{"id":21088,"date":"2025-05-14T15:53:22","date_gmt":"2025-05-14T15:53:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/14\/arsyeja-e-vertete-e-humbjes-madheshtore-te-sali-berishes-fajtori-eshte-ai-vete-dhe-jo-800-000-shqiptaret-qe-votuan-kunder-tij\/"},"modified":"2025-05-14T15:53:22","modified_gmt":"2025-05-14T15:53:22","slug":"arsyeja-e-vertete-e-humbjes-madheshtore-te-sali-berishes-fajtori-eshte-ai-vete-dhe-jo-800-000-shqiptaret-qe-votuan-kunder-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/14\/arsyeja-e-vertete-e-humbjes-madheshtore-te-sali-berishes-fajtori-eshte-ai-vete-dhe-jo-800-000-shqiptaret-qe-votuan-kunder-tij\/","title":{"rendered":"Arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e humbjes madh\u00ebshtore t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Fajtori \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb dhe jo 800.000 shqiptar\u00ebt q\u00eb votuan kund\u00ebr tij"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Carlo Bollino<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 1991 kam ndjekur zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjitha pa p\u00ebrjashtim, si ato politike ashtu edhe ato vendore, dhe nuk kam d\u00ebgjuar q\u00eb Sali Berisha t\u00eb ket\u00eb pranuar, as edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme, ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr humbjet e p\u00ebsuara. Pik\u00ebrisht ai, q\u00eb vet\u00ebquhet \u201cbabai i demokracis\u00eb shqiptare\u201d, nuk ka shqiptuar kurr\u00eb as fjal\u00ebn magjike q\u00eb pason shpalljen e rezultateve n\u00eb \u00e7do demokraci liberale: urime fituesve. Kurr\u00eb. P\u00ebrkundrazi, pas \u00e7do disfate gjat\u00eb 34 viteve t\u00eb cilat jam d\u00ebshmitar, ka denoncuar me p\u00ebrpikm\u00ebri, vet\u00ebm plane groteske manipulimesh dhe mashtrimesh q\u00eb p\u00ebrshin akuza, k\u00ebrc\u00ebnime, fyerje, g\u00ebnjeshtra dhe shpifje.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7do her\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit: \u201cManipulimet dhe krimet zgjedhore kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ndonj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr.\u201d Pas denoncimeve fillon si gjithmon\u00eb mosnjohja e rezultateve, k\u00ebrkesa p\u00ebr rinum\u00ebrim, bojkotet me komisioner\u00eb dhe protesta. Si ajo q\u00eb ka organizuar p\u00ebr dat\u00ebn 16 maj, kur n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb zvhillohet nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe do t\u00eb vjin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt e Bashikimit Europian: nj\u00eb tjet\u00ebr pe\u00ebpjekje p\u00ebr t\u00eb njollosur imazhin e popullit shqiptar edhe jasht\u00eb kufirit (pavar\u00ebsisht faktit se edhe kjo protest\u00eb do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb si gjith\u00eb t\u00eb tjerat). T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb dhe e parashikojn\u00eb kollaj cdo fjali dhe planet e k\u00ebtij njeriu, dhe k\u00ebt\u00eb e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb edhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke i b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto reagime t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara pa asnj\u00eb vler\u00eb dhe asnj\u00eb impakt. Esht\u00eb e ditur bot\u00ebrisht: t\u00eb vetmet zgjedhje q\u00eb Sali Berisha i konsideron legjitime, jan\u00eb ato q\u00eb fiton ai vet\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha nuk i jeton sfidat elektorale si nj\u00eb gar\u00eb, sepse edhe n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb gare zakonisht fituesit dhe t\u00eb mundurit i japin dor\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Ai i jeton si nj\u00eb