{"id":22089,"date":"2025-05-20T18:58:34","date_gmt":"2025-05-20T18:58:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/fitoi-mandatin-ne-liste-te-hapur-reagon-fatmir-xhafaj-ishte-gare-e-veshtire-dhe-konkurruese-votat-te-verteta-dhe-te-sinqerta\/"},"modified":"2025-05-20T18:58:34","modified_gmt":"2025-05-20T18:58:34","slug":"fitoi-mandatin-ne-liste-te-hapur-reagon-fatmir-xhafaj-ishte-gare-e-veshtire-dhe-konkurruese-votat-te-verteta-dhe-te-sinqerta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/fitoi-mandatin-ne-liste-te-hapur-reagon-fatmir-xhafaj-ishte-gare-e-veshtire-dhe-konkurruese-votat-te-verteta-dhe-te-sinqerta\/","title":{"rendered":"Fitoi mandatin n\u00eb list\u00eb t\u00eb hapur, reagon Fatmir Xhafaj: Ishte gar\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe konkurruese! Votat, t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb sinqerta"},"content":{"rendered":"<p>Fatmir Xhafaj, i cili fitoi mandatin n\u00eb list\u00ebn e hapur t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb qarkun Tiran\u00eb, ka reaguar duke fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Ata e kan\u00eb p\u00ebrshkruar gar\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe konkurruese, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb fund ia doli me sukses.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb gar\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb konkuruese, me sfida t\u00eb shumta e n\u00eb disa aspekte jo dhe shum\u00eb  e barabart\u00eb, por dhe nj\u00eb proces me sulme t\u00eb ul\u00ebta nga disa individ q\u00eb nuk nguruan t\u00eb l\u00ebshonin edhe k\u00ebsaj radhe n\u00eb ndonj\u00eb media bresh\u00ebrin\u00eb e shpifjes dhe balt\u00ebs ndaj meje me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm se si t\u00eb isha humb\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb. Po ne ja dol\u00ebm me sukses duke fituar mbi ta dhe mbi t\u00eb gjitha pengesat e ngritura!\u201d, shkruan ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera tha t\u00eb gjitha jan\u00eb \u201cvota t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb sinqerta, vot\u00eb e k\u00ebrkuar me p\u00ebrunj\u00ebsi dhe respekt, vot\u00eb e dh\u00ebn\u00eb me zem\u00ebr nga plot\u00eb 13.673 zgjedh\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Postimi i Xhafajt:<\/p>\n<p>MIR\u00cbNJOHJE!<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi,<\/p>\n<p>Tashm\u00eb q\u00eb procesi i num\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur dhe zyrtarisht konsiderohem fitues n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkurim elektoral \u2013 2025 \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb adresuar disa fjal\u00eb p\u00ebr zgjedh\u00ebsit e mi, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata mij\u00ebra mb\u00ebshtet\u00ebs q\u00eb i\u2019u bashkuan gar\u00ebs sime n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs, edhe nga p\u00ebrtej kufijve, dhe p\u00ebr ekipin e stafin tim t\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Faleminderit nga zemra t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb rradhazi (2021 dhe 2025) edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje isha pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb hapur konkuruese duke garuar p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb ri parlamentar. N\u00eb rreth 60 dit\u00eb ne zhvilluam nj\u00eb gar\u00eb konkuruese, n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kushtetut\u00ebs e ligjit zgjedhor, nj\u00eb gar\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht transparente dhe etike, duke pranuar kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe vler\u00ebsuar e respektuar konkurent\u00ebt brenda forc\u00ebs son\u00eb politike dhe ve\u00e7an\u00ebrisht duke punuar me p\u00ebrunj\u00ebsi dhe respekt ndaj zgjedh\u00ebsve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja kryesore elektorale u fokusua te Nj\u00ebsia 10 t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsoj dhe e drejtoj politikisht prej 10 vjet\u00ebsh duke b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb 6 beteja elektorale (t\u00eb gjitha t\u00eb fituara) dhe duke e p\u00ebrfaq\u00ebsuar me 3 mandate deputeti. Ne e fituam edhe k\u00ebt\u00eb betej\u00eb duke ruajtuar t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat fitues dhe me nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb thell\u00eb me kund\u00ebrshtar\u00ebt politik. E gjitha kjo fal\u00eb zgjedh\u00ebsve t\u00eb men\u00e7ur t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb 10, q\u00eb prej vitesh kan\u00eb besuar dhe p\u00ebrs\u00ebri besuan te Partia Socialiste e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj. Fal\u00eb burrave e grave, djemve e vajzave socialist\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj nj\u00ebsie n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb u angazhuan me shum\u00eb angazhim edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb fituese. Ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe t\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb se do t\u00eb vazhdoj t\u2019ju p\u00ebrfaq\u00ebsoj t\u00eb gjith\u00ebve me shum\u00eb p\u00ebrkushtim e p\u00ebrunj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht edhe fal\u00eb ekipit elektoral n\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsi (t\u00eb deleguar, kryetar, bashk\u00ebkryetar e sekretar t\u00eb OS-ve, koordinator\u00eb e patronazhist\u00eb elektoral), t\u00eb cil\u00ebt punuan me shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr fitoren e PS n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb 10-t\u00eb. Faleminderit nga zemra!