{"id":21133,"date":"2025-05-14T18:55:40","date_gmt":"2025-05-14T18:55:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/14\/sara-mila-fenomeni-i-cuditshem-i-zgjedhjeve-te-elbasanit\/"},"modified":"2025-05-14T18:55:40","modified_gmt":"2025-05-14T18:55:40","slug":"sara-mila-fenomeni-i-cuditshem-i-zgjedhjeve-te-elbasanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/14\/sara-mila-fenomeni-i-cuditshem-i-zgjedhjeve-te-elbasanit\/","title":{"rendered":"Sara Mila, \u201cfenomeni i \u00e7uditsh\u00ebm\u201d i zgjedhjeve t\u00eb Elbasanit"},"content":{"rendered":"<p><span>Pasditen e t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, nj\u00eb v\u00ebzhgues i Partis\u00eb Demokratike u fut me hapa t\u00eb m\u00ebdhenj brenda oborrit t\u00eb Fakultetit Ekonomik n\u00eb Elbasan, p\u00ebr t\u2019iu ankuar kryetares s\u00eb komisionit se koleg\u00ebt e tij socialist\u00eb po monitoronin votuesit nga lokali p\u00ebrtej rrug\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cI filmojn\u00eb votuesit me kamera,\u201d u ankua ai. Komisionerja ia preu shkurt, pasi kishte d\u00ebbuar m\u00eb her\u00ebt v\u00ebzhguesit e t\u00eb dy pal\u00ebve nga oborri. \u201cMos t\u00eb shoh m\u00eb k\u00ebtu,\u201d i tha ajo.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb pak sekonda, para der\u00ebs s\u00eb oborrit t\u00eb godin\u00ebs universitare parkuan dy makina, zbrit\u00ebn dy burra t\u00eb frustruar po nga kampi i opozit\u00ebs dhe k\u00ebrkuan shpjegim p\u00ebr \u00e7far\u00eb po ndodhte.<\/span><\/p>\n<p><span>Situata po shkonte drejt pik\u00ebs s\u00eb vlimit deri n\u00eb momentin kur afrohet v\u00ebzhguesi i socialist\u00ebve, Kliton Kapaj, drejtues i teatrit \u201cSkampa\u201d. P\u00ebr \u00e7udi, dy burrat takohen miq\u00ebsisht duke tokur duart, situata sqarohet dhe Kapaj kthehet te birra e tij n\u00eb tavolin\u00eb n\u00eb lokalin p\u00ebrball\u00eb dyerve t\u00eb fakultetit, ku dy dyzina burrash po ndjekin \u201cEl Classicon\u201d mes Barcelon\u00ebs e Realit.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cK\u00ebta ia fusin kot o burr\u00eb, nuk ndryshohet vota sot. Njer\u00ebzit e kan\u00eb nda mendjen,\u201d thot\u00eb Kapaj me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjohet edhe disa tavolina m\u00eb tutje.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas 12 vitesh n\u00eb pushtet, Partia Socialiste e thelloi rezultatin e vet n\u00eb qarkun e Elbasanit, duke marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dyfishin e votave t\u00eb koalicionit opozitar dhe 10 nga 14 mandatet e qarkut. P\u00ebrtej makineris\u00eb s\u00eb mir\u00ebvajosur elektorale, komisioner\u00eb socialist\u00eb n\u00eb Peqin dhe Elbasan ia dedikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses edhe debutantes Sara Mila, kandidates s\u00eb tyre 29-vje\u00e7are.<\/span><\/p>\n<p><span>Mila, nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebse e Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror dhe figur\u00eb e panjohur deri dit\u00ebn q\u00eb shpalli kandidatur\u00ebn, rezulton deri mbr\u00ebmjen e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs kandidatja m\u00eb e votuar mes socialist\u00ebve t\u00eb listave t\u00eb hapura n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/span><\/p>\n<p><span>Me pothuajse dyfishin e votave nga kandidati pasardh\u00ebs, Mila rivalizon n\u00eb rezultat me rekordin e kapur n\u00eb vitin 2021 nga ish-kreu i qarkut, Taulant Balla.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKjo goca [Sara Mila] ka ngjit. Nuk e di si e ka bo fushat\u00ebn, por ka ngjit,\u201d thot\u00eb me habi nj\u00eb prej v\u00ebzhguesve socialist\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e votimit t\u00eb instaluar n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cMahir Domi\u201d n\u00eb lagjen 5 Maji, i shqet\u00ebsuar p\u00ebr fatin e kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb socialist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i njihte personalisht. \u201cM\u00eb tha gruaja do votoj Sar\u00ebn,\u201d shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas kreut t\u00eb opozit\u00ebs, Sali Berisha, suksesi elektoral i Mil\u00ebs buron nga mb\u00ebshtetja q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb asaj Suel \u00c7ela, nj\u00eb drejtues i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Elbasan, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb veprash penale. \u201cSuel \u00c7ela dit\u00eb e nat\u00eb po zbaton porosin\u00eb e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjedhur deputete nj\u00eb Mile, Mile, Sara Mile\u201d, paralajm\u00ebroi Berisha, duke i nd\u00ebrruar nj\u00eb zanore n\u00eb mbiem\u00ebr kandidates.