luft\u00eb, si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nderi. P\u00ebr t\u00eb, \u00e7do disfat\u00eb elektorale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb posht\u00ebrim personal i padrejt\u00eb, dhe n\u00eb kultur\u00ebn arkaike q\u00eb ai vijon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nderin duhet t\u00eb paguash \u00e7far\u00ebdo \u00e7mimi. P\u00ebrshir\u00eb jo v\u00ebt\u00ebm imazhin e vendit, por edhe shkat\u00ebrrimin e partis\u00eb q\u00eb e ka ndjekur n\u00eb betej\u00eb, nj\u00eb parti q\u00eb Berisha e trajton si ushtri personale sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebsh dhe jo si nj\u00eb prej shtyllave t\u00eb paprekshme t\u00eb pluralizmit.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk respekton njer\u00ebzit e vet, natyrisht nuk respekton as t\u00eb tjer\u00ebt. Kund\u00ebrshar\u00ebt politik\u00eb ai nuk i konsideron kund\u00ebrshar\u00eb, por armiq. I bindur se ka p\u00ebsuar nj\u00eb \u201cposht\u00ebrim\u201d, pas \u00e7do disfate Sali Berisha reagon gjithnj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb: duke u p\u00ebrpjekur nga ana e tij t\u00eb posht\u00ebroj\u00eb fajtor\u00ebt, sepse edhe hakmarrja i p\u00ebrket kultur\u00ebs s\u00eb tij. Problemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb list\u00ebn e armiqve Berisha nuk p\u00ebrshin vet\u00ebm lider\u00ebt e partive fituese, por edhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb nuk e kan\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Madje, jan\u00eb pik\u00ebrisht ata t\u00eb par\u00ebt q\u00eb duhen posht\u00ebruar. Duke e p\u00ebrjashtuar apriori mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb humbur p\u00ebr fajin e vet, ose se kund\u00ebrshar\u00ebt jan\u00eb votuar p\u00ebr meritat e tyre, Berisha i konsideron t\u00eb gjith\u00eb votuesit si kope delesh pa identitet, gati t\u00eb binden ndaj urdhrave t\u00eb kasapit t\u00eb vet. Pra sipas Sali Berish\u00ebs dhe qehallar\u00ebve t\u00eb tij, kush nuk voton Partin\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb idiot q\u00eb ka besuar te g\u00ebnjeshtrat e Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb frikacak q\u00eb trembet nga bandat e Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i endacak q\u00eb shpreson te pensionet e Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb injorant q\u00eb beson premtimet e Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katundar q\u00eb joshet nga rrug\u00ebt e Ram\u00ebs, dhe natyrisht \u00ebsht\u00eb i korruptuar sepse blihet me parat\u00eb e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Pretendime qesharake, pasi brenda dhomave t\u00eb votimeve vota \u00ebsht\u00eb e fsheht\u00eb dhe gjith\u00ebsecili mund t\u00eb votoj\u00eb sipas d\u00ebshir\u00ebs, duke shmangur \u00e7do lloj presioni apo premtimesh, pasi edhe skedat jan\u00eb anonime! Nd\u00ebrkoh\u00eb, meq\u00eb ka edhe parti t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 PS-s\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i kan\u00eb votuar ato, sipas Sali Berish\u00ebs, jan\u00eb edhe analfabet\u00eb sepse as nuk kan\u00eb kuptuar se k\u00eb kan\u00eb votuar.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebr\u00e7mosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mbi 800.000 shqiptar\u00eb q\u00eb m\u00eb 11 maj kan\u00eb shkuar n\u00ebp\u00ebr qendra votimi por nuk kan\u00eb votuar Partin\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb garancia m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar humbjen tjeter n\u00eb zgjiedhjet e ardhshme elektorale.