{"id":21886,"date":"2025-05-19T16:56:09","date_gmt":"2025-05-19T16:56:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/banda-e-renato-camit-nen-hetim-nga-spak-bufi-i-jep-tenderat-e-roskovecit-2\/"},"modified":"2025-05-19T16:56:09","modified_gmt":"2025-05-19T16:56:09","slug":"banda-e-renato-camit-nen-hetim-nga-spak-bufi-i-jep-tenderat-e-roskovecit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/banda-e-renato-camit-nen-hetim-nga-spak-bufi-i-jep-tenderat-e-roskovecit-2\/","title":{"rendered":"Banda e Renato \u201c\u00c7amit\u201d n\u00ebn hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit"},"content":{"rendered":"<p>SPAK e heton p\u00ebr vrasje, kryebashkiakja e Roskovecit i jep tenderat publik\u00eb! B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Renato Salin i njohur si Renato \u201c\u00c7ami\u201d, i cili disa dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 11 majit mori nga Rajmonda Bufi kontrat\u00ebn 48 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr furnizim me karburant. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender nuk u afrua asnj\u00eb biznesmen, sepse dihej q\u00eb fitues ishte paracaktuar \u201ci forti\u201d i Fierit.<\/p>\n\n<p><strong>Tenderi me dy \u201cflamuj t\u00eb kuq\u201d<\/strong><\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Bashkis\u00eb Roskovec me objekt furnizimin me \u201cKarburant, vaj dhe graso\u201d me fond limit 3 999 629,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ky tender ishte shpallur nga Rajmonda Bufi m\u00eb 6 shkurt 2025, por n\u00eb dit\u00ebn e hapjes s\u00eb zarfeve me ofertat procedura e prokurimit u anulua. N\u00eb dokumentet q\u00eb shqyrtuam n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik del se nuk u dor\u00ebzua asnj\u00eb ofert\u00eb.<\/p>\n\n<p>\u201cBazuar n\u00eb procesverbalin nr. 1272 prot dat\u00eb 17.02.2025 t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb KVO nuk rezulton asnj\u00eb Operator ekonomik pjes\u00ebmarr\u00ebs, rrjedhimisht kjo procedur\u00eb anulohet\u201d, theksohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Bufi e ka rishpallur procedur\u00ebn m\u00eb 24 shkurt 2025 dhe ka caktuar p\u00ebr mbajtjen e tenderit dat\u00ebn 10 mars 2025.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb anuluar s\u00ebrish sepse asnj\u00eb biznes nuk mori pjes\u00eb. Duket qart\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki tenderat jan\u00eb n\u00eb paracaktuar prandaj nuk ka pjes\u00ebmarrje t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit ky tender nuk mund t\u00eb rishpallet, por duhet hartuar nga e para. Por n\u00eb Bashkin\u00eb Roskovec njohin vet\u00ebm Bufin, jo ligjin. K\u00ebshtu m\u00eb 8 prill 2025 tenderi hapet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb. Data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte m\u00eb 18 prill 2025. Merrte pjes\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb operator ekonomik dhe ky ishte \u201cA G A -1\u201d SHPK me pronar Renato Salin. P\u00ebrpara zgjedhjeve, m\u00eb 5 maj 2025, firma e Renato Salit u shpall fituese, megjith\u00ebse kishte propozuar ofert\u00ebn sa 100% e fondit limit.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve, vlera p\u00ebrfundimtare e kontrat\u00ebs s\u00eb firmosur nga Bufi p\u00ebr Salin \u00ebsht\u00eb 4 766 246.28 lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkeljet e kryera, procedura e k\u00ebtij tenderi ka marr\u00eb nga Open Data Albania dy \u201cflamuj t\u00eb kuq\u201d q\u00eb tregojn\u00eb risk t\u00eb lart\u00eb korrupsioni: Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebr munges\u00eb konkurrence, nd\u00ebrsa tjetri \u00ebsht\u00eb p\u00ebr anulim t\u00eb tenderit m\u00eb shum\u00eb se dy her\u00eb.<\/p>\n\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb biznesmeni i preferuar nga Bufi?