{"id":21313,"date":"2025-05-15T18:45:27","date_gmt":"2025-05-15T18:45:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/15\/birn-kontrolli-mbi-mediat-shtroi-rrugen-per-mandatin-e-katert-te-partise-socialiste\/"},"modified":"2025-05-15T18:45:27","modified_gmt":"2025-05-15T18:45:27","slug":"birn-kontrolli-mbi-mediat-shtroi-rrugen-per-mandatin-e-katert-te-partise-socialiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/15\/birn-kontrolli-mbi-mediat-shtroi-rrugen-per-mandatin-e-katert-te-partise-socialiste\/","title":{"rendered":"BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrug\u00ebn p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt t\u00eb Partis\u00eb Socialiste"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, mbulimi i medias audiovizive gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale q\u00eb u hodh pas krah\u00ebve duket i balancuar. T\u00eb dh\u00ebnat e Autoritetit t\u00eb Mediave Audiovizve tregojn\u00eb se gjat\u00eb edicioneve informative n\u00eb 18 televizionet kryesore t\u00eb vendit, Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore e udh\u00ebhequr nga Partia Demokratike mori 51% t\u00eb koh\u00ebs televizive, nd\u00ebrsa Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama vet\u00ebm 42.9%.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb im\u00ebt e monitorimeve t\u00eb AMA-s tregon se n\u00eb tre televizionet komb\u00ebtare private \u2013 TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, t\u00eb cilat kotrollojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy t\u00eb tretat e audienc\u00ebs televizive, Partia Socialiste mori 52% t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs n\u00eb edicione informative, krahasuar me 44.5% t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb subjektet e tjera garuese n\u00eb zgjedhje mor\u00ebn m\u00eb pak se 4%.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE-ODIHR-it \u201cmjedisi i kufizuar mediatik dhe mosrespektimi n\u00eb mir\u00ebbesim i parashikimeve ligjore, b\u00ebri q\u00eb zgjedh\u00ebsve t\u2019u mohohej informimi i pavarur, i shum\u00ebllojsh\u00ebm dhe solid, lidhur me gar\u00ebn zgjedhore.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cP\u00ebrqendrimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb mediave, q\u00eb minon pluralitetin e burimeve t\u00eb lajmeve, s\u00eb bashku me autocensur\u00ebn mes gazetar\u00ebve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, kufizuan mund\u00ebsin\u00eb e zgjedh\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb informuar,\u201d shtojn\u00eb v\u00ebzhguesit n\u00eb raportin e tyre preliminar p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve, edhe organizatat vendore t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias, theksuan se partit\u00eb politike dhe kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb d\u00ebshtuan n\u00eb respektimin e principeve t\u00eb transparenc\u00ebs dhe debatit demokratik, nd\u00ebrsa theksuan se shkelje t\u00eb shumta t\u00eb k\u00ebtyre parimeve u regjistruan gjat\u00ebs fushat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Partia Socialiste i fitoi bindsh\u00ebm zgjedhjet e 11 majit, duke siguruar 83 deputet\u00eb nga 140 ul\u00ebse parlamentare, por misioni i v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkommba\u00ebtar\u00eb i udh\u00ebhequr nga OSBE-ODIHR, tha se gara ishte e pabarabart\u00eb, si rrjedhoj\u00eb e keqp\u00ebrdorimit nga partia n\u00eb pushtet i burimeve shtet\u00ebrore si dhe munges\u00ebs s\u00eb medias s\u00eb pavarur.<\/span><\/p>\n<div class=\"infogram-embed\"><\/div>\n<p>\n<strong><span>Mbulimi i pabalancuar i fushat\u00ebs<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Sipas Kodit Zgjedhor, televizioneve u k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb mbulim t\u00eb ekuilibruar, pluralist dhe t\u00eb paansh\u00ebm gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, duke respektuar standardet e gazetaris\u00eb profesionale dhe duke shmangur p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Kodi p\u00ebrcakton gjithashtu q\u00eb transmetuesit duhet t\u00eb caktojn\u00eb koh\u00eb t\u00eb barabart\u00eb transmetimi p\u00ebr dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha parlamentare dhe k\u00ebto parti nuk duhet t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb se dyfishin e koh\u00ebs s\u00eb transmetimit t\u00eb partive m\u00eb t\u00eb vogla politike me p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb Kuvend.