{"id":22063,"date":"2025-05-20T16:53:20","date_gmt":"2025-05-20T16:53:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/fushata-online-e-pd-se-nuk-perkthehet-ne-vote-kush-shpenzoi-me-shume-dhe-humbi\/"},"modified":"2025-05-20T16:53:20","modified_gmt":"2025-05-20T16:53:20","slug":"fushata-online-e-pd-se-nuk-perkthehet-ne-vote-kush-shpenzoi-me-shume-dhe-humbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/fushata-online-e-pd-se-nuk-perkthehet-ne-vote-kush-shpenzoi-me-shume-dhe-humbi\/","title":{"rendered":"FUSHATA ONLINE E PD-s\u00eb nuk p\u00ebrkthehet n\u00eb VOT\u00cb (Kush shpenzoi m\u00eb shum\u00eb dhe humbi)"},"content":{"rendered":"<p>Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb dhe partit\u00eb politike kan\u00eb paguar mbi 157 mij\u00eb dollar\u00eb kompanin\u00eb e Facebook brenda 90 dit\u00ebve p\u00ebr sponsorizimin e posteve t\u00eb publikuara prej tyre.<\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare kan\u00eb rezultuar \u201cm\u00eb t\u00eb shtrenjta\u201d se ato vendore t\u00eb vitit 2023, ku t\u00eb gjitha subjektet kan\u00eb shpenzuar rreth 125 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr financim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rrjet social.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt q\u00eb kan\u00eb shpenzuar m\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrkasin radh\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt num\u00ebrohen: Agron Shehaj, Jorida Tabaku, Belind K\u00ebllici, Gazment Bardhi e t\u00eb tjer\u00eb. <\/p>\n<p>Shpenzimet e kryera p\u00ebr fushat\u00ebn online duket se nuk jan\u00eb reflektuar n\u00eb vot\u00eb, pasi pavar\u00ebsisht se procesi i num\u00ebrimit t\u00eb votave nuk \u00ebsht\u00eb mbyllur p\u00ebrfundimisht, fitorja e Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb e sigurt, duke e shtuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e shteteve si India, Turqia dhe Rusia q\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade drejtohen nga i nj\u00ebjti lider.<\/p>\n<p>Zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse num\u00ebrimi i votave vazhdon ende n\u00eb Kryeqytet, fitorja e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb zgjedhjet parlamentare p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb konfirmuar. Midis PS-s\u00eb dhe partis\u00eb kund\u00ebrshtare, asaj Demokratike, ekziston nj\u00eb hendek i madh mandatesh, ku PS-ja num\u00ebron 83 mandate deputet\u00ebsh n\u00eb Kuvend, dhe Partia Demokratike 50 t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve, demokrat\u00ebt humb\u00ebn 13 mandate n\u00eb krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur num\u00ebronte 63 p\u00ebrfaq\u00ebsues, nd\u00ebrkoh\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb renditur p\u00ebrkrah vendeve si India, Irani, Turqia dhe Rusia, t\u00eb cilat jan\u00eb qeverisur prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade nga i njejti lider.<\/p>\n<p>\u201cShteg.org\u201d publikoi jav\u00ebn e kaluar nj\u00eb artikull ku tregohej se fushata zgjedhore p\u00ebr partit\u00eb nuk nisi m\u00eb 11 prill si\u00e7 b\u00ebri t\u00eb ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por m\u00eb her\u00ebt. P\u00ebr Partin\u00eb Socialiste fushata zhvillohej prej nj\u00eb viti n\u00eb takimet me diaspor\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb takime me mb\u00ebshtet\u00ebsit jan\u00eb zhvilluar edhe nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kandidat\u00ebt dhe partit\u00eb nuk kan\u00eb realizuar vet\u00ebm fushat\u00ebn n\u00eb sallat e mbledhjes, por edhe n\u00eb rrjetin social \u201cFacebook\u201d. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb \u201cshteg.org\u201d ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb nga ky rrjet social, vet\u00ebm 15 prej subjekteve politike, parti dhe kandidat\u00eb, kan\u00eb shpenzuar p\u00ebr reklama n\u00eb Facebook 157.769 dollar\u00eb p\u00ebr 90 dit\u00eb, nga 7 shkurti deri m\u00eb 10 maj, pra, deri nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, subjektet politike n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb paguar rrjetin social Facebook p\u00ebr reklamat e tyre mbi 141 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Zef Pre\u00e7i shpenzimet e kryera nga kandidat\u00ebt n\u00eb rrjetet sociale gjat\u00eb fushatave zgjedhore duhen par\u00eb si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar me elektoratin dhe p\u00ebr t\u2019i njohur ata me premtimet e tyre n\u00eb rast fitoreje.