{"id":22121,"date":"2025-05-20T21:18:50","date_gmt":"2025-05-20T21:18:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/kajsiu-nje-analize-politike-e-fitores-se-edi-rames-dhe-partise-socialiste\/"},"modified":"2025-05-20T21:18:50","modified_gmt":"2025-05-20T21:18:50","slug":"kajsiu-nje-analize-politike-e-fitores-se-edi-rames-dhe-partise-socialiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/kajsiu-nje-analize-politike-e-fitores-se-edi-rames-dhe-partise-socialiste\/","title":{"rendered":"Kajsiu: Nj\u00eb analiz\u00eb politike e fitores s\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Partis\u00eb Socialiste"},"content":{"rendered":"<p><span>Zgjedhjet jan\u00eb n\u00eb thelb nj\u00eb gar\u00eb popullariteti midis pushtetit dhe opozit\u00ebs, sidomos n\u00eb sisteme bipolare si ky i yni. Ndaj p\u00ebr t\u00eb shpjeguar fitoren e Ram\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e fundit nuk mjafton vet\u00ebm theksimi i strategjive dhe taktikave zgjedhore n\u00eb terren, q\u00eb natyrisht jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Duhet identifikuar dhe m\u00ebnyra se si Rama dhe PS-ja arriti jo vet\u00ebm ta ruante por edhe ta thellonte popullaritetin n\u00eb raport me berishizmin dhe partit\u00eb e reja.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb demokraci, sado e \u00e7al\u00eb qoft\u00eb ajo, zgjedhjet i fiton ajo forc\u00eb politike q\u00eb n\u00eb debatin publik imponon dimensionin politik, social apo ekonomik, n\u00eb t\u00eb cilin ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb popullore se kund\u00ebrshtari. Ky \u00ebsht\u00eb rregulli baz\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrtohet nj\u00eb fushat\u00eb elektorale. Synimi i \u00e7do fushate elektorale \u00ebsht\u00eb t\u00eb identifikoj\u00eb dhe imponoj\u00eb dimensionin ku kandidati i saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb popullor se kund\u00ebrshtari.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu n\u00ebse nj\u00eb forc\u00eb politike, apo kandidati i saj, perceptohen nga elektorati si m\u00eb t\u00eb pakorruptuar se sa kund\u00ebrshtari, at\u00ebher\u00eb fushata elektorale e k\u00ebsaj force politike do artikuloj\u00eb korrupsionin si problemin themelor t\u00eb vendit dhe do ti ftoj votuesit t\u00eb zgjedhin kandidatin q\u00eb mund ta luftoj\u00eb korrupsionin m\u00eb mir\u00eb. N\u00ebse ajo arrin ta imponoj\u00eb dimensionin anti-korrupsion n\u00eb debatin publik at\u00ebher\u00eb kandidati i saj do fitoj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky ishte rasti i fushat\u00ebs elektorale t\u00eb vitit 2005 mes PD dhe PS-s\u00eb. Antikorrupsioni ishte dimensioni q\u00eb theksoi PD-ja, sepse Berisha n\u00eb at\u00eb moment perceptohej si autoritar por jo i korruptuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb dimensioni q\u00eb theksoi PS-ja, me Fatos Nanon n\u00eb krye, ishte demokracia dhe liria, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt Fatos Nano kishte avantazh ndaj Berish\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Zgjedhjet i fitoi PD-ja sepse imponoi dimensionin anti-korrupsion. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, zgjedhjet e vitit 2005 u kthyen n\u00eb nj\u00eb referendum mbi korrupsionin m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb nj\u00eb referendum mbi demokracin\u00eb. Dhe n\u00eb momentin q\u00eb debati kryesor i fushat\u00ebs ishte \u201cKush e lufton m\u00eb mir\u00eb korrupsionin?\u201d PD-ja me Berish\u00ebn dhe KOP-in e kishin fituar betej\u00ebn e popullaritetit me PS-n\u00eb e Fatos Nanos.