<\/p>\n<p>Krahas betej\u00ebs p\u00ebr Nr.5 \u2013 PS, paralelisht u p\u00ebrfshiva n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr betej\u00eb elektorale, at\u00eb personale si pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb hapur n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb gar\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb konkuruese, me sfida t\u00eb shumta e n\u00eb disa aspekte jo dhe shum\u00eb  e barabart\u00eb, por dhe nj\u00eb proces me sulme t\u00eb ul\u00ebta nga disa individ q\u00eb nuk nguruan t\u00eb l\u00ebshonin edhe k\u00ebsaj radhe n\u00eb ndonj\u00eb media bresh\u00ebrin\u00eb e shpifjes dhe balt\u00ebs ndaj meje me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm se si t\u00eb isha humb\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb. Po ne ja dol\u00ebm me sukses duke fituar mbi ta dhe mbi t\u00eb gjitha pengesat e ngritura!<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia 10, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsia me numrin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs dhe kjo ishte nj\u00eb nd\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit tona kryesore, nj\u00eb nd\u00ebr pabarazit e nisjes s\u00eb k\u00ebsaj gare n\u00eb raport me konkurent\u00ebt e tjer\u00eb brenda list\u00ebs son\u00eb. E megjithat\u00eb ne p\u00ebrseri ja dol\u00ebm me sukses. Vet\u00ebm 12% e votave t\u00eb marra jan\u00eb nga nj\u00ebsia 10, t\u00eb tjerat nga gjith\u00eb qarku. Gjith\u00e7ka, vot\u00eb pas vote, me komunikime e takime t\u00eb shumta me zgjedh\u00ebsit dhe me nj\u00eb ekip vullnetar\u00ebsh elektoral n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun q\u00eb funksionoj n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri e plot p\u00ebrkushtim.<\/p>\n<p>Jan\u00eb vota t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb sinqerta, vot\u00eb e k\u00ebrkuar me p\u00ebrunj\u00ebsi dhe respekt, vot\u00eb e dh\u00ebn\u00eb me zem\u00ebr nga plot\u00eb 13.673 zgjedh\u00ebs.<\/p>\n<p>Jam tejet krenar kur shoh njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb punuar me mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, pa asnj\u00eb lloj interesi, pa asnj\u00eb p\u00ebrfitim material apo financiar, por vet\u00ebm me besim dhe p\u00ebrkushtim njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Jam shum\u00eb i lumtur dhe krenar kur shoh votat e mbledhura me respekt t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr shenjt\u00ebrin\u00eb e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Jan\u00eb thjesht vota besimi!<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjoh\u00ebs pa fund t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb m\u00eb premtuan e ma dhan\u00eb vot\u00ebn duke besuar te ajo \u00e7far\u00eb un\u00eb jam, te \u00e7far\u00eb kam sh\u00ebrbyer n\u00eb gjith\u00eb karier\u00ebn time politike dhe te angazhimi im publik p\u00ebr ti p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb ri parlamentar. I garantoj se do ti p\u00ebrfaq\u00ebsoj me besnik\u00ebri e integritet vlerat dhe interesat e votuesve t\u00eb mi, se do t\u2019iu q\u00ebndroj deri n\u00eb fund angazhimeve t\u00eb mia publike. Ata e b\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn e tyre duke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb besim p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb tyre! Tani \u00ebsht\u00eb rradha ime t\u00eb b\u00ebj detyr\u00ebn p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb tyre parlamentar!<\/p>\n<p>Nj\u00eb MIR\u00cbNJOHJE t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt dhe ekipin tim elektoral q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb super pun\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun p\u00ebr fitoren e PS dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kandidatur\u00ebs time deri n\u00eb num\u00ebrimin e vot\u00ebs s\u00eb fundit. Ata kan\u00eb merit\u00ebn e madhe q\u00eb me shum\u00eb durim, angazhim e p\u00ebrkushtim ideuan e organizuan nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, me nj\u00eb axhend\u00eb t\u00eb ngjeshur publike aktivitetesh n\u00eb territor dhe n\u00eb komunikimin publik e mediatik, t\u00ebr\u00ebsisht transparente dhe shum\u00eb etike! Jeni v\u00ebrtet t\u00eb mrekulluesh\u00ebm! Skam fjal\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr ju! Jam shum\u00eb krenar p\u00ebr ju! Do t\u00eb mbeteni p\u00ebrher miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>E n\u00eb mbyllje nj\u00eb falenderim me shum\u00eb mir\u00ebnjohje familjes sime t\u00eb dashur dhe familjar\u00ebve e miqve tan\u00eb q\u00eb prej shum\u00eb e shum\u00eb vitesh bashk\u00ebudh\u00ebtojn\u00eb me shum\u00eb besnik\u00ebri ndaj meje n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb karier\u00ebs sime t\u00eb gjat\u00eb politike.<\/p>\n<p>Faleminderit nga zemra p\u00ebr gjith\u00e7ka!<\/p>\n<p>MIR\u00cbNJOHJE!<\/p>\n<p>Me shum\u00eb respekt e dashuri,<\/p>\n<p>Fatmir Xhafaj<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/fitoi-mandatin-ne-liste-te-hapur-reagon-fatmir-xhafaj-ishte-gare-e-veshtire-dhe-konkurruese-votat-te-verteta-dhe-te-sinqerta\/\">Fitoi mandatin n\u00eb list\u00eb t\u00eb hapur, reagon Fatmir Xhafaj: Ishte gar\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe konkurruese! Votat, t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb sinqerta<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatmir Xhafaj, i cili fitoi mandatin n\u00eb list\u00ebn e hapur t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb qarkun Tiran\u00eb, ka reaguar duke fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb votuar. Ata e kan\u00eb p\u00ebrshkruar gar\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe konkurruese, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb fund ia doli me sukses. \u201cIshte nj\u00eb gar\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb konkuruese, me sfida t\u00eb shumta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22089","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22089","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22089"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22089\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}