{"id":21228,"date":"2025-05-15T11:04:23","date_gmt":"2025-05-15T11:04:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/15\/shifrat-nendetesja-e-tom-doshit-del-ne-siperfaqe-me-3-deputete\/"},"modified":"2025-05-15T11:04:23","modified_gmt":"2025-05-15T11:04:23","slug":"shifrat-nendetesja-e-tom-doshit-del-ne-siperfaqe-me-3-deputete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/15\/shifrat-nendetesja-e-tom-doshit-del-ne-siperfaqe-me-3-deputete\/","title":{"rendered":"Shifrat\/ N\u00ebndet\u00ebsja e Tom Doshit del n\u00eb sip\u00ebrfaqe me 3 deputet\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Shum\u00eb prej votuesve mund t\u00eb mos i njohin dot nga fytyra tre deputet\u00ebt e rinj t\u00eb Partis\u00eb SocialDemokrate. Por kjo nuk e ka penguar \u201cn\u00ebndet\u00ebsen\u201d e Tom Doshit t\u00eb dal\u00eb s\u00ebrish n\u00eb sip\u00ebrfaqe me sukses n\u00eb zgjedhjet e 11 majit.<\/p>\n<p>Pa buj\u00eb, pa zhurm\u00eb, por me nj\u00eb teknologji elektorale q\u00eb i garantoi m\u00eb shum\u00eb vota se zgjedhjet e kaluara, Partia SocialDemokrate e Tom Doshit ka krijuar profilin e saj n\u00eb terren, si nj\u00eb faktor atipik n\u00eb zgjedhje, me plot pik\u00ebpyetje, pasi lundron n\u00eb thell\u00ebsi, ruan komunikimin e thjesht\u00eb me njer\u00ebzit, nuk diktohet kurr\u00eb nga radar\u00ebt e sondazheve, nuk luan me sloganet dhe imazhin n\u00eb media, por n\u00eb fund del me nj\u00eb rezultat t\u00eb mir\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebson vit pas viti; 47 mij\u00eb e 513 vota dhe 3 mandate deputet\u00ebsh \u2013 1 n\u00eb Tiran\u00eb dhe 2 n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb qarkun Shkod\u00ebr, PSD mori mbi 15 mij\u00eb vota, por surpriza e v\u00ebrtet\u00eb doli n\u00eb bashkin\u00eb e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs, ku kjo parti rezultoi e para me mbi 5900 vota. Fitore q\u00eb me gjas\u00eb i la nj\u00eb shije t\u00eb hidhur kryeministrit Edi Rama, i cili vet\u00ebm pak dit\u00eb para zgjedhjeve i d\u00ebrgonte sinjale t\u00eb qarta kryebashkiakut Kristian Shkreli, kur ia p\u00ebrs\u00ebriti dy her\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb takimi \u201cKristian, mos luaj me dy porta! Kristian, mos luaj me dy porta!\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr shqet\u00ebsimin e Ram\u00ebs, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb u paraqit me nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur nga af\u00ebr fush\u00ebn e minuar q\u00eb si\u00e7 duket ia k\u00ebrc\u00ebnonte rezultatin e Partis\u00eb Socialiste. Por, me gjith\u00eb presionin dhe dyshimet, PSD arriti t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb, duke futur dy deputet\u00eb nga ky qark.<\/p>\n<p>Presioni nga SPAK nuk mungoi p\u00ebr Tom Doshin n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. N\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb fushat\u00ebs u arrestua kreu i PSD-s\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, me akuza p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb krime zgjedhore. Pas votimeve, SPAK sekuestroi celularit t\u00eb Kristian Shkrelit dhe shoq\u00ebroi disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PSD-s\u00eb. M\u00eb her\u00ebt, Tom Doshi kishte folur pa dorashka.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/10\/doshi-rama-eshte-marre-peng-nga-korrupsioni-dhe-krimi-i-organizuar\/\">Doshi: Rama \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr, ai shp\u00ebrtheu n\u00eb akuza kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si t\u00eb lidhur me krimin: \u201cEdi Rama tallet me shqiptar\u00ebt, thot\u00eb marr 88 mandate. N\u00ebse i merr 88 mandate, pse b\u00ebn presione? Pse i heq njer\u00ebzit nga puna, pse fut policin\u00eb e shtetit duke bllokuar qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos votuar PSD? Po e \u00e7ojn\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb kolaps q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt jo t\u00eb na japin pasaport\u00ebn europiane, por t\u00eb mos njohin zgjedhjet prej krimit zgjedhor q\u00eb po b\u00ebhet n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb \u00e7uar i madh e i vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota, policia e lidhur me krimin e organizuar. M\u00eb vjen keq q\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kemi nj\u00eb drejtues politik n\u00eb Shkod\u00ebr i cili i ka or\u00ebt e num\u00ebruara.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt nuk kishte kursyer as Benet Becin, kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb sipas tij drejton fushat\u00ebn e PS nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim. \u201cRasti tjet\u00ebr, kryetari i bashkis\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb i pandehur, si mund t\u00eb drejtoj\u00eb fushat\u00ebn nj\u00eb njeri q\u00eb ka vjedhur qytetar\u00ebt?!\u201d<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/09\/prishen-ekuilibrat-ne-shkoder-spak-kontroll-njerezve-te-tom-doshit\/\">Prishen ekuilibrat n\u00eb Shkod\u00ebr\/ SPAK kontroll njer\u00ebzve t\u00eb Tom Doshit<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me 4 vite m\u00eb par\u00eb, PSD ka njohur rritje n\u00eb rezultatin zgjedhor me 12 mij\u00eb vota. Edhe at\u00ebher\u00eb pati t\u00eb nj\u00ebjtin konfigurim, nxorri 3 mandate, 1 n\u00eb Tiran\u00eb dhe 2 n\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte gjithsej 35 mij\u00eb e 475 vota.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se n\u00eb zgjedhjet e kaluara parlamentare marr\u00ebdh\u00ebnia me Ram\u00ebn ishte nj\u00eb tjet\u00ebr. T\u00eb dy ndan\u00eb administrat\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera dhe nd\u00ebrsa biznesi u shkonte mir\u00eb Tom Doshi duket se ka menduar edhe p\u00ebr dit\u00ebn kur Ram\u00ebn do ta kishte kund\u00ebr.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/15\/shifrat-nendetesja-e-tom-doshit-del-ne-siperfaqe-me-3-deputete\/\">Shifrat\/ N\u00ebndet\u00ebsja e Tom Doshit del n\u00eb sip\u00ebrfaqe me 3 deputet\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb prej votuesve mund t\u00eb mos i njohin dot nga fytyra tre deputet\u00ebt e rinj t\u00eb Partis\u00eb SocialDemokrate. Por kjo nuk e ka penguar \u201cn\u00ebndet\u00ebsen\u201d e Tom Doshit t\u00eb dal\u00eb s\u00ebrish n\u00eb sip\u00ebrfaqe me sukses n\u00eb zgjedhjet e 11 majit. Pa buj\u00eb, pa zhurm\u00eb, por me nj\u00eb teknologji elektorale q\u00eb i garantoi m\u00eb shum\u00eb vota [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21228","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21228"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21228\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}