{"id":21858,"date":"2025-05-19T14:15:18","date_gmt":"2025-05-19T14:15:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/rekomandimet-per-luftimin-e-krimit-perplasje-manja-dumani-ministri-struktura-te-reja-per-ceshtjet-komplekse-kreu-i-spak-disa-prej-tyre-subjektive-te-veshtira-per-tu-zb\/"},"modified":"2025-05-19T14:15:18","modified_gmt":"2025-05-19T14:15:18","slug":"rekomandimet-per-luftimin-e-krimit-perplasje-manja-dumani-ministri-struktura-te-reja-per-ceshtjet-komplekse-kreu-i-spak-disa-prej-tyre-subjektive-te-veshtira-per-tu-zb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/rekomandimet-per-luftimin-e-krimit-perplasje-manja-dumani-ministri-struktura-te-reja-per-ceshtjet-komplekse-kreu-i-spak-disa-prej-tyre-subjektive-te-veshtira-per-tu-zb\/","title":{"rendered":"Rekomandimet p\u00ebr luftimin e krimit, \u2018p\u00ebrplasje\u2019 Manja-Dumani! Ministri: Struktura t\u00eb reja p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet komplekse! Kreu i SPAK: Disa prej tyre subjektive, t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u zbatuar"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria propozon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb sipas saj sistemi i prokuroris\u00eb, duhet t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb rreze t\u00eb gjer\u00eb fushash q\u00eb nga respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, te prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb, vonesat n\u00eb hetime apo forcimi i mekanizmave t\u00eb kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm.  <\/p>\n<p>Disa prej rekomandimeve ngjajn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb rikthim i kritikave q\u00eb shumica shfaqi ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, pas arrestimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, si ato kur flitet p\u00ebr \u201cp\u00ebrdorim proporcional t\u00eb masave t\u00eb sigurimit, apo \u201chetime korrekte dhe t\u00eb paanshme\u201d, si dhe nevoja p\u00ebr t\u00eb \u201ctrajtuar seriozisht \u00e7do ankes\u00eb p\u00ebr sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe t\u00eb rritet transparenca p\u00ebr qytetar\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRekomandimet jan\u00eb konkrete, t\u00eb matshme dhe t\u00eb zbatueshme. Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb ndjek\u00eb nga af\u00ebr zbatimin e tyre dhe \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb ngusht\u00ebsisht me prokurorin\u00eb n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb k\u00ebtij procesi\u201d, tha Manja. <\/p>\n<p>Por menj\u00ebher\u00eb pas tij, kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Altin Dumani ndon\u00ebse u p\u00ebrpoq t\u00eb zgjidhte fjal\u00ebt, b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se nuk ndante t\u00eb nj\u00ebjtin vler\u00ebsim.<\/p>\n<p> \u201cPasi jemi njohur me rekomandimet nuk mund t\u00eb rri pa th\u00ebn\u00eb disa element\u00eb, disa gjetje tonat. Rekomandimet nuk shoq\u00ebrohen me t\u00eb dh\u00ebna statistikore, analiz\u00eb krahasuese apo tregues konkret q\u00eb justifikon nevoj\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrhyrje. Kjo munges\u00eb i b\u00ebn rekomandimet t\u00eb duken subjektive dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb matshme sidomos p\u00ebr SPAK q\u00eb funksionon mbi baz\u00ebn e efikasitetit, rezultateve dhe besueshm\u00ebris\u00eb publike. Rekomandimet tek nj\u00eb pjes\u00eb e tyre p\u00ebrdorin terma t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm si hetimet proaktive, forcimi i qasjes strategjike, por nuk ofrojn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrkufizim operacional.<\/p>\n<p>Kjo krijon pasiguri p\u00ebr zbatimin praktik dhe mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb interpretim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga institucionet zbatuese. Nj\u00eb rekomandim tjet\u00ebr q\u00eb shikoj, megjith\u00ebse n\u00eb vler\u00ebsimin e institucionit ton\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me prioritete dhe luft\u00ebn kund\u00ebr kriminalitetit, por \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ju e thoni n\u00eb rekomandimet tuaja \u201cnevoj\u00eb p\u00ebr respektim t\u00eb mekanizmave ekzistues t\u00eb kontrollit\u201d. Rekomandohet forcim i mekanizmave t\u00eb brendshme kontrollit.