{"id":2209,"date":"2024-10-18T21:35:32","date_gmt":"2024-10-18T21:35:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/18\/rrefimi-i-fan-nolit-kur-faik-konica-erdhi-me-fustanelle-ne-boston\/"},"modified":"2024-10-18T21:35:32","modified_gmt":"2024-10-18T21:35:32","slug":"rrefimi-i-fan-nolit-kur-faik-konica-erdhi-me-fustanelle-ne-boston","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/18\/rrefimi-i-fan-nolit-kur-faik-konica-erdhi-me-fustanelle-ne-boston\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i Fan Nolit: Kur Faik Konica erdhi me fustanell\u00eb n\u00eb Boston"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb vitin 1909, gjeniu i letrave Faik Konica, nj\u00eb burr\u00eb i b\u00ebsh\u00ebm dhe i pash\u00ebm, vendosi t\u00eb shkonte n\u00eb Boston i veshur me fustanell\u00eb shqiptare. Q\u00ebllimi i tij ishte q\u00eb me k\u00ebt\u00eb veshje t\u2019u binte n\u00eb sy amerikan\u00ebve dhe k\u00ebshtu t\u00eb propagandonte \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare. N\u00eb Boston at\u00eb e priti Fan Stilian Noli. M\u00eb posht\u00eb, n\u00eb pika t\u00eb shkurtra, mund t\u00eb lexoni se si e kujtonte Noli k\u00ebt\u00eb takim dhe Konic\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cE kam takuar Konic\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 1909. Ishte di\u00e7ka q\u00eb nuk kam p\u00ebr ta harruar kurr\u00eb. M\u00eb kishte shkruar nga Londra se do t\u00eb vinte n\u00eb Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte q\u00eb t\u00eb dilte fotografia e tij n\u00eb gazet\u00eb dhe t\u00eb shfryt\u00ebzohej rasti p\u00ebr t\u00eb propaganduar \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare, e cila ka qen\u00eb pasioni i gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Un\u00eb mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i mod\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb vet\u00eb mbaja nj\u00eb mjek\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb zez\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb duhet t\u00eb pranoj se nuk u p\u00eblqente djemve t\u00eb Bostonit. E merrja me mend se sa do t\u00eb d\u00ebfreheshin ata djem po t\u00eb m\u00eb shihnin duke ecur me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb veshur me fustanell\u00ebn shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndon\u00ebse nuk kisha par\u00eb kurr\u00eb ndonj\u00eb fustanell\u00eb greke, nj\u00eb lloj fundi i balerinave. Un\u00eb isha i shkurt\u00ebr e i b\u00ebsh\u00ebm, Konica ishte i gjat\u00eb e i that\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb dy do t\u00eb dukeshim si Don Kishoti me San\u00e7o Pan\u00e7\u00ebn t\u00eb arratisur nga ndonj\u00eb cirk. Sa u habita k\u00ebt\u00eb her\u00eb kur pash\u00eb se djemt\u00eb e Bostonit e harruan gjith\u00e7ka lidhur me mjekr\u00ebn time dhe thjesht zun\u00eb t\u00eb shihnin Konic\u00ebn me adhurim. At\u00ebher\u00eb e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanell\u00eb qesharake greke, por di\u00e7ka q\u00eb i ngjante kiltit t\u00eb skocez\u00ebve dhe se i p\u00ebrshtatej shum\u00eb nj\u00eb burri t\u00eb pash\u00ebm si Konica.<\/span><\/p>\n<p><span>Meq\u00eb ra fjala, lexuesi mund ta gjej\u00eb n\u00eb librin e Konic\u00ebs ndryshimin nd\u00ebrmjet kostumit grek dhe veshjes shqiptare: \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se grek\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebrshtatur nga shqiptar\u00ebt, por ata u p\u00ebrpoq\u00ebn ta st\u00ebrhollojn\u00eb sa q\u00eb e b\u00ebn\u00eb nj\u00eb veshje grash me aq sa mund\u00ebn. Veshja e Konic\u00ebs nuk ishte e vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb habiti.<\/span><\/p>\n<p><span>Thjesht mbeta pa mend, kur ai nisi t\u00eb m\u00eb \u2018m\u00ebsonte\u2019 p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Ishte njeri me kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Gijom Apoliner, nj\u00eb shkrimtar dhe mik i tij, e ka quajtur \u2018enciklopedi sh\u00ebtit\u00ebse\u2019 q\u00eb e fliste fr\u00ebngjishten si nj\u00eb francez. Nj\u00eb shkrimtar tjet\u00ebr, Zhyl l\u00eb Metr\u00eb, ka shkruar p\u00ebr t\u00eb: \u2018Ky i huaj q\u00eb e shkruan kaq mir\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb\u2019.