{"id":21888,"date":"2025-05-19T16:56:10","date_gmt":"2025-05-19T16:56:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/llotarine-e-gonxhes-4-7-miliarde-leke-e-fitojne-vellezerit-e-arte-nga-nje-fshat-i-lushnjes-2\/"},"modified":"2025-05-19T16:56:10","modified_gmt":"2025-05-19T16:56:10","slug":"llotarine-e-gonxhes-4-7-miliarde-leke-e-fitojne-vellezerit-e-arte-nga-nje-fshat-i-lushnjes-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/llotarine-e-gonxhes-4-7-miliarde-leke-e-fitojne-vellezerit-e-arte-nga-nje-fshat-i-lushnjes-2\/","title":{"rendered":"\u201cLlotarin\u00eb\u201d e Gonxhes 4.7 miliard\u00eb lek\u00eb e fitojn\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e art\u00eb nga nj\u00eb fshat i Lushnj\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Blendi Gonxhe zbulon dy v\u00ebllez\u00ebrit biznesmen\u00eb nga Bishtqeth\u00ebmi i Lushnjes, Enea dhe Aldi Llazo dhe u jep menj\u00ebher\u00eb dy tendera me vler\u00eb totale afro 4.7 miliard\u00eb lek\u00eb. Brenda tre dit\u00ebve, 2 kontrata! \u00c7far\u00eb i t\u00ebrheq zyrtar\u00ebt e \u201cRilindjes\u201d tek k\u00ebta dy v\u00ebllez\u00ebr? Edhe Blendi, ashtu si Niko Peleshi, Dritan Agolli, Evis Berberi e me radh\u00eb, nuk i ka rezistuar ofert\u00ebs s\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p><strong>I skualifikon t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Llazove<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin e fundit t\u00eb firmosur nga vart\u00ebsja e Gonxhes tek Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara (OBP).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit me objekt \u201cRikonstruksion i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme profesionale \u201d Hasan Gina\u201d Lushnj\u00eb\u201d. Jan\u00eb 143 156 814,00 lek\u00eb t\u00eb vendosura si fond limit nga komisioni i Gonxhes tek OBP, por si\u00e7 do ta shohim m\u00eb posht\u00eb, kontrata q\u00eb do t\u00eb lidhet me v\u00ebllez\u00ebrit Llazo shkon m\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr shkeljet e konstatuara, tenderi ka marr\u00eb nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>Skema e Goxhes me Fiqiri Palin dhe Aldi Llazon<\/strong><\/p>\n<p>Tenderi u njoftua n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik m\u00eb 21 n\u00ebntor 2024 dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin data e \u00a0fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e Dokumenteve ishte vendosur m\u00eb 6 dhjetor 2024. Nd\u00ebrsa afati p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb monetare duhet t\u00eb ishte t\u00eb pakt\u00ebn 35 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb do t\u00eb paraqiteshin 17 pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb konkurronin me ofertat e tyre, tenderi u kthye n\u00eb nj\u00eb fars\u00eb mes komisionit t\u00eb Gonxhes dhe KPP-s\u00eb q\u00eb drejtohet nga Jonaid Myzyri.<\/p>\n<p>Loja e Gonxhes ishte me plan A dhe plan B: zgjedhja e par\u00eb ishte \u201cSIRETA 2F\u201d e Fiqiri Palit, e dyta \u201cLlazo\u201d Shpk e v\u00ebllez\u00ebrve Llazo.<\/p>\n<p>Nat\u00ebn e Vitit t\u00eb ri m\u00eb 31 dhjetor 2024, \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb SPE njoftimi i fituesit paraprak q\u00eb ishte operatori ekonomik \u201cS I R E T A 2F\u201d. Ai kishte ofruar ta kryente rikonstruksionin me vler\u00ebn 94,179,482.00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ishte skualifikuar oferta m\u00eb e ul\u00ebt q\u00eb propozohej nga bashkimi i operator\u00ebve \u201cMF INVEST GROUP\u201d SHPK, \u201cC.E.C GROUP\u201d SHPK, dhe \u201cMane\/S\u201d SHPK. Oferta e tyre \u00ebsht\u00eb 