{"id":22096,"date":"2025-05-20T19:48:20","date_gmt":"2025-05-20T19:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/elisa-spiropali-lidhet-me-grigor-jotin-268-mln-leke-per-kamerat-e-kuvendit-jepen-gare\/"},"modified":"2025-05-20T19:48:20","modified_gmt":"2025-05-20T19:48:20","slug":"elisa-spiropali-lidhet-me-grigor-jotin-268-mln-leke-per-kamerat-e-kuvendit-jepen-gare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/elisa-spiropali-lidhet-me-grigor-jotin-268-mln-leke-per-kamerat-e-kuvendit-jepen-gare\/","title":{"rendered":"Elisa Spiropali lidhet me Grigor Jotin, 268 MLN lek\u00eb p\u00ebr kamerat e Kuvendit jepen gar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve, m\u00eb 12 maj 2025, Elisa Spiropali i ka dh\u00ebn\u00eb Grigor Jotit kontrat\u00ebn 268 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e kamerave t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb fsheht\u00ebsi dhe \u00ebsht\u00eb zhvilluar me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, kompanin\u00eb \u201cINFOSOFT SYSTEMS\u201d shpk. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn me objekt \u201cSh\u00ebrbimi mir\u00ebmbajtje i sistemit audio-video 24 muaj\u201d.<\/p>\n\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur thuajse sekret, nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar n\u00eb faqen zyrtare, nd\u00ebrkoh\u00eb publikohet n\u00eb Buletinin e Prokurimeve vet\u00ebm fituesi. Procedura ka filluar nga komisioni i Spiropalit n\u00eb 3 prill 2025 dhe fondi limit i p\u00ebrllogaritur i kontrat\u00ebs ka qen\u00eb me vler\u00eb n\u00eb total 23.764.282 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Por m\u00eb pas kontrata e Spiropalit \u00ebsht\u00eb ngarkuar me shtesa t\u00eb tjera dhe kap p\u00ebrfunduar me vler\u00ebn 26.806.320 lek\u00eb (me TVSH).<\/p>\n<p>Kjo procedur\u00eb, sipas dokumenteve, ka pasur vet\u00ebm nj\u00eb ofert\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb shpallur \u201ce suksesshme\u201d e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb ngarkuar n\u00eb Sistemin e Prokurimeve Elektronike vet\u00ebm formulari i njoftimit t\u00eb fituesit. Me sa duket komisioni nuk ka duruar as t\u00eb mbaroj\u00eb afati p\u00ebr ankimim.<\/p>\n<p>Pra, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb model i zbatimit t\u00eb ligjit dhe i pari n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, b\u00ebn nj\u00eb tender pa gar\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb thuajse sekrete sepse nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb oligarku prapa INFOSOFT?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cINFOSOFT SYSTEMS\u201d shpk \u00ebsht\u00eb themeluar nga Grigor Joti m\u00eb 1995. Historia e kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb mbushur me skandale q\u00eb jan\u00eb zbuluar nga KLSH, madje jan\u00eb hetuar edhe nga prokuroria.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Nuk mjafton marrja me tendera t\u00eb parregullt e nj\u00eb pjese t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr kompiutera dhe teknologji informatike, por grupi i kompanive t\u00eb tij b\u00ebn edhe mashtrime me taksat.<\/p>\n<p>M\u00eb i madhi ishte rasti i p\u00ebrfitimit t\u00eb 4.5 milion\u00eb eurove p\u00ebrmes mashtrimit me TVSH. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dosjen \u201c\u00c7\u00ebshtja Penale Nr. 828.2020\u201d, n\u00eb ngarkim t\u00eb grupit \u201cJoti\u201d, i cili akuzohet nga Prokuroria e Tiran\u00ebs 4.5 milion\u00eb Euro, me l\u00ebshim faturash tatimore false p\u00ebr TVSH e shitjes s\u00eb cigareve. K\u00ebto fatura, jan\u00eb l\u00ebshuar nga dy bizneset fantazma \u201cInter Distribution Services\u201d dhe \u201cINTER TRADE&amp; DISTRIBUTION \u201d t\u00eb oligarkut Grigor Joti, kapur m\u00eb her\u00ebt dhe i kall\u00ebzuar penalisht nga KLSH edhe p\u00ebr \u00e7okollatat dhe akulloret e importit me etiketa false, t\u00eb skaduara e me substanca kimike.<\/p>\n<p>P\u00ebr 4.5 milion\u00eb Euro q\u00eb dy firmat e Grigor Jotit t\u00eb \u201cInfoSoft\u201d i kan\u00eb vjedhur shtetit me mashtrim tatimor, prokuroria e Tiran\u00ebs ka konstatuar se faturat hartoheshin nga v\u00ebllai i tij Roland Joti, nga familjarja e tyre Ana Zervoi administratore dhe dy punonj\u00ebs t\u00eb firmave p\u00ebrkat\u00ebse. Faturat jan\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb subjekti privat me emrin \u201cLindita Spaho\u201d e Nipt: L322170441I;, e cila sipas regjistrit t\u00eb Tatimeve, rezulton e vet\u00ebpun\u00ebsuar shit\u00ebse n\u00eb treg, jasht\u00eb detyrimit t\u00eb taksimit me sistemin e TVSH.