<\/span><\/p>\n<p><span>Si studiues i pasionuar i muzik\u00ebs, Konica e adhuronte shum\u00eb Vagnerin. Nj\u00eb nga gj\u00ebrat e para q\u00eb b\u00ebri ai pasi u takuam, ishte t\u00eb m\u00eb tregonte p\u00ebr Vagnerin dhe operat e tij. Me k\u00ebshill\u00ebn e tij e pash\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb par\u00eb Parisfalin, kur u dha m\u00eb 1910 n\u00eb Boston. N\u00eb varrimin e tij, tridhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, duke e ditur se sa shum\u00eb e donte Vagnerin, iu luta organistit t\u00eb luante muzik\u00ebn e Vagnerit nga kreu deri n\u00eb fund\u2026<\/span><\/p>\n<p><span>\u2026Si mysliman dhe si p\u00ebrkrah\u00ebs i nj\u00eb familjeje t\u00eb vjet\u00ebr aristokrat\u00ebsh nga Shqip\u00ebria e jugut, Konica kishte t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb fitonte poste t\u00eb larta n\u00eb Perandorin\u00eb Turke, ku Shqip\u00ebria b\u00ebnte pjes\u00eb, q\u00eb pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb shekujve ishin ngjitur n\u00eb postet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Perandoris\u00eb Turke. P\u00ebr shembull, kur Konica ishte i ri, Vezir i madh ose kryeministri i Perandoris\u00eb Turke ishte Ferid Pasha, nj\u00eb shqiptar nga Vlora.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, kjo karrier\u00eb nuk e t\u00ebrhiqte Konic\u00ebn. Ai mendonte se misioni i tij ishte t\u00eb luftonte p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Nga viti 1897 deri m\u00eb 1912, dy nga pionier\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, q\u00eb dol\u00ebn jasht\u00eb: \u2018Albania\u2019 dhe \u2018Drita\u2019 p\u00ebrkat\u00ebsisht.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb sundimit turk, shqiptar\u00ebt kishin harruar gjith\u00e7ka p\u00ebr lavdin\u00eb e tyre t\u00eb kaluar n\u00ebn Sk\u00ebnderbeun. Konica ka qen\u00eb njeriu q\u00eb e rizbuloi dhe e popullarizoi Sk\u00ebnderbeun e flamurin e tij, shqipen e zez\u00eb dy krenare n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb kuqe. Ky flamur u b\u00eb simbol i pavar\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare dhe m\u00eb n\u00eb fund u ngrit n\u00eb Vlor\u00eb m\u00eb 1912 nga Ismail Qemali kur Shqip\u00ebria u shpall shtet i pavarur.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Konica \u00ebsht\u00eb quajtur si krijuesi i proz\u00ebs moderne shqipe. Kur un\u00eb vendosa t\u00eb bashkohesha me kryq\u00ebzat\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, e para gj\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje ishte mungesa e plot\u00eb e veprave letrare shqipe me vlera artistike. Por, kur vajta n\u00eb Egjipt m\u00eb 1903, nj\u00eb atdhetar shqiptar, Spiro Dineja, m\u00eb dha v\u00ebllimet e revist\u00ebs \u2018Albania\u2019 nga viti 1897 deri m\u00eb 1903. I lexova t\u00eb gjitha nga faqja e par\u00eb deri tek e fundit dhe at\u00ebher\u00eb e m\u00ebsova se n\u00eb shkrimet e Konic\u00ebs ne e kishim at\u00eb q\u00eb na duhej: let\u00ebrsin\u00eb e mir\u00eb shqipe. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Konica zbuloi dhe popullarizoi shqiptar\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb letrare, si Kristofordhi, Mitkoja, Fishta dhe Zako \u00c7ajupi. Me k\u00ebshill\u00ebn dhe udh\u00ebzimet e tij un\u00eb p\u00ebrktheva disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poja dhe Don Kishotin e Servantesit. T\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb vijn\u00eb pas Konic\u00ebs jan\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe shkruesin e k\u00ebtyre radh\u00ebve\u201d, \u2013 shkruan Noli. \/Telegrafi<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/10\/18\/rrefimi-i-fan-nolit-kur-faik-konica-erdhi-me-fustanelle-ne-boston\/\">Rr\u00ebfimi i Fan Nolit: Kur Faik Konica erdhi me fustanell\u00eb n\u00eb Boston<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 1909, gjeniu i letrave Faik Konica, nj\u00eb burr\u00eb i b\u00ebsh\u00ebm dhe i pash\u00ebm, vendosi t\u00eb shkonte n\u00eb Boston i veshur me fustanell\u00eb shqiptare. Q\u00ebllimi i tij ishte q\u00eb me k\u00ebt\u00eb veshje t\u2019u binte n\u00eb sy amerikan\u00ebve dhe k\u00ebshtu t\u00eb propagandonte \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare. N\u00eb Boston at\u00eb e priti Fan Stilian Noli. M\u00eb posht\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":2210,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2209","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2209\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2210"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}