{"id":21671,"date":"2025-05-18T10:20:34","date_gmt":"2025-05-18T10:20:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/18\/analiza-sot-rumania-zgjedh-mes-dy-boteve-me-pasoja-per-europen\/"},"modified":"2025-05-18T10:20:34","modified_gmt":"2025-05-18T10:20:34","slug":"analiza-sot-rumania-zgjedh-mes-dy-boteve-me-pasoja-per-europen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/18\/analiza-sot-rumania-zgjedh-mes-dy-boteve-me-pasoja-per-europen\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Sot Rumania zgjedh mes dy bot\u00ebve, me pasoja p\u00ebr Europ\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb raundin e dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale n\u00eb Rumani k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn e rumun\u00ebve nj\u00eb ekstremist i krahut t\u00eb djatht\u00eb, George Simion dhe liberali pro-evropian Nicusor Dan.<\/p>\n<p>\u201cDemokraci apo joliberaliz\u00ebm\u201d, \u201cEvrop\u00eb apo izolim\u201d, \u201ckampion i matematik\u00ebs apo huligan futbolli\u201d \u2013 tituj dhe klasifikime t\u00eb tilla mund t\u00eb lexohen ose d\u00ebgjohen pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha mediat e pavarura rumune k\u00ebto dit\u00eb. Para raundit t\u00eb dyt\u00eb, vendimtar t\u00eb zgjedhjeve presidenciale n\u00eb Rumani t\u00eb diel\u00ebn(18 maj 2025), opinioni publik \u00ebsht\u00eb m\u00eb i tensionuar se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb dekadat e fundit. Pa p\u00ebrjashtim, t\u00eb gjith\u00eb komentuesit dhe v\u00ebzhguesit e shohin vendin n\u00eb udh\u00ebkryq dhe n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm historik.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb zgjedhje presidenciale q\u00eb nga r\u00ebnia e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb vitet 1989\/90 nuk \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga kund\u00ebrshtime kaq radikale midis dy kandidat\u00ebve dhe ndarje kaq t\u00eb thella shoq\u00ebrore si aktualisht. Rrall\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb rezultati i zgjedhjeve ka qen\u00eb kaq i paparashikuesh\u00ebm. T\u00eb dy kandidat\u00ebt theksojn\u00eb se ata nuk rrjedhin nga \u201csistemi\u201d dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga partit\u00eb tradicionale postkomuniste t\u00eb Rumanis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kaos me Simionin<br \/>\nN\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb q\u00ebndron George Simion, 38 vje\u00e7ar, lider i partis\u00eb s\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, e af\u00ebrt me Rusin\u00eb, \u201cAleanca p\u00ebr Bashkimin e Rumun\u00ebve\u201d (AUR), nj\u00eb ish- huligan futbolli, tani i deklaruar \u201csovranist\u201d dhe fan i presidentit t\u00eb SHBA, Donald Trump e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Simion ishte fituesi i qart\u00eb i raundit t\u00eb par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale m\u00eb 4 maj, duke marr\u00eb pothuajse 41 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Rivali politik i tij: Nicusor Dan, 55 vje\u00e7ar, kryebashkiak pa parti i Bukureshtit, matematikan, ish-aktivist qytetar kund\u00ebr korrupsionit dhe nj\u00eb njeri me pik\u00ebpamje qart\u00ebsisht pro-evropiane, kryesisht liberale dhe pjes\u00ebrisht konservatore. Ai u rendit pas Simion n\u00eb raundin e par\u00eb, duke sh\u00ebnuar vet\u00ebm 21 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb zgjedhje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe si p\u00ebr Rumanin\u00eb edhe p\u00ebr Evrop\u00ebn. Rumania \u00ebsht\u00eb vendi i gjasht\u00eb m\u00eb i madh i BE-s\u00eb dhe m\u00eb i madhi n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore. Ajo ka kufirin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb me Ukrain\u00ebn, baz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb NATO-s dhe mburoj\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mbrojtjes raketore n\u00eb rajon. Deri m\u00eb tani, Rumania ka qen\u00eb nj\u00eb partner i besuesh\u00ebm dhe i parashikuesh\u00ebm n\u00eb Bashkimin Evropian dhe NATO. Me nj\u00eb president pro-rus, t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb Simion, kjo mund t\u00eb ndryshoj\u00eb \u2013 dhe Rumania mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kaos t\u00eb ngjash\u00ebm si SHBA-t\u00eb n\u00ebn Trump.<\/p>\n<p>Presidenti nuk ka kompetenca t\u00eb m\u00ebdha ekzekutive n\u00eb Rumani. Por ai \u00ebsht\u00eb Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb dhe Kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr Mbrojtjen Komb\u00ebtare (CSAT). Ai em\u00ebron kryeministrin, krer\u00ebt e dy sh\u00ebrbimeve kryesore t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe disa nga gjyqtar\u00ebt kushtetues dhe p\u00ebrfaq\u00ebson Rumanin\u00eb n\u00eb BE dhe NATO. Ai gjithashtu mund t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e qeveris\u00eb. E gjith\u00eb kjo i jep atij ndikim t\u00eb madh si n\u00eb politik\u00ebn e brendshme ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Shumica e sondazheve gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb fundit kan\u00eb treguar Simion pak m\u00eb p\u00ebrpara, ndonj\u00ebher\u00eb duksh\u00ebm kryesues. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nga sondazhet m\u00eb t\u00eb fundit, dy kandidat\u00ebt jan\u00eb gati barazim. Por sondazhet zgjedhore n\u00eb Rumani jan\u00eb shpesh t\u00eb pasakta. Asnj\u00eb institut i vet\u00ebm nuk e kishte parashikuar fitoren e Simion n\u00eb raundin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Kthesa e Simion<br \/>\nLideri i AUR-s\u00eb shpesh kryesonte titujt e mediave vitet e fundit me paraqitje t\u00eb ashpra, ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb dhunshme fizikisht, ai premtonte rregullisht \u201ct\u00eb shkat\u00ebrronte sistemin\u201d. Jo drejtp\u00ebrdrejt ai b\u00ebnte fjal\u00eb p\u00ebr daljen nga BE dhe NATO, dhe se Republika e Moldavis\u00eb dhe rajonet jugper\u00ebndimore t\u00eb Ukrain\u00ebs do t\u00eb bashkoheshin me Rumanin\u00eb. Simion binte n\u00eb sy me simpatit\u00eb e tij pro-ruse dhe agjitacionin nacionalist kund\u00ebr pakic\u00ebs hungareze n\u00eb Rumani.<\/p>\n<p>Simion \u00ebsht\u00eb larguar papritur nga k\u00ebto pozicione koh\u00ebt e fundit. Ai shfaqet i qet\u00eb p\u00ebr t\u00eb, duke u p\u00ebrmbajtur nga shprehjet vulgare dhe britmat. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr daljen nga BE dhe NATO, ai flet p\u00ebr respekt dhe dinjitet p\u00ebr Rumanin\u00eb dhe se me t\u00eb si president vendi do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb partner \u201cn\u00eb nivel t\u00eb barabart\u00eb dhe jo m\u00eb i p\u00ebrulur\u201d. Por ajo q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb agjitacioni anti-ukrainas, p\u00ebr shembull, kur p\u00ebrhap g\u00ebnjeshtra p\u00ebr trajtimin e supozuar preferencial t\u00eb azilk\u00ebrkuesve ukrainas ndaj qytetar\u00ebve rumun\u00eb. Po ashtu nuk ka ndryshuar q\u00eb Simion ka pak njohuri p\u00ebr administrat\u00ebn publike, ekonomin\u00eb, Bashkimin Evropian dhe politik\u00ebn e jashtme dhe t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>\u201cAntisistemi\u201d p\u00ebrfaq\u00ebson sistemin<br \/>\nMe Danin, Rumania dhe BE-ja do t\u00eb kishin nj\u00eb president q\u00eb i mbetet besnik nj\u00eb kursi pro-evropian, sundimit t\u00eb ligjit, transparenc\u00ebs, me t\u00eb ka parashikueshm\u00ebri. Dan ofron mb\u00ebshtetje t\u00eb pakusht\u00ebzuar p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Si kryebashkiak i Bukureshtit, Dan ka d\u00ebshmuar se mund t\u00eb shtyj\u00eb reforma, edhe n\u00ebse nuk ka mundur t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb disa nga premtimet e tij deri tani. Problemi i tij \u00ebsht\u00eb se ai nganj\u00ebher\u00eb ngat\u00ebrrohet n\u00eb kompleksitetin e mendimit. N\u00eb debatet televizive me kund\u00ebrshtarin e tij n\u00eb jav\u00ebt e fundit, ai shpesh reagoi mendjempreht\u00eb. Por po ashtu e shmangte p\u00ebrballjen aty ku nuk duhej dhe shpesh sillej defensiv.