<\/strong><\/p>\n<p>Renato Sali njihet n\u00eb Fier si Renato \u201c\u00c7ami\u201d. Emri i tij nuk \u00ebsht\u00eb i panjohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Sali \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga Prokuroria e Fierit s\u00eb bashku me Gramoz Yzeirin p\u00ebr vrasjen e Xheladin Qelis\u00eb, n\u00eb vitin 1998. Gjykata e Fierit, m\u00eb 8 n\u00ebntor 2010, ka shpallur fajtor vet\u00ebm Gramoz Yzeirin. P\u00ebr Salin u shpreh se nuk kishte prova, pasi d\u00ebshmitar\u00ebt kishin dh\u00ebn\u00eb deklarime kontradiktore ndaj tij.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2004, n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda \u00ebsht\u00eb regjistruar procedimi penal nr. 131, p\u00ebr \u201cOrganizim dhe drejtimi i organizatave kriminale\u201d, \u201cProdhimi dhe mbajtja pa leje e arm\u00ebve luftarake dhe e municionit\u201d, n\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha e n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe p\u00ebr \u201cFalsifikim t\u00eb dokumenteve\u201d. Prokuroria e krimeve t\u00eb r\u00ebnda ka shpallur mos-kompetenc\u00ebn dhe ka d\u00ebrguar aktet n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit.<\/p>\n<p>Aktualisht Renato Sali i konsideruar si nj\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit n\u00eb Fier, \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim nga SPAK, n\u00eb nj\u00eb dosje voluminoze t\u00eb ndar\u00eb me Nr.75\/2. Ve\u00e7 emrit t\u00eb Renato Salit, n\u00eb hetim jan\u00eb Viron Tavanxhiu, dhe nj\u00eb shtetas me emrin Tarjon, nga qyteti i Fierit q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb nipi i Renato Salit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta personazhe, jan\u00eb p\u00ebrmendur nga d\u00ebshmia e bashk\u00ebpuntorit t\u00eb SPAK, Skerdi Tasi, sipas t\u00eb cilit kan\u00eb paguar para dhe apartamente n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vrasjes me arm\u00eb t\u00eb Agim Bori\u00e7it dhe Ilir Bori\u00e7it, ngjarje e ndodhur n\u00eb Prill 2018.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh emri i Renato Sali, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur dhe nga d\u00ebshmia e Agim Bori\u00e7it, i cili ka dyshuar se sulmin me arm\u00eb n\u00eb lokalin e tij n\u00eb Fier, dyshonte se e kishte organizuar dhe financuar Renato Sali.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr dhe Nuredin Dumani, bashk\u00ebpun\u00ebtori i SPAK gjat\u00eb nj\u00eb ballafaqimi n\u00eb Mars 2023, mes bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb SPAK, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, Dumani p\u00ebrmend Renato \u00c7amin, si person q\u00eb k\u00ebrkonte jo vet\u00ebm eliminimin e Dokles, por dhe t\u00eb mikut t\u00eb tij, Arben Isufaj alias \u201cBen Qimja\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201d\u2026kam di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shtuar q\u00eb s\u2019e kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Doja t\u00eb flisja p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar fare m\u00eb par\u00eb. Teksa flisja nj\u00eb dit\u00eb me Henrik Hoxhaj, m\u00eb ka d\u00ebrguar n\u00eb aplikacionin \u201cMatrix\u201d fotografi me screnshoot t\u00eb bisedave q\u00eb Henrik Hoxhaj, fliste me nj\u00eb person q\u00eb quhet Renato \u00c7ami, i cili interesohej n\u00eb lidhje me vrasjen e \u201cBen Qimes\u201d dhe Endrit Dokles. Personi jepte 1 milion e 200 mij\u00eb euro p\u00ebr vrasjen e k\u00ebtyre dy personave\u2026\u201d-<\/em>ka treguar i penduari Nuredin Dumani.