<\/span><\/p>\n<p><span>Sara Mila i hodhi kategorikisht posht\u00eb akuzat e Berish\u00ebs se po mb\u00ebshtetej nga Suel \u00c7ela dhe i quajti ato thashetheme t\u00eb sh\u00ebmtuara dhe alibi p\u00ebr humbjen. Ajo e lidhi gjithashtu lakimin e emrit t\u00eb saj me faktin, si\u00e7 e tha ajo, se \u201cpritej se un\u00eb do t\u00eb isha mandati i 9-t\u00eb i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Elbasan.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cBerish\u00ebs i marrin shum\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb, nuk jam e vetmja q\u00eb kam hyr\u00eb n\u00eb goj\u00eb t\u00eb tij,\u201d tha Mila, nd\u00ebrsa shtoi se do ishte pa fjal\u00eb \u201cpo t\u00eb kishte fakte reale\u201d. E pyetur n\u00ebse kishte njohje personale me Suel \u00c7el\u00ebn, ajo u p\u00ebrgjigj: \u201cAbsolutisht jo\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>N\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake t\u00eb publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, n\u00eb shtat\u00eb bashkit\u00eb e qarkut t\u00eb Elbasanit mor\u00ebn pjes\u00eb rreth 132 mij\u00eb votues n\u00eb zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs dhe 60% e tyre votuan n\u00eb favor t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/span><\/p>\n<p><span>Deri n\u00eb or\u00ebn 19:30 t\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, Sara Mila ka marr\u00eb gati 18 mij\u00eb vota ose m\u00eb shum\u00eb se 20% t\u00eb votave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb socialist\u00ebve t\u00eb qarkut.<\/span><\/p>\n<p><span>Mila vjen nga nj\u00eb profil modest publik dhe debutimin e saj n\u00eb politik\u00eb e konsideroi si \u2018nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u201d n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur shpalli kandidatur\u00ebn p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste n\u00eb qarkun e Elbasanit.<\/span><\/p>\n<p><span>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e gjetura n\u00eb internet, Mila ka filluar t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 24-vje\u00e7are n\u00eb Drejtorin\u00eb e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare pran\u00eb Kryeministris\u00eb dhe n\u00eb vitin 2022 u em\u00ebrua drejtoresh\u00eb e nj\u00ebrit prej sektor\u00ebve t\u00eb Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror, t\u00eb dyja pun\u00eb t\u00eb nivelit teknik.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrtej karrier\u00ebs si n\u00ebpun\u00ebse, ajo \u00ebsht\u00eb vajza e nj\u00eb biznesmeni me aksione n\u00eb dy kompani tregtie me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb si dhe bashk\u00ebshorte e pronarit t\u00eb nj\u00eb fabrike t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb aluminit. N\u00eb rrjetet sociale, ajo nxjerr gjithashtu n\u00eb pah miq\u00ebsin\u00eb me ish-deputeten socialiste, Reme Lala, dhe punoi n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e saj, q\u00eb kur kjo e fundit mori detyr\u00ebn e kreut t\u00eb Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror.<\/span><\/p>\n\n<p><em><span><strong>Sara Mila me kryeministrin Edi Rama gjat\u00eb nj\u00eb takimi elektoral n\u00eb Elbasan.<\/strong><\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Mila i tha BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb bisede telefonike se si kandidate nga platforma \u201cDeputeti q\u00eb duam\u201d, e kishte zgjedhur vet\u00eb kandidimin n\u00eb Elbasan, pavar\u00ebsisht se punonte n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNj\u00eb lloj frike ekzistonte brenda meje, megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb imazh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb veshur Elbasanit\u2026,\u201d tha ajo, duke e hedhur m\u00eb pas posht\u00eb imazhin e nj\u00eb qyteti t\u00eb kontrolluar nga krimi si t\u00eb gabuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Suksesin e saj n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, Mila thot\u00eb se ia dedikon kreativitetit dhe origjinalitetit t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb saj, grupit q\u00eb e mb\u00ebshteti si dhe d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb votuesve p\u00ebr t\u00eb par\u00eb gjenerat\u00ebn e re n\u00eb parlament. Ajo thot\u00eb gjithashtu se mblodhi rreth vetes t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kryetaren e Forumit t\u00eb Gruas s\u00eb PD p\u00ebr Elbasanin \u2013 e cila e ndihmoi sipas saj q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte fushat\u00eb pran\u00eb grave t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKam nd\u00ebrtuar q\u00eb prej fillimit nj\u00eb skuad\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, disa p\u00ebrfaq\u00ebsues shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb, disa q\u00eb p\u00ebr arsye personale ishin shk\u00ebputur m\u00eb her\u00ebt. Un\u00eb kam arritur q\u00eb t\u2019i mbledh me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re dhe ata punuan secili si koordinator n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashkit\u00eb e Elbasanit,\u201d tha Mila, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb grup njer\u00ebzish \u201cnj\u00eb struktur\u00eb partie brenda partis\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Lakimin e emrit t\u00eb saj p\u00ebrpara zgjedhjeve ajo e lidh me pritshm\u00ebrin\u00eb e kund\u00ebrshtar\u00ebve se ajo do t\u00eb ishte fituesja e mandatit t\u00eb 9-t\u00eb n\u00eb Elbasan.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNuk do shkoja n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos fituar, nuk do t\u00eb guxoja. Prind\u00ebrit e mi, bashk\u00ebshorti dhe prind\u00ebrit e tij vijn\u00eb nga bota e biznesit, dhe ata (opozita) druheshin p\u00ebr nj\u00eb potencial ekonomik dhe nj\u00eb fushat\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga ana ime,\u201d i tha ajo BIRN.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u2018Fenomen i \u00e7uditsh\u00ebm\u2019<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebrve\u00e7 deklaratave t\u00eb Berish\u00ebs apo akuzave nga t\u00eb tjer\u00eb drejtues t\u00eb PD-s\u00eb, lidhja e emrit t\u00eb Mil\u00ebs me grupin e Suel \u00c7el\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb e zakonshme n\u00eb qarkun e Elbasanit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb votues i opozit\u00ebs n\u00eb Peqin, i tha BIRN pasi kishte votuar pran\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Kultur\u00ebs \u201cFerdinand Deda\u201d se vota n\u00eb qytet kontrollohej nga bandat. \u201cK\u00ebtu jan\u00eb bandat. Nuk i sheh se i kan\u00eb mbyll pun\u00ebt dje e pardje me par\u00eb\u201d, tha burri rreth t\u00eb 50-ave. Ai p\u00ebrmendi specifikisht emrin e Mil\u00ebs dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo merrte masivisht vota n\u00eb bashkin\u00eb e Peqinit p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb err\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>V\u00ebzhgues lokal\u00eb t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb zon\u00ebn e Librazhdit po ashtu i than\u00eb BIRN se Mila kishte nj\u00eb prani t\u00eb fort\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth, n\u00eb t\u00eb cilin socialist\u00ebt kishin kandidat kolegun e saj n\u00eb list\u00eb, Olsi Komici. Nj\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebsaj force i tha BIRN se mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj shkaktuan p\u00ebrplasje mes socialist\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb v\u00ebzhgues i huaj i zgjedhjeve i tha gjithashtu BIRN se prania e posterave t\u00eb Mil\u00ebs i tejkalonte kandidat\u00ebt lokal\u00eb, nd\u00ebrsa e p\u00ebrshkroi fushat\u00ebn e saj si \u201cfenomen i \u00e7uditsh\u00ebm\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Fuqin\u00eb p\u00ebrtej t\u00eb zakonshmes t\u00eb 29-vje\u00e7ares e pranojn\u00eb edhe votuesit socialist\u00eb. Taksisti n\u00eb t\u00eb zez\u00eb q\u00eb na shoq\u00ebroi nga Peqini n\u00eb Elbasan t\u00eb diel\u00ebn, tha se votoi p\u00ebr Mil\u00ebn pasi ajo i zgjidhi nj\u00eb problem t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vendin e pun\u00ebs. Ai tha se deputeti aktual i zon\u00ebs, Saimir Hasalla, po ashtu garues n\u00eb list\u00ebn e hapur t\u00eb socialist\u00ebve, nuk ia kishte ngritur telefonin.