92,578,732.13 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb skualifikuar p\u00ebr munges\u00ebn n\u00eb staf t\u00eb nj\u00eb audituesi energjetik, fakt t\u00eb cilin e kund\u00ebrshtojn\u00eb me ankimimet e tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb pas vinte oferta e \u00a0\u201cLLAZO\u201d sh.p.k. me vler\u00eb 98,023,514 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p><strong>Loja e Jonaid Myzyrit t\u00eb KPP-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb pas loja e Gonxhes u koordinua n\u00eb KPP me Jonaid Myzyrin p\u00ebr t\u00eb shuar ankesat e pjes\u00ebmarr\u00ebsit me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb kund\u00ebrshtonte vendimin mbi skualifikimin.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 3 janar 2025, n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit t\u00eb ankesave elektronike nj\u00ebherazi pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik dhe autoritetit t\u00eb Gonxhes, \u00ebsht\u00eb administruar ankesa e bashkimit t\u00eb operator\u00ebve \u201cMF INVEST GROUP\u201d SHPK, \u201cC.E.C GROUP\u201d SHPK, dhe \u201cMane\/S\u201d SHPK p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit.\n<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit t\u00eb ankes\u00ebs Komisioni i Prokurimit Publik vendosi t\u00eb pranoj\u00eb pjes\u00ebrisht ankes\u00ebn, por ky akti vet\u00ebm sa i dha koh\u00eb Gonxhes t\u00eb vazhdoj\u00eb me planin e tij. N\u00eb dat\u00ebn 3 mars 2025, KPP vendosi s\u00ebrish \u201ct\u00eb mos e lejoj\u00eb OBP\u201d t\u00eb vijoj\u00eb me hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm, pasi komisioni nuk i kishte rishikuar arsyet e skualifikimit t\u00eb BOE \u201cMF Invest Group\u201d SHPK dhe \u201c C.E.C Group\u201d SHPK dhe \u201cMane\/S\u201d SHPK.<br \/>\nNd\u00ebrsa 9 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb KPP i hapi drit\u00ebn jeshile Gonxhes t\u00eb vepronte. N\u00eb njoftimin e fituesit publikuar m\u00eb dat\u00eb 25 mars 2025, mes pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb skualifikuar, ishte edhe operatori ekonomik \u201cS I R E T A 2F\u201d sh.p.k. Arsyeja ishte se kompania e Fiqiri Palit ishte p\u00ebrjashtuar me vendim t\u00eb APP nga e drejta e fitimit t\u00eb kontratave publike p\u00ebr 6 muaj. Kujtojm\u00eb se Pali \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion me tenderat dhe kompanin\u00eb ia ka kaluar formalisht familjar\u00ebve. Ky fakt nuk e ka ndaluar Blendi Gonxhen q\u00eb t\u2019i hedh\u00eb tendera t\u00eb m\u00ebdhenj peshkaqenit t\u00eb fondeve publike.<br \/>\nK\u00ebshtu, m\u00eb 26 dhjetor 2024, kat\u00ebr dit\u00eb para se t\u00eb shpallej fitues i k\u00ebtij tenderi, kompania \u2018Sireta 2F\u201d kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn me Gonxhen p\u00ebr \u201cNd\u00ebrtimin e Qendr\u00ebs Multifunksionale Kampusi Rinor pran\u00eb DROFPP nr.4 Tiran\u00eb\u201d me fond limit 222 179 998,00 lek\u00eb pa TVSH. Tenderi u p\u00ebrfitua me procedur\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n\n<p>Duke u kthyer tek tenderi q\u00eb po raportojm\u00eb, oferta fituese q\u00eb shpallej m\u00eb 25 mars ishte \u201cLLAZO\u201d sh.p.k. Edhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb bashkimi i operator\u00ebve me ofert\u00eb t\u00eb m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb kund\u00ebrshtonte, por shigjetat ishin ndaj Jonaid Myzyrit. \u201cKPP me vendimin e tij ka marr\u00eb kompetencat e komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave\u201d, thuhej nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rishikim, e cila do t\u00eb refuzohej m\u00eb 6 maj 2025.