<\/p>\n<p>Q\u00eb Sali Berisha g\u00ebnjen kur flet p\u00ebr manipulime elektorale \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nga shifrat e rezultateve. Partia Socialiste nuk i ka vjedhur asnj\u00eb vot\u00eb Partis\u00eb Demokratike si\u00e7 Berisha vazhdon t\u00eb thot\u00eb duke mashtruar prap\u00eb militant\u00ebt e vet, por pak a shume ka ruajtur votat q\u00eb gjithmon\u00eb ka pasur. Sipas rezultateve paraprake t\u00eb 11 majit, Partia Socialiste ka marr\u00eb rreth 780.000 vota, kundrejt 768.000 n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e v\u00ebrtet\u00eb e votave \u00ebsht\u00eb ajo e Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb m\u00eb 11 maj, s\u00eb bashku me t\u00eb gjith\u00eb koalicionin, ka marr\u00eb vet\u00ebm 510.000 vota, kundrejt 622.000 votave q\u00eb kishte marr\u00eb PD (pa aleat\u00ebt) n\u00eb 2021 apo 529.000 votave partiake q\u00eb i solli humbjen n\u00eb vitin 2013. Pra, Berisha ka thyer \u00e7do rekord t\u00eb disfat\u00ebs elektorale, duke humbur n\u00eb 4 vitet t\u00eb pakt\u00ebn 110.000 vota n\u00eb krahasim me Lulzim Bash\u00ebn (ose 150.000 n\u00ebse p\u00ebrjashtojm\u00eb nga llogaria votat t\u00eb ardhura nga diaspora), t\u00eb cilin partia e tij e kriminalizoi si shkaktarin e \u00e7do katastrofe, nj\u00eb rren\u00eb q\u00eb korrespondon (deri tani) me 13 mandate m\u00eb pak. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre votave ka shkuar te ish-aleat\u00ebt si Agron Shehaj, Lulzim Basha ose Enkelejd Alibeaj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb mbi 70.000 vota, q\u00eb normalisht do t\u00eb ishin vota t\u00eb PD n\u00ebse Berisha do t\u00eb kishte ditur t\u2019i mbante n\u00eb krah, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontributi i aleat\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb \u201dkoalicionit madh\u00ebshtor\u201d q\u00eb ka nd\u00ebrtuar, ka qen\u00eb i pap\u00ebrfillsh\u00ebm. Pjesa tjet\u00ebr e votave t\u00eb humbura \u00ebsht\u00eb pasqyra e d\u00ebshtimit personal t\u00eb Sali Berish\u00ebs, e numrit t\u00eb madh t\u00eb ish-votuesve q\u00eb e kan\u00eb braktisur duke p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb diaspor\u00eb, dhe e elektoratit gri q\u00eb vijon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb larg figur\u00ebs dhe historis\u00eb s\u00eb tij personale t\u00eb mbushur me paligjshm\u00ebri, dhun\u00eb, abuzim me pushtetin, gabime politike dhe shkelje t\u00eb rregullave demokratike.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka humbur votues vet\u00ebm sepse i ka tradhtuar, duke ia dor\u00ebzuar vet\u00eb veten me pranga n\u00eb duar Sali Berish\u00ebs, dhe jo sepse dikush ja ka marr\u00eb. Edi Rama, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ka ditur t\u00eb ruaj\u00eb dhe t\u00eb bind\u00eb elektoratin e tij (ashtu si\u00e7 ka ndodhur tradicionalisht me zgjedh\u00ebsit socialist\u00eb), por pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb Berisha e quan manipulim dhe mashtrim.<\/p>\n<p>Q\u00eb Sali Berisha g\u00ebnjen kur flet p\u00ebr manipulime zgjedhore, \u00ebsht\u00eb e dukshme edhe nga pamjet e mitingjeve t\u00eb tij, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb arritur kurr\u00eb t\u00eb mbledhin as nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e mb\u00ebshtet\u00ebsve q\u00eb mobilizonte Lulzim Basha, edhe pse ai dhe propaganda e tij i paraqesnin gjithmon\u00eb si \u201cprotestat m\u00eb madh\u00ebshtore\u2026 historike\u2026 pa precedent\u201d. Paralajm\u00ebrimi i asaj q\u00eb do t\u00eb ndodhte lexohej qart\u00eb edhe n\u00eb shikueshm\u00ebrin\u00eb e arritur n\u00eb Facebook gjat\u00eb fushat\u00ebs deri te nata e mitingjeve t\u00eb fundit, kur Edi Rama ndiqej nga 32.000 vet\u00eb dhe Sali Berisha vet\u00ebm nga 1.600!! T\u00eb pakt\u00ebn Facebook nuk mund t\u00eb akuzohet se manipulohet.