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e fort\u00eb,\u201d tha ai. \u201cAsnj\u00eb se njihte at\u00eb n\u00eb Peqin, po do marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Edi Rama\u201d, shtoi burri dhe m\u00eb pas pyet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb retorike: ti e di q\u00eb at\u00eb e mb\u00ebshtet Sueli?!\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Taksisti ishte i bindur q\u00eb Mila merr n\u00eb Peqin m\u00eb shum\u00eb vota se Hasalla, ky i fundit i af\u00ebrm dhe i zgjedhur n\u00eb 2021 si deputet n\u00eb zon\u00eb me p\u00ebrkrahjen e ish-deputetit Aqif Rakipi \u2013 ky i fundit i shpallur non-grata nga Departamenti amerikan i Shtetit p\u00ebr korrupsion n\u00eb zgjedhje.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe garues mes socialist\u00ebve hodh\u00ebn hije dyshimi p\u00ebr gar\u00ebn. Ky gazetar ishte i pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb kandidatit Florenc Spaho me mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt e komplimentuan p\u00ebr fushat\u00ebn model. Spaho u p\u00ebrgjigj gjys\u00ebm me ironi se shpresonte q\u00eb gar\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb edhe kandidat\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Zyrtarisht, Spaho i tha BIRN se gara mes llojit kishte qen\u00eb e moderuar dhe e cil\u00ebsoi at\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. \u201cProcesi ka qen\u00eb nj\u00eb gar\u00eb, jo nj\u00eb luft\u00eb apo betej\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb gar\u00eb normale,\u201d tha Spaho pas p\u00ebrfundimit t\u00eb votimit. Pasditen e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, Spaho renditej i n\u00ebnti n\u00eb list\u00ebn preferenciale, \u00e7ka e mban at\u00eb jasht\u00eb parlamentit.<\/span><\/p>\n<p><span>Drejtuesi politik i Partis\u00eb Demokratike, Tomorr Alizoti u ankua se n\u00eb Elbasan nuk kishte pasur zgjedhje.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cUn\u00eb mendoj q\u00eb k\u00ebtu nuk jan\u00eb grupet kriminale problemi, problemi \u00ebsht\u00eb qeveria. Kot me u dh\u00ebn\u00eb vler\u00eb atyre,\u201d tha Alizoti, duke iu referuar mb\u00ebshtjes s\u00eb hamend\u00ebsuar p\u00ebr Mil\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Kandidatja 29- vje\u00e7are thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb disi e intimiduar nga ato q\u00eb i quajti thashetheme, por shtoi se kishte vendosur q\u00eb t\u00eb ishte e qet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cP\u00ebrball\u00eb thashethemeve nuk ke si t\u00eb tregosh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn t\u00ebnde, por kam vendosur t\u00eb jem e qet\u00eb, ta marr qet\u00ebsisht, pasi secila alibi q\u00eb ata duan t\u00eb zhvillojn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin tim apo t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe askujt,\u201d p\u00ebrfundoi ajo. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/05\/14\/sara-mila-fenomeni-i-cuditshem-i-zgjedhjeve-te-elbasanit\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/14\/birn-sara-mila-fenomeni-i-cuditshem-i-zgjedhjeve-te-elbasanit\/\">Sara Mila, \u201cfenomeni i \u00e7uditsh\u00ebm\u201d i zgjedhjeve t\u00eb Elbasanit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasditen e t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, nj\u00eb v\u00ebzhgues i Partis\u00eb Demokratike u fut me hapa t\u00eb m\u00ebdhenj brenda oborrit t\u00eb Fakultetit Ekonomik n\u00eb Elbasan, p\u00ebr t\u2019iu ankuar kryetares s\u00eb komisionit se koleg\u00ebt e tij socialist\u00eb po monitoronin votuesit nga lokali p\u00ebrtej rrug\u00ebs. \u201cI filmojn\u00eb votuesit me kamera,\u201d u ankua ai. Komisionerja ia preu shkurt, pasi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":21134,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21133","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21133"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21133\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}