{"id":21901,"date":"2025-05-19T16:56:15","date_gmt":"2025-05-19T16:56:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/partizani-kalon-per-gjykim-beqiri-zvarritja-mori-fund-berisha-rrezikon-12-vite-burg-familja-e-tij-nder-me-te-pasurat-logu-vendimi-i-sotem-ne-kundershtim-me-ligjin\/"},"modified":"2025-05-19T16:56:15","modified_gmt":"2025-05-19T16:56:15","slug":"partizani-kalon-per-gjykim-beqiri-zvarritja-mori-fund-berisha-rrezikon-12-vite-burg-familja-e-tij-nder-me-te-pasurat-logu-vendimi-i-sotem-ne-kundershtim-me-ligjin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/partizani-kalon-per-gjykim-beqiri-zvarritja-mori-fund-berisha-rrezikon-12-vite-burg-familja-e-tij-nder-me-te-pasurat-logu-vendimi-i-sotem-ne-kundershtim-me-ligjin\/","title":{"rendered":"\u2018Partizani\u2019 kalon p\u00ebr gjykim\/ Beqiri : Zvarritja mori fund, Berisha rrezikon 12 vite burg, familja e tij nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasurat! Logu: Vendimi i sot\u00ebm n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin"},"content":{"rendered":"<p>Pas 7 muajsh zvarritjesh proceduriale nga avokat\u00ebt e Sali Berish\u00ebs, dh\u00ebndrit t\u00eb tij dhe 3 t\u00eb pandehurve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb afer\u00ebs n\u00eb dosjen \u201cPartizani\u201d, Gjykata e Posa\u00e7me e ka kaluar sot \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Ish-kryeministri, aktualisht kryetar i PD-s\u00eb q\u00eb humbi zgjedhjet e 11 majit me rezultat t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se viti 2021 kur drejtonte Lulzim Basha, akuzohet p\u00ebr korrupsion pasiv n\u00eb lidhje me shkeljet ligjore t\u00eb tjet\u00ebrsimit t\u00eb trojeve t\u00eb kompleksit \u201cPartizani\u201d n\u00eb favor t\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb tij Jamarb\u00ebr Malltezi dhe familjes, duke siguruar miliona euro fitime nga nd\u00ebrtimi i pallateve.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje ishte sot edhe nj\u00eb tem\u00eb analize dhe debati n\u00eb \u201cStudio Live\u201d, ku u p\u00ebrball\u00ebn dy jurist\u00ebt dhe avokat\u00ebt Idajet Beqiri dhe Besart Logu, me argumente t\u00eb kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Beqiri tha p\u00ebr moderatorin Arb\u00ebr Hitaj n\u00eb Report Tv se Berisha tashm\u00eb ndodhet n\u00eb gjyq pas taktik\u00ebs s\u00eb zvarritjes dhe me vepr\u00ebn penale q\u00eb ka konsumuar rrezikon deri n\u00eb 12 vite burgim.<\/p>\n<p>Kurse Logu e cil\u00ebsoi kalimin e dosjes n\u00eb gjykim si nj\u00eb vendim skandaloz, pasi gjyqtarja Irena Gjoka duhej p\u00ebrjashtuar nga procesi fillestar.<\/p>\n<p>\u201cZvarritja mori fund. Gjykata nuk u tregua n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e ligjit. Ishte zvarritje nga Berisha e q\u00ebllimt\u00eb duke p\u00ebrdorur disa \u201cvjega\u201d p\u00ebr ta shtyr\u00eb n\u00eb limite, edhe me ndihm\u00ebn e Gjykat\u00ebs, sepse edhe kjo e fundit kishte interesin e saj. Q\u00eb gjyqtarja Gjoka \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpifje e ul\u00ebt, pa dokument zyrtar, ka nj\u00eb shkres\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nga Greqia q\u00eb provon se ajo nuk \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar. E ka sjell\u00eb Greqia zyrtarisht. \u00c7\u00ebshtja ishte kompetenc\u00eb e Fjorela Davidhit dhe jo Irena Gjok\u00ebs. N\u00ebse Gjoka veproi politikisht, po Apeli pse e la n\u00eb mas\u00eb sigurie shtr\u00ebnguese Berish\u00ebn, po Gjykata e Lart\u00eb, po Kushtetuesja?\u201d, tha avokati n\u00eb studio.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai parashtroi edhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrmban Kodi penal p\u00ebr akuz\u00ebn e kreut t\u00eb PD-s\u00eb dhe marzhin e d\u00ebnimit ndaj tij. Teksa theksoi se rrezikonte deri n\u00eb 12 vite burg, Beqiri n\u00ebnvizoi se Berisha dhe fmailja e tij jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasurit me k\u00ebto shkelje ligjore.<\/p>\n<p>\u201cBerisha po vete n\u00eb gjyq t\u00eb p\u00ebrballet me akuz\u00ebn si i pandehur p\u00ebr korrupsionin pasiv dhe rrezikon deri n\u00eb 12 vite burg, do shkoj\u00eb n\u00eb kokrr\u00ebn e burgut. Kur Gjykata jep detyrim paraqitje p\u00ebr Berish\u00ebn ju thoni \u201cbravo\u201d vendim i drejt\u00eb, kur e kalon dosjen p\u00ebr gjykim, e quani t\u00eb paligjshme dhe skandaloze. Jeni me dy standarde. P\u00ebr Gjok\u00ebn nuk ka as akte dhe as dosje penale d\u00ebnimi. Berisha, Shk\u00eblzeni, Liria dhe Argita, njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur\u201d, tha avokati p\u00ebr Report Tv.<\/p>\n<p>Kurse juristi pran\u00eb PD, Besart Logu, e cil\u00ebsoi vendimin e kalimit t\u00eb dosjes n\u00eb gjyq si skandaloz.<\/p>\n<p>\u201cVendim skandaloz, \u00ebsht\u00eb shkelur kodi i procedur\u00ebs penale. Gjyqtarja Irena Gjoka duhet t\u00eb p\u00ebrjashtuar, sepse \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar n\u00eb Greqi. Ajo \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar nga Gjykata e Janin\u00ebs.<\/p>\n<p>Provat jan\u00eb absolutisht t\u00eb pavlefshme dhe nuk merren parasysh. Gjoka \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushte papajtueshm\u00ebrie t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Por avokati Beqiri i kujtoi se Gjoka ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm masat dhe jo vendimin p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/partizani-kalon-per-gjykim-beqiri-zvarritja-mori-fund-berisha-rrezikon-12-vite-burg-familja-e-tij-nder-me-te-pasurat-logu-vendimi-i-sotem-ne-kundershtim-me-ligjin\/\">\u2018Partizani\u2019 kalon p\u00ebr gjykim\/ Beqiri : Zvarritja mori fund, Berisha rrezikon 12 vite burg, familja e tij nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasurat! Logu: Vendimi i sot\u00ebm n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas 7 muajsh zvarritjesh proceduriale nga avokat\u00ebt e Sali Berish\u00ebs, dh\u00ebndrit t\u00eb tij dhe 3 t\u00eb pandehurve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb afer\u00ebs n\u00eb dosjen \u201cPartizani\u201d, Gjykata e Posa\u00e7me e ka kaluar sot \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim. Ish-kryeministri, aktualisht kryetar i PD-s\u00eb q\u00eb humbi zgjedhjet e 11 majit me rezultat t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se viti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21901","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21901"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21901\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}