{"id":21718,"date":"2025-05-18T15:07:18","date_gmt":"2025-05-18T15:07:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/18\/a-e-reflekton-vota-e-diaspores-mendimin-e-emigranteve\/"},"modified":"2025-05-18T15:07:18","modified_gmt":"2025-05-18T15:07:18","slug":"a-e-reflekton-vota-e-diaspores-mendimin-e-emigranteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/18\/a-e-reflekton-vota-e-diaspores-mendimin-e-emigranteve\/","title":{"rendered":"A e reflekton vota e diaspor\u00ebs mendimin e emigrant\u00ebve?"},"content":{"rendered":"<p>Vite m\u00eb par\u00eb, forca t\u00eb ndryshme opozitare k\u00ebrkuan me ngulm krijimin e sistemit t\u00eb votimit me post\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb sillte n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare votat e emigrant\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, supozohej, do t\u00eb votonin t\u00eb \u00e7liruar nga skemat abuzive t\u00eb partis\u00eb s\u00eb radh\u00ebs n\u00eb pushtet. Nd\u00ebrsa votat e emigrant\u00ebve vijojn\u00eb t\u00eb num\u00ebrohen, fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb rezultati i deritanish\u00ebm flet p\u00ebr nj\u00eb fitore edhe m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet mes votuesve nga emigracioni se sa kjo parti realizoi, p\u00ebrmes metodave \u201cjo n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d brenda vendit. PS ka siguruar deri tani 52% t\u00eb votave brenda dhe 57% jasht\u00eb. Tendenca pritet t\u00eb jet\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb vota p\u00ebr PS-n\u00eb n\u00eb kutit\u00eb q\u00eb presin t\u00eb num\u00ebrohen.<\/p>\n<p><strong>Numra t\u00eb p\u00ebrzgjedhur<\/strong><\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb komplekse nga sa duket n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb. Gj\u00ebja kryesore p\u00ebr t\u2019u pasur parasysh \u00ebsht\u00eb aritmetika e thjesht\u00eb. Regjistri Civil, vendi ku gjenden emrat e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, p\u00ebrmban 4.6 milion\u00eb emra nd\u00ebrsa Censi i fundit i popullsis\u00eb dhe banesave gjeti n\u00eb vend 2.4 milion\u00eb banor\u00eb. Kjo sugjeron se 2.2 milion\u00eb qytetar\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit dhe nga k\u00ebta, hamend\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb rreth 1.7 duhet t\u00eb jen\u00eb maxhoren\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb vote. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj shifre q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn trup\u00ebn potenciale votuese, rreth 250 mij\u00eb ose 15% u regjistruan dhe rreth 200 mij\u00eb ose 12% votuan.<\/p>\n<p>Merret me mend leht\u00eb se qeveria, p\u00ebr shkak se ka shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb burime ekonomike dhe, si\u00e7 thon\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, abuzimet e saj me burimet shtet\u00ebrore ishin \u201ct\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrhapura\u201d, e pati m\u00eb t\u00eb leht\u00eb q\u00eb t\u00eb cys\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e vet mes shqiptar\u00ebve t\u00eb emigrim q\u00eb t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb votime. Opozita, me m\u00eb pak burime, rrjedhimisht mori rezultat m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>E drejt\u00eb aktive dhe e drejt\u00eb pasive<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshimi i paduksh\u00ebm, por jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ka ndodhur me dh\u00ebnies s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb votimimit p\u00ebr emigrant\u00ebt \u00ebsht\u00eb transformimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs nga nj\u00eb e drejt\u00eb pasive, si\u00e7 ka qen\u00eb deri m\u00eb sot, n\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb aktive. Fjalia e par\u00eb e raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb v\u00ebzhgimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb kapitullin Regjistrimi i votuesve \u00ebsht\u00eb q\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri \u201ce drejta e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb pasive\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebrkohet nga qytetar\u00ebt asnj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs. Mjafton t\u00eb jesh qytetar shqiptar dhe automatikisht ke t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votosh. N\u00eb vende t\u00eb ndryshme, fjala vjen, n\u00eb Shtetet e Bashkuara, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Qytetari nuk e fiton automatikisht t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, ai duhet t\u00eb regjistrohet. Prej k\u00ebtu lindin makinerit\u00eb elektorale t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb cysin, leht\u00ebsojn\u00eb, nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb, apo drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti, paguajn\u00eb, q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre potencial\u00eb t\u00eb regjistrohen p\u00ebr t\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Vendet ku e drejta e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb aktive, si\u00e7 po b\u00ebhet n\u00eb rastin e emigrant\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb regjistrimi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vot\u00ebn me post\u00eb dhe p\u00ebr ta postuar mbrapsht, jan\u00eb vendet ku politika kushton. N\u00eb Shtetet e Bashkuara, organizata t\u00eb shumta, teorikisht jopartizane, por faktikisht mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb Demokrat\u00ebve, punojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sloganit Get out the vote p\u00ebr t\u00eb regjistruar sa m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb n\u00eb zgjedhje. Vler\u00ebsimi i p\u00ebraf\u00ebrt \u00ebsht\u00eb se vet\u00ebm pak m\u00eb shum\u00eb se gjysma e qytetar\u00ebve amerikan\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb zgjedhje dhe votojn\u00eb. Sondazhet e panum\u00ebrta sugjerojn\u00eb se ata t\u00eb paregjistruarit kan\u00eb prirje t\u00eb jen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Demokrat\u00ebve dhe politikave t\u00eb tyre sociale k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb interes i Demokrat\u00ebve q\u00eb t\u00eb ken\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb regjistruar. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Republikan\u00ebt kan\u00eb grupet e tyre nominalisht jopartiake t\u00eb tilla si True the vote dhe q\u00eb pretendojn\u00eb se regjistri i votuesve po abuzohet duke vendosur n\u00eb t\u00eb joshtetas. K\u00ebta nxisin procedura shtes\u00eb dhe kontrolle shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb regjistruarit e rinj n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p><strong>Mungojn\u00eb 85% e zgjedh\u00ebsve<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh me mend se pse 85% e votuesve potencial\u00eb q\u00eb supozohet se jetojn\u00eb n\u00eb emigrim dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb Shqip\u00ebri nuk u regjistruan dhe gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjykosh se si ndodhi q\u00eb k\u00ebta 250 mij\u00eb, u regjistruan.<\/p>\n<p>Disa nga emigrant\u00ebt kan\u00eb ikur dekada m\u00eb par\u00eb dhe ndoshta nuk kan\u00eb m\u00eb interes p\u00ebr ngjarjet n\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb munden t\u00eb mos ken\u00eb dokumente shqiptare t\u00eb vlefshme dhe mundet ta shohin si t\u00eb paarsysshme t\u00eb bezdisen me procedurat. Nj\u00eb pjes\u00eb padyshim q\u00eb nuk e ka pasur t\u00eb mundur p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, partia q\u00eb pati m\u00eb shum\u00eb burime n\u00eb zgjedhje nuk e pati t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb rekrutoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs nga emigrimi. Situata mund t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme dhe nuk dihet se si do t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb rastin e zgjedhjeve vendore por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb, me sistemin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs si e drejt\u00eb aktive, politika e mb\u00ebshtetur te parat\u00eb e bollshme, n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb grabitura nga buxheti i shtetit, ka gjasa do t\u00eb jet\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve dhe votat e emigrant\u00ebve do t\u2019i marr\u00eb ajo parti q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb para.<\/p>\n<p><strong>Politika identitare pati sukses<\/strong><\/p>\n<p>Ana tjet\u00ebr e vot\u00ebs s\u00eb emigrimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri e ekstremeve. Nj\u00eb kuti nga emigrant\u00ebt e Beratit tronditi kur rezultati ishte 95% p\u00ebr socialist\u00ebt, por edhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut rezultati ishte gjithashtu ekstrem. PD fitoi Kuk\u00ebsin me 62% t\u00eb votave t\u00eb emigrimit, ku kutia e par\u00eb e num\u00ebruar ishte mbi 80%.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb q\u00eb, partit\u00eb e vogla t\u00eb marra s\u00ebbashku pat\u00ebn performanc\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb mes emigrant\u00ebve se sa pat\u00ebn brenda vendit. Nisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet mori 7.9% t\u00eb votave t\u00eb emigrant\u00ebve dhe 3.5% t\u00eb shqiptar\u00ebve brenda vendit. Dhe L\u00ebvizja Bashk\u00eb pati thuajse dyfish norm\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb fitoreje jasht\u00eb se sa brenda.