{"id":21908,"date":"2025-05-19T18:22:33","date_gmt":"2025-05-19T18:22:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/karcanaj-fshin-dokumentet-per-kamerat-e-doganave-denoncimi-tenderi-u-qep-per-vellezerit-jorgjis-te-lidhur-me-kinen-2\/"},"modified":"2025-05-19T18:22:33","modified_gmt":"2025-05-19T18:22:33","slug":"karcanaj-fshin-dokumentet-per-kamerat-e-doganave-denoncimi-tenderi-u-qep-per-vellezerit-jorgjis-te-lidhur-me-kinen-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/karcanaj-fshin-dokumentet-per-kamerat-e-doganave-denoncimi-tenderi-u-qep-per-vellezerit-jorgjis-te-lidhur-me-kinen-2\/","title":{"rendered":"Kar\u00e7anaj fshin dokumentet p\u00ebr kamerat e Doganave\/ Denoncimi: Tenderi u qep p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit Jorgjis t\u00eb lidhur me Kin\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Zhduken dokumentet e tenderit t\u00eb AKSHI-it p\u00ebr kamerat e Doganave dhe rishpallet procedura duke i hapur rrug\u00ebn kompanis\u00eb q\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Elton Jorgjis dhe Elision Jorgjis q\u00eb sjellin kamerat kineze n\u00eb Shqip\u00ebri. Kompania e tyre AlbaScan \u00ebsht\u00eb distributor p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i kinezes \u201cUniview\u201d, e sanksionuar nga Qeveria Amerikane.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, por kjo kompani po b\u00ebhet gati t\u00eb marr\u00eb edhe tenderin e kamerave n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pa pyetur p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, Mirlinda Kar\u00e7anaj, drejtoresha e AKSHI-t, po favorizon hapur kompanin\u00eb AlbaScan, q\u00eb \u00ebsht\u00eb partner n\u00eb tendera me Gerond Me\u00e7en. Nd\u00ebrsa ky i fundit g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e baxhanakut t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrezikun q\u00eb vjen nga instalimi i kamerave kineze e ka ngritur z\u00ebrin nj\u00eb prej pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tender, kompania CSP. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit me objekt \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i pajisjeve fizike t\u00eb sistemit t\u00eb monitorimit me kamera n\u00eb deg\u00ebt doganore\u201d, me fond limit 72602500 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 maj 2025, n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik \u00ebsht\u00eb paraqitur nj\u00eb denoncim i CSP, i cili k\u00ebrkon v\u00ebmendje maksimale lidhur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb alarmante dhe t\u00eb paprecedent\u00eb, q\u00eb po rrezikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante integritetin e tenderit publik.<\/p>\n<p>\u201cJemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb rasti t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, ku Grupi i Pun\u00ebs i ngarkuar p\u00ebr modifikimin e dokumenteve t\u00eb tenderit, ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb dyshimta dhe t\u00eb papranueshme, duke tejkaluar hapur kompetencat ligjore dhe duke kryer veprime q\u00eb p\u00ebrbejn\u00eb manipulim t\u00eb procesit t\u00eb prokurimit\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb ankimim t\u00eb n\u00ebnshkruar nga administratori Klevis Xhagolli.<\/p>\n<p>\u201cKy grup po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb deformon konkurrenc\u00ebn dhe favorizon pal\u00eb t\u00eb caktuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur. Kemi prova t\u00eb qarta dhe t\u00eb dokumentuara q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se: \u00cbsht\u00eb zhdukur i gjith\u00eb historiku i procedur\u00ebs se m\u00ebparshme nga portali elektronik i prokurimeve publike. <strong>Nuk ekziston m\u00eb asnj\u00eb dokument, as dosja e tenderit, as ankesat, as sqarimet. