{"id":21761,"date":"2025-05-19T05:12:34","date_gmt":"2025-05-19T05:12:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/analiza-pasuria-arkeologjike-e-shqiperise-mbetet-e-pastrehe\/"},"modified":"2025-05-19T05:12:34","modified_gmt":"2025-05-19T05:12:34","slug":"analiza-pasuria-arkeologjike-e-shqiperise-mbetet-e-pastrehe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/19\/analiza-pasuria-arkeologjike-e-shqiperise-mbetet-e-pastrehe\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Pasuria arkeologjike e Shqip\u00ebris\u00eb mbetet e pastreh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Investimi p\u00ebr projektin restaurues t\u00eb Muzeut Arkeologjik t\u00eb Durr\u00ebsit ka hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e tij t\u00eb fundit, megjith\u00ebse nuk dihet n\u00ebse ekspozita do t\u00eb jet\u00eb gati p\u00ebr sezonin e ri turistik. Restaurimi i Muzeut t\u00eb Durr\u00ebsit po realizohet me nj\u00eb fond prej 348 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar nga Bashkimi Europian, por periudha e nd\u00ebrhyrjeve i ka kaluar t\u00eb tre vitet.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"mediajsnative\">Vonesat kan\u00eb krijuar v\u00ebshtir\u00ebsi edhe p\u00ebr pun\u00ebn e punonj\u00ebsve t\u00eb Institutit t\u00eb Arkeologjis\u00eb, pjes\u00eb e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/div>\n<\/div>\n<h4>Q\u00eb nga viti 2008, Muzeu i Durr\u00ebsit, ashtu si dhe Muzet\u00eb e Apolonis\u00eb, Butrintit kan\u00eb kaluar n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs.<\/h4>\n<p>\u201cInstituti i Arkeologjis\u00eb dhe Akademia e Shkencave jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr an\u00ebn shkencore t\u00eb k\u00ebtij Muzeu Arkeologjik,\u201d sqaroi Akademia, nd\u00ebrsa shtoi se \u201cMinistria e Kultur\u00ebs i ka kaluar afatet e rikonstruksionit t\u00eb Muzeut.\u201d<\/p>\n<p>\u201cKjo ka krijuar v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb pun\u00ebn e arkeolog\u00ebve t\u00eb Durr\u00ebsit dhe t\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb fondeve arkeologjike t\u00eb\u00a0 k\u00ebtij qyteti\u201d, theksoi Akademia e Shkencave.<\/p>\n<p>Arkeolog\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me zgjidhjet q\u00eb jan\u00eb ofruar p\u00ebr ruajtjen dhe studimin e rreth 17 mij\u00eb objekteve, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb fondet arkeologjike t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<h4>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb restaurimit, ato jan\u00eb strehuar n\u00eb nj\u00eb kapanon provizor t\u00eb nd\u00ebrtuar prapa Muzeut, t\u00eb cilit i mungon sip\u00ebrfaqja e nevojshme p\u00ebr sistemimin e objekteve, dhe po ashtu i mungojn\u00eb kushtet p\u00ebr veprimtarin\u00eb shkencore t\u00eb arkeolog\u00ebve.<\/h4>\n<p>Sipas arkeologes Brikena Shkodra objektet arkeologjike kan\u00eb kushte specifike sistemimi, ruajtje, restaurimi dhe studimi.<\/p>\n<p>\u201cMbi cilat kritere nd\u00ebrtohet nj\u00eb kapanon me p\u00ebrmasa minimale, q\u00eb n\u00eb thelb do duhet t\u00eb sistemoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 17000 objekte arkeologjike dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ambiente pune p\u00ebr arkeolog\u00ebt,\u201d pyeti ajo.<\/p>\n<p>\u201cCili do t\u00eb jet\u00eb fati i fondeve arkeologjike dhe hap\u00ebsirave t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb Durr\u00ebs,\u201d shtoi Shkodra.<\/p>\n<h4>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb arkeolog\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr strehimin e fondit arkeologjik.<\/h4>\n<p>\u201cNe k\u00ebrkuam mb\u00ebshtetjen e bashkis\u00eb s\u00eb qytetit p\u00ebr tu vendosur n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb caktuar pran\u00eb Mauzoleut t\u00eb D\u00ebshmor\u00ebve dhe Qendr\u00ebs Kulturore t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve,\u201d kujtoi prof. As dr. Eduard Shehi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpjekjet tona nuk pat\u00ebn suksese edhe kur propozuam rikthimin e godin\u00ebs s\u00eb ish-Muzeut arkeologjik n\u00eb funksionin e saj t\u00eb hersh\u00ebm,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Fondet arkeologjike t\u00eb Durr\u00ebsit e kan\u00eb filluar ekzistenc\u00ebn si pjes\u00eb e ish-Muzeut t\u00eb Natyr\u00ebs, themeluar nga Vangjel To\u00e7i, i cili mblodhi objektet q\u00eb m\u00eb par\u00eb ishin pjes\u00eb e nj\u00eb muzeu t\u00eb vog\u00ebl lokal dhe i pasuroi me gjetje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ato u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e Muzeut Arkeologjik, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb vazhdim n\u00ebn administrimin e ish-B\u00ebrtham\u00ebs Arkeologjike Durr\u00ebs, pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Institutit te Arkeologjis\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb se Shkencave deri ne vitin 2007. Gjat\u00eb k\u00ebsaj faze, Fondi arkeologjik i Durr\u00ebsit ka pasur nj\u00eb rritje te konsiderueshme sasiore duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar pasurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe arkeologjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<h4>Te marra s\u00eb bashku Fondi Themeltar (rreth 17000 objekte) dhe Fondi Studimor (mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb), p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pasuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, e zbuluar dhe ruajtur nd\u00ebr dekada nga arkeolog\u00ebt e Durr\u00ebsit dhe Instituti i Arkeologjis\u00eb.