<\/p>\n<p>Disa nga rekomandimet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe nuk p\u00ebrcaktojn\u00eb objektiva t\u00eb matsh\u00ebm, institucione p\u00ebrgjegj\u00ebse apo burime konkrete duke rrezikuar t\u00eb mbeten jo t\u00eb zbatuesh\u00ebm. E thash\u00eb p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb parapri, sepse ne n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do viti raportojm\u00eb edhe p\u00ebrmbushjen e rekomandimeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. K\u00ebshtu q\u00eb patjet\u00ebr n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre rekomandimet jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura dhe shprehim angazhimin maksimal si institucion q\u00eb k\u00ebto rekomandime t\u00eb jen\u00eb n\u00eb prioritetin e pun\u00ebs s\u00eb institucionit, por nga ana tjet\u00ebr disa prej tyre nga m\u00ebnyra se si jan\u00eb formuluar apo si jan\u00eb konceptuar nga pik\u00ebpamja praktike paraqesin v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr tu zbatuar. Dhe un\u00eb q\u00eb tani konstatoj v\u00ebshtir\u00ebsi se si do t\u00eb raportoj p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre rekomandimeve\u201d, u shpreh Dumani. <\/p>\n<p>Nj\u00eb nga rekomandimet e qeveris\u00eb ishte dhe krijimi i disa strukturave t\u00eb reja t\u00eb specializuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje komplekse, nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ministri e la pak t\u00eb paqrt\u00eb dhe pa shpjegim.<\/p>\n<p>\u201cEfi\u00e7ensa dhe ngritja e kapaciteteve institucionale, nevojitet krijimi i strukturave t\u00eb specializuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje komplekse, investim n\u00eb teknologji e burime njer\u00ebzore dhe zhvillim trajnimesh me Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d, tha Manja. <\/p>\n<p> Por edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Dumani nuk ishte i bindur.<\/p>\n<p>\u201cSPAK, tashm\u00eb subjekt i mbik\u00ebqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave t\u00eb reja vler\u00ebsimi dhe integriteti pa analiz\u00eb t\u00eb mekanizmave ekzistues rrezikon t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb mbingarkes\u00eb burokratike.\u201d<\/p>\n<p>Manja sqaroi se rekomandimet jan\u00eb orientuese dhe se metodologjia q\u00eb e shoq\u00ebron \u00ebsht\u00eb m\u00eb e detajuar.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsime gjat\u00eb takimit shfaqi dhe Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Olsian \u00c7ela.<\/p>\n<p>\u201cKemi munges\u00eb 35% n\u00eb organik\u00eb, \u00e7ka e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb plot\u00ebsimin e rekomandimeve. N\u00eb prokurorin\u00eb dhe gjykat\u00ebn tiran\u00eb sidomos \u00ebsht\u00eb urgjente p\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs, pasi cil\u00ebsia n\u00eb ndjekjen e hetimeve lidhet me sigurimin e kushteve t\u00eb pun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Rekomandimet p\u00ebr vitin 2025<br \/>\n1. Sundimi i ligjit dhe t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb<br \/>\nK\u00ebrkohet respektimi strikt i t\u00eb drejtave procedurale t\u00eb t\u00eb pandehurve dhe viktimave, shmangia e vonesave t\u00eb pajustifikuara n\u00eb hetime dhe p\u00ebrdorimi proporcional i masave t\u00eb sigurimit. Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nis nga nj\u00eb hetim korrekt dhe i paansh\u00ebm. Prokuroria duhet t\u00eb promovoj\u00eb p\u00ebrdorimin e procedurave t\u00eb posa\u00e7me, si marr\u00ebveshjet p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb dhe gjykimet e shkurtuara, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb miturit dhe rastet ku nd\u00ebshkimi mund t\u00eb jepet n\u00ebp\u00ebrmjet alternativave efektive ndaj burgimit.<br \/>\n2. Forcimi i luft\u00ebs kund\u00ebr kriminalitetit<br \/>\nK\u00ebrkohet rritje e hetimeve t\u00eb nisura kryesisht, ndjekje penale efektive p\u00ebr korrupsionin, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nivele t\u00eb larta, dhe hetime financiare p\u00ebr pasuri me origjin\u00eb kriminale. Duhet forcuar bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve dhe krimit t\u00eb organizuar. Krijimi i nj\u00ebsive t\u00eb specializuara p\u00ebr krimin kibernetik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb strategjike.