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb kontrolluar respektimin e Kodit Zgjedhor, ligj\u00ebv\u00ebn\u00ebsi ka mandatuar Autoritetin e Mediave Audiovizive, AMA, q\u00eb t\u00eb monitoroj\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs koh\u00ebn q\u00eb i rezervohet \u00e7do subjekti elektoral dhe t\u2019ia raportoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dh\u00ebnat e AMA-s t\u00eb analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se mediat kryesore n\u00eb vend nuk i respektuan parashikimet e Kodit Zgjedhor gjat\u00eb fushat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjetjet konfirmojn\u00eb se qasja n\u00eb media mbeti e kufizuar dhe e pabarabart\u00eb, me dy subjektet kryesore elektorale \u2013 Partin\u00eb Socialiste dhe kolacionin Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore, q\u00eb dominuan vazhdimisht ekranet televizive.<\/span><\/p>\n<p><span>Vizibiliteti i tyre n\u00eb media u p\u00ebrforcua n\u00eb t\u00eb gjitha formatet e monitoruara, nga transmetimet \u2018live\u2019 te edicionet informative dhe emisionet politike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb partit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla dhe aktor\u00ebt e tjer\u00eb pat\u00ebn v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb siguronin koh\u00eb televizive pa pages\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndryshe nga media komerciale private, transmetuesit publik\u00eb \u2013 RTSH1 dhe RTSH 24, ishin pak m\u00eb t\u00eb balancuar gjat\u00ebs fushat\u00ebs. Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore mori 40.8% t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb edicionet informative, Partia Socialiste 42% dhe t\u00eb gjitha subjektet e tjera s\u00eb bashku 17.3% \u2013 duke sh\u00ebnuar segmentin e vet\u00ebm t\u00eb medias ku partit\u00eb e vogla arrit\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsim me p\u00ebrqindje dyshifrore.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPeriudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi nj\u00eb peizazh mediatik t\u00eb pabalancuar, me mbulim t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb q\u00eb favorizoi kryesisht dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha,\u201d than\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb paszgjedhore nj\u00eb grup 14 organizatash t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebrfshir\u00eb BIRN.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPavar\u00ebsisht rekomandimeve t\u00eb qarta q\u00eb k\u00ebrkonin transparenc\u00eb n\u00eb mbulimin zgjedhor, partit\u00eb politike vazhduan praktik\u00ebn e rr\u00ebnjosur t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb materialeve t\u00eb gatshme video dhe shtypi p\u00ebr mediat gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs,\u201d theksuan ato.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Duopoli mediatik<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Rezultatet e monitorimit t\u00eb BIRN p\u00ebr fushat\u00ebn e zgjedhjeve parlamentare zbulojn\u00eb nj\u00eb peizazh mediatik thell\u00ebsisht t\u00eb personalizuar n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e lajmeve televizive, ku narrativa dhe dinamika e fushat\u00ebs nd\u00ebrtohet pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht rreth dy figurave dominuese politike, Sali Berish\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb 18 stacionet televizive t\u00eb monitoruara, Sali Berisha zuri p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb ekran nd\u00ebr individ\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb, me 39.3% t\u00eb totalit. Ai u pasua nga Edi Rama me 38.4%. T\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tjer\u00eb politik\u00eb s\u00eb bashku u pasqyruan vet\u00ebm n\u00eb 22.3% t\u00eb minutazhit total.<\/span><\/p>\n<p><span>Polarizimi ishte edhe m\u00eb i theksuar n\u00eb mbulimin e ofruar nga tre transmetuesit kryesor\u00eb privat\u00eb komb\u00ebtar\u00eb -Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus, ku Edi Rama dominoi edicionet informative me 49.1% t\u00eb transmetimeve, Sali Berisha mori 38.1%, nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e tjer\u00eb s\u00eb bashku vet\u00ebm 12.7%.<\/span><\/p>\n<p><span>Transmetuesit publik\u00eb RTSH 1 dhe RTSH 24 ofruan nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim disi m\u00eb t\u00eb balancuar: Rama dhe Berisha mor\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebsisht 38.1% dhe 32.8% t\u00eb mbulimit, nd\u00ebrsa aktor\u00ebt e tjer\u00eb zinin 29.1% \u2013 p\u00ebrqindja m\u00eb e lart\u00eb e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb z\u00ebrave alternativ\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e mediave.