{"id":21599,"date":"2025-05-17T15:28:50","date_gmt":"2025-05-17T15:28:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/17\/pas-kaosit-disamujor-rumunet-behen-gati-ta-zgjedhin-presidentin\/"},"modified":"2025-05-17T15:28:50","modified_gmt":"2025-05-17T15:28:50","slug":"pas-kaosit-disamujor-rumunet-behen-gati-ta-zgjedhin-presidentin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/17\/pas-kaosit-disamujor-rumunet-behen-gati-ta-zgjedhin-presidentin\/","title":{"rendered":"Pas kaosit disamujor, rumun\u00ebt b\u00ebhen gati ta zgjedhin presidentin"},"content":{"rendered":"<p>Rumun\u00ebt dalin n\u00eb zgjedhje m\u00eb 18 maj p\u00ebr t\u00eb zgjedhur m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb president t\u00eb ri, pas disa muajve p\u00ebrplot kaos t\u00eb paprecedent\u00eb politik. Zgjedhjet e m\u00ebparshme u anuluan dhe kandidatit kryesor p\u00ebr postin e presidentit iu ndalua pjes\u00ebmarrja. Balotazhi i raundit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebrball nacionalistin George Simion me kandidatin centrist, kryetarin e Bukureshtit, Nicusor Dan.<\/p>\n<p>Simion u p\u00ebrfshi n\u00eb zgjedhje si z\u00ebvend\u00ebsim p\u00ebr Calin Georgescu, t\u00eb cilit nuk iu lejua t\u00eb kandidonte pasi fitoi raundin e par\u00eb t\u00eb votimit n\u00eb n\u00ebntor. Autoritetet rumune anuluan rezultatet mes akuzave p\u00ebr nd\u00ebrhyrje ruse n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore. Para mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja, Simioni bazoi fushat\u00ebn e tij mbi suksesin e Georgescut, duke fituar rreth 41 p\u00ebr qind t\u00eb mb\u00ebshtetjes n\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb votimit m\u00eb 4 maj. Dan ishte shum\u00eb mbrapa me gati 21 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Simion ka qen\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb shumic\u00ebn e sondazheve t\u00eb kryera q\u00eb at\u00ebher\u00eb, megjith\u00ebse sondazhet m\u00eb t\u00eb fundit tregojn\u00eb se kandidat\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Sa u p\u00ebrket kompetencave, presidenti em\u00ebron kryeministrin, me miratimin e parlamentit, dhe p\u00ebrfaq\u00ebson Rumanin\u00eb n\u00eb samitet e NATO-s dhe BE-s\u00eb. Ai gjithashtu mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb veton e vendit n\u00eb BE.<\/p>\n<h4>Kush \u00ebsht\u00eb George Simion?<\/h4>\n<p>Simion premton t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb plot\u00ebsisht politik\u00ebn rumune, duke mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim euroskeptik brenda Bashkimit Evropian dhe duke i dh\u00ebn\u00eb fund mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb\u2026 neutralitet, jo p\u00ebrshkall\u00ebzim, jo furnizim me arm\u00eb, dhe p\u00ebrputhje e p\u00ebrsosur me politik\u00ebn e administrat\u00ebs Trump\u201d, tha ai m\u00eb 8 maj.<\/p>\n<p>Simion ka theksuar gjithashtu p\u00ebrputhjen ideologjike me \u201cl\u00ebvizjen MAGA dhe ka postuar nj\u00eb foto t\u00eb vetes online me nj\u00eb kapele t\u00eb kuqe bejsbolli me logon \u201cTrump Save America\u201d. Kjo dashamir\u00ebsi politike mund t\u00eb jet\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb, pasi Uashingtoni kritikoi ashp\u00ebr vendimin p\u00ebr t\u00eb anuluar raundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<h4>Simion ka acaruar gjithashtu fqinj\u00ebt e Rumanis\u00eb. Ai ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet p\u00ebr pretendime territoriale ndaj Ukrain\u00ebs dhe thirrje p\u00ebr bashkim me Moldavin\u00eb, \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb atij t\u2019i ndalohet hyrja n\u00eb t\u00eb dyja vendet. M\u00eb 19 maj, nj\u00eb gjykat\u00eb moldave pritet ta shqyrtoj\u00eb s\u00ebrish ndalimin e tij, i cili pasoi arrestimin e tij n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb n\u00eb kryeqytetin Kisinau, n\u00eb vitin 2015.<\/h4>\n<p>Disa vite m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vitin 2011, ai kishte nj\u00eb p\u00ebrplasje me ligjin n\u00eb vendin e tij, duke marr\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb dhe ndalim 6-mujor nga hyrja n\u00eb stadiume futbolli p\u00ebr thirrje raciste n\u00eb nj\u00eb ndeshje Rumani-Bosnje e Hercegovin\u00eb. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019, ai bashk\u00ebthemeloi partin\u00eb Aleanca p\u00ebr Bashkimin e Rumun\u00ebve (AUR), e cila tani \u00ebsht\u00eb grupi i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb parlament. Faqja e internetit e partis\u00eb thot\u00eb se ajo q\u00ebndron p\u00ebr besimin e krishter\u00eb, taksat e ul\u00ebta, vlerat familjare dhe sovranitetin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, ish-ministri i Mbrojtjes s\u00eb Moldavis\u00eb, Anatol Salaru, pretendoi se Simion ishte takuar fshehurazi me nj\u00eb agjent t\u00eb Sh\u00ebrbimit Federal t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Rusis\u00eb (FSB) n\u00eb Ukrain\u00eb. Simion i ka mohuar si k\u00ebt\u00eb incident, ashtu edhe pretendimin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb se \u00ebsht\u00eb pro-rus. Ai s\u00eb fundmi humbi nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor ku kishte paditur Salarun p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb. Ai ka th\u00ebn\u00eb gjithashtu se do t\u00eb em\u00ebroj\u00eb Georgescun kryeminist\u00ebr. Georgescu, 63 vje\u00e7, e ka quajtur 38-vje\u00e7arin Simion \u201cprotegun tim t\u00eb ri\u201d.<\/p>\n<h4>Kush \u00ebsht\u00eb kandidati tjet\u00ebr?<\/h4>\n<p>Nicusor Dan nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i asnj\u00eb partie, ai fitoi gar\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Bukureshtit si i pavarur dhe tani po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb p\u00ebr presidenc\u00ebn. 55-vje\u00e7ari hyri n\u00eb politik\u00eb n\u00eb vitin 2015, duke premtuar ta luftonte korrupsionin n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Si matematikan, ai mori doktoratur\u00ebn nga Universiteti Sorbona n\u00eb Paris n\u00eb vitin 1998, p\u00ebrpara se t\u00eb kthehej p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Institutin e Matematik\u00ebs n\u00eb Rumani. Ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb q\u00eb ai filloi t\u00eb angazhohej si aktivist p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me nd\u00ebrtimet e paligjshme, planifikimin urban dhe mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb.<\/p>\n<h4>Pas dy p\u00ebrpjekjeve t\u00eb d\u00ebshtuara p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryetar bashkie i Bukureshtit, Dan u zgjodh n\u00eb vitin 2020 dhe m\u00eb pas u rizgjodh n\u00eb vitin 2024. Vendimi i tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr president shkaktoi habi, duke pasur parasysh q\u00eb sapo kishte marr\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb krye t\u00eb kryeqytetit. Dan e shpjegoi vendimin duke iu referuar kriz\u00ebs politike q\u00eb po p\u00ebrfshinte Rumanin\u00eb.<\/h4>\n<p>Dan tha se lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe grupeve t\u00eb interesit do t\u00eb ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore p\u00ebr presidenc\u00ebn e tij. Sa i p\u00ebrket politik\u00ebs s\u00eb jashtme, Dan ka folur p\u00ebr ruajtjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta me Shtetet e Bashkuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mban nj\u00eb q\u00ebndrim pro-BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur pas raundit t\u00eb par\u00eb t\u00eb votimit m\u00eb 4 maj, Dan tha se raundi i ardhsh\u00ebm do t\u00eb ishte \u201cnj\u00eb debat mes nj\u00eb drejtimi pro-per\u00ebndimor p\u00ebr Rumanin\u00eb dhe nj\u00eb drejtimi anti-per\u00ebndimor\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh q\u00eb deri tani ka gjetur jehon\u00eb tek votuesit e arsimuar n\u00eb qytetet e m\u00ebdha, \u00e7ka e l\u00eb at\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sfide t\u00eb madhe n\u00eb raundin e dyt\u00eb. Ai ka pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u2019u drejtohet votuesve gjat\u00eb tre debateve televizive k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat Simion nuk mori pjes\u00eb.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/17\/pas-kaosit-disamujor-rumunet-behen-gati-ta-zgjedhin-presidentin\/\">Pas kaosit disamujor, rumun\u00ebt b\u00ebhen gati ta zgjedhin presidentin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rumun\u00ebt dalin n\u00eb zgjedhje m\u00eb 18 maj p\u00ebr t\u00eb zgjedhur m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb president t\u00eb ri, pas disa muajve p\u00ebrplot kaos t\u00eb paprecedent\u00eb politik. Zgjedhjet e m\u00ebparshme u anuluan dhe kandidatit kryesor p\u00ebr postin e presidentit iu ndalua pjes\u00ebmarrja. Balotazhi i raundit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebrball nacionalistin George Simion me kandidatin centrist, kryetarin e Bukureshtit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21599","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21599"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21599\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}