{"id":21890,"date":"2025-05-19T16:56:10","date_gmt":"2025-05-19T16:56:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/celibashi-firmos-13-miliard-leke-per-smartmatic-kontrate-sekrete-per-zgjedhjet-e-11-majit-2\/"},"modified":"2025-05-19T16:56:10","modified_gmt":"2025-05-19T16:56:10","slug":"celibashi-firmos-13-miliard-leke-per-smartmatic-kontrate-sekrete-per-zgjedhjet-e-11-majit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/celibashi-firmos-13-miliard-leke-per-smartmatic-kontrate-sekrete-per-zgjedhjet-e-11-majit-2\/","title":{"rendered":"Celibashi firmos 1,3 miliard lek\u00eb p\u00ebr \u201cSmartmatic\u201d, kontrat\u00eb sekrete p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit"},"content":{"rendered":"<p>Megjith\u00ebse SPAK ka nisur hetimin p\u00ebr dy tendera me vler\u00eb 21 milion\u00eb euro q\u00eb KQZ ia dha pa gar\u00eb kompanis\u00eb SMARTMATIC, Ilirjan Celibashi nuk u ndahet kontratave sekrete me firm\u00ebn holandeze \u201cSmartmatic\u201d. Edhe pse KLSH e ka paralajm\u00ebruar se pajisjet e votimit elektronik dhe identifikimit q\u00eb solli kjo kompani paraqesin probleme n\u00eb funksionimin e tyre, s\u00ebrish KQZ ka ftuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kompani n\u00eb nj\u00eb tender para zgjedhjeve t\u00eb 14 majit.<\/p>\n<p><strong>Tenderi \u201cme negocim pa shpallje\u201d<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto lloj tenderash jan\u00eb asi n\u00ebn m\u00ebng\u00eb i kreut t\u00eb KQZ, Ilirjan Celibashi. Lloji i procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhur \u00ebsht\u00eb \u201cProcedur\u00eb me negocim, pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit t\u00eb kontrat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn \u201cSh\u00ebrbime t\u00eb suportit dhe p\u00ebrdit\u00ebsime p\u00ebr votimin elektronik p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kuvend t\u00eb dat\u00ebs 11 maj 2025\u201d.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve, procedura \u00ebsht\u00eb regjistruar formalisht m\u00eb 14 mars 2023 n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimeve Publike dhe fituesi \u00ebsht\u00eb njoftuar m\u00eb 14 prill, por kontrata \u00ebsht\u00eb mbajtur sekret dhe \u00ebsht\u00eb shpallur vet\u00ebm pas zgjedhjeve n\u00eb buletinin e dat\u00ebs 12 maj 2025.<\/p>\n<p>Fillimisht \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb fond limit prej 110,342,551.78 lek\u00eb pa TVSH por pas \u201cnegocimit\u201d vlera totale p\u00ebrfundimtare e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb fiksuar me shifr\u00ebn 125,214,474.00 lek\u00eb me TVSH.<\/p>\n\n<p>Emri i kompanis\u00eb s\u00eb kontraktuar nga Celibashi p\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb \u201cSmartmatic International Holding B.V.\u201d me adres\u00eb n\u00eb Amsterdam, Holand\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastet e tjera t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre tenderave sekret\u00eb evidentohet specifikisht baza ligjore ku mb\u00ebshtetet autoriteti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Celibashi ka treguar se ka pasur nj\u00eb \u201cnevoj\u00eb ekstreme\u201d q\u00eb justifikon tenderin pa shpallje. Sipas ligjit p\u00ebr prokurimet, ky \u00ebsht\u00eb neni 47, pika 1\/C.