<\/h4>\n<p>Rreth viteve \u201880 filloi nd\u00ebrtimi i godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Muzeut Arkeologjik t\u00eb Durr\u00ebsit (godina aktuale), me iden\u00eb e transferimit aty t\u00eb ekspozit\u00ebs dhe zyrave te arkeologeve. Nd\u00ebrsa fondet arkeologjike parashikohej t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb ambientet e Muzeut t\u00eb vjet\u00ebr, i cili ndodhet vet\u00ebm 300 metra larg Muzeut t\u00eb ri. N\u00eb vitin 1999 nd\u00ebrtesa fillestare e Muzeut Arkeologjik iu rikthye pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>Arkat e objekteve t\u00eb imta u sistemuan n\u00eb katin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb re, n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb destinuara p\u00ebr ekspozit\u00eb. Nd\u00ebrsa objektet e gurta u vendos\u00ebn pa kriter depozitimi e ruajtjeje n\u00eb oborr.<\/p>\n<h4>Procesi i nd\u00ebrtimit t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb re u finalizua pjes\u00ebrisht ne vitin 2003 me p\u00ebrurimin e ekspozit\u00ebs muzeale vet\u00ebm ne katin e par\u00eb t\u00eb godin\u00ebs. Nd\u00ebrsa katet e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb t\u00eb godin\u00ebs aktuale t\u00eb Muzeut Arkeologjik u p\u00ebrdoren si hap\u00ebsira funksionale, depozitimi dhe ruajtje p\u00ebr fondet arkeologjike.<\/h4>\n<p>Reforma ne sistemin shkencor\/arsimor, e vitit 2007\/2008, sanksionoi ve\u00e7imin e fondeve arkeologjike nga Muzeu Arkeologjik. Q\u00eb prej k\u00ebtij viti, Muzeu Arkeologjik u b\u00eb pjes\u00eb e struktur\u00ebs rajonale t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs, nd\u00ebrsa fondet arkeologjike i mbet\u00ebn n\u00ebn administrimin e Institutit t\u00eb Arkeologjis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ky transformim administrativ i hapi rrug\u00eb aplikimit t\u00eb projektit t\u00eb rikonstruksionit dhe rijet\u00ebzimit t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Muzeut Arkeologjik, realizimi i te cilit pengohej nga prania e fondeve arkeologjike. P\u00ebrs\u00ebri u k\u00ebrkua zbrazja e hap\u00ebsirave t\u00eb katit t\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb nga pasuria arkeologjike dhe nxjerrja e tyre jasht\u00eb godin\u00ebs, dhe jo vet\u00ebm kaq, por u k\u00ebrkua me ngulm q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e fondeve studimore t\u00eb groposeshin, si t\u00eb pavlera, sipas ekspertiz\u00ebs s\u00eb projektuesve te rijet\u00ebzimit.<\/p>\n<h4>Rezistenca e arkeolog\u00ebve te Durr\u00ebsit, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar groposjen e pasuris\u00eb arkeologjike, s\u00eb paku detyroi nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kapanoni, vet\u00ebm 140 m2. Por kjo nd\u00ebrtes\u00eb ishte shum\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb strehuar t\u00eb gjith\u00eb objektet e fondit.<\/h4>\n<p>Prof. As. Dr. Brikena Shkodra kujtoi se 10 vjet m\u00eb par\u00eb, fal\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike t\u00eb ofruar nga koleg\u00eb e institucione bashk\u00ebpunuese si Instituti Arkeologjik Gjerman i Rom\u00ebs dhe Universiteti i Lil\u00ebs, u siguruan dy kontejner\u00eb p\u00ebr sistemimin e nj\u00eb pjese te fondit t\u00eb mbetur jasht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb prej 3 vitesh edhe arkeolog\u00ebt punojn\u00eb n\u00eb kontejner\u00eb t\u00eb skaduar q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb streh\u00eb edhe e brejt\u00ebsve t\u00eb kanaleve p\u00ebrreth,\u201d theksoi Shkodra.\/Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/19\/analiza-pasuria-arkeologjike-e-shqiperise-mbetet-e-pastrehe\/\">Analiza\/ Pasuria arkeologjike e Shqip\u00ebris\u00eb mbetet e pastreh\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Investimi p\u00ebr projektin restaurues t\u00eb Muzeut Arkeologjik t\u00eb Durr\u00ebsit ka hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e tij t\u00eb fundit, megjith\u00ebse nuk dihet n\u00ebse ekspozita do t\u00eb jet\u00eb gati p\u00ebr sezonin e ri turistik. Restaurimi i Muzeut t\u00eb Durr\u00ebsit po realizohet me nj\u00eb fond prej 348 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar nga Bashkimi Europian, por periudha e nd\u00ebrhyrjeve i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21761","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21761","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21761"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21761\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}