<\/p>\n<p>Dhe pastaj sondazhet: pes\u00eb prej televizioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit, me pron\u00ebsi dhe orientime politike t\u00eb ndryshme, kan\u00eb transmetuar parashikimet elektorale t\u00eb realizuara nga pes\u00eb institute nga m\u00eb t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe t\u00eb gjith\u00eb, pa p\u00ebrjashtim, kan\u00eb parashikuar me jav\u00eb humbjen e thell\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe fitoren po aq t\u00eb qart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Parashikime q\u00eb u konfirmuan nga rezultati i 11 majit. Asnj\u00eb sondazh n\u00eb bot\u00eb nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb parashikoj\u00eb edhe manipulime. Televizioni i vet\u00ebm q\u00eb nuk transmetoi asnj\u00eb sondazh n\u00eb fakt (pasi asnj\u00eb sondazhist nuk ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb), ishte Syri Tv, organ i propagand\u00ebs s\u00eb familjes Berisha, i vetmi lider politik n\u00eb vend q\u00eb zot\u00ebron nj\u00eb grup mediatik personal. Nj\u00eb rrethan\u00eb unike, t\u00eb cil\u00ebn \u00e7udit\u00ebrisht asnj\u00eb v\u00ebzhgues i OSBE-ODIHR nuk pati guximin ta kontestonte kur fliste p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb editoriale t\u00eb mediave t\u00eb tjera, megjith\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb qartazi p\u00ebr nj\u00eb shkelje ligjore.<\/p>\n<p>Pra, Sali Berisha dhe kupola e Partis\u00eb Demokratike e kan\u00eb ditur me siguri absolute q\u00eb m\u00eb 11 maj do t\u00eb humbnin. E kuptoj q\u00eb k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb fshehur tek zgjedh\u00ebsit duke i mashtruar, por t\u00eb shtiren tani edhe t\u00eb skandalizuar \u00ebsht\u00eb e turpshme.<\/p>\n<p>Berisha ka mohuar legjitimitetin e atyre sondazheve nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke i quajtur \u201ct\u00eb shitura\u201d (ashtu si\u00e7 etiketon gazetar\u00ebt e lir\u00eb dhe votuesit socialist\u00eb), p\u00ebr t\u00eb besuar m\u00eb pas nj\u00eb \u201cexit poll\u201d qesharak, t\u00eb realizuar online nga Syri n\u00eb dit\u00ebn e votimit, q\u00eb natyrisht i jepte Partis\u00eb Demokratike nj\u00eb \u201dfitore madh\u00ebshtore\u201d. Mund t\u00eb duket si nj\u00eb barcalet\u00eb cimpekiste, por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, sepse ajo g\u00ebnjesht\u00ebr sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb legjitimuar m\u00eb pas denoncimin e manipulimit. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta taktik\u00eb e p\u00ebrdorur n\u00eb vitin 1996, kur nj\u00eb gazet\u00eb e familjes Berisha njoftoi n\u00eb mesdit\u00eb rezultatet e exit poll-it t\u00eb saj, natyrisht n\u00eb favor t\u00eb PD-s\u00eb: vet\u00ebm se at\u00ebher\u00eb mashtrimi sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb justifikuar manipulimin e rezultateve q\u00eb Berisha ishte gati t\u00eb kryente pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb. Dhe n\u00eb fakt, e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrmasa v\u00ebrtet madh\u00ebshtore. Duhet t\u00eb mjaftoj\u00eb ky precedent i njohur n\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn p\u00ebr t\u2019i hequr p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb akuzuar t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr manipulime. Por \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti paradoks grotesk se ky njeri i akuzur p\u00ebr korrupsioni nga SPAK, ka nd\u00ebrtuar jet\u00ebn dhe fushatat duke akuzuar p\u00ebr korrupsion gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga viti 1996 e deri m\u00eb sot, Sali Berisha dhe kultura e tij joliberale nuk kan\u00eb ndryshuar, por kan\u00eb ndryshuar shqiptar\u00ebt. Tani ata e njohin dhe e njohin mir\u00eb, dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk e votojn\u00eb m\u00eb. Arsyeja dhe faji i