{"id":21856,"date":"2025-05-19T14:15:17","date_gmt":"2025-05-19T14:15:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/raporti-i-ke-se-ekonomia-e-shqiperise-pritet-te-ngadalesohet-ne-2025-2026\/"},"modified":"2025-05-19T14:15:17","modified_gmt":"2025-05-19T14:15:17","slug":"raporti-i-ke-se-ekonomia-e-shqiperise-pritet-te-ngadalesohet-ne-2025-2026","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/raporti-i-ke-se-ekonomia-e-shqiperise-pritet-te-ngadalesohet-ne-2025-2026\/","title":{"rendered":"Raporti i KE-s\u00eb: Ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb pritet t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb 2025-2026"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Europian pret q\u00eb ekonomia shqiptare t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb 2025-2026, n\u00eb 3.5-3.6%, pas nj\u00eb rritjeje t\u00eb fort\u00eb prej 4% n\u00eb 2024-n.<\/p>\n<p>Komisioni e bazon parashikimin n\u00eb faktor\u00eb t\u00eb till\u00eb si ngadal\u00ebsimi i ndikimit t\u00eb efektit t\u00eb rritjes s\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik, rritjes m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb t\u00eb turizmit, ng\u00ebr\u00e7it t\u00eb shkaktuar n\u00eb tregun e pun\u00ebs si rrjedhoj\u00eb e emigracionit, q\u00eb po ul gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb forc\u00ebn pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar.<\/p>\n<p>\u201c<em>Pas nj\u00eb vrulli t\u00eb fort\u00eb t\u00eb rritjes n\u00eb vitet e m\u00ebparshme, ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb pritet t\u00eb rritet me 3.6% n\u00eb vitin 2025 dhe 3.5% n\u00eb 2026, e udh\u00ebhequr nga k\u00ebrkesa e brendshme. E mb\u00ebshtetur nga turizmi, eksportet e sh\u00ebrbimeve pritet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb zgjerohen, nd\u00ebrsa eksportet e mallrave pritet t\u00eb rikuperohen disi pas dy viteve t\u00eb tkurrjes s\u00eb konsiderueshme. Pas nj\u00eb r\u00ebnieje t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb vitin 2024, inflacioni pritet t\u00eb kthehet gradualisht n\u00eb objektivin prej 3% vitin e ardhsh\u00ebm. Deficiti fiskal pritet t\u00eb zgjerohet p\u00ebrpara se t\u00eb bjer\u00eb n\u00ebn 2% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb vitin 2026. Raporti borxh publik ndaj PBB-s\u00eb parashikohet t\u00eb ulet vet\u00ebm gradualisht, i nxitur nga rritja nominale e PBB-s\u00eb\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>KE thekson se rritja ekonomike e Shqip\u00ebris\u00eb mbeti e fort\u00eb n\u00eb 2024, n\u00eb nivelin 4%, e udh\u00ebhequr nga k\u00ebrkesa e brendshme e fuqishme, performanca e mir\u00eb e turizmit dhe aktiviteti i q\u00ebndruesh\u00ebm i nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Rritja e konsumit t\u00eb familjeve u mb\u00ebshtet nga rritja reale e pagave n\u00eb kushtet e ngadal\u00ebsimit t\u00eb inflacionit, si dhe nga p\u00ebrshpejtimi i rritjes s\u00eb kredis\u00eb. Rritja e konsumit publik ishte e lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik. Krijimi i vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb sektorin e sh\u00ebrbimeve mb\u00ebshteti rritjen e pun\u00ebsimit. Eksportet e sh\u00ebrbimeve u zgjeruan, por eksportet e mallrave ran\u00eb ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb ambienti t\u00eb pafavorsh\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebm dhe forcimit t\u00eb lekut.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me vitin 2023, shumica e sektor\u00ebve ekonomik\u00eb sh\u00ebnuan rritje t\u00eb prodhimit, por bujq\u00ebsia dhe industria u tkurr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn 2025\u20132026, rritja e PBB-s\u00eb parashikohet t\u00eb moderohet krahasuar me vitet e m\u00ebparshme, por t\u00eb mbetet e q\u00ebndrueshme n\u00eb nivelet 3.6% dhe 3.5% p\u00ebrkat\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Rritja e konsumit publik pritet t\u00eb ngadal\u00ebsohet nd\u00ebrsa ndikimi i reform\u00ebs s\u00eb pagave zbehet, nd\u00ebrsa konsumi privat, i mb\u00ebshtetur nga rritja reale e pagave dhe p\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb tregun e pun\u00ebs, pritet t\u00eb mbetet i fort\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb horizontit t\u00eb parashikimit. Rritja e investimeve mb\u00ebshtetet nga kushte t\u00eb favorshme financimi dhe zbatimi i Agjend\u00ebs s\u00eb Reformave n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Mekanizmit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Reform\u00eb dhe Rritje.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin e jasht\u00ebm, eksportet e sh\u00ebrbimeve pritet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb zgjerohet, por rritja e ardhjeve t\u00eb turist\u00ebve pritet t\u00eb zbutet nga nivelet dyshifrore t\u00eb viteve t\u00eb fundit. Pas r\u00ebnies s\u00eb thell\u00eb n\u00eb 2024, eksportet e mallrave parashikohen t\u00eb rikuperohen disi, nd\u00ebrsa sektori i mallrave po kalon n\u00eb ndryshime strukturore dhe efekti i forcimit t\u00eb monedh\u00ebs po zbehet.