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, por sipas prokurorit Bledar Valikaj, gjat\u00eb periudh\u00ebs kur dy firmat \u201cInter Distribution Services Shpk\u201d e \u201cINTER TRADE &amp; DISTRIBUTION Shpk\u201d t\u00eb oligarkut\u00a0Grigor Joti kan\u00eb l\u00ebshuar faturat false p\u00ebr 4.5 milion\u00eb Euro TVSH n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit \u201cLindita Spaho-Person Fizik\u201d, kjo ka qen\u00eb e \u00e7regjistruar si aktivitet.<\/p>\n<p>Pasi ka provuar vjedhjen edhe me dokumente tatimore, m\u00eb 1 mars 2022 prokurori Bledar Valikaj ka dor\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, \u201cDosjen nr. 828\/2020\u201d me t\u00eb pandehur Roland Joti, Ana Zervoi, Alban Ulkashej, Dritan Bylyku. Si ortak\u00eb dhe drejtues t\u00eb firmave \u201cInter Distribution Services\u201d e \u201cINTER TRADE&amp;DISTRIBUTION\u201d, biznese t\u00eb grupit \u201cInfoSoft\u201d me pronar oligarkun Grigor Joti, k\u00ebta kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cFshehje e t\u00eb ardhurave\u201d e \u201cFalsifikim t\u00eb dokumenteve tatimore n\u00eb bashk\u00ebpunim\u201d, me pasoj\u00eb 4.5 milion\u00eb Euro vjedhje.<\/p>\n<p>I ndodhur para k\u00ebtyre skandaleve, Joti ka ndryshuar letrat e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb \u201cInfosoft\u201d, por tashm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se kush i l\u00ebviz fijet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb tenderat e majm\u00eb si ky i Elisa Spiropalit.<br \/>\n<strong>Tenderi i \u201cInteligjenc\u00ebs artificiale\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Elisa Spiropali mori n\u00eb dor\u00eb tenderat me vler\u00eb afro 1.2 milion\u00eb euro t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale (AI) dhe infrastruktur\u00ebs virtuale, t\u00eb firmosura nga Lindita Nikolla, disa dit\u00eb para dh\u00ebnies s\u00eb dor\u00ebheqjes.<\/p>\n<p>Kjo u b\u00eb e mundur, sepse shpallja e fituesve nga Kuvendi kishte mbetur pezull n\u00eb KPP, si pasoj\u00eb e disa denoncimeve p\u00ebr parregullsi n\u00eb tendera. Po t\u00eb merret parasysh ndikimi politik n\u00eb KPP, kuptohet se Spiropalit \u00ebsht\u00eb \u201cqerasur\u201d nga kryeministri me k\u00ebto tendera me rastin e marrjes s\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Tenderi i par\u00eb lidhet me aplikimin e AI p\u00ebr zbardhjen e fjalimeve t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Teknologjia e luksit shkon fillimisht p\u00ebr ligjv\u00ebn\u00ebsit, nd\u00ebrsa p\u00ebr Agjencin\u00eb e Prokurimeve q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb notere e korrupsionit, nuk aplikohet para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2025, p\u00ebr arsye t\u00eb kuptueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka shpallur nj\u00eb tender me fond 74 584 800 lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sistemin e transkriptimit t\u00eb dh\u00ebnave audio-video, bazuar n\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale. N\u00ebse p\u00ebrfshijm\u00eb edhe TVSH, kontrata parashikohet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 89 501 760 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Faza e par\u00eb e prokurimit p\u00ebrfundoi m\u00eb 22 korrik 2024, kat\u00ebr dit\u00eb para se kryetarja t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore. Sigurisht q\u00eb Nikolla nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb direkt me problemet e komisionit t\u00eb tenderit, por nj\u00eb lloj direktive duhet ta ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb mbi kompanin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb fitoj\u00eb projektin e vendosjes s\u00eb AI. Si\u00e7 merret vesh, skualifikimet e kompanive jan\u00eb pritur me ankesa t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Pasi u anulua, tenderi u rihap n\u00eb janar 2025. Tenderi \u00ebsht\u00eb ankimuar n\u00eb KPP nga dy kompani konkurruese. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cDATA Log\u201d shpk, e cila k\u00ebrkon ndryshimin e kritereve dhe kushteve t\u00eb tenderit.