<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht fitorja e PD-s\u00eb n\u00eb vitin 2005 nuk do kish qen\u00eb e mundur pa \u00e7arjen mes PS-s\u00eb dhe LSI-s\u00eb. E megjithat\u00eb pa fituar betejen e popullaritetit n\u00eb fushat\u00ebn elektorale PD-ja nuk do kish arritur ta thyente PS-n\u00eb e Fatos Nanos n\u00eb terren. Thyerja q\u00eb p\u00ebsoi PS-ja n\u00eb terren ishte mbi t\u00eb gjitha produkt i \u201cfrym\u00ebs\u201d q\u00eb prodhoi PD-ja, q\u00eb nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr vecse imponimi i dimensionit anti-korrupsion q\u00eb maksimizoi popullaritetin e PD-s\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebrball\u00eb PS-s\u00eb s\u00eb Fatos Nanos.<\/span><\/p>\n<p><span>E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit. Arritja kryesore e Edi Ram\u00ebs ishte maksimizimi i popullaritetit t\u00eb tij p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb fushate elektorale q\u00eb theksoi dhe imponoi n\u00eb debatin publik dimensionin politik n\u00eb t\u00eb cilin Rama kishte avantazhin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb raport jo vet\u00ebm me Berish\u00ebn por edhe me partit\u00eb e reja: integrimin euro-atlantik.<\/span><\/p>\n<p><span>Me parrull\u00ebn \u201cShqip\u00ebria n\u00eb BE n\u00eb vitin 2030\u201d dhe me \u00ebndrr\u00ebn e pashaport\u00ebs evropiane Edi Rama dhe Partia Socialiste i shtroi elektoratit pyetjen e thjesht\u00eb: Kush e fut Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb shpejt n\u00eb BE, Berisha me Partin\u00eb Demokratike, partit\u00eb e reja, apo Edi Rama me Partin\u00eb Socialiste? Ishte nj\u00eb pyetje pothuajse rehtorike pasi p\u00ebrgjigja dihej si majtas edhe djathtas.<\/span><\/p>\n<p><span>Aft\u00ebsia e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb joshur faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe k\u00ebnaqur d\u00ebshirat, nevojat dhe imagjinat\u00ebn e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pashoqe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ballkanike dhe pranohet gjer\u00ebsisht nga publiku shqiptar, majtas, djathats apo n\u00eb mes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt Edi Rama \u00ebsht\u00eb politikani shqiptar me mb\u00ebshtetjen m\u00eb t\u00eb madhe euro-atlantike n\u00eb historin\u00eb e demokracis\u00eb shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span>Aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrball\u00eb Sali Berish\u00ebs, nj\u00eb politikan me dy non-grata, n\u00eb opozit\u00eb me SPAK, reform\u00ebn e preferuar t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Shqip\u00ebri. Askush n\u00eb Shqip\u00ebri, majtas, djathtas apo n\u00eb mes, nuk mendonte se Berisha dhe PD-ja kishin nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare se Rama dhe PS-ja. Ndaj as Flamur Noka nuk pretendonte se Shqip\u00ebria do futej n\u00eb BE m\u00eb shpejt me Berish\u00ebn se me Ram\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht kampi opozitar argumentoi, madje bindsh\u00ebm, se futja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE n\u00eb vitin 2030 ishte nj\u00eb propagand\u00eb e Ram\u00ebs. Me t\u00eb drejt\u00eb ata shpjeguan se \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur q\u00eb t\u00eb mbyllen kapitujt negociues vet\u00ebm n\u00eb dy vite, duke marr\u00eb si shembull Malin e Zi dhe Serbin\u00eb q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr vite se Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/span><br \/>\n<span>Ama n\u00eb politik\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ka ta p\u00ebrcaktosh dhe jo ta fitosh debatin. N\u00eb momentin q\u00eb Rama dhe PS-ja imponuan n\u00eb debatin publik integrimin evropian si sfida kryesore me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballej Shqip\u00ebria, ata e fituan betej\u00ebn elektorale, si me berishizmin edhe me partit\u00eb e reja.