{"id":21999,"date":"2025-05-20T10:45:49","date_gmt":"2025-05-20T10:45:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/100-vjetori-i-kontrollit-te-larte-te-shtetit-spiropali-kuvendi-do-vazhdoje-mbeshtetjen-pavaresia-e-institucioneve-eshte-jetike\/"},"modified":"2025-05-20T10:45:49","modified_gmt":"2025-05-20T10:45:49","slug":"100-vjetori-i-kontrollit-te-larte-te-shtetit-spiropali-kuvendi-do-vazhdoje-mbeshtetjen-pavaresia-e-institucioneve-eshte-jetike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/20\/100-vjetori-i-kontrollit-te-larte-te-shtetit-spiropali-kuvendi-do-vazhdoje-mbeshtetjen-pavaresia-e-institucioneve-eshte-jetike\/","title":{"rendered":"100-vjetori i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, Spiropali: Kuvendi do vazhdoj\u00eb mb\u00ebshtetjen, pavar\u00ebsia e institucioneve \u00ebsht\u00eb jetike"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, n\u00eb 100-vjetorin e krijimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, \u00ebsht\u00eb shprehur se Kuvendi do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb KLSH si nj\u00eb institucion kushtetues, nj\u00eb partner n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr zhvillimin dhe rritjen ekonomike, p\u00ebr t\u00eb rritur performanc\u00ebn financiare, p\u00ebr  mb\u00ebshtetjen e sundimit t\u00eb ligjit, mir\u00ebqeverisjes dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar ritmet e integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala e Kryetares s\u00eb Kuvendit, Elisa Spiropali<br \/>\nSot Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit mbush nj\u00eb shekull jet\u00eb. As jam historiane, as kam p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb b\u00ebj histori. Por d\u00ebshiroj t\u00eb them dy fjal\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebtimin nj\u00ebqindvje\u00e7ar t\u00eb k\u00ebtij institucioni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas themelimit, shteti i pavarur shqiptar b\u00ebri p\u00ebrpjekje t\u00eb krijonte institucionin q\u00eb do t\u00eb merrej me kontrollin e financave t\u00eb tij. Kuptohet, me at\u00eb vizion, perceptim e funksion q\u00eb mund\u00ebsonte koha. Por qeverit\u00eb e para nuk ia dol\u00ebn ta nd\u00ebrtonin k\u00ebt\u00eb institucion me formatin dhe p\u00ebrmbajtjen e vet si nj\u00eb instucion kushtetues. Kjo ishte e kuptueshme, n\u00ebse mbajm\u00eb parasysh kontekstin historik dhe furtunat e koh\u00ebs q\u00eb rrezikonin mbijetes\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shtetit t\u00eb saj t\u00eb ri.<br \/>\nVet\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn e vitit 1925, pra 13 vjet pas themelimit t\u00eb shtetit shqiptar, K\u00ebshilli Kontrollues i Financave u krijua dhe funksionoi si institucion kushtetues. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vones\u00eb e madhe n\u00eb koh\u00eb, n\u00ebse konsiderojm\u00eb historin\u00eb e shtetformimit n\u00eb vende t\u00eb tjera dhe kushtet historike e gjeopolitike gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur.<br \/>\nPra, nd\u00ebrsa shteti b\u00ebri si b\u00ebri pa institucionin e kontrollit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, Republika si form\u00eb qeverisjeje e k\u00ebrkoi dhe e realizoi at\u00eb si nj\u00eb institucion kushtetues menj\u00ebher\u00eb pas krijimit t\u00eb saj.<br \/>\nEdhe Kushtetuta e Mbret\u00ebris\u00eb shqiptare e sanksionoi K\u00ebshillin Kontrollues si organ t\u00eb pavarur. Gjat\u00eb regjimit komunist, organet e kontrollit t\u00eb shtetit funksionuan si instrumente t\u00eb forta audituese, kontrolluese e politike t\u00eb pushtetit popullor dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij.<br \/>\nN\u00eb sistemin demokratik, me ulje-ngritje jo t\u00eb vogla e t\u00eb pakta, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit u b\u00eb organi m\u00eb i lart\u00eb i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe pavar\u00ebsia e depolitizimi i k\u00ebtij institucioni \u00ebsht\u00eb sanksionuar n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe ligjin organik.<br \/>\nKuvendi do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Kontrollin e Lart\u00eb t\u00eb Shtetit si nj\u00eb institucion kushtetues, nj\u00eb partner n\u00eb p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr zhvillimin dhe rritjen ekonomike, p\u00ebr t\u00eb rritur performanc\u00ebn financiare, p\u00ebr  mb\u00ebshtetjen e sundimit t\u00eb ligjit, mir\u00ebqeverisjes dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar ritmet e integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. An\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, p\u00ebr t\u00eb cilin kemi tashm\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb dakort\u00ebsuar me institucionet europiane, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm kuror\u00ebzimi i nj\u00eb procesi t\u00eb nisur 35 vjet m\u00eb par\u00eb, por edhe starti i nj\u00eb rrug\u00ebtimi t\u00eb ri, kur t\u00eb gjitha institucionet e Republik\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb institucione t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb Bashkimit Europian.