{"id":22013,"date":"2025-05-20T12:29:12","date_gmt":"2025-05-20T12:29:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/ish-shefi-i-nato-s-evropes-i-duhet-nje-model-i-ri-sigurie-2\/"},"modified":"2025-05-20T12:29:12","modified_gmt":"2025-05-20T12:29:12","slug":"ish-shefi-i-nato-s-evropes-i-duhet-nje-model-i-ri-sigurie-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/ish-shefi-i-nato-s-evropes-i-duhet-nje-model-i-ri-sigurie-2\/","title":{"rendered":"Ish-shefi i NATO-s: Evrop\u00ebs i duhet nj\u00eb model i ri sigurie"},"content":{"rendered":"<p>Ish-sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Organizat\u00ebs s\u00eb Traktatit t\u00eb Atlantikut Verior (NATO), Anders Fogh Rasmussen, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se p\u00ebrgatitjet p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb evropiane q\u00eb do t\u00eb vendosej n\u00eb Ukrain\u00eb pas nj\u00eb arm\u00ebpushimi ose marr\u00ebveshjeje paqeje \u201cpo ecin shum\u00eb ngadal\u00eb\u201d dhe se i gjith\u00eb modeli i siguris\u00eb evropiane ishte \u201cn\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk dua t\u00eb shoh nj\u00eb koalicion t\u00eb t\u00eb gatshm\u00ebve q\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb koalicion t\u00eb prit\u00ebsve\u201d, tha Rasmussen, duke iu referuar nj\u00eb plani t\u00eb shpallur nga kryeministri britanik, Keir Starmer, n\u00eb Lond\u00ebr, m\u00eb 2 mars.<br \/>\nQ\u00eb at\u00ebher\u00eb ka pasur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb, pyetjet ky\u00e7 p\u00ebr mandatin e misionit, rregullat e angazhimit dhe se cilat vende do t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb trupa, ende nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje publikisht.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb parim, n\u00eb Evrop\u00eb, shpenzojm\u00eb shum\u00eb koh\u00eb duke diskutuar e folur, dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr veprim jan\u00eb t\u00eb pakta\u201d, tha Rasmussen.<br \/>\n\u201cMegjithat\u00eb, shpresoj q\u00eb sulmi i [presidentit rus, Vladimir] Putin ndaj Ukrain\u00ebs dhe zgjedhja e [Donald] Trumpit [president n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs] t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si thirrje zgjimi q\u00eb t\u2019u tregojn\u00eb evropian\u00ebve se duhet t\u00eb veprojm\u00eb shpejt\u201d, shtoi ai.<br \/>\nRasmussen foli n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjet ushtarake, sigurin\u00eb ekonomike dhe komentet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb presidentit amerikan, Trump, p\u00ebr marrjen e Grenland\u00ebs nga Danimarka.<br \/>\nAi ishte kryeminist\u00ebr i Danimark\u00ebs p\u00ebrpara se t\u00eb sh\u00ebrbente si sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, nga viti 2009 deri m\u00eb 2014.<br \/>\n\u201c\u00cbsht\u00eb e turpshme ta k\u00ebrc\u00ebnosh Danimark\u00ebn, nj\u00eb aleate t\u00eb ngusht\u00eb, me mjete ushtarake p\u00ebr ta pushtuar Grenland\u00ebn\u201d, tha Rasmussen.<br \/>\n\u201cNuk mendoj se do t\u00eb ndodh\u00eb. Por, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, ekziston potenciali p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ndarje brenda NATO-s kur k\u00ebrc\u00ebnon nj\u00eb aleat\u201d, tha ai.<br \/>\nQ\u00eb prej largimit nga roli n\u00eb NATO, Rasmussen ka krijuar organizat\u00ebn jofitimprur\u00ebse Aleanca p\u00ebr Demokracit\u00eb, e cila synon t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb at\u00eb q\u00eb e p\u00ebrshkruan si ngritje globale t\u00eb \u201cautokrat\u00ebve dhe diktator\u00ebve\u201d.<br \/>\nJav\u00ebn e kaluar, grupi shpalli nj\u00eb plan me pes\u00eb pika p\u00ebr mbrojtjen evropiane q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb thirrje p\u00ebr rritjen e buxheteve t\u00eb mbrojtjes n\u00eb kat\u00ebr p\u00ebr qind t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (PBB) deri n\u00eb vitin 2028.<br \/>\nKjo pason l\u00ebvizjet e Bashkimit Evropian dhe fuqive t\u00eb m\u00ebdha ushtarake t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 Britania, Franca dhe Gjermania \u2013 p\u00ebr t\u00eb rritur shpenzimet e mbrojtjes n\u00eb vitet e ardhshme, por shkon p\u00ebrtej planeve t\u00eb shpallura deri m\u00eb tani.<br \/>\n\u201cInvestimi i Rusis\u00eb n\u00eb mbrojtje tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se investimi i kombinuar i mbrojtjes n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrshpejtojm\u00eb. Duhet t\u00eb dyfishojm\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn investimin evropian n\u00eb mbrojtje\u201d, i tha Rasmussen Radios Evropa e Lir\u00eb.<br \/>\n\u201cP\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, kemi mb\u00ebshtetur nj\u00eb model q\u00eb nuk funksionon m\u00eb \u2014 nj\u00eb kombinim i energjis\u00eb s\u00eb lir\u00eb nga Rusia, mallrave t\u00eb lira nga Kina dhe siguris\u00eb s\u00eb lir\u00eb nga SHBA\u201d, shtoi ai.<br \/>\nTema si \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb dhe ekonomis\u00eb ishte tem\u00eb kryesore n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb q\u00eb Rasmussen organizoi jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Kopenhag\u00eb, ku u diskutua edhe plani me pes\u00eb pika.