>\nLezh\u00eb: Klani i Vincent Tuku<br \/>\nShkod\u00ebr: Grupet e Safet dhe Behar Bajri<br \/>\nTiran\u00eb, Vor\u00eb: Grupi kriminal \u201cXhabafti\u201d i d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr vrasje dhe trafik droge. Ata u pajis\u00ebn edhe me akreditime t\u00eb rreme dhe hyn\u00eb n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr votimi, duke kontrolluar fizikisht procesin e votimit.<br \/>\nZgjedhjet e 11 majit p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kulmin e nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit nga forcat kriminale dhe autokratike, me pasoja t\u00eb thella p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe p\u00ebr stabilitetin e rajonit.<\/p>\n<p>[11:35, 5\/21\/2025] Adi Shkembi: T\u00cb GJETURAT E TJERA KRYESORE<\/p>\n<p>1. Blerja Publike e Vot\u00ebs p\u00ebrmes Fondeve Shtet\u00ebrore<\/p>\n<p>Bonuse p\u00ebr Pensionist\u00ebt: Gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, qeveria shp\u00ebrndau bonuse prej 100 euro p\u00ebr rreth 760,000 pensionist\u00eb, me nj\u00eb kosto totale mbi 70 milion\u00eb euro nga buxheti i shtetit \u2013 nj\u00eb abuzim i hapur me fondet publike p\u00ebr q\u00ebllime elektorale (dhurata p\u00ebr vota).<br \/>\nLicenca p\u00ebr kanabis n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve zgjedhore: Me nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, qeveria Rama dha 138 licenca p\u00ebr kultivimin e kanabisit n\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra hektar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin gjat\u00eb fushat\u00ebs \u2013 duke shk\u00ebmbyer pasurimin kriminal p\u00ebr besnik\u00ebri politike. Kanabis p\u00ebr vota.<br \/>\nPun\u00ebsime masive p\u00ebr vota: Rreth 10,000 individ\u00eb u pun\u00ebsuan n\u00eb administrat\u00ebn qendrore, lokale dhe n\u00eb sektorin publik gjat\u00eb kat\u00ebr muajve para zgjedhjeve \u2013 nj\u00eb shk\u00ebmbim i qart\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje politike.<br \/>\nAmnisti para-zgjedhore me vler\u00eb 200 milion\u00eb Euro: Vet\u00ebm 48 or\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, Rama shpalli nj\u00eb amnisti t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha gjobat dhe kamat\u00ebvonesat nga viti 2015 deri n\u00eb 2024, me nj\u00eb vler\u00eb totale mbi 200 milion\u00eb euro \u2013 nj\u00eb abuzim i fuqis\u00eb ekzekutive p\u00ebr p\u00ebrfitime elektorale.<br \/>\nFinancimi i ngjarjeve propagandistike: Qeveria pagoi 7 milion\u00eb euro nj\u00eb kompanie private p\u00ebr t\u00eb organizuar gar\u00ebn \u00e7iklistike \u201cGiro D\u2019Italia\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, e planifikuar p\u00ebr 9-11 maj \u2013 pik\u00ebrisht n\u00eb datat e zgjedhjeve \u2013 nj\u00eb p\u00ebrpjekje e qart\u00eb p\u00ebr spektak\u00ebl elektoral dhe shp\u00ebrqendrim. Ky aktivitet bllokoi qytetet kryesore p\u00ebr tre dit\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs, duke penguar opozit\u00ebn dhe duke shkelur lirin\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb qytetar\u00ebve.<br \/>\nKeqp\u00ebrdorim masiv i prokurimeve publike dhe inaugurimeve: Gjat\u00eb fushat\u00ebs, qeveria shp\u00ebrndau gjysm\u00eb miliardi euro n\u00eb kontrata prokurimi, PPP dhe koncesione \u2013 shum\u00eb prej tyre t\u00eb paligjshme apo jo-transparente \u2013 me synimin e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar sjelljen elektorale t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>2. Rikthimi i sistemit t\u00eb patronazhimit<br \/>\nSistemi i \u201cpatronazhist\u00ebve\u201d i Partis\u00eb Socialiste, q\u00eb rikujton periudh\u00ebn e komunizmit, u rivendos dhe u zgjerua n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr votimi, ku qytetar\u00ebt u monitoruan, u kontrolluan dhe u shtyn\u00eb t\u00eb vepronin sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb politike. Zyrtar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00ebpun\u00ebs civil\u00eb ishin pjes\u00eb e k\u00ebtij skemi, duke keqp\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat personale dhe duke ushtruar presion q\u00eb \u00e7do votues t\u00eb siguronte vot\u00ebn e familjes s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike.<br \/>\n\u00c7do n\u00ebpun\u00ebs publik kishte detyrimin t\u00eb siguronte 20 vota n\u00eb Shqip\u00ebri dhe diaspor\u00eb dhe t\u00eb dor\u00ebzonte numrat e kontakteve t\u00eb k\u00ebtyre votuesve si dhe foton e vot\u00ebs dit\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>3. Mobilizimi i ish-sh\u00ebrbimit sekret komunist<br \/>\nP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, dy z\u00ebvend\u00ebsshefa t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit mobilizuan agjent\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension nga ish-Sigurimi (policia sekrete e koh\u00ebs s\u00eb komunizmit), duke p\u00ebrdorur frik\u00eb dhe shantazh, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kujton t\u00eb kaluar\u00ebn totalitare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.<br \/>\n[11:37, 5\/21\/2025] Adi Shkembi: Censur\u00eb: Vendimi i Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndaluar TikTok-un pak para zgjedhjeve kufizoi rrug\u00ebt alternative t\u00eb shprehjes politike dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb informacionit.<\/p>\n<p>Pengimi i Aktivitetit t\u00eb Opozit\u00ebs<\/p>\n<p>Mungesa e Zbatimit t\u00eb Ligjit: Megjith\u00eb raportimet e shumta p\u00ebr shkelje zgjedhore, agjencit\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit nuk nd\u00ebrmor\u00ebn asnj\u00eb veprim dometh\u00ebn\u00ebs, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb mundsh\u00ebm institucional ose neglizhenc\u00eb.<\/p>\n<p>6. Manipulimi Ligjor i Rezultateve Zgjedhore<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsim i shtremb\u00ebruar: Megjith\u00ebse Partia Socialiste siguroi rreth 52% t\u00eb vot\u00ebs popullore, parashikohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rreth 60% t\u00eb vendeve n\u00eb Parlament \u2013 gj\u00eb q\u00eb tregon p\u00ebr manipulim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb sistemit zgjedhor ose ndarje t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb zonave zgjedhore.<\/p>\n<p>K\u00cbRKESAT:<\/p>\n<p>Hetim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zgjedhjet<br \/>\nK\u00ebrkohet kryerja e nj\u00eb hetimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar parregullsit\u00eb dhe shkeljet e raportuara gjat\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>Formimi i nj\u00eb qeverie teknike (kujdestare)<br \/>\nK\u00ebrkohet krijimi i nj\u00eb qeverie teknike e cila t\u00eb fokusohet n\u00eb votimin e agjend\u00ebs s\u00eb integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian dhe organizimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Liria e Medias:<br \/>\nPromovimi i pluralizmit mediatik dhe mbrojtja e liris\u00eb s\u00eb shprehjes p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb informacion t\u00eb larmish\u00ebm dhe t\u00eb paansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mbik\u00ebqyrje Nd\u00ebrkomb\u00ebtare:<br \/>\nInkurajohet angazhimi i vazhduesh\u00ebm i organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb monitoruar dhe mb\u00ebshtetur proceset demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pd-con-ne-shba-pretendimet-per-krimet-zgjedhore-te-krijohet-qeveri-teknike\/\">PD \u00e7on n\u00eb SHBA pretendimet p\u00ebr krimet zgjedhore: T\u00eb krijohet qeveri teknike!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi humbi zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka nisur n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, nj\u00eb dokument q\u00eb sipas saj tregon abuzimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me procesin zgjedhor. Dokumenti q\u00eb mban dat\u00ebn 16 maj i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar kompanis\u00eb s\u00eb saj lobuese n\u00eb Amerik\u00eb, Continental Strategy dhe regjistruar pran\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb SHBA. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22158","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22158"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22158\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}