<br \/>\n3. Integriteti, transparenca dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebria<br \/>\nProkuroria duhet t\u00eb forcoj\u00eb mekanizmat p\u00ebr kontrollin e brendsh\u00ebm dhe llogaridh\u00ebnien, p\u00ebrtej vetting-ut. Duhet trajtuar seriozisht \u00e7do ankes\u00eb p\u00ebr sjellje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe t\u00eb rritet transparenca p\u00ebr qytetar\u00ebt. K\u00ebrkohet miratimi i standardeve t\u00eb qarta p\u00ebr etik\u00ebn dhe profesionalizmin, si dhe publikimi i praktikave t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit dhe mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale.<br \/>\n4. Eficienca dhe ngritja e kapaciteteve institucionale<br \/>\nNevojitet krijimi i strukturave t\u00eb specializuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje komplekse, investim n\u00eb teknologji dhe burime njer\u00ebzore, si dhe zhvillimi i trajnimeve t\u00eb vazhdueshme n\u00eb bashk\u00ebpunim me Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Trajnimi p\u00ebr antikorrupsion, krim t\u00eb organizuar dhe krime kibernetike duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet komb\u00ebtar.<br \/>\n5. P\u00ebrdorimi i metodave bashk\u00ebkohore t\u00eb hetimit<br \/>\nP\u00ebrdorimi i inteligjenc\u00ebs artificiale, teknologjive digjitale dhe analiz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr hetimin e krimeve komplekse. K\u00ebrkohet intensifikim i metodave proaktive t\u00eb hetimit, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrgjimet, ndjekjet financiare dhe mbik\u00ebqyrjen elektronike, si dhe bashk\u00ebpunim i ngusht\u00eb me strukturat hetimore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<br \/>\n6. Bashk\u00ebpunimi me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb<br \/>\nMinistria e Drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb ngusht\u00ebsisht p\u00ebr hartimin dhe monitorimin e politikave penale, shk\u00ebmbimin e statistikave dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e ndihm\u00ebs juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr analiz\u00ebn dhe ndjekjen e progresit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kriminalitetit.<br \/>\n7. Bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrinstitucional<br \/>\nDuhet nd\u00ebrtuar nj\u00eb strategji e koordinuar nd\u00ebrmjet Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, SPAK-ut, Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe institucioneve t\u00eb tjera publike. Marr\u00ebveshjet p\u00ebr shk\u00ebmbimin e t\u00eb dh\u00ebnave, p\u00ebrcaktimi i pikave t\u00eb kontaktit dhe transparenca nd\u00ebrinstitucionale jan\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr suksesin n\u00eb p\u00ebrballjen me krimin.<br \/>\n8. Bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar<br \/>\nPjes\u00ebmarrja aktive n\u00eb strukturat si Eurojust, Europol dhe EMPACT \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr trajtimin e krimeve nd\u00ebrkufitare. Krijimi i skuadrave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta hetimore \u00ebsht\u00eb mjeti m\u00eb efektiv p\u00ebr ndarjen n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb provave dhe p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht krimin e organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/rekomandimet-per-luftimin-e-krimit-perplasje-manja-dumani-ministri-struktura-te-reja-per-ceshtjet-komplekse-kreu-i-spak-disa-prej-tyre-subjektive-te-veshtira-per-tu-zb\/\">Rekomandimet p\u00ebr luftimin e krimit, \u2018p\u00ebrplasje\u2019 Manja-Dumani! Ministri: Struktura t\u00eb reja p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet komplekse! Kreu i SPAK: Disa prej tyre subjektive, t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u zbatuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria propozon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb sipas saj sistemi i prokuroris\u00eb, duhet t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb rreze t\u00eb gjer\u00eb fushash q\u00eb nga respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, te prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb, vonesat n\u00eb hetime apo forcimi i mekanizmave t\u00eb kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm. Disa prej rekomandimeve ngjajn\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21858","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21858\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}