<\/span><\/p>\n<p><span>Monitorimi i transmetimeve \u2018live\u2019 n\u00eb 12 televizione informative e p\u00ebrforcon dhe m\u00eb tej kontrollin e hap\u00ebrsir\u00ebs mediatike nga Rama dhe Berisha. Nga mbi 43,260 minuta transmetim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb analizuar, Edi Rama u shfaq p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 15,700 minuta \u2013 ekuivalenti i mbi 260 or\u00ebve \u2018live\u2019, duke z\u00ebn\u00eb 36.3% t\u00eb totalit. Sali Berisha e ndoqi me 13,400 minuta ose 31.0% t\u00eb totalit.<\/span><\/p>\n<p><span>Rama dhe Berisha zun\u00eb dy t\u00eb tretat e t\u00eb gjith\u00eb minutazhit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb dedikuar aktor\u00ebve politik\u00eb n\u00eb zgjedhje, duke reflektuar natyr\u00ebn thell\u00ebsisht t\u00eb polarizuar t\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb media.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPavar\u00ebsia, shum\u00ebllojshm\u00ebria dhe integriteti i lajmeve n\u00eb dispozicion t\u00eb zgjedh\u00ebsve cenohen nga fakti q\u00eb shumica e mediave varen nga financime jotransparente t\u00eb interesave politike dhe interesave t\u00eb biznesit, duke u mb\u00ebshtetur shpesh tek kontratat qeveritare,\u201d shprehen v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb OSBE-ODIHR.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cP\u00ebrqendrimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias e cenon edhe m\u00eb shum\u00eb pluralizmin e burimeve informative, n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare,\u201d shtuan ata.<\/span><\/p>\n<div class=\"infogram-embed\"><\/div>\n<p>\n<strong><span>Mungesa e kultur\u00ebs s\u00eb debatit politik<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Monitorimi i emisioneve politike t\u00eb debatit gjat\u00eb 30 dit\u00ebve t\u00eb fushat\u00ebs shfaq nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb pluraliste p\u00ebr diskursin elektoral, krahasuar me edicionet informative dhe transmetimet \u201clive\u201d. Megjithat\u00eb, analiza e minutazhit n\u00eb 18 televizionet komb\u00ebtare me shikueshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, nxjerr n\u00eb pah p\u00ebrs\u00ebri dominimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb subjekteve kryesore elektorale dhe lider\u00ebve t\u00eb partive politike t\u00eb m\u00ebdha.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb monitoruar, Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore ishte subjekti m\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb emisionet politike, me mbi 16,500 minuta, ose 49% t\u00eb minutazhit total. Partia Socialiste u rendit e dyta me mbi 9,090 minuta, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson 27% t\u00eb minutazhit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>Sali Berisha kryesoi duke u shfaqur n\u00eb mbi 2,940 minuta transmetime \u2013 af\u00ebrsisht 49 or\u00eb, ose 8.7% e koh\u00ebs totale t\u00eb dedikuar p\u00ebr aktor\u00ebt politik\u00eb individual\u00eb n\u00eb emisionet politike. Edi Rama e ndoqi me 1,832 minuta \u2013 pak m\u00eb shum\u00eb se 30 or\u00eb, ose 5.4%.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrtej dy lider\u00ebve kryesor\u00eb, nj\u00eb gam\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb figurash politike u ftua gjat\u00eb emisioneve politike, p\u00ebrfshir\u00eb kryetari i Partis\u00eb Koalcioni Euro-Atlantik, Lulzim Basha dhe kandidatja p\u00ebr deputete e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku, t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn secili pak m\u00eb pak se 13 or\u00eb koh\u00eb fjale, duke z\u00ebn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht 2.3% dhe 2.2% t\u00eb minutazhit total. Figura t\u00eb tilla si Belind K\u00eblli\u00e7i, Agron Shehaj, Dashamir Shehi, Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj siguruan secili mes 7 dhe 10 or\u00eb transmetim, me p\u00ebrqindje q\u00eb varionin nga 1.3% deri n\u00eb 1.7%.<\/span><\/p>\n<p><span>Pavar\u00ebsisht potencialit p\u00ebr debat politik, formatit t\u00eb emisioneve politike shpesh i mungoi p\u00ebrballja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes figurave kryesore q\u00eb garonin n\u00eb zgjedhje. Edhe pse kjo hap\u00ebsir\u00eb televizive ngjante pluraliste n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, ajo rrall\u00ebher\u00eb ishte i strukturuar p\u00ebr t\u00eb ofruar p\u00ebrballje t\u00eb balancuar apo qasje kritike mes platformave elektorale konkurruese.