<br \/>\nGjej rastin t\u00eb n\u00ebnvizoj se Kuvendi do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb t\u00eb gjitha institucionet kushtetuese dhe t\u00eb krijuara me ligj dhe pavar\u00ebsin\u00eb e tyre, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur misionin si roje te interesit publik e qytetar.<br \/>\nPavar\u00ebsia e institucioneve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb jetike e mirefunksionimit t\u00eb pushteteve n\u00eb sistemin demokratik, po aq sa edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia, trasparenca dhe llogaridh\u00ebnia e tyre. Prandaj deviza e bashk\u00ebpunimit ton\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb tre fjal\u00eb: pavar\u00ebsi, mb\u00ebshtetje, partneritet.<br \/>\nNe vler\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrpjekjet tuaja p\u00ebr forcimin e pavar\u00ebsis\u00eb dhe profesionalizmit institucional, si nj\u00eb institucion kushtetues, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga parimet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, vler\u00ebsime k\u00ebto edhe t\u00eb raporteve m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb monitorimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga OECD dhe BE.<br \/>\nMegjithat\u00eb, Kuvendi, por mendoj edhe Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vler\u00ebsim se \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm forcimi i mbik\u00ebqyrjes parlamentare, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb veprimtarin\u00eb tuaj m\u00eb efektive, p\u00ebr t\u00eb rritur transparenc\u00ebn dhe ndikimin e auditimeve n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e menaxhimit t\u00eb financave publike.<br \/>\nBashk\u00ebpunimi yn\u00eb m\u00eb i ngusht\u00eb e m\u00eb i hapur si edhe komunikimi m\u00eb intensiv do t\u00eb fuqizojn\u00eb dimensionin parandalues t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Kontrollit dhe harmonizimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me masat nd\u00ebshkimore.<br \/>\nSinergjia midis parandalimit dhe nd\u00ebshkimit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e Kuvendit, as vet\u00ebm e koh\u00ebs son\u00eb. Ka qen\u00eb e till\u00eb edhe n\u00eb hapat e par\u00eb t\u00eb funksionimit t\u00eb k\u00ebtj institucioni, kur burimet e shtetit shqiptar p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb ishin t\u00eb kufizuara, p\u00ebrvoja mungonte dhe kapacitet institucionale e burimet njer\u00ebzore po ashtu ishin modeste. \u00cbsht\u00eb e till\u00eb edhe n\u00eb institucionet homologe t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Europian dhe t\u00eb shteteve t\u00eb tjera demokratike.<br \/>\nKuvendi \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka k\u00ebrkuar dhe do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb kontributin tuaj.<br \/>\nPor lufta korrupsionit nuk synon goditjen e punonj\u00ebsve publik\u00eb si nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por edhe mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr t\u00eb menaxhuar m\u00eb mir\u00eb burimet e shtetit, si dhe mbylljen e shtigjeve ligjore dhe institucionale p\u00ebr abuzim.<br \/>\nLufta jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e pakompromis, e vendosur dhe me temp n\u00eb rritje kund\u00ebr korrupsionit, shp\u00ebrdorimit t\u00eb posteve dhe abuzimeve me financat publike, nuk duhet t\u00eb na step\u00eb t\u00eb dallojm\u00eb shp\u00ebrdoruesit, abuzuesit dhe krimet n\u00eb menaxhimin e financave, programeve e projekteve publike, nga sh\u00ebrbyesit korrekt\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm dhe dinjitoz\u00eb t\u00eb shtetit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kontribuar e kontribuojn\u00eb p\u00ebr zhvillimin e vendit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot para dyerve t\u00eb Bashkimit  Eyropian edhe n\u00eb saj t\u00eb kontributit t\u00eb tyre.<br \/>\nN\u00eb vijim edhe t\u00eb zbatimit t\u00eb rekomandimeve t\u00eb Raporteve t\u00eb Progresit t\u00eb Komisionit Europian, ne po punojm\u00eb p\u00ebr forcimin e mekanizmit t\u00eb zbatimit t\u00eb rekomandimeve, p\u00ebrmes dialogut dhe bashk\u00ebpunimit m\u00eb t\u00eb strukturuar t\u00eb Kuvendit me Kontrollin e Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<br \/>\nKy bashk\u00ebpunim ka marr\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb ri pas ngritjes s\u00eb N\u00ebnkomisionit p\u00ebr Auditimin e Sektorit Publik, nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb synon t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrlidhje m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe m\u00eb efektive nd\u00ebrmjet funksionit kontrollues t\u00eb Kuvendit dhe veprimtaris\u00eb audituese t\u00eb KLSH-s\u00eb.