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se data specifike e antar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE ishte fakti i pakontestuesh\u00ebm se Rama dhe PS-ja e fusnin Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE m\u00eb par\u00eb se Berisha dhe PD-ja. N\u00ebse futja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE n\u00eb vitin 2030 nga Rama ishte e debatueshme, pamund\u00ebsia e futjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE nga PD-ja e Berish\u00ebs ishte e padiskutueshme, edhe nga vet\u00eb berishizmi.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt viti 2030 ishte nj\u00eb karrem politik me t\u00eb cilin Edi Rama peshkoi t\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebn elektorale t\u00eb berishizmit, duke e zhvendosur at\u00eb nga denoncimi i regjimit Rama tek \u00e7\u00ebshtja e integrimit euro-atlantik. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb impononte dimensonin \u201cDemokracia n\u00eb rrezik\u201d berishizmi u fut n\u00eb debatin e integrimit euro-atlantik, her\u00eb duke mohuar mund\u00ebsin\u00eb e antar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE n\u00eb vitin 2030, here duke mohuar munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes euro-atlantike p\u00ebr Berish\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fakt, koalicioni elektoral i Berish\u00ebs, Shqip\u00ebria Madh\u00ebshtore, nuk theksonte rrezikun q\u00eb i kanosej demokracis\u00eb shqiptare nga nj\u00eb mandat i kat\u00ebrt i Ram\u00ebs. P\u00ebrndryshe aleanca e PD-s\u00eb do quhej Shqip\u00ebria Demokratike ose Aleanca Mbro Demokracin\u00eb. \u201cShqip\u00ebria Madh\u00ebshtore\u201d theksonte aleanc\u00ebn e supozuar t\u00eb Berish\u00ebs me Amerik\u00ebn e Trumpit duke e kanalizuar betej\u00ebn e berishizmit n\u00eb dimensi\u00f3nin euro-atlantik, pik\u00ebrisht aty ku popullariteti i Ram\u00ebs ishte i pathyesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>Fakti q\u00eb berishizmi ishte n\u00eb disavantazh n\u00eb dimensionin euroatlantik nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kishte ndonj\u00eb avantazh t\u00eb theksuar n\u00eb dimensionet e tjera q\u00eb historikisht kan\u00eb p\u00ebrcaktuar debatin elektoral n\u00eb Shqip\u00ebri, si\u00e7 jan\u00eb anti-korrupsioni, demokracia, qeverisja\/ekonomia, ndryshimi apo nacionalizmi. Megjithat\u00eb disavantazhi i berishizmit p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs dhe PS-s\u00eb nuk ishte aq i thell\u00eb n\u00eb k\u00ebto dimensione sa n\u00eb dimensionin euro-atlantik.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb dimensionin anti-korrupsion PD-ja ishte n\u00eb disavantazh p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs dhe PS-s\u00eb sepse propozimi i tyre elektoral ishte shkrirja e SPAK, institucioni anti-korrupsion m\u00eb i respektuar dhe i mb\u00ebshtetur nga shqiptar\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e tranzicionit. Nd\u00ebrkoh\u00eb Rama dhe PS-ja kishin deklaruar mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr SPAK edhe pas goditjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb mor\u00ebn me arrestimin e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Heshtja socialiste p\u00ebrball\u00eb SPAK u shp\u00ebrblye me vota edhe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Po ti shtojm\u00eb k\u00ebsaj edhe faktin q\u00eb nd\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet t\u00eb berishizmit figuronin personazhe si Gjin Gjoni, simbole t\u00eb korrupsionit n\u00eb sistemin gjygj\u00ebsor, apo aleat\u00eb politik si Ilir Meta, simbole t\u00eb korrupsionit politik, at\u00ebher\u00eb kuptohet se p\u00ebrse dimensioni anti-korrupsion nuk p\u00ebrb\u00ebnte ndonj\u00eb avantazh real p\u00ebr koalicionin e PD-s\u00eb, pavar\u00ebsisht skandaleve t\u00eb shumta korruptive t\u00eb pushtetit socialist.