{"id":21609,"date":"2025-05-17T17:06:09","date_gmt":"2025-05-17T17:06:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/17\/nje-proteste-kunder-vullnetit-popullor-2\/"},"modified":"2025-05-17T17:06:09","modified_gmt":"2025-05-17T17:06:09","slug":"nje-proteste-kunder-vullnetit-popullor-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/17\/nje-proteste-kunder-vullnetit-popullor-2\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr vullnetit popullor"},"content":{"rendered":"<p>Nga Blendi Kajsiu<\/p>\n<p>Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb nuk ishte kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama apo pushtetit socialist. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb at\u00eb miting u l\u00ebshuan shum\u00eb akuza, q\u00eb p\u00ebr ti ditur nuk ka nevoj\u00eb ti d\u00ebgjosh, protesta as nuk e zbeh dhe as nuk e trondit pushtetin e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb pak d\u00ebmtoi suksesin e samitit evropian n\u00eb Tiran\u00eb. Fakti q\u00eb nj\u00eb forc\u00eb opozitare proteston lirsh\u00ebm dhe paq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb PR pozitiv p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare, ku kushdo \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb thot\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb dhe t\u00eb mbledh\u00eb k\u00eb t\u00eb doj\u00eb dhe ku t\u00eb doj\u00eb. <\/p>\n<p>Denoncimi i vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve nga nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb me nj\u00eb \u00e7erek milion votash n\u00eb nj\u00eb vend ku banojn\u00eb rreth dy milion e gjys\u00ebm banor\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb merret seriozisht si prov\u00eb e diktatur\u00ebs. Ndaj protesta v\u00ebrteton ekzistenc\u00ebn e liris\u00eb politike m\u00eb shum\u00eb se vjedhjen apo manipulimin e vot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt protesta i b\u00ebri nj\u00eb sh\u00ebrbim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb propagand\u00ebs rilindase dhe samitit t\u00eb saj evropian. \u00cbsht\u00eb sh\u00ebrbimi i rradh\u00ebs q\u00eb berishizmi i b\u00ebn Ram\u00ebs, duke e portretizuar pushtetin e tij si nj\u00eb demokraci q\u00eb toleron dhe respekton opozit\u00ebn, n\u00eb proporcion me bro\u00e7kullat q\u00eb ajo artikulon.<\/p>\n<p>Protesta e berishizmit nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte as me vot\u00ebn e lir\u00eb opozitare, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr dy ar\u00ebsye. S\u00eb pari, denoncimet e p\u00ebrdorimit t\u00eb administrat\u00ebs, t\u00eb krimit apo t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs nuk shpjegojn\u00eb firimin e \u00e7erek milion votash. P\u00ebrndryshe si shpjegohet q\u00eb opozita merrte m\u00eb shum\u00eb vota dje, kur p\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs, i blerjes s\u00eb vot\u00ebs dhe i krimit ishte shum\u00eb m\u00eb prezent se sot?<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, burimi kryesor i deformimit t\u00eb vullnetiti popullor n\u00eb zgjedhjet e fundit nuk ishte krimi apo blerja e vot\u00ebs por sistemi elektoral. Manipulimi i madh ishte penalizimi i partive t\u00eb vogla me rreth 10 vende n\u00eb parlament. Kjo prodhoi fryrjen parlamentare t\u00eb PS-s\u00eb, me gati 10 mandate, duke e \u00e7uar n\u00eb shumic\u00ebn e frikshme prej 83 mandatesh.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb vot\u00ebn e protest\u00ebs kund\u00ebr bipolaritetit PS-PD ia kalon partis\u00eb n\u00eb pushtet. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb efektiv se bandat, krimi apo blerja e vot\u00ebs. Imagjinoni sa banda, krim dhe blerje votash duhen p\u00ebr t\u00eb siguruar 10 mandate n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb n\u00eb morin\u00eb e akuzave t\u00eb berishizmit nuk pati asnj\u00eb denoncim t\u00eb sistemit ton\u00eb elektoral q\u00eb deformon haptas vullnetin popullor. Kjo p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se protesta nuk ishte n\u00eb mbrojtje t\u00eb vullnetit popullor. P\u00ebrkundrazi ajo ishte nj\u00eb refuzim publik i verdiktit elektoral q\u00eb u shpreh mjaft qart\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb pal\u00eb zgjedhje, me p\u00ebrjashtim t\u00eb vitit 1992, nuk ka prodhuar nj\u00eb verdikt m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ai i zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, 2025. Elektorati i dha nj\u00eb not\u00eb kaluese qeveris\u00eb Rama dhe nj\u00eb not\u00eb mbet\u00ebse opozit\u00ebs berishiste. Dhe nota mbet\u00ebse e opozit\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb qart\u00eb se nota kaluese e qeveris\u00eb, p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se r\u00ebnia elektorale e koalicionit t\u00eb PD-s\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e madhe se rritja elektorale e PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kund\u00ebr k\u00ebtij verdikti proteston berishizmi sot duke refuzuar not\u00ebn mbet\u00ebse q\u00eb i vuri elektorati shqiptar. Nuk \u00ebsht\u00eb refuzim i fitores s\u00eb Ram\u00ebs sepse ajo pritej. Askush, n\u00eb t\u00eb majt\u00eb apo n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, nuk kishte iluzione t\u00eb nj\u00eb fitore elektorale t\u00eb berishizmit. Basti elektoral i k\u00ebtij projekti politik ishte mbajtja, forcimi ose zmadhimi i vot\u00ebs opozitare, jo ardhja n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye berishizmi sot refuzon humbjen e tij elektorale dhe jo fitoren e Ram\u00ebs.  Berishizmi sot nuk pranon faktin q\u00eb ra me \u00e7erek milion\u00eb votash n\u00eb raport me zgjedhjet e kaluara dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tregon me gisht, si gjithnj\u00eb, Edi Ram\u00ebn. <\/p>\n<p>Ama firimi i vot\u00ebs opozitare nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me bandat, administrat\u00ebn apo gjobat e Ram\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb mjete q\u00eb Rama i p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb ruajtur vot\u00ebn socialiste, por ato vlejn\u00eb pak ose aspak p\u00ebr t\u00eb hequr qafe nj\u00eb \u00e7erek milion vota opozitare.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe berishist\u00ebt q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb filluar sulmin ndaj popullit shqiptar. E akuzojn\u00eb si t\u00eb manipuluar, t\u00eb n\u00ebnshtruar, t\u00eb bler\u00eb, t\u00eb shitur, pa moral politik dhe pa kultur\u00eb demokratike, sepse refuzon moralin politik, lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb q\u00eb ofron dyshja Berisha-Meta, bashk\u00eb me Flamur Nok\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndaj berishizmi sot nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb me Ram\u00ebn apo me Partin\u00eb Socialiste. P\u00ebrkundrazi ai prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb paterica politike dhe elektorale q\u00eb e konsolidon k\u00ebt\u00eb pushtet, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe duke argumentuar se \u00ebsht\u00eb i pathyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Berishizmi sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb me verdiktin e elektoratit. Mbetet p\u00ebr tu par\u00eb se si do ti fitoj\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme, n\u00eb vitin 2029, tashm\u00eb q\u00eb si strategji elektorale ka shpallur denoncimin e vullnetit popullor. <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/nje-proteste-kunder-vullnetit-popullor\/\">Nj\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr vullnetit popullor<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Blendi Kajsiu Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb nuk ishte kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama apo pushtetit socialist. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb at\u00eb miting u l\u00ebshuan shum\u00eb akuza, q\u00eb p\u00ebr ti ditur nuk ka nevoj\u00eb ti d\u00ebgjosh, protesta as nuk e zbeh dhe as nuk e trondit pushtetin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21609","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21609\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}