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shkelje teknike, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshirje e q\u00ebllimshme dhe e organizuar e gjurm\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb sillnin p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore<\/strong>\u201d, vijon akuza nga biznesi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, sipas ankimimit, \u201cGrupi i Pun\u00ebs ka modifikuar standardet teknike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, duke hequr t\u00eb vetmin kriter q\u00eb penalizonte mark\u00ebn UNIVIEW (kompania kineze) nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7do specifikim tjet\u00ebr duket i qepur me porosi p\u00ebr t\u00eb favorizuar pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb mark\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, sipas ankimimit, \u201cNuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rishikuar fondin e fryr\u00eb t\u00eb projektit, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb pajisje me kapacitete dhe karakteristika q\u00eb i tejkalojn\u00eb ndjesh\u00ebm nevojat reale t\u00eb projektit, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb keqmenaxhim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb fondeve publike\u201d.<\/p>\n<p>Sipas operatorit, ky veprim nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm. \u201cNuk mund t\u00eb pranojm\u00eb m\u00eb p\u00ebrs\u00ebri justifikime t\u00eb tipit \u2018gabim njer\u00ebzor\u2019. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i mir\u00eborganizuar, i p\u00ebrs\u00ebritur dhe me pasoja t\u00eb r\u00ebnda ligjore. \u00cbsht\u00eb krejt\u00ebsisht e papranueshme q\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb me AKSHI-n, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb fokusohen n\u00eb p\u00ebrgatitjen e ofertave konkurruese dhe t\u00eb barabarta\u201d, shkruhet n\u00eb ankes\u00ebn e biznesit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, k\u00ebrkohet hetimi i \u00e7\u00ebshtjes. \u201cMe shum\u00eb keqardhje, jemi t\u00eb detyruar q\u00eb p\u00ebr shkeljet e Rregullores s\u00eb Prokurimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb APP-s\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar dhe t\u00eb pavarur mbi k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb\u201d, citojm\u00eb dokumentin.<\/p>\n<p>Tenderi i rishpallur pas anulimit me urdh\u00ebr t\u00eb KPP ka l\u00ebn\u00eb afatin m\u00eb 23 maj 2025 p\u00ebr dor\u00ebzimin aplikimeve t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p><strong>Loja me anulimin e tenderit dhe rishpallja e procedur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebsit k\u00ebrkojn\u00eb \u201cModifikim t\u00eb dokumenteve t\u00eb tenderit\u201d, sipas vendimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb KPP.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se k\u00ebto veprime jan\u00eb t\u00eb lidhura nj\u00ebra me tjetr\u00ebn, po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje. Procedura e prokurimit me num\u00ebr REF-36371 dat\u00eb 30 janar 2025 ka qen\u00eb objekt ankimi, p\u00ebr t\u00eb cilin KPP me vendimin nr. 398\/2025, dat\u00eb 21 mars 2025, ka vendosur pranimin e pjessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Me vendimin e KPP t\u00eb dat\u00ebs 17 prill 2025, operator\u00ebt jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb \u201cgabimi<\/p>\n<p>njer\u00ebzor\u201d tek AKSHI \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb heqja nga pezullimi i procesit n\u00eb sistem pa b\u00ebr\u00eb ndryshimet p\u00ebrkat\u00ebse<\/p>\n<p>n\u00eb Dokumentet Standarde t\u00eb Tenderit dhe pa b\u00ebr\u00eb shtyrjen e datave t\u00eb hapjes s\u00eb ofertave, ndaj \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar miratimi i KPP-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar me anulimin e procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit.<\/p>\n<p>KPP e ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e AKSHI-t, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim lejon Mirlinda Kar\u00e7anajn t\u00eb vijoj\u00eb me hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit: me anulimin e saj dhe ripublikimin e procedur\u00ebs n\u00eb p\u00ebrputhje me<\/p>\n<p>konstatimet e vendimit t\u00eb KPP date 21 mars 2025.<\/p>\n<p>Gjithashtu KPP n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim shprehet se edhe modifikimi i dokumenteve t\u00eb prokurimit duhet t\u00eb<\/p>\n<p>kryhet ne zbatim t\u00eb vendimit t\u00eb dat\u00ebs 21 mars 202<\/p>\n<p>K\u00ebtu zbulohet loja q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb AKSHI i Kar\u00e7anajt dhe KPP e drejtuar nga Jonaid Myzyri. N\u00eb procedur\u00ebn e rishpalluar, v\u00ebrehet se \u00ebsht\u00eb hequr certifikimin NDAA Compliant (certifikimi i siguris\u00eb nga SHBA) p\u00ebr t\u00eb gjitha pajisjet kamera.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur vendimi nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar, por jan\u00eb b\u00ebr\u00eb modifikime t\u00eb pak\u00ebrkuara, operatori CSP i \u00ebsht\u00eb rikthyer \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb certifikimeve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ankimuar n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesa ishte \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb aplikohen standarde amerikane dhe europiane t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjitha produktet. AKSHI, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka plot\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb KPP, por p\u00ebrkundrazi e ka shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb flagrante duke keqorientuar KPP-n\u00eb dhe duke e bindur at\u00eb se vendimi i tij \u00ebsht\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht\u201d.<\/p>\n<p><strong>AKSHI i heq kufizimet kompanis\u00eb kineze<\/strong><\/p>\n<p>Sipas krahasimit t\u00eb dy procedurave, v\u00ebrehet se AKSHI ka hequr vet\u00ebm nj\u00eb Standard\/Protokoll Amerikan (NDAA Compliant) dhe pjesa tjet\u00ebr nuk ka asnj\u00eb ndryshim. Autoriteti kontraktor \u00ebsht\u00eb stoik n\u00eb t\u00eb gjitha vendimet dhe veprimet e tij\u201d, thekson ankimuesi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne arsyeja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb si drita e diellit! N\u00eb procedur\u00ebn e m\u00ebparshme, kryefjala e ankimit ton\u00eb<\/p>\n<p>ka qen\u00eb se kjo gar\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb qepur vet\u00ebm p\u00ebr produktet UNIVIEW\u201d.<\/p>\n<p>Ne e verifikuam situat\u00ebn n\u00eb kanale zyrtare dhe rezulton se produkteve t\u00eb Zhejiang Univie\u00eb Technologies Co., Ltd., u \u00ebsht\u00eb hequr kjo certifikat\u00eb nga SHBA.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 dhjetor 2024, Departamenti i Tregtis\u00eb i SHBA-ve e shtoi Uniview n\u00eb list\u00ebn e entiteteve t\u00eb ndaluara (Entity List). Shpjegojm\u00eb se \u201cNDAA Compliant\u201d n\u00ebnkupton se nj\u00eb pajisje ose produkt \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Aktin e Autorizimit t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare (National Defense Authorization Act NDAA) t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, konkretisht me seksionin 889 t\u00eb k\u00ebtij ligji, i cili ndalon p\u00ebrdorimin e pajisjeve t\u00eb caktuara t\u00eb prodhuara nga kompani t\u00eb caktuara kineze.<\/p>\n<p>Seksioni 899 ndahet n\u00eb dy pjes\u00eb: Pjesa A (seksioni 889(a)(1)(A)): Ndalon autoritetet kontraktore nga blerja, p\u00ebrdorimi ose rinovimi i kontratave p\u00ebr pajisje, sisteme ose sh\u00ebrbime q\u00eb p\u00ebrdorin pajisje ose sh\u00ebrbime t\u00eb telekomunikacionit t\u00eb prodhuara nga kompani t\u00eb caktuara kineze. Ky ndalim \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi q\u00eb nga 13 gushti 2019.