<br \/>\nVeterani 72-vje\u00e7ar i politik\u00ebs dhe diplomacis\u00eb ve\u00e7on tarifat globale t\u00eb administrat\u00ebs Trump si nj\u00eb rrezik t\u00eb ri q\u00eb ka krijuar nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb lloj \u201cNATO-je ekonomike\u201d.<br \/>\n\u201cAdministrata Trump shpalli nj\u00eb luft\u00eb tregtare kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 Rusis\u00eb dhe Kores\u00eb s\u00eb Veriut\u201d, tha ai.<br \/>\n\u201cDo ta sugjeroja krijimin e asaj q\u00eb e quajm\u00eb D7, shtat\u00eb demokracit\u00eb e bot\u00ebs: Bashkimi Evropian, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Koreja e Jugut, Japonia dhe Zelanda e Re. Dhe, mendoj se shtylla kurrizore e k\u00ebsaj do t\u00eb ishte ajo q\u00eb do ta quanim nj\u00eb Nen 5 ekonomik. Ne do ta konsideronim nj\u00eb sulm ose shtr\u00ebngim ndaj nj\u00ebrit prej atyre shtat\u00eb vendeve si nj\u00eb sulm ndaj t\u00eb gjithve, dhe do t\u00eb p\u00ebrgjigjeshim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kolektive\u201d, shtoi ai.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e habitshme t\u00eb d\u00ebgjosh nj\u00eb ish-shef t\u00eb NATO-s q\u00eb p\u00ebrjashton Shtetet e Bashkuara nga nj\u00eb list\u00eb e demokracive globale.<br \/>\n\u201cPo, por Shtetet e Bashkuara kan\u00eb zgjedhur izolimin\u2026 Nuk shoh nj\u00eb gatishm\u00ebri amerikane p\u00ebr t\u00eb ushtruar udh\u00ebheqjen globale t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, SHBA-ja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga kjo D7\u201d, tha Rasmussen.<br \/>\nQeverit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn po p\u00ebrballen me sfid\u00ebn se si t\u00eb reagojn\u00eb ndaj tarifave t\u00eb Trumpit. Bashk\u00ebpunimi m\u00eb i ngusht\u00eb dhe tregtia me partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb, pa dyshim, pjes\u00eb e p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb tyre.<br \/>\nPor, ashtu si me shpenzimet e mbrojtjes, propozimet e Rasmussenit shkojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrtej asaj q\u00eb po konsiderohet n\u00eb shumic\u00ebn e kryeqyteteve.<br \/>\nP\u00ebr shembull, marr\u00ebveshja e shum\u00ebp\u00ebrfolur e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb e Bashkimit Evropian me kat\u00ebr shtete t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut n\u00eb grupin Mercosur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur si pjes\u00eb e p\u00ebrgjigjes kolektive t\u00eb BE-s\u00eb ndaj nj\u00eb mjedisi t\u00eb ri, por Franca ende \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e kujdesshme p\u00ebr ta ratifikuar at\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, BE-ja dhe vendet individuale kan\u00eb reaguar ve\u00e7mas ndaj tarifave t\u00eb SHBA-s\u00eb, duke k\u00ebrkuar t\u00eb negociojn\u00eb me Uashingtonin n\u00eb vend se t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<br \/>\nRasmussen nuk ofron p\u00ebrgjigje t\u00eb thjeshta p\u00ebr zgjidhjen e rrjetit kompleks t\u00eb interesave q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vende t\u00eb krijojn\u00eb struktura t\u00eb reja globale. Por, ai thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb sfida q\u00eb duhet kap\u00ebrcyer.<br \/>\n\u201cP\u00ebr t\u00eb 19-tin vit radhazi, kemi par\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb globale. K\u00ebshtu q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb\u201d, tha ai.<br \/>\n\u201cE di nga p\u00ebrvoja me Putinin dhe autokrat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb se ata respektojn\u00eb vet\u00ebm forc\u00ebn, unitetin dhe nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb vendosur\u2026 N\u00ebse veprojm\u00eb s\u00eb bashku, n\u00ebse veprojm\u00eb t\u00eb bashkuar, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb kund\u00ebrshtojm\u00eb autokracit\u00eb q\u00eb po p\u00ebrparojn\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi ai.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/ish-shefi-i-nato-s-evropes-i-duhet-nje-model-i-ri-sigurie\/\">Ish-shefi i NATO-s: Evrop\u00ebs i duhet nj\u00eb model i ri sigurie<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Organizat\u00ebs s\u00eb Traktatit t\u00eb Atlantikut Verior (NATO), Anders Fogh Rasmussen, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se p\u00ebrgatitjet p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb evropiane q\u00eb do t\u00eb vendosej n\u00eb Ukrain\u00eb pas nj\u00eb arm\u00ebpushimi ose marr\u00ebveshjeje paqeje \u201cpo ecin shum\u00eb ngadal\u00eb\u201d dhe se i gjith\u00eb modeli i siguris\u00eb evropiane ishte \u201cn\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-22013","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22013","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22013"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22013\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22013"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22013"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22013"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}