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, k\u00ebrkohet t\u00eb pakt\u00ebn 1 zhvillues i certifikuar p\u00ebr standardin \u201cAkoma Ntoso\u201d. \u201cP\u00ebrcaktimi i nj\u00eb kriteri t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb jo proporcional me objektin e kontrat\u00ebs,- ankohet \u201cDATA Log. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr kufizuese dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim me nevojat reale t\u00eb k\u00ebsaj procedure prokurimi\u201d.<\/p>\n<p>Sipas kompanis\u00eb, nuk ekzistojn\u00eb certifikime t\u00eb standardizuara dhe t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr \u201cAkoma Ntoso\u201d. Standardi \u201cAkoma Ntoso\u201d \u00ebsht\u00eb zhvilluar si nj\u00eb iniciativ\u00eb e hapur p\u00ebr normativ\u00eb afrikane, si\u00e7 mund t\u00eb konstatohet shum\u00eb thjesht\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb Google: Akoma Ntoso (\u201czemrat e lidhura\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn akane t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore) p\u00ebrcakton nj\u00eb grup p\u00ebrfaq\u00ebsimesh elektronike t\u00eb thjeshta neutrale ndaj teknologjis\u00eb n\u00eb formatin XML t\u00eb dokumenteve parlamentare, legjislative dhe gjyq\u00ebsore. Por, nuk ekziston asnj\u00eb autoritet nd\u00ebrkomb\u00ebtar i akredituar apo ndonj\u00eb kompani me reputacion t\u00eb njohur bot\u00ebrisht q\u00eb ofron certifikim zyrtar t\u00eb zhvilluesve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb standard.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrcaktimi i nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr nj\u00eb \u00ecinstitucion certifikues\u00ee p\u00ebr \u201cAkoma Ntoso\u201d \u00ebsht\u00eb teknikisht e paqart\u00eb dhe lejon hap\u00ebsir\u00eb subjektiviteti apo diskriminimi. P\u00ebrfshirja e k\u00ebtij kriteri p\u00ebrjashton padrejt\u00ebsisht operator\u00ebt ekonomik q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsi reale teknike, por q\u00eb nuk disponojn\u00eb nj\u00eb certifikim formal t\u00eb pamaterializuesh\u00ebm (Akoma Ntoso)\u201d, thekson n\u00eb ankes\u00ebn e saj kompania \u201cDATA Log\u201d.<\/p>\n<p>Ankesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga firma MC Networking e Endri Meksit, prandaj n\u00ebn ndikimin e fuqish\u00ebm t\u00eb djalit t\u00eb ish-kryeministrit Meksi, KPP detyroi Elisa Spiropalin t\u00eb b\u00ebnte ndryshime n\u00eb kriteret e kualifikimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, Kuvendi m\u00eb 30 prill 2025 ka shtuar dokumente t\u00eb reja kritereve teknike t\u00eb tenderit dhe data e mbajtjes s\u00eb tenderit u vendos m\u00eb 9 maj 2025.<\/p>\n\n<p>Por nj\u00eb dit\u00eb para mbajtjes s\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb e dyt\u00eb n\u00eb KPP nga Endri Meksi dhe p\u00ebr momentin ka mbetur pezull se kush do ta instaloj\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale p\u00ebr zbardhjen e fjalimeve t\u00eb Spiropalit dhe deputet\u00ebve n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/elisa-spiropali-lidhet-me-grigor-jotin-268-mln-leke-per-kamerat-e-kuvendit-jepen-gare\/\">Elisa Spiropali lidhet me Grigor Jotin, 268 MLN lek\u00eb p\u00ebr kamerat e Kuvendit jepen gar\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve, m\u00eb 12 maj 2025, Elisa Spiropali i ka dh\u00ebn\u00eb Grigor Jotit kontrat\u00ebn 268 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e kamerave t\u00eb Kuvendit. Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb fsheht\u00ebsi dhe \u00ebsht\u00eb zhvilluar me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, kompanin\u00eb \u201cINFOSOFT SYSTEMS\u201d shpk. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn me objekt \u201cSh\u00ebrbimi mir\u00ebmbajtje i sistemit audio-video 24 muaj\u201d. Tenderi \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22096","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22096","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22096"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22096\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22096"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22096"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22096"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}