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjithsesi nj\u00eb parti e vog\u00ebl, e cila n\u00eb numra t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, ajo q\u00eb jep nj\u00eb informacion shqet\u00ebsues p\u00ebr politik\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve. Aleanca Komb\u00ebtare Shqiptare, nj\u00eb parti nacionaliste e drejtuar nga Elena Kocaqi, mori 0.19% t\u00eb votave t\u00eb shqiptar\u00ebve brenda vendit dhe 0.54% t\u00eb votave mes emigrant\u00ebve. Edhe fakti q\u00eb Nisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet, e cila gjithashtu mb\u00ebshteti nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb saj te politika e nacionalizmit folklorik pati rezultat shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb jasht\u00eb vendit sugjeron se n\u00eb fakt, ajo q\u00eb merret me mend leht\u00eb shfaqet edhe n\u00eb kutin\u00eb e votimit. Emigrant\u00ebt, t\u00eb gjendur kulturalisht mes dy bot\u00ebve, bien pre e politikave identitare m\u00eb leht\u00eb se sa popullsia brenda vendit.<\/p>\n<p><strong>Votues \u201cteleviziv\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Elementi i fundit q\u00eb duhet t\u00eb kihet parasysh kur gjykohet rezultati i vot\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb produkt i mjedisit informativ n\u00eb t\u00eb cilin ekziston. Mjedisi informativ \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept q\u00eb p\u00ebrfshin \u00e7do gj\u00eb, nga informacioni q\u00eb njeriu merr n\u00eb shkoll\u00eb apo n\u00eb universitet te informacioni q\u00eb shk\u00ebmben n\u00eb kafene, n\u00eb rrjetet sociale, apo informacioni q\u00eb merr nga televizionet, gazetat apo librat.<\/p>\n<p>Hamend\u00ebsimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt brenda vendit dhe shqiptar\u00ebt jasht\u00eb, ky mjedis informativ aktualisht \u00ebsht\u00eb i kufizuar te televizionet dhe te prania e televizioneve n\u00eb rrjetet sociale, nd\u00ebrsa mjetet e tjera t\u00eb komunikimit masiv si media e shkruar apo librat fizik\u00eb jan\u00eb pothuajse zhdukur.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjithashtu e qart\u00eb q\u00eb, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, kur konkluzioni i zakonsh\u00ebm ishte q\u00eb media ishte e ndikuar politikisht por secila pal\u00eb kishte median e vet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb, n\u00eb zgjedhjet e fundit, p\u00ebrfshir\u00eb zgjedhjet vendore 2023 dhe zgjedhjet 2025, konkluzioni i v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb v\u00ebzhguesit vend\u00ebs e din\u00eb prej koh\u00ebsh: media \u00ebsht\u00eb jo thjesht\u00eb e nj\u00ebanshme, dhe jo thjesht\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet qeverin\u00eb. Ajo ka pushuar s\u00eb qenit media dhe \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebse t\u00eb materialeve t\u00eb prodhuara nga zyra e propagand\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, votuesi jasht\u00eb vendit, ashtu si edhe votuesi brenda vendit, jeton n\u00eb nj\u00eb regjim informativ t\u00eb saturuar nga propaganda qeveritare, e cila nuk e fsheh se p\u00ebrdor burimet administrative, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Agjencis\u00eb p\u00ebr Media e Informim, p\u00ebr t\u00eb prodhuar \u201clajmet\u201d q\u00eb supozohet se duhet t\u00eb informojn\u00eb nj\u00eb qytetar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb mbi ofertat e larmishme politike para se t\u00eb votoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, p\u00ebr sa koh\u00eb mjedisi informativ nuk ndryshon, vota e emigrant\u00ebve, ashtu si edhe vota e qytetar\u00ebve brenda vendit, do t\u00eb jet\u00eb vota e nj\u00eb qytetari t\u00eb painformuar, nj\u00eb votues televiziv.\/ Nga Gjergj Erebara p\u00ebr Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/18\/a-e-reflekton-vota-e-diaspores-mendimin-e-emigranteve\/\">A e reflekton vota e diaspor\u00ebs mendimin e emigrant\u00ebve?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vite m\u00eb par\u00eb, forca t\u00eb ndryshme opozitare k\u00ebrkuan me ngulm krijimin e sistemit t\u00eb votimit me post\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb sillte n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare votat e emigrant\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, supozohej, do t\u00eb votonin t\u00eb \u00e7liruar nga skemat abuzive t\u00eb partis\u00eb s\u00eb radh\u00ebs n\u00eb pushtet. Nd\u00ebrsa votat e emigrant\u00ebve vijojn\u00eb t\u00eb num\u00ebrohen, fakti \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21718","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21718","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21718"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21718\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21718"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21718"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21718"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}