<\/span><br \/>\n<span>E nj\u00ebjta situat\u00eb shfaqej edhe n\u00eb dimensionin e demokracis\u00eb. Artikulimi i Shqip\u00ebris\u00eb si nj\u00eb regjim n\u00ebn kontrollin autoritar t\u00eb Edi Ram\u00ebs q\u00eb e ka kthyer Partin\u00eb Socialiste n\u00eb podium t\u00eb ambicies s\u00eb tij personale ishte i besuesh\u00ebm p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk artikulohej nga nj\u00eb Parti Demokratike e kthyer n\u00eb aneks t\u00eb familjes Berisha.<\/span><\/p>\n<p><span>Akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ishte situata p\u00ebr PD-n\u00eb n\u00eb dimensionin e ndryshimit politik. Nevoja p\u00ebr ndryshim politik ishte ul\u00ebrit\u00ebse p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pushteti socialist 12 vje\u00e7ar dhe plot skandale korrupsioni. Problemi ishte se as Berisha dhe as Meta nuk mund t\u00eb paraqiteshin si dall\u00ebndyshe t\u00eb ndryshimit politik n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrball\u00eb Edi Ram\u00ebs, karriera shum\u00eb e gjat\u00eb politike e t\u00eb cilit ishte gjith\u00ebsesi m\u00eb e shkurt\u00ebr se ajo e Met\u00ebs dhe Berish\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>E nj\u00ebjta analiz\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr shum\u00eb dimensione t\u00eb tjera, si ai i ekonomis\u00eb apo i aft\u00ebsis\u00eb qeveris\u00ebse, ku opozita e vjet\u00ebr berishiste v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb pretendonte ndonj\u00eb avantazh themelor p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs dhe PS-s\u00eb, sidomos pas qeverisjes tejet mediokre q\u00eb Basha i b\u00ebri Tiran\u00ebs si kryetar bashkie, kur ishte berishist.<\/span><\/p>\n<p><span>I vetmi aspekt ku berishizmi kishte nj\u00eb avantazh potencial ndaj qeverisjes Rama ishte dimensioni nacionalist. Kozomopolitanizmi i Ram\u00ebs, propozimi i tij p\u00ebr Ballkanin e Hapur dhe deklaratat e tij arrogante se ishte mik me Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po armiq\u00ebsohej me Albin Kurtin dhe Kosov\u00ebn ishin municion i fort\u00eb p\u00ebr artikulimin nacionalist t\u00eb PD-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo mund t\u00eb kish konsoliduar nj\u00eb narrativ\u00eb nacionaliste dhe sovraniste sipas t\u00eb cil\u00ebs Rama sakrifikonte interesat e kombit shqiptar, sulmonte Kosov\u00ebn, b\u00ebnte aleanc\u00eb me Vu\u00e7i\u00e7 dhe dhuronte Sazanin apo Zv\u00ebrnecin, n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb mb\u00ebshtetjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><br \/>\n<span>Do kish qen\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb q\u00eb ngjizte leht\u00eb n\u00eb imagjinat\u00ebn e nacionalizmit shqiptar t\u00eb tranzicionit dhe n\u00eb koherenc\u00eb me ligj\u00ebrimin anti-komunist t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs shqiptare q\u00eb komunizmin e artikulon si nj\u00eb ideologji sllavo-ortodokse q\u00eb p\u00ebr\u00e7au faktorin shqiptar dhe ndau Shqip\u00ebrin\u00eb nga Kosova.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky potencial u hodh n\u00eb er\u00eb dy her\u00eb. S\u00eb pari n\u00eb momentin q\u00eb berishizmi u rrjeshtua p\u00ebrkrah Fredi Belerit dhe nacionalizmit grek n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. S\u00eb dyti, n\u00eb momentin q\u00eb PD-ja sovraniste u rrjeshtua n\u00eb krah t\u00eb Trumpizmit anti-kosovar, pro-serb dhe pro-rus. N\u00eb k\u00ebto dy momente potenciali nacionalist dhe sovranist i berishizmit dhe i PD-s\u00eb berishiste u sfumua t\u00ebr\u00ebsisht.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr pasoj\u00eb, zgjedhjet paralamentare t\u00eb 11 majit, 2025 ishin nga ato rastet e rralla kur nj\u00eb forc\u00eb politike ishte n\u00eb avantazh p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtarit, pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet kryesore politike, sociale dhe ekonomike q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb debatin elektoral, si\u00e7 jan\u00eb demokracia, anti-korrupsioni, ndryshimi, qeverisja, integrimi euro-atlantik dhe nacionalizmi.