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cMegjith\u00ebse disa programe debati u transmetuan rregullisht, ato nuk soll\u00ebn kandidat\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur apo drejtues partish nga parti t\u00eb ndryshme,\u201d shkruan raporti i OSBE-ODIHR. \u201cShumica d\u00ebrrmuese e organeve mediatike perceptohen si mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb pushtet,\u201d shtoi raporti.<\/span><\/p>\n<div class=\"infogram-embed\"><\/div>\n<p>\n<strong><span>Reklamat politike dhe shkeljet e Kodit Zgjedhor<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, reklamat politike nuk luajt\u00ebn nj\u00eb rol qendror gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale n\u00eb mediat audiovizive. T\u00eb dh\u00ebnat nga televizionet e monitoruara tregojn\u00eb se partit\u00eb dhe kandidat\u00ebt transmetuan 1,713 minuta ose 28 or\u00eb reklama politike gjat\u00eb fushat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Brenda k\u00ebtij volumi, Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore zuri shumic\u00ebn e koh\u00ebs s\u00eb reklamuar me pages\u00eb, me 910 minuta (53.1% t\u00eb totalit t\u00eb reklamave). Partia Socialiste e ndoqi me 756 minuta (44.1%), nd\u00ebrsa reklamat politike t\u00eb paidentifikuara \u2013 spote t\u00eb transmetuara pa etiketim t\u00eb sakt\u00eb apo pa atribuim ndaj nj\u00eb subjekti elektoral t\u00eb regjistruar, p\u00ebrb\u00ebnin 44.8 minuta, ose 2.6% t\u00eb totalit. T\u00eb gjith\u00eb subjektet e tjera s\u00eb bashku u pasqyruan n\u00eb vet\u00ebm 1.6 minuta reklam\u00eb t\u00eb paguar, duke reflektuar nj\u00eb munges\u00eb pothuajse t\u00eb plot\u00eb t\u00eb partive t\u00eb vogla n\u00eb k\u00ebt\u00eb format.<\/span><\/p>\n<p><span>Transmetimi i reklamave t\u00eb paidentifikuara ose t\u00eb etiketuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb, megjith\u00ebse i kufizuar, ngre shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me standardet e transparenc\u00ebs t\u00eb partive politike dhe medias gjat\u00eb fushat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrtej munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs s\u00eb reklamave politike, nj\u00eb nga shkeljet kryesore t\u00eb Kodit Zgjedhor n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mediatike lidhet me munges\u00ebsn e balancimit t\u00eb koh\u00ebs televizive gjat\u00eb edicioneve informative, nj\u00eb problematik\u00eb q\u00eb shtrihet tek t\u00eb gjith\u00eb transmetuesit komb\u00ebtar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Disa televizione nuk respektuan tavanin e lejuar t\u00eb minutazhit p\u00ebr reklama politike, duke i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joproporcionale subjekteve politike specifike. Gjithashtu, 14 televizone transmetuan reklama politike p\u00ebrtej orareve t\u00eb lejuara, n\u00eb shkelje t\u00eb kuadrit rregullator.<\/span><\/p>\n<p><span>Monitorimi, gjithashtu identifikoi edhe sondazhe t\u00eb cilat u transmetuan pa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota p\u00ebr kampionimin, metodologjin\u00eb dhe entitetin q\u00eb i ka komisionuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, disa televizone transmetuan reklama politike gjat\u00eb edicioneve informative, nj\u00eb praktit\u00eb q\u00eb ndalohet rept\u00ebsisht nga Kodi Elektoral. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/05\/15\/kontrolli-mbi-mediat-shtroi-rrugen-per-mandatin-e-katert-te-partise-socialiste\/\">Reporter.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/15\/birn-kontrolli-mbi-mediat-shtroi-rrugen-per-mandatin-e-katert-te-partise-socialiste\/\">BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrug\u00ebn p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt t\u00eb Partis\u00eb Socialiste<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, mbulimi i medias audiovizive gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale q\u00eb u hodh pas krah\u00ebve duket i balancuar. T\u00eb dh\u00ebnat e Autoritetit t\u00eb Mediave Audiovizve tregojn\u00eb se gjat\u00eb edicioneve informative n\u00eb 18 televizionet kryesore t\u00eb vendit, Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore e udh\u00ebhequr nga Partia Demokratike mori 51% t\u00eb koh\u00ebs televizive, nd\u00ebrsa Partia Socialiste e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21313","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21313","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21313"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21313\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}