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb krijonte mund\u00ebsi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb llogaridh\u00ebnie dhe ndjekje n\u00eb vijim\u00ebsi mbas zgjedhjeve nga qytetar\u00ebt t\u00eb mbajtjes ose jo t\u00eb premtimeve t\u00eb dh\u00ebna nga fituesit\u201d \u2013 thot\u00eb Pre\u00e7i, i cili shton se pavar\u00ebsisht shifrave t\u00eb deklaruara, nuk duhet t\u00eb mbesin n\u00eb err\u00ebsir\u00eb financimet e fshehta dhe t\u00eb paligjshme t\u00eb kryera n\u00eb favor t\u00eb individ\u00ebve apo subjekteve politike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim mendoj se edhe auditimi i bilanceve t\u00eb partive politike dhe monitorimi i proceseve zgjedhore duhet t\u00eb evidentoj\u00eb dhe t\u00eb trajtoj\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb element\u201d \u2013 p\u00ebrfundon Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Agron Shehaj, kryetari i Partis\u00eb Mund\u00ebsia, i cili mundi t\u00eb fitonte vet\u00ebm dy mandate ka shpenzuar p\u00ebr promovimin dhe reklamimin n\u00eb Facebook mbi 34 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb shpenzime p\u00ebr reklama \u00ebsht\u00eb Partia Demoratike, vlera e s\u00eb cil\u00ebs shkon n\u00eb 23.097 dollar\u00eb. Partia Demokratike ka mund\u00ebsuar fitoren e 50 mandateve gjat\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb buxheti i mund\u00ebsuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte mbi 511 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>E treta n\u00eb list\u00eb ndodhet Partia P\u00ebr Drejt\u00ebsi Integrim dhe Unitet (PDIU), e cila ka shpenzuar p\u00ebr reklama 11.440 dollar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb buxheti i shp\u00ebrndar\u00eb nga KQZ-ja ishte mbi 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, ose th\u00ebn\u00eb ndryshe mbi 24.4 mij\u00eb dollar\u00eb. Nga shifrat zyrtare, rezulton q\u00eb PDIU ka shpenzuar gati gjysm\u00ebn e buxhetit p\u00ebr reklamat n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, nga t\u00eb dh\u00ebnat e Facebook rezulton se kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb nga rradh\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb shpenzuar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr fushat\u00ebn online t\u00eb sponsorizimit t\u00eb postimeve prej tyre. Vlera e paguar ndaj facebook shkon n\u00eb 52.557 dollar\u00eb, nga t\u00eb cilat 11.200 kan\u00eb shkuar p\u00ebr kandidaten Jorida Tabaku, 11.150 p\u00ebr Grigers Mu\u00e7olarin, 8.736 dollar\u00eb p\u00ebr Belind K\u00eblli\u00e7in, dhe pjesa tjet\u00ebr p\u00ebr P\u00ebllumb Seferin dhe Gazmend Bardhin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bash\u00ebs jan\u00eb shpenzuar 18.375 dollar\u00eb\u00eb, nga t\u00eb cilat mbi 7 mij\u00eb jan\u00eb paguar nga kandidatja Taulanda Jupi, mbi 6 mij\u00eb dollar\u00eb nga kandidati Endri Hasa dhe pjesa tjet\u00ebr nga Basha.<\/p>\n<p>Endrit Shabani dhe \u201cShqip\u00ebria b\u00ebhet\u201d, e cila deri m\u00eb tani ka t\u00eb sigurt\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mandat n\u00eb Tiran\u00eb, kan\u00eb shp\u00ebnzuar p\u00ebr reklama n\u00eb rrjetin social mbi 12 mij\u00eb dollar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga rradh\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste kandidati nga qarku i Vlor\u00ebs, Vasil Llajo, i ka paguar kompanis\u00eb meta mbi 4.6 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb sponsorizuar postimet e tij.<\/p>\n<p>Partia Socialiste, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe forca e shumic\u00ebs n\u00eb parlament q\u00eb nga viti 2013, rezulton se n\u00eb facebook ka paguar sponsorizimin e videos p\u00ebr fushat\u00eb politike \u201cVesi del me shpirtin\u201d.  Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, PS ka sponsorizuar dy her\u00eb k\u00ebt\u00eb postim, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Facebook dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Instagram, kostoja e secil\u00ebs prej tyre ka qen\u00eb mbi 100 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Shpenzimet e Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr reklama n\u00eb Facebook<\/p>\n<p>Financimi n\u00eb rrejtet sociale nuk ishte nj\u00eb dukuri e re n\u00eb zgjedhjet e k\u00ebtij viti. Sipas Koalicionit p\u00ebr Reforma, Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK), n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2023 subjektet politike dhe kandidat\u00ebt shpenzuan 124.632 dollar\u00eb p\u00ebr sponsorizimin e 3 509 posteve n\u00eb rrjetin social Facebook.\/SHTEG.ORG <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/fushata-online-e-pd-se-nuk-perkthehet-ne-vote-kush-shpenzoi-me-shume-dhe-humbi\/\">FUSHATA ONLINE E PD-s\u00eb nuk p\u00ebrkthehet n\u00eb VOT\u00cb (Kush shpenzoi m\u00eb shum\u00eb dhe humbi)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb dhe partit\u00eb politike kan\u00eb paguar mbi 157 mij\u00eb dollar\u00eb kompanin\u00eb e Facebook brenda 90 dit\u00ebve p\u00ebr sponsorizimin e posteve t\u00eb publikuara prej tyre. Zgjedhjet parlamentare kan\u00eb rezultuar \u201cm\u00eb t\u00eb shtrenjta\u201d se ato vendore t\u00eb vitit 2023, ku t\u00eb gjitha subjektet kan\u00eb shpenzuar rreth 125 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr financim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rrjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22063","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22063\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}