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 maj 2025 ishin t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb 22 marsit t\u00eb 1992 kur Partia Demokratike me n\u00eb krye Sali Berish\u00ebn ishin n\u00eb avantazh me kund\u00ebrshtarin e tyre politik, PS-n\u00eb, pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet elektorale. N\u00eb at\u00eb moment Partia Demokratike p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00ebkoh\u00ebsisht anti-komunizmin, anti-korrupsionin, demokracin\u00eb, nacionalizmin, alternativ\u00ebn qeveris\u00ebse dhe integrimin euro-atlantik. Ndaj ajo korri fitoren m\u00eb t\u00eb thell\u00eb elektorale t\u00eb tranzicionit shqiptar me 62% t\u00eb vot\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Fitorja me 52% e PS-s\u00eb sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl sepse avantazhi q\u00eb PD-ja kishte p\u00ebrball\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb vitin 1992, n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet, ishte m\u00eb i thell\u00eb se avantazhi q\u00eb PS-ja me Edi Ram\u00ebn kishin p\u00ebrball\u00eb berishizmit n\u00eb vitin 2025.<\/span><\/p>\n<p><span>Mjesht\u00ebria e fushat\u00ebs elektorale t\u00eb Ram\u00ebs ishte p\u00ebrzgjedhja dhe imponimi i atij dimensioni, integrimi euro-atlantik, ku kishte avantazhin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb jo vet\u00ebm me berishizmin por edhe me partit\u00eb e vogla.<\/span><br \/>\n<span>N\u00ebse k\u00ebto t\u00eb fundit u p\u00ebrpoq\u00ebn, me sukses t\u00eb pjes\u00ebsh\u00ebm, t\u00eb theksonin dimensionin e ndryshimit dhe t\u00eb anti-korrupsionit, Rama me pesh\u00ebn e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mediatike imponoi dimensionin e integrimit n\u00eb BE ku avantazhi i tij edhe ndaj forcave t\u00eb reja politike ishte mjaft i thell\u00eb. Askush nga lider\u00ebt e rinj nuk mund t\u00eb matej me statur\u00ebn shtet\u00ebrore, nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe evropiane t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb dimensionin e integrimit euro-atlantik.<\/span><\/p>\n<p><span>D\u00ebshtimi elektoral i berishizmit, nga ana tjet\u00ebr, ishte paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe imponuar, q\u00eb para fushat\u00ebs elektorale, nj\u00eb dimension politik ku ata mund t\u00eb ishin n\u00eb avantazh me qeverisjen e Ram\u00ebs. Shembulli m\u00eb spektakolar i k\u00ebtij d\u00ebshtimi ishte slogani zyrtar i fushat\u00ebs elektorale t\u00eb berishizmit \u201cMerrni miqt\u00eb, familjen dhe eja drejt fitores\u201d.<\/span><br \/>\n<span>N\u00eb historin\u00eb e parrullave elektorale \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb parrull\u00eb m\u00eb idiote se kjo. Ajo nuk theksonte as dimensonin \u201cdemokracia n\u00eb rrezik\u201d, as dimensonin anti-korrupsion, as dimensionin nacionalist apo sovranist, q\u00eb berishizmi kish artikuluar prej kat\u00ebr vitesh p\u00ebrball\u00eb qeverisjes Rama.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cMerrni miqt\u00eb, familjen dhe eja drejt fitores\u201d ting\u00ebllonte m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr kafe, ose p\u00ebr xhiro, se sa si nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin e Ram\u00ebs apo p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar demokracin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb nga narko-shteti ramist. Ajo ishte n\u00eb kontradikt\u00eb t\u00eb plot\u00eb me urgjenc\u00ebn politike p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit Rama q\u00eb artikulonte PD-ja n\u00eb fushat\u00eb.<\/span><br \/>\n<span>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb fushata elektorale e PD-s\u00eb t\u00eb ishte kaq e keq-artikuluar? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Partia Demokratike q\u00eb ka prodhuar parrulla elektorale legjendare si \u201cMe ne fitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u201d, \u201cKoha p\u00ebr ndryshim\u201d apo \u201cMe duar t\u00eb pastra\u201d q\u00eb e p\u00ebr\u00e7onin mesazhin politik deri n\u00eb subkoshienc\u00ebn e elektoratit, t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb mesazhe elektorale t\u00eb tipit \u201chajt pim\u00eb nj\u00eb kafe\u201d? Dy jan\u00eb ar\u00ebsyet e k\u00ebtij d\u00ebshtimi.<\/span><\/p>\n<p><span>S\u00eb pari, me nj\u00eb lider si Berisha apo Meta opozita e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb dimensione politike fituese pasi p\u00ebr shumic\u00ebn elektorale ata jan\u00eb simbole t\u00eb nj\u00eb klase politike t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb korruptuar dhe anti-demokratike. Me nj\u00eb kanditat non-grata, q\u00eb p\u00ebrceptohet si i korruptuar, i vjet\u00ebr apo autoritar \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta ftosh elektoratin t\u00eb votoj\u00eb ndryshimin, integrimin, anti-korrupsionin apo demokracin\u00eb, ndaj detyrohesh thjesht ta ftosh p\u00ebr kafe.<\/span><\/p>\n<p><span>Ar\u00ebsyeja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se fushata e berishizmit u nd\u00ebrtua mbi nj\u00eb llogjik\u00eb familjare dhe jo elektorale. Aleanca me Trumpin, aleanca \u201cShqip\u00ebria madh\u00ebshtore\u201d dhe kontrata e kushtueshme e LaCivit\u00ebs nuk bazoheshin tek llogjika elektorale e rritjes s\u00eb popullaritetit t\u00eb ofert\u00ebs berishiste por tek nevoja e familjes Berisha p\u00ebr t\u00eb hequr non-grat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar PD-n\u00eb.<\/span><br \/>\n<span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb alternativ\u00eb sovraniste dhe nacionaliste koherente q\u00eb d\u00ebnonte dhurimin e Sazanit dhe t\u00eb Zv\u00ebrnecit familjes Trump apo q\u00eb d\u00ebnonte q\u00ebndrimet e Trump kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe pro Rusis\u00eb, berishizmi u b\u00eb trumpist. Ai heshti p\u00ebr Sazanin dhe Zv\u00ebrnecin, heshti p\u00ebr q\u00ebndrimet anti-Ukrain\u00eb, pro Serbi dhe pro-Rusi t\u00eb trampizmit, dhe pasi deklaroi se ishte sovranist harxhoi 6 milion euro p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ertifikat\u00eb pafaj\u00ebsie n\u00eb Washington.<\/span><\/p>\n<p><span>E gjitha kjo sepse halli ishte te non-grata dhe jo tek fushata. Kjo \u00ebsht\u00eb tragjedia e nj\u00eb partie politike q\u00eb fushat\u00ebn elektorale nuk e nd\u00ebrton p\u00ebr t\u00eb mbajtur votuesit por p\u00ebr t\u00eb mbajtur kryetarin.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Artikull i Blendi Kajsiu shkruar enkas p\u00ebr Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/20\/nje-analize-politike-e-fitores-se-edi-rames-dhe-partise-socialiste\/\">Kajsiu: Nj\u00eb analiz\u00eb politike e fitores s\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Partis\u00eb Socialiste<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet jan\u00eb n\u00eb thelb nj\u00eb gar\u00eb popullariteti midis pushtetit dhe opozit\u00ebs, sidomos n\u00eb sisteme bipolare si ky i yni. Ndaj p\u00ebr t\u00eb shpjeguar fitoren e Ram\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e fundit nuk mjafton vet\u00ebm theksimi i strategjive dhe taktikave zgjedhore n\u00eb terren, q\u00eb natyrisht jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Duhet identifikuar dhe m\u00ebnyra se si Rama dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22121","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22121","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22121"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22121\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}