<\/p>\n<p>Pjesa B (seksioni 889(a)(1)(B)): Ndalon kontraktor\u00ebt nga p\u00ebrdorimi i pajisjeve ose sh\u00ebrbimeve t\u00eb telekomunikacionit t\u00eb prodhuara nga k\u00ebto kompani kineze, edhe n\u00ebse ato nuk p\u00ebrdoren n\u00eb p\u00ebrmbushjen e kontratave. Ky ndalim \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi q\u00eb nga 13 gushti 2020.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti seksion parashikon se nj\u00eb pajisje q\u00eb \u00ebsht\u00eb NDAA compliant: Nuk p\u00ebrmban asnj\u00eb komponent nga kompanit\u00eb e ndaluara; Nuk p\u00ebrdor softuer nga k\u00ebto kompani. Nuk \u00ebsht\u00eb prodhuar nga ose n\u00eb bashk\u00ebpunim me k\u00ebto kompani.<\/p>\n<p>\u201cVini re me kujdes, se grupi i pun\u00ebs ka hequr pik\u00ebrisht standardin e vet\u00ebm q\u00eb tashm\u00eb nuk plot\u00ebsonte produkti UNIVIEW, duke l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrjashtim t\u00eb gjitha standardet dhe certifikimet e tjera, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me vendimin e KPP\u201d, tregon ankimuesi duke shtuar se AKSHI po i b\u00ebn karshill\u00ebk ligjit.<\/p>\n<p><strong>Kompania e v\u00ebllez\u00ebrve Jorgjis synon edhe kamerat e portit t\u00eb Durr\u00ebsit<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 ka nisur AKSHI, Shqip\u00ebria do t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb Big Brother kinez. T\u00eb gjitha kamerat e institucioneve strategjike p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare do t\u2019i blej\u00eb kompania AlbaScan. Aktualisht tenderi i blerjes s\u00eb kamerave nga Autoriteti Portual \u00ebsht\u00eb pezulluar p\u00ebr t\u00eb rregulluar kriteret sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb kineze q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 5 maj 2025 pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik ka mb\u00ebrritur ankesa operatorit ekonomik \u201cAlbaScan\u201d SHPK p\u00ebr tenderin me objekt: \u201cSistemi<\/p>\n<p>Back up CCTV\u201d, me fond limit 15,195,386 leke pa TVSH, zhvilluar nga Autoriteti Portual Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Objekti i ankes\u00ebs lidhet me k\u00ebrkes\u00ebn e operatorit ekonomik \u201cAlbaScan\u201d SHPK p\u00ebr anulimin e procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit.<\/p>\n\n<p><strong>SHBA: Kamerat kineze jan\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 6 maj 2024 intervistoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nj\u00eb zyrtar amerikan. \u201cDallimi m\u00eb i madh midis k\u00ebtyre [firmave kineze] dhe t\u00eb tjerave \u00ebsht\u00eb se kompanit\u00eb e tjera nuk kan\u00eb nj\u00eb katalog kaq t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb dob\u00ebsive p\u00ebr t\u2019u shfryt\u00ebzuar\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Conor Healy, drejtor i k\u00ebrkimit qeveritar n\u00eb IPVM, nj\u00eb firm\u00eb k\u00ebrkimore e industris\u00eb s\u00eb mbik\u00ebqyrjes.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb thelb, siguria ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me planifikimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb mundshme, ndaj qeverit\u00eb dhe organizatat e siguris\u00eb komb\u00ebtare duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb problem\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Raportimi i Radios Evropa e Lir\u00eb tregon se, pavar\u00ebsisht nga rritja e vet\u00ebdijes n\u00eb kryeqytetet per\u00ebndimore p\u00ebr nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tepruar n\u00eb teknologjin\u00eb kineze p\u00ebr infrastruktura kritike, kamerat kineze jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim edhe n\u00eb institucione t\u00eb ndjeshme, t\u00eb cilat ekspert\u00ebt thon\u00eb se i ekspozojn\u00eb ndaj haker\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p><strong>\u201cAlbaScan\u201d