<\/p>\n<p>Nicusor Dan ka njoftuar se n\u00ebse fiton zgjedhjet, do t\u00eb em\u00ebroj\u00eb presidentin e p\u00ebrkohsh\u00ebm Ilie Bolojan si kryeminist\u00ebr. Bolojan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan q\u00eb konsiderohet kryesisht me integritet dhe g\u00ebzonte reputacion t\u00eb mir\u00eb si kryebashkiak i qytetit per\u00ebndimor rumun t\u00eb Oradea (Oradea). Megjithat\u00eb, si nj\u00eb politikan udh\u00ebheq\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb i Partis\u00eb Nacional Liberale (PNL), ai p\u00ebrfaq\u00ebson \u201csistemin\u201d \u2013 kjo i ndikon negativisht shanset elektorale t\u00eb Danit, sepse ka pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe brenda shume pjes\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb rumune ndaj establishmentit, kjo duket se \u00ebsht\u00eb forca l\u00ebviz\u00ebse n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb i vet\u00ebshpalluri \u201cprish\u00ebs i sistemit\u201d George Simion p\u00ebrfaq\u00ebson vazhdim\u00ebsin\u00eb me sistemin e vjet\u00ebr nacional-stalinist \u00c7aushesku, pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit kan\u00eb mbijetuar deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme \u2013 nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb partin\u00eb AUR. Simion do t\u00eb em\u00ebronte gjithashtu ezoterikun pro-rus Calin Georgescu si kryeminist\u00ebr. Ekstremistit t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb i ishte ndaluar t\u00eb kandidonte s\u00ebrish p\u00ebr president. Dhe n\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn e tij politike Georgescu ka mbrojtur ish-diplomat\u00ebt e \u00c7ausheskut dhe punonj\u00ebs t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret fam\u00ebkeq, Securitate.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ese, aktivisti i t\u00eb drejtave civile dhe ish-kund\u00ebrshtar i regjimit t\u00eb \u00c7ausheskut, Gabriel Andreescu, p\u00ebrfundon: \u201cNj\u00eb fitore p\u00ebr George Simion do t\u00eb ishte faza e fundit n\u00eb ringjalljen e rrjeteve ish-komuniste t\u00eb pushtetit.\u201d\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/18\/analiza-sot-rumania-zgjedh-mes-dy-boteve-me-pasoja-per-europen\/\">Analiza\/ Sot Rumania zgjedh mes dy bot\u00ebve, me pasoja p\u00ebr Europ\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb raundin e dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale n\u00eb Rumani k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn e rumun\u00ebve nj\u00eb ekstremist i krahut t\u00eb djatht\u00eb, George Simion dhe liberali pro-evropian Nicusor Dan. \u201cDemokraci apo joliberaliz\u00ebm\u201d, \u201cEvrop\u00eb apo izolim\u201d, \u201ckampion i matematik\u00ebs apo huligan futbolli\u201d \u2013 tituj dhe klasifikime t\u00eb tilla mund t\u00eb lexohen ose d\u00ebgjohen pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha mediat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21671","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21671","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21671"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21671\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}