<\/p>\n\n<p><strong>\u201cLlazo-t\u201d mbingarkohen me miliona euro kontrata nj\u00ebher\u00ebsh<\/strong><\/p>\n<p>Karta e dyt\u00eb e Gonxhes, v\u00ebllez\u00ebrit Llazo jan\u00eb t\u00eb mbingarkuar me kontrata nga ministri i Ekonomis\u00eb. Paralelisht me rikonstruksionin e k\u00ebsaj shkolle, m\u00eb 25 prill 2025, ministri u ka dh\u00ebn\u00eb Llazove edhe tenderin mbi 3.3 miliard\u00eb lek\u00eb \u201cRikonstruksion i Godin\u00ebs Qendrore Spitali Lushnje\u201d.<\/p>\n\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast tenderi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me procedur\u00eb me \u201cFlamur t\u00eb Kuq\u201d. Kjo na shtyn t\u00eb dyshojm\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb verifikuar fare plot\u00ebsimi i kushtit t\u00eb kapacitetit teknik t\u00eb firm\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer punimet n\u00eb afat n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja kontratat.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i Gijotina.com del se n\u00eb rikonstruksionin e Spitalit t\u00eb Lushnj\u00ebs, sipas kontrat\u00ebs, Llazot angazhohen t\u00eb ken\u00eb dispozicion minimalisht 90 punonj\u00ebs dhe 29 mjete dhe pajisje teknologjike. \u201cLLAZO\u201d shpk n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb mbulon 89 % nd\u00ebrsa \u201cMETEO\u201d sh.p.k 11%. Pra barra e madhe p\u00ebr personelin bie mbi v\u00ebllez\u00ebrit Llazo.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr tenderin e riskontruksionit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme n\u00eb Lushnj\u00eb, sipas kontrat\u00ebs t\u00eb firmosur m\u00eb 28 prill 2025, k\u00ebrkohet nj\u00eb pun\u00ebsim minimalisht prej 40 punonj\u00ebsish dhe 19 mjeteve dhe pajisjeve teknologjike.<\/p>\n<p>Sipas verifikimeve q\u00eb b\u00ebm\u00eb n\u00eb pasqyrat financiare t\u00eb kompanis\u00eb, rezulton se kompania nuk ka mjaftuesh\u00ebm fuqi pun\u00ebtore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebto dy kontrata.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Llazot jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs n\u00eb shkeljen e ligjit t\u00eb prokurimeve. N\u00eb maj 2024 Agjencia e Prokurimit Publik e ka p\u00ebrjashtuar firm\u00ebn nga Bishqeth\u00ebmi p\u00ebr 6 muaj nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb tenderat publik\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb APP-s\u00eb, kjo kompani ka mashtruar t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb kat\u00ebr tendera duke mos deklaruar gjob\u00ebn nga Inspektoriati Shtet\u00ebror i Pun\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimeve Shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb parashikojm\u00eb n\u00ebse k\u00ebto dy objekte do t\u00eb rikonstruktohen pas nj\u00eb viti, por duket se m\u00eb shpejt do t\u00eb shohim ministrin Gonxhe t\u00eb hedh\u00eb hapat tek dera e SPAK-ut.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blendi Gonxhe zbulon dy v\u00ebllez\u00ebrit biznesmen\u00eb nga Bishtqeth\u00ebmi i Lushnjes, Enea dhe Aldi Llazo dhe u jep menj\u00ebher\u00eb dy tendera me vler\u00eb totale afro 4.7 miliard\u00eb lek\u00eb. Brenda tre dit\u00ebve, 2 kontrata! \u00c7far\u00eb i t\u00ebrheq zyrtar\u00ebt e \u201cRilindjes\u201d tek k\u00ebta dy v\u00ebllez\u00ebr? Edhe Blendi, ashtu si Niko Peleshi, Dritan Agolli, Evis Berberi e me radh\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21888","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21888"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21888\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}