kompania e pajisjeve q\u00eb nuk funksiononin n\u00eb Burgun e Peqinit<\/strong><\/p>\n<p>Kompania \u201cAlbascan\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim me firm\u00ebn e Gerond Me\u00e7es ABS p\u00ebrfituan kontrat\u00ebn p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb burgje. \u00a0N\u00eb tetor 2022, u shpall tenderi me objekt \u201cMir\u00ebmbajtja e sistemit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb 18 Institucione t\u00eb Ekzekutimeve t\u00eb Vendimeve Penale\u201d, n\u00eb interes t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve. Vlera e tenderit ishte 611 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.\u201d. Kontrata e k\u00ebtij parashikonte mir\u00ebmbajtjen e siguris\u00eb n\u00eb burgje, p\u00ebrfshir\u00eb v\u00ebzhgimin me kamera, nd\u00ebrrimin e kamerave t\u00eb vjetra q\u00eb mund t\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebmtuara ose amortizuara.<\/p>\n<p>ADVANCED BUSINESS SOLUTIONS \u2013ABS sh.p.k\u201d, ka si pronar kryesor Gerond Me\u00e7en. Deri n\u00eb dhjetor 2024, m\u00eb shum\u00eb se 53 milion\u00eb euro tendera t\u00eb AKSHI-t, jan\u00eb p\u00ebrfituar nga kompanit\u00eb e shtetasit Gerond Me\u00e7e. Ky i fundit, pasi ka p\u00ebrfituar tenderat, nga AKSHI, ia ka kaluar punimet kompanive t\u00eb Armand Frangut, i cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu ortak i Gerond Me\u00e7es n\u00eb dy kompani.<\/p>\n<p>Me\u00e7e \u00ebsht\u00eb ortak biznesi i Armand Frangut, i njohur si baxhanaku i Kryeministrit Edi Rama. Kompania ABS, e p\u00ebrdorur nga Me\u00e7e p\u00ebr t\u00eb fituar tenderat e AKSHI-t, ka nj\u00eb rritje galopante t\u00eb xhiros nga viti 2012, kur deklaronte xhiro 131 milion\u00eb lek\u00eb e deri n\u00eb vitin 2024 kur xhiro ka arritur n\u00eb mbi 18 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Baxhanaku i kryeministri Edi Rama, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga QKB, rezulton aksioner n\u00eb 2 kompani, B360 e bashk\u00ebthemeluar me Gerond Me\u00e7e dhe SIRMA e themeluar n\u00eb vitin 2017 me ortak kompanin\u00eb SIRMA inc ku Armand Frangu ka n\u00eb zot\u00ebrim 45% t\u00eb aksioneve. T\u00eb dyja k\u00ebto firma kan\u00eb si objekt sh\u00ebrbimet IT.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Ermonela Denaj, drejtoresh\u00eb e I-gov pran\u00eb AKSHIT, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht kunata e Gerond Me\u00e7es, njeriut q\u00eb merr tenderat nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit dhe m\u00eb pas kanalizon te Armand Frangu. Denaj gjithashtu ka qen\u00eb n\u00eb disa projekte edhe si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e kontrat\u00ebs, duke pasur konflikt t\u00eb hapur interesi, me biznesmenin Gerond Me\u00e7e.<\/p>\n<p>E dyta kompani, AlbaScan, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb firm\u00eb e cila bashk\u00ebpunon me Me\u00e7en dhe n\u00eb brenda pak vitesh ka xhiruar miliona euro.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2023, Sokol Mjacaj, i d\u00ebnuar p\u00ebrjet\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eblloi me nj\u00eb pistolet\u00eb me mulli dy t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb \u00a0n\u00eb ambientet e burgut t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Peqin. Nj\u00eb i vdekur dhe nj\u00eb i plagosur. Arben Lleshi, objektivi i Mjacajt, ka humbur jet\u00ebn menj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa Indrit Shaqja mbetet i plagosur, duke qen\u00eb edhe d\u00ebshmitari kryesor i asaj \u00e7far\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Arma, e futur mbi dy jav\u00eb p\u00ebrpara ngjarjes n\u00eb qelin\u00eb e Mjacajt, kthehet n\u00eb strumbullarin q\u00eb futi n\u00eb qeli t\u00eb gjith\u00eb ekipin drejtues t\u00eb Burgut t\u00eb Peqinit, t\u00eb cil\u00ebt deri at\u00eb dit\u00eb kishin detyr\u00eb ta mbik\u00ebqyrnin Mjacajn dhe shok\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Nga hetimi rezultoi se kamerat nuk punonin. As skaneri nga ku kalon gjith\u00e7ka drejt qelive nuk funksiononte, duke ngritur mjaft pyetje p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb burgje.