<\/p>\n<p>Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se ky personazh i bot\u00ebs s\u00eb krimit q\u00eb komandon pushtetin n\u00eb Fier dhe qeveritar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb hetim intensiv p\u00ebr trafiqe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, vrasje, pasuri m\u00eb burim aktivitetet kriminal e afera korrupsioni me zyrtar\u00ebt e shtetit\u2026<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Sali ka krijuar nj\u00eb \u201cperandori\u201d ekonomike financiare me biznese tregtim karburantesh, bar-kafe-restorante, hotele, tregti makinash, nd\u00ebrtime pallatesh n\u00eb Fier e Tiran\u00eb dhe \u00e7do vit merr nga 2 milion\u00eb Euro tender\u00eb shtet\u00ebror n\u00ebp\u00ebrmjet firm\u00ebs s\u00eb tij \u201cAGA-1 Sh.p.k\u201d.<\/p>\n<p>Ai sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs, q\u00eb ka fituar dhjet\u00ebra milion\u00eb euro nga tender\u00ebt publik\u00eb t\u00eb bashkive dhe t\u00eb Albpetrol-it. N\u00eb vitin 2014 ai ka bler\u00eb p\u00ebr 2.6 milion\u00eb lek\u00eb (50%) t\u00eb kuotave n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb AGA-1 sh. p. k., n\u00eb Fier, me objekt t\u00eb veprimtaris\u00eb tregtimin e karburanteve, sektorin e nd\u00ebrtimit, import-eksport, etj. Shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb 2005-\u00ebn m\u00eb kapital fillestar 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria AGA-1, q\u00eb prej vitit 2016 e deri para pak muajve ka fituar dhjet\u00ebra tender\u00eb nga pushteti vendor. Nga Bashkia e Fierit ka fituar 23 tender\u00eb dhe 15 t\u00eb tjer\u00eb prej Bashkis\u00eb s\u00eb Roskovecit, me vler\u00eb mbi 790 milion\u00eb lek\u00ebsh ose rreth 7.5 milion\u00eb euro. Pothuajse gjysma e tyre, 15 tender\u00eb, jan\u00eb me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr munges\u00eb konkurrence. Bashkia e Fierit prej dekadash drejtohet nga socialist\u00ebt dhe q\u00eb prej vitit 2015 nga Armando Subashi, ish-gjyqtar dhe ish-deputet i Partis\u00eb Socialiste. Prej vitit 2015 edhe n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Roskovecit \u00ebsht\u00eb socialistja Majlinda Bufi.<\/p>\n<p>Prej vitit 2019 AGA-1 ka fituar 10 tender\u00eb nga Albpetrol, me vler\u00eb 695 milion\u00eb lek\u00eb, afro 7 milion\u00eb euro. Nga 10 tender\u00eb t\u00eb fituar, gjasht\u00eb identifikohen me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d. N\u00eb pes\u00eb raste ka munguar konkurrenca, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb prokurim jan\u00eb skualifikuar t\u00eb gjith\u00eb garuesit, p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Thuajse t\u00eb gjitha tenderat e fituara jan\u00eb p\u00ebr furnizimin e k\u00ebtyre institucioneve me karburante t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, kryetarja e Bashkis\u00eb Roskovec, Rajmonda Bufi, ka n\u00eb ngarkim disa kall\u00ebzime n\u00eb SPAK. Ndaj saj kan\u00eb nisur hetimet, por vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb pyetje dhe m\u00eb tej nuk ka pasur masa sigurie. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Bufi vazhdon t\u00eb shp\u00ebrdoroj\u00eb buxhetin e bashkis\u00eb me tendera korruptiv\u00eb ku favorizon edhe personazhe t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK e heton p\u00ebr vrasje, kryebashkiakja e Roskovecit i jep tenderat publik\u00eb! B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Renato Salin i njohur si Renato \u201c\u00c7ami\u201d, i cili disa dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 11 majit mori nga Rajmonda Bufi kontrat\u00ebn 48 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr furnizim me karburant. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender nuk u afrua asnj\u00eb biznesmen, sepse dihej q\u00eb fitues [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21886","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21886\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}