<br \/>\nKy N\u00ebnkomision p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen parlamentare t\u00eb menaxhimit t\u00eb financave publike dhe q\u00eb n\u00eb themelimin e tij ka d\u00ebshmuar potencialin p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie, transparence dhe dialogu institucional.<br \/>\nKonstatoj se edhe Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka treguar angazhim p\u00ebr thellimin e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi, duke marr\u00eb hapa konkret\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb krijimin e nj\u00eb drejtorie t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb dedikuar p\u00ebr komunikimin me Kuvendin dhe me N\u00ebnkomisionin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shk\u00ebmbimi i informacionit, trajtimi i raporteve dhe ndjekja e rekomandimeve t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efikase dhe t\u00eb strukturuar.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim q\u00eb duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe inkurajuar, pasi po rrit cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrinstitucional, forcon kontrollin demokratik mbi administrat\u00ebn publike dhe p\u00ebrmir\u00ebson kultur\u00ebn e llogaridh\u00ebnies n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes.<br \/>\nKuvendi mbetet i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb partneritet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb funksion t\u00eb interesit publik dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb institucioneve m\u00eb t\u00eb forta, m\u00eb transparente dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme ndaj qytetar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb konsoliduar, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i angazhuar p\u00ebr t\u00eb fuqizuar m\u00eb tej mjetet dhe mekanizmat inovative q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb rritjes s\u00eb transparenc\u00ebs dhe ndjekjes efektive t\u00eb rekomandimeve t\u00eb auditimit. Nj\u00eb nga iniciativat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb rikonfigurimi i Platform\u00ebs Nd\u00ebrinstitucionale Online, nj\u00eb instrument modern dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, q\u00eb synon t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrlidhje m\u00eb efikase nd\u00ebrmjet institucioneve q\u00eb prodhojn\u00eb, trajtojn\u00eb dhe zbatojn\u00eb rekomandime audituese dhe Kuvendit si organ mbik\u00ebqyr\u00ebs.<br \/>\nDuke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj platforme nj\u00eb dimension t\u00eb ri funksional dhe strategjik, synojm\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb monitorimin e rekomandimeve t\u00eb KLSH-s\u00eb dhe audituesve t\u00eb tjer\u00eb publik\u00eb, por edhe t\u00eb nxisim aktivisht institucionet e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme n\u00eb popullimin e saj. Kuvendi do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, jo thjesht si mbik\u00ebqyr\u00ebs, por si nxit\u00ebs i nj\u00eb kulture t\u00eb re bashk\u00ebpunimi e llogaridh\u00ebnieje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin institucional. Modernizimi i praktikave, zgjerimi i fush\u00ebveprimit, rritja e ndikimit t\u00eb auditimeve n\u00eb administrat\u00ebn publike, p\u00ebrmir\u00ebsimi i transparenc\u00ebs dhe komunikimit me publikun, rritja e kapaciteteve institucionale dhe burimeve njer\u00ebzore, vler\u00ebsoj se jan\u00eb disa nga prioritetet tuaja, t\u00eb cilat mund t\u00eb rrisin cil\u00ebsin\u00eb e kontrollit dhe auditimit si edhe efektivitetin e pun\u00ebs s\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike, p\u00ebr t\u00eb cilat ndihma e Kuvendit as ka munguar dhe as do t\u00eb mungoj\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/100-vjetori-i-kontrollit-te-larte-te-shtetit-spiropali-kuvendi-do-vazhdoje-mbeshtetjen-pavaresia-e-institucioneve-eshte-jetike\/\">100-vjetori i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, Spiropali: Kuvendi do vazhdoj\u00eb mb\u00ebshtetjen, pavar\u00ebsia e institucioneve \u00ebsht\u00eb jetike<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, n\u00eb 100-vjetorin e krijimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, \u00ebsht\u00eb shprehur se Kuvendi do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb KLSH si nj\u00eb institucion kushtetues, nj\u00eb partner n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr zhvillimin dhe rritjen ekonomike, p\u00ebr t\u00eb rritur performanc\u00ebn financiare, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e sundimit t\u00eb ligjit, mir\u00ebqeverisjes dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar ritmet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21999","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21999\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}