<\/p>\n<p>E themeluar vet\u00ebm pak vite me par\u00eb, Albascan \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar rrufesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh t\u00eb fondeve publike. N\u00eb vitin 2017, kompania kishte nj\u00eb xhiro totale prej vet\u00ebm 50 mij\u00eb eurosh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitin. Por sot ajo merr mesatarisht 1.8 milion\u00eb euro n\u00eb muaj pagesa nga Thesari i Shtetit p\u00ebr kontratat publike.<\/p>\n<p>Albascan u krijua n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2017 nga dy ortak\u00eb, Sokol Cane dhe Etmira Dashi. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e tyre kompania mbeti nj\u00eb biznes i vog\u00ebl me xhiro t\u00eb pap\u00ebrfillshme. Ngjitja e saj erdhi n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2019 kompania u ble nga Elton dhe Elision Jorgjis p\u00ebr 150 mij\u00eb lek\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb sapo u ble nga dy pronar\u00ebt e rinj, xhiro e kompanis\u00eb k\u00ebrceu n\u00eb 110 milion\u00eb lek\u00eb nga 19 milion\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga \u00e7el\u00ebsat e suksesit t\u00eb Albascan ka qen\u00eb partneriteti i saj me Advanced Business Solutions, e cila zot\u00ebrohet nga Gerond Me\u00e7e. T\u00eb dy kompanit\u00eb kan\u00eb fituar n\u00eb partneritet s\u00eb bashku tendering 6 milion\u00eb euro p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb burgje, at\u00eb 16 milion\u00eb euro p\u00ebr implementimin e laborator\u00ebve smart n\u00eb shkolla si dhe disa kontrata t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Rikthimi p\u00ebr kamerat e burgjeve<\/strong><\/p>\n<p>Mirlinda Kar\u00e7anaj, drejtoresha e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) k\u00ebrkon t\u2019u jap\u00eb s\u00ebrish kontrat\u00ebn e kamerave p\u00ebr burgjet k\u00ebtyre dy biznesmen\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb kapur AKSHI-in dhe po e mjelin.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fondin 619796658 lek\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb duke u prokuruar nga AKSHI me objekt \u201cMir\u00ebmbajtje e Sistemit t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb IEVP p\u00ebr Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve\u201d<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb njoftuar m\u00eb 10 prill 2025, nd\u00ebrsa afati i fundit p\u00ebr paraqitjen e ofert\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb 12 maj 2025. P\u00ebr momentin tenderi \u00ebsht\u00eb pezulluar deri n\u00eb shqyrtimin e denoncimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kompania \u201cAESS\u201d shpk me pronar \u00a0Lefter Klemon, e cila k\u00ebrkon t\u00eb ndryshojn\u00eb kriteret dhe specifikimet teknike, pasi fituesi \u00ebsht\u00eb i paracaktuar.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zhduken dokumentet e tenderit t\u00eb AKSHI-it p\u00ebr kamerat e Doganave dhe rishpallet procedura duke i hapur rrug\u00ebn kompanis\u00eb q\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Elton Jorgjis dhe Elision Jorgjis q\u00eb sjellin kamerat kineze n\u00eb Shqip\u00ebri. Kompania e tyre AlbaScan \u00ebsht\u00eb distributor p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i kinezes \u201cUniview\u201d, e sanksionuar nga Qeveria Amerikane. Jo vet\u00ebm kaq, por kjo kompani po b\u00ebhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21908","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21908\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}