disfat\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb thjesht kjo pse nuk ka asnj\u00eb manipulim n\u00eb bot\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend liberal mund t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb vullnetin e popullit. Bashkimi Europian dhe liderat e saj e kan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur fitoren e Edi Ram\u00ebs duke i njohur k\u00ebshtu bot\u00ebrisht edhe rezultatet e zgjedhjeve , nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb v\u00ebzhguesit e OSBE-ODIHR, pasi kan\u00eb mbushur si gjithmon\u00eb raportin paraprak me denoncime t\u00eb d\u00ebgjuara nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs pa asnj\u00eb verifikim, do t\u00eb ulen, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb cdo her\u00eb, dhe me qet\u00ebsi do t\u00eb listojn\u00eb n\u00eb raportin p\u00ebrfundimtar thjesht sygjerime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime q\u00eb sigurisht i duhen sistemit ligjor shqiptar. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e b\u00ebjn\u00eb n\u00eb \u00e7do zgjedhje edhe n\u00eb vendet e Bashkimit Europian, duke p\u00ebrfshir\u00eb Italin\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e tyre, asgj\u00eb personale.<\/p>\n<p>Por tragjedia e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb asnj\u00eb raport nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk ka mund\u00ebsi ta sh\u00ebroj\u00eb, jan\u00eb kushtet ku \u00ebsht\u00eb katandisur opozita shqiptare, e marr\u00eb peng nga nj\u00eb grup kamikaz\u00ebsh me n\u00eb krye Sali Berish\u00ebn, q\u00eb i mban opozitar\u00ebt larg nga qendrat e votimit sepse askush nuk e do. N\u00ebse Partia Demokratike nuk e largon urgjentisht Sali Berish\u00ebn (si\u00e7 e parashikon edhe statuti) dhe n\u00ebse grupi i saj drejtues nuk reformohet nga e para, duke p\u00ebrjashtuar klanin e dhunuesve, manipuluesve dhe g\u00ebnjeshtar\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb kontaminuar si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb viruset n\u00eb nj\u00eb trup t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb p\u00ebrgatitemi q\u00eb tani edhe p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2027 dhe t\u2019i urojm\u00eb q\u00eb sot fituesit, sepse tashm\u00eb dihet s\u00ebrish kush do t\u00eb jet\u00eb ai. Edhe duke e ndryshuar gjith\u00eb kupol\u00ebn, prap\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb Partia Demokratike mund t\u00eb ringjallet pas njoll\u00ebs s\u00eb zez\u00eb me t\u00eb cilat Sali Berisha e ka vulosur. Por t\u00eb pakt\u00ebn do kishte nj\u00eb shpres\u00eb, q\u00eb sot p\u00ebr sot nuk eksizton m\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/arsyeja-e-vertete-e-humbjes-madheshtore-te-sali-berishes-fajtori-eshte-ai-vete-dhe-jo-800-000-shqiptaret-qe-votuan-kunder-tij\/\">Arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e humbjes madh\u00ebshtore t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Fajtori \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb dhe jo 800.000 shqiptar\u00ebt q\u00eb votuan kund\u00ebr tij<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino Q\u00eb prej vitit 1991 kam ndjekur zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjitha pa p\u00ebrjashtim, si ato politike ashtu edhe ato vendore, dhe nuk kam d\u00ebgjuar q\u00eb Sali Berisha t\u00eb ket\u00eb pranuar, as edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme, ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr humbjet e p\u00ebsuara. Pik\u00ebrisht ai, q\u00eb vet\u00ebquhet \u201cbabai i demokracis\u00eb shqiptare\u201d, nuk ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-21088","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21088\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}