<\/p>\n<p>\u201cProcedura me negocim pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit t\u00eb kontrat\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr kontratat publike t\u00eb pun\u00ebve, mallrave ose sh\u00ebrbimeve n\u00eb secilin nga rastet e m\u00ebposhtme: 1\/C c) kur p\u00ebr arsye t\u00eb nevoj\u00ebs ekstreme, t\u00eb shkaktuar nga ngjarje t\u00eb paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore p\u00ebr procedurat e hapura, procedurat e hapura t\u00eb thjeshtuara, procedurat e kufizuara, sh\u00ebrbimet e konsulenc\u00ebs, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake t\u00eb njoftimit, nuk mund t\u00eb respektohen. Rrethanat e p\u00ebrmendura p\u00ebr t\u00eb justifikuar nevoj\u00ebn ekstreme nuk duhet t\u00eb shkaktohen n\u00eb asnj\u00eb rast nga autoriteti ose enti kontraktor\u201d, citojmm\u00eb nenin e p\u00ebrmendur nga komisioni i Celibashit. Pra, nevoja ekstreme nuk mund t\u00eb jet\u00eb vonesa e KQZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tenderin shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se sa dit\u00ebt para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb arsyeja. Celibashi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb minut\u00ebs s\u00eb fundit me dy q\u00ebllime: p\u00ebr t\u00eb shmangur konkurrenc\u00ebn p\u00ebr miqt\u00eb e tij t\u00eb kompanis\u00eb SMARTMATIC dhe p\u00ebr ta mbajtur kontrat\u00ebn larg syve t\u00eb publikut.<\/p>\n<p><strong>KLSH zbulon probleme n\u00eb pajisjet elektronike t\u00eb instaluara p\u00ebr zgjedhjet<\/strong><\/p>\n<p>Nga auditimi mbi konfigurimet aktuale p\u00ebr identifikimin n\u00ebp\u00ebrmjet pajisjeve PEI, i publikuar n\u00eb korrik 2024, u konstatua se zgjidhja e implementuar n\u00eb zgjedhjet e periudh\u00ebs 2021-2023, ku regjistrimi i gjurm\u00ebs s\u00eb gishtit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si n\u00ebnshkrim biometrik, nuk ka mundur t\u00eb parandaloj\u00eb rastet si m\u00eb posht\u00eb: \u2013 Votimin e dyfisht\u00eb, ku ka pasur raste n\u00eb qendra votimi t\u00eb ndryshme, t\u00eb identifikohen votues me ID t\u00eb nj\u00ebjta, nga votues t\u00eb identifikuar si administrat\u00eb zgjedhore ose votues me Vendim Gjykate, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb identifikuar 43 raste; \u2013 Votimin familjar ose votimin p\u00ebr nj\u00eb zgjedh\u00ebs tjet\u00ebr, ku ka pasur raste t\u00eb ken\u00eb n\u00ebnshkrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb votues t\u00eb identifikuar me ID t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb cilat ka patur 213 me p\u00ebrputhshm\u00ebri t\u00eb mundshme n\u00eb zgjedhjet e vitit 2023. P\u00ebr identifikimin elektronik t\u00eb zgjedh\u00ebsve, nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb gjenden n\u00eb dokumentet e identifikimit elektronik q\u00eb jan\u00eb Karta dhe Pasaporta, t\u00eb pajisura me t\u00eb dh\u00ebna biometrike q\u00eb krijohen, ruhen dhe ofrohen nga institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr prodhimin e dokumenteve biometrik\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb KQZ-\u00ebs, p\u00ebr 75,132 votues ose 5% e numrit total t\u00eb votuesve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2023, nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar gjurm\u00eb gishti dhe identifikimi i zgjedh\u00ebsve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebrkim manual n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb gjenden n\u00eb pajisjet PEI. N\u00eb k\u00ebto raste dokumenti i identifikimit nuk \u00ebsht\u00eb lexuar nga pajisjet e identifikimit elektronik PEI, n\u00ebp\u00ebrmjet MRZ \u2013 Machine Readable Zone. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb zgjedhjeve 2023, KQZ ka ngritur nj\u00eb grup pune me urdhrin nr.78, dat\u00eb 16.05.2023 \u201cVerifikimin e shkaqeve t\u00eb mosfunksionimit t\u00eb pajisjeve elektronike t\u00eb identifikimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve \u2013 PEI n\u00eb disa qendra votimi n\u00eb zgjedhjet e dat\u00ebs 14 maj 2023\u201d. Nj\u00eb nga arsyet ishte se \u201cVersioni software \u00ebsht\u00eb instaluar gabim p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb kryer sakt\u00eb instalimi i versionit t\u00eb ri t\u00eb aplikacionit t\u00eb zgjedhjeve dhe nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb identifikohet kjo problematik\u00eb gjat\u00eb verifikimit t\u00eb pajisjeve n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb pajisjeve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb \u00e7do procesi pune p\u00ebr implementimin e votimit elektronik, KQZ bazuar n\u00eb verifikimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb procesit zgjedhor, n\u00eb raportet e gjeneruara nga kompania me t\u00eb cil\u00ebn ka marr\u00ebveshje p\u00ebr PEVN dhe n\u00eb rezultatin e hapjes s\u00eb kutive t\u00eb votimit harton nj\u00eb raport final p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit.<\/p>\n<p>Pajisjet PEVN n\u00eb dispozicion kan\u00eb qen\u00eb 802 pajisje, 26 prej t\u00eb cilave rezerv\u00eb, p\u00ebr \u00e7do rast q\u00eb mund t\u00eb ishte e nevojshme.<\/p>\n\n<p>Ky sistem ka filluar pilotimin e tij fillimisht n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative nr. 10 n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb zgjedhjet e 14 Majit 2023 u shtri n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun e Elbasanit, Kam\u00ebz dhe Vor\u00eb. Pajisjet e Votimit dhe Num\u00ebrimit Elektronik \u2013 PEVN, mund\u00ebsojn\u00eb votimin elektronik dhe llogaritjen e rezultatit p\u00ebrfundimtar n\u00eb SEMVR, n\u00eb nivel t\u00eb \u00e7do qendre votimi pas mbylljes s\u00eb procesit t\u00eb votimit.<\/p>\n<p><strong>Dy tenderat e SMARTMATIC, n\u00ebn hetim nga SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Prej gushtit t\u00eb k\u00ebtij viti, SPAK po heton dy tendera t\u00eb KQZ, t\u00eb cilat i ka fituar kompania Smartmatic p\u00ebr identifikimin dhe votimin elektronik. Tenderat p\u00ebr pajisjet e identifikimit biometrik dhe votimit e num\u00ebrimit elektronik kapin vler\u00ebn e 21 milion\u00eb dollar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kompania Smartmatic n\u00eb hetim nga SPKA, iu p\u00ebrgjigj mediave duke th\u00ebn\u00eb se: \u201cNuk na shqet\u00ebson hetimi\u201d. Sipas tyre, fatura e tenderit respektoi ligjin shqiptar dhe k\u00ebrkesat e KQZ.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 gusht 2024 KQZ i dor\u00ebzoi SPAK dokumentet e plota q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me k\u00ebrkoi n\u00eb lidhje me tenderat p\u00ebr pajisjet e identifikimit biometrik si dhe votimin e num\u00ebrimin elektronik me vler\u00eb totale 21 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy tenderat jan\u00eb fituar pa gar\u00eb nga kompania \u2018Smartmatic International Holding B.V\u201d, vlera fituese e t\u00eb cil\u00ebve ishte shum\u00eb pran\u00eb fondit limit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e drejtuar ndaj KQZ-s\u00eb mban emrin e kreut t\u00eb SPAK-it Altin Dumani dhe \u00ebsht\u00eb firmosur m\u00eb dat\u00eb 16 gusht 2024.\u00a0Konkretisht SPAK ka k\u00ebrkuar nga KQZ dokumentet e tenderit q\u00eb mban dat\u00ebn 23 dhjetor 2020 p\u00ebr\u00a0\u201cSisteme\/pajisje t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit p\u00ebr identifikimin elektronik t\u00eb votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor\u201d. Po ashtu dhe p\u00ebr nj\u00eb tender t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb po n\u00eb vitin\u00a02021 (mars)\u00a0p\u00ebr \u2018Sisteme\/pajisje t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit p\u00ebr votimin dhe num\u00ebrimin e votave!\u2019.<\/p>\n<p><em>\u201cProkuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, p\u00ebr nevoja t\u00eb hetimeve q\u00eb po zhvillohen k\u00ebrkon nga ana juaj dokumentacionin e plot\u00eb t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb procedur\u00ebs t\u00eb prokurimit me nr.