<\/p>\n<p>Deficiti i llogaris\u00eb korrente pritet t\u00eb rritet leht\u00eb nga niveli historikisht i ul\u00ebt i regjistruar n\u00eb 2023, por t\u00eb mbetet ndjesh\u00ebm n\u00ebn mesataren afatgjat\u00eb, duke treguar p\u00ebrmir\u00ebsime strukturore t\u00eb sjella nga rritja e turizmit.<\/p>\n<p>KE parashikon q\u00eb rreziqen mbeten n\u00eb kahun negativ, t\u00eb lidhura me ndryshimet n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit dhe normat e interesit, si dhe munges\u00ebn gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar, e p\u00ebrkeq\u00ebsuar nga emigracioni.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb ekonomi e vog\u00ebl dhe e hapur, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e ekspozuar ndaj rreziqeve t\u00eb jashtme q\u00eb lidhen me ndikimin ekonomik t\u00eb tarifave ndaj partner\u00ebve t\u00eb saj kryesor\u00eb tregtar\u00eb n\u00eb BE, si Italia. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pasigurit\u00eb globale dhe rreziqet gjeopolitike mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb hyrjen e investimeve t\u00eb huaja direkte.<\/p>\n<p>Pun\u00ebsimi u rrit n\u00eb vitin 2024 dhe pritet t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb rritet edhe n\u00eb periudh\u00ebn 2025\u20132026, megjith\u00ebse me nj\u00eb rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb moderuar. Nj\u00eb norm\u00eb m\u00eb e lart\u00eb e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb fuqin\u00eb pun\u00ebtore pritet t\u00eb jet\u00eb faktori kryesor i rritjes s\u00eb ofert\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb emigracioni i vazhduesh\u00ebm ka gjasa t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kufizim. Norma e papun\u00ebsis\u00eb pritet t\u00eb mbetet e q\u00ebndrueshme, nd\u00ebrsa pagat vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, deficiti buxhetor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i qeveris\u00eb u ngushtua n\u00eb 0.7% t\u00eb PBB-s\u00eb, m\u00eb i ul\u00ebt se objektivi buxhetor prej 2.3%. Nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat u performuan mir\u00eb, ky rezultat fiskal ishte pjes\u00ebrisht rezultat i n\u00ebnrealizimit t\u00eb investimeve publike. Deficiti buxhetor parashikohet t\u00eb zgjerohet n\u00eb 2.4% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb 2025, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb shpenzimeve, ve\u00e7an\u00ebrisht shpenzimeve kapitale.<\/p>\n<p>Rritja e t\u00eb ardhurave pritet t\u00eb mb\u00ebshtetet nga zbatimi i strategjis\u00eb afatmesme t\u00eb t\u00eb ardhurave gjat\u00eb periudh\u00ebs 2025\u20132026, e cila fokusohet n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e administrat\u00ebs tatimore dhe doganore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport m\u00eb i ul\u00ebt shpenzimesh ndaj PBB-s\u00eb (i nxitur nga ulja e shpenzimeve si korrente ashtu edhe kapitale) pritet t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb uljen e deficitit buxhetor n\u00eb 1.9% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb vitin 2026.<\/p>\n<p>Bilanci primar parashikohet t\u00eb mbetet n\u00eb suficit, n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullin fiskal komb\u00ebtar. Raporti borxh ndaj PBB-s\u00eb i qeveris\u00eb ra n\u00ebn 55% n\u00eb 2024, i mb\u00ebshtetur nga bilanci primar pozitiv, rritja nominale e PBB-s\u00eb dhe forcimi i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit. Raporti i borxhit pritet t\u00eb ulet m\u00eb tej n\u00eb vitet 2025\u20132026, por me nj\u00eb rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb moderuar, i nxitur nga rritja nominale e PBB-s\u00eb, thekson KE.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/g1-1.jpg\"><\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/monitor.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/g2-1.jpg\"><\/a><\/p>\n<div class=\"special-note\">\n<p><em><strong>\/Monitor.al\/<\/strong><\/em><\/p>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/raporti-i-ke-se-ekonomia-e-shqiperise-pritet-te-ngadalesohet-ne-2025-2026\/\">Raporti i KE-s\u00eb: Ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb pritet t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb 2025-2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Europian pret q\u00eb ekonomia shqiptare t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb 2025-2026, n\u00eb 3.5-3.6%, pas nj\u00eb rritjeje t\u00eb fort\u00eb prej 4% n\u00eb 2024-n. Komisioni e bazon parashikimin n\u00eb faktor\u00eb t\u00eb till\u00eb si ngadal\u00ebsimi i ndikimit t\u00eb efektit t\u00eb rritjes s\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik, rritjes m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb t\u00eb turizmit, ng\u00ebr\u00e7it t\u00eb shkaktuar n\u00eb tregun e pun\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21856","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21856","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21856"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21856\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}