\u201dREF-83073-12-23-2020\u2033 me objekt \u201cSisteme\/pajisje t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit p\u00ebr identifikimin elektronik t\u00eb votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor\u201d dhe t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb procedur\u00ebs t\u00eb prokurimit me nr. \u201cREF-89113-03-04-2021\u201d, me objekt \u201cSisteme\/pajisje t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit p\u00ebr votimin dhe num\u00ebrimin e votave\u201d\u00a0\u2013 <\/em>thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 15 janar t\u00eb vitit 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi ofert\u00ebn e kompanis\u00eb \u201cSmartmatic International Holding B.V\u201d, p\u00ebr procesin e identifikimit biometik t\u00eb votuesve n\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit.<\/p>\n<p>Kompania amerikane ishte e vetmja q\u00eb u paraqit n\u00eb gar\u00ebn e hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe u ofrua ta realizoj\u00eb projektin p\u00ebr afro 20 milion dollar\u00eb. Fondi limit ishte pak m\u00eb shum\u00eb se 21 milion\u00eb dollar\u00eb (Konkretisht 2,112,304,484 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH)\u00a0 nd\u00ebrsa kompania fitoi duke ofruar 2,016,354,628 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH. Kontrata me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cSmartmatic International Holding B.V me seli n\u00eb Holand\u00eb u firmos 10 Shkurt 2021.<\/p>\n<p>Tenderi me num\u00ebr reference \u201cREF-89113-03-04-2021\u201d ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me blerjet e pajisjeve t\u00eb votimin dhe e num\u00ebrimin elektronik p\u00ebr projektin e par\u00eb pilot t\u00eb votimit elektronik n\u00eb zgjedhjet e 2021, q\u00eb u mbajt n\u00eb 32 qendrat e votimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb administrative num\u00ebr 10 n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe k\u00ebtu procedura e shpalljes ishte me negocim.<\/p>\n<p>Kompania Smartmatic mundi q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me vler\u00eb rreth 1 milion dollar\u00eb p\u00ebr votimin dhe num\u00ebrimin elektronik n\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb 10.\u00a0 Fondi limit ishte 109.999.500, nd\u00ebrsa kompania fituese Smartmatic International Holding B.V, fitoi n\u00eb mars t\u00eb 2021 duke ofruar 99.424.460 lek\u00eb. Afati i kontrat\u00ebs p\u00ebrcaktohej dy muaj p\u00ebr projektin pilot q\u00eb u implementua n\u00eb 32 qendrat e votimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb administrative num\u00ebr 10 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2023 kompania \u2018SmartMatic\u2019 fitoi tenderin p\u00ebr votimin dhe num\u00ebrimin elektronik q\u00eb u implementua n\u00eb Elbasan, Kam\u00ebz e Vor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>SMARTMATIC akuzohet nga SHBA se i dha ryshfet kryetarit KQZ<\/strong><\/p>\n<p>Kompania Smartmatic International \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb nga Departamenti Amerikan i Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkak se dyshohet t\u00eb ket\u00eb paguar 1 milion dollar\u00eb ryshfet p\u00ebr kryetarin e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb Filipine. Dy themeluesit e kompanis\u00eb q\u00eb ka fituar dhjetra milion\u00eb euro n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ngritur sistemin elektronik t\u00eb votimeve rrezikojn\u00eb deri n\u00eb 20 vjet burg, teksa akuza ndaj tyre \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb faqen e departamentit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n\n<p>Sipas prokuror\u00ebve, ryshfeti \u00ebsht\u00eb paguar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontrat\u00ebn e blerjes s\u00eb pajisjeve dhe makinerive p\u00ebr zgjedhjet.<\/p>\n<p>\u201cMes viteve 2015 dhe 2018, Roger Alejandro Pinate Martinez, 49 vje\u00e7, nj\u00eb shtetas venezuelian me banim n\u00eb Boca Raton, Florida, dhe Jorge Miguel Vasquez, 62 vje\u00e7, nj\u00eb shtetas amerikan me banim n\u00eb Davie, Florida, s\u00eb bashku me t\u00eb tjer\u00eb dyshohet se shkaktuan pages\u00ebn e t\u00eb pakt\u00ebn 1 milion dollar\u00eb ryshfet p\u00ebr Juan Andres Donato Bautista, 60 vje\u00e7, ish-president i COMELEC,\u201d thuhet n\u00eb akuz\u00ebn e ngritur nga prokuror\u00ebt amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Dy themeluesit e Smartmatic dyshohet se financuan ryshfetet p\u00ebrmes nj\u00eb fondi t\u00eb zi t\u00eb krijuar duke mbifaturuar koston e \u00e7do makinerie votimi p\u00ebr zgjedhjet e 2016-\u00ebs n\u00eb Filipine.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb fshehur dhe maskuar natyr\u00ebn dhe q\u00ebllimin e pagesave korruptive, t\u00eb akuzuarit kan\u00eb p\u00ebrdorur gjuh\u00eb t\u00eb koduar p\u00ebr t\u2019iu referuar fondit t\u00eb zi.<\/p>\n<p>\u201cMartinez dhe Vasques kan\u00eb shaktuar krijimin e kontratave mashtruese dhe marr\u00ebveshjeve false t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar transferimet. Komplotist\u00ebt m\u00eb pas dyshohet se kan\u00eb pastruar fondet n\u00eb lidhje me skem\u00ebn e ryshfetit p\u00ebrmes llogarive bankare t\u00eb vendosura n\u00eb Azi, Evrop\u00eb dhe Shtetet e Bashkuara, duke p\u00ebrfshir\u00eb Distriktin Jugor t\u00eb Florid\u00ebs,\u201d thuhet n\u00eb dokumentin e akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse d\u00ebnohen, Pinate dhe Vasquez p\u00ebrballen secili me nj\u00eb d\u00ebnim maksimal prej pes\u00eb vjet burg p\u00ebr akuzat e shkeljes s\u00eb ligjit p\u00ebr praktikat e huaja t\u00eb korrupsionit. Po k\u00ebshtu, Bautista, Pinate, Vasquez dhe Moreno p\u00ebrballen secili me nj\u00eb d\u00ebnim maksimal prej 20 vjet\u00ebsh p\u00ebr \u00e7do akuz\u00eb p\u00ebr pastrim parash nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe komplot p\u00ebr t\u00eb kryer pastrim parash.<\/p>\n<p>Njoftimi u b\u00eb nga Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Prokurorja e P\u00ebrgjithshme Nicole M. Argentieri, kreu i Divizionit Penal t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb; nga Prokurori i Shteteve t\u00eb Bashkuara Markenzy Lapointe p\u00ebr Distriktin Jugor t\u00eb Florid\u00ebs; nga agjenti special i ngarkuar Anthony Salisbury i Hetimeve t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare (HSI) Miami; dhe Agjenti Special i ngarkuar Matthe\u00eb D. Line e IRS Criminal Investigation (IRS CI) Miami.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte na lind pyetja, p\u00ebrse Ilirjan Celibashi vazhdon bashk\u00ebpunimin me k\u00ebt\u00eb kompani? Kaq e madhe \u00ebsht\u00eb \u201cnevoja ekstreme\u201d e kryetarit t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet e SMARTMATIC.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Megjith\u00ebse SPAK ka nisur hetimin p\u00ebr dy tendera me vler\u00eb 21 milion\u00eb euro q\u00eb KQZ ia dha pa gar\u00eb kompanis\u00eb SMARTMATIC, Ilirjan Celibashi nuk u ndahet kontratave sekrete me firm\u00ebn holandeze \u201cSmartmatic\u201d. Edhe pse KLSH e ka paralajm\u00ebruar se pajisjet e votimit elektronik dhe identifikimit q\u00eb solli kjo kompani paraqesin